Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: MKTN ‘Takime nën Rrap’ XXVI - 2021, me antikoronavirus në Kërçovë
E marte, 02.11.2021, 08:55 PM
Reportazh letrar
MKTN “TAKIME NËN RRAP”
XXVI - 2021
ME ANTIKORONAVIRUS NË
KËR?OVË
(29, 30 dhe 31 tetor
2021)
NGA
KALOSH ÇELIKU
Vite
të mbrapshtë me Koronavirus, dhe Pandemi: “Armikun e pabesë”. Vaksinë: nëse nuk
keni marrë, nuk keni liri nëpër taverna! Mos them, edhe në manifestime
kulturore. Ahengje miqësore. Dasma familjare. E, as ta kaloni kufirin pa dëshmi
(test negativ). Liri, keni te “Parku i Grave”, në Shkup. Dhe, në shtëpi.
Tmerrësisht, të izoluar mes katër mureve. Edhe, më zi, se: në sistemin
komunist. Pandemia, na i mbylli dyert, dritaret. Edhe, na ndau me masa
Qeveritare nga gratë besnike. Miket. Familja. Miqtë.
Nuk
patëm rrugë tjetër, përveçse me poezi të hyjmë për oxhaku. Dhe, të dalim
maleve. Edhe, dolëm maleve, në Kërçovë. Poetët e lindur, që nuk i ndali dot, as
sistemi komunist, erdhën nga të katër anët e Atdheut. Nuk kishin marrë me vete
armë, po vetëm libra dhe poezi.
Dhe, u
strehuam mes maleve, përballë kalasë të Kërçovës. Përmendores të Skënderbeut,
ende e fshehur, që nga sistemi komunist nëpër podrume të Kalasë. Him Koça dhe
Xhelal Ademi, artistë dhe aktivistë të dalluar kulturur në Kërçovë, që të dy
poetë: Njëri poet i dashurisë, tjetri satirist i pashok i kësaj ane, edhe
organizator bashkë me Adem Xheladinin, disa viteve me radhë të Manifstimit
Kulturor Ndërkombëtar “Thana”, na strehuan me gjithë libra dhe poezi mes
maleve. Pusi, ku e kishim përpara syve panoramën e Kërçovës Historike. Unë,
erdha nga Shkupi një ditë përpara, dhe u vendosa në Hotel. Përshkak, ta shoh
gjendjen e organizimit, se deri ku kishim arritur me përgaditjen për pritjen e
poetëve mysafirë.
Him
Koça, Ditën e nesërme më propozon të zbresim nga malet në Qytet. E, pastaj do
të dalim edhe te Liqeni i Kërçovës. Nuk ka problem, i them: Herët është për
pritjen e mysafirëve. Ende janë në rrugë. E kanë rrugën e gjatë permes fushave
dhe maleve me masa kufitare. Edhe, me makinën e tij zbresim në Kërçovë. Dihet,
për herë të parë hyja në këtë tavernë. I dija mjaftë hotele dhe restorante, në
Kërçovë që nga koha e sitemit, komunist, po ja nuk e dija edhe këtë struke, hedhur krahëve. Shkaku, se: Shumica e
lokaleve gjatë “ndryshimeve” demokratike, u bënë “hallall” dhe “haram”. E, Unë
e doja “haramin”!
Kamrieri,
pas pak kohe erdhi para nesh: I thashë: Një “hallall”. Himi e porositi një kafe. Kamarieri, iu përgjigjë “haram”.
Edhe, me veten mendoja: kamarieri dhe Himi, a, e dallonin “hallallin dhe
“haramin”?! Himi, e di, se po: E dinte, kush është për mua “hallalli”, dhe
kush “haram”, por u habita me kamarierin
kur ma solli një raki rrushi. Dhe, Himit një kafe.
Pas pak kohe, i
hudha sytë lokalit, muret ishin të mbuluar plotë me libra, dhe portrete të
patriotëve dhe Rilindasve shqiptar. Nuk ishte ajo Kërçova, që e njihja Unë e
sistemit komunist. E pimë “hallallin”, dhe
“haramin”. Edhe, Unë dua t’i përgëzoj për një hap të këtillë kulturor
pronarët e lokalit me ‘hallall”: Dhe, Dy të rinjëve kërçovarë, ua dorëzoj falas
dy libra të mi: Gratë e mia besnike (roman). Dhe “Koronavirusi”
(poezi).
Dikur,
e kërkojmë pagesën. Kamarieri, na përgjigjet, e keni falas nga Shtëpia. Pak gjë
dija për këto Dy pronarë të rinj kërçovar. E pyeta Himin: Njëri tha, është, nga
vendlindja yte Cërvica, e tjetri nga vendlindja ime Garana, ku Unë e kisha
kryer shkollën tetëvjeçare.
Himi,
ma bënë me dije, se: koha është, që të
dalim pak te liqeni. Rrugës, me vete ai i merr edhe disa birra “Rrapi të artë”,
dhe meze. Posa dalim jashtë te makina ku e kishim lënë në parking, pas saj e
kishte zënë udhën një “invalind” me kukëza më këmbë. Edhe, na thotë duke bërë
me njërën dorë: a, mund t’i hiqni hedhurinat në oborrin, matanë rruge?! Oborrin
e një shtëpie?! Nuk e prita Himin, t’i përgjigjet. I thashë: Nuk jemi të asaj
pune. Himi, tha: më shpëtove, përpak të hyj unë si humanatir në oborrin e
shtëpisë huaj t’i pastroj hedhurinat.
Dhe,
pas disa minutave arrijmë te Liqeni. Himi e kishte edhe tavolinën e vet në
breg. E shtroi sofrën shqiptare. Dikur, e nxorri edhe grepin për të zënë peshq
në breg të liqenit, duke më thënë: Ecë, hudhe në ujë! Unë, që si fëmijë kisha
kërcyer kryemësheftas në hurdhat e Lumit Zajazit, dhe atij të Tuhinit. Po
kurrë, nuk e kisha kapur grepin në dorë për të zënë peshq. As edhe, që kisha
kapur ndonjë peshk me dorë në jetën time. Përveçse, i kisha hëngër me mike, dhe
miq në tavernë. E hudha në ujë për të kapur ndonjë peshk për Tryezën Shqiptare,
që do ta shtronim në restorantin rrugës për në Manastir, Alfabetin e gjuhës Shqipe.
Himi,
e kishte shkrepur kamerën e telefonit, dhe e kishte regjistruar ngjarjen duke
“kapur” Unë peshq, në Liqenin e Kërçovës. Përmëtepër, e kishte publikuar edhe
në Facebook. Djali im, Deni ishte përgjigjur edhe me një koment Facebooku: Po,
ne e dimë se ai është në Kërçovë, Manifestimin Tradicional Kulturor
Ndërkombëtar: Takime nën Rrap, t’i pres poetët mysafirë?! E, ai e
paska humbur rrugën, paska dalë në Strugë. Ose, Ohër?!
Ndërkohë,
vjen edhe një shok klase nga Garana. I thotë, Himit: A, është ky Kalosh ?eliku? Po, i përgjigjet
Himi: Ky, është Kalosh ?eliku.
E kthej kokën prapa, dhe dalë të përshëndetem me shokun e klasës. Nuk e njoha,
vitet e kishin bërë të veten: Unë, i arratisur në Shkup, Prishtinë dhe përsëri
në Shkup, e ai në Gyrbet. Nuk më njeh? Jo, iu përgjigja. E njoha, kur ma
përmendi emrin Zani. Përçudi, nuk e kisha harruaar këtë emër?! Përderisa, gjatë
këtyre pesdhjetë viteve i kisha harruar mjaftë emra dhe mbiemra të shoqeve dhe
shokëve të klasës.
Pasdite,
Himi, Xhelali dhe Unë u kthyem një rruge të ngushtë fushore. Mes rruge një
makinë e dyshimtë na kishte zënë pusi. Himi e ndali makinën, dhe bisedoi me të
në gjuhën maqedonase. Pasi e përfundoi bisedën me të, e vazhduam rrugën mes
maleve. Rrugës, na tha, se: Ishte një partizan i Partisë Politike të
“Shpëtimtarit” shqiptarëve. Mysafirët, ende nuk kishin arrirë para nesh në
hotel. E shtruam me nga një raki rrushi dhe dëllinje malore. Na priste një natë
e gjatë me poezi, këngë dhe libra të “rrezikshëm”.
Mysafirët,
veç më vinin nga të katër anët e Atdheut. Edhe, sipas programit të Orës
simbolike: Vëllezërit Dervishi e hapën programin me këngën e tyre burimore
kërçovare “Tridhjetë caucat”. Tahir Seferi me çifteli me “Këngën
për Emin ?elikun”. Në ndihmë erdhi, edhe Lumturie Axhami.
Argton Dervishi dhe Rabije Rika - Dervishi. Nata, mori zjarr edhe me poezi,
këngë dhe valle, deri pak para agimit.
Ditën
e nesërme, poetët e morën rrugën kah Manastiri, titull sipas një kënge të
Shkurte Fejzës, ku pronari e kishte shtruar sofrën me peshk dhe verë “Delvina”.
Pasdreke,
u kthyen përsëri mes maleve. E hapëm përsëri Natën e Madhe me Vëllezërit
Dervishi, dhe Tahir Seferin me çifteli. Sipas programit u bë edhe Portreti
letrar i Kalosh ?elikut: 70 vjet jetë dhe 57
vite krijimtari letrare. Shkrimtarit, që kurrë në jetën e tij nuk kishte
festuar ditëlindje, as në Katund e as në Qytet. Kësaj radhe, e festoi në
Kërçovë. Natë, ku edhe u paraqitë intervista dokumentare, me autor Shaban
Dalipi, realizuar nga TV USKANA.
Gjatë Natës
Madhe, u bë edhe përurimi i revistës letrare “STILI ‘97”, përkushtuar
shkrimtarit të mirënjohur Gani Xhafolli. Antoligjisë III të pjesmarrësve në Takime
nën Rrap. Dhe, Librave: Hashep Gazepi (publicistikë
letrare) të Sermet Sulejmani, Qielli i Shpirtit (poezi) - Asdren ?eliku dhe HËNORJA (antiroman)
nga Kalosh ?eliku.
Nata e
Madhe, i hapi rrugë poezisë dhiareve me miqtë nga Shqipëria, Kosova dhe
Maqedonia e Veriut: Reshat Sahitaj dhe Behare Rexhepi. Poetët, i nxorrën armët
nga brezi: Sami Velçani, Flora Peçi, Dhimitër Pojanaku, Dan Ibrahimi, Nehas
Sopaj, Xhelal Ademi, Ejup Ajdini, Fadil Curri, Remzi Salihu, Rexhep Bajrami,
Him Koça, Sermet Sulejmani, Bujar Plloshtani, Adem Xheladini, Asdren ?eliku, Mihrije Vrangalla,
Bajram Sulejmani, Kalosh ?eliku etj.
Nata e
Madhe e priti Agimin me këngë, valle dhe rokenroll mes maleve…