E marte, 15.10.2024, 02:21 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Nastradineca

E premte, 08.10.2021, 06:57 PM


NASTRADINECA

NGA KALOSH ÇELIKU

Klubi i tollumbave me regji dhe skenografi turoko-arabe-skllave, gati të gjithë shqiptarët e dinë anë e mbanë Atdheut, se: ka prodhuar me shumicë e pakicë me thasë, “artistë” të partive politike në Qeverinë me “besë” e pa besë: spiunë, politikanë të arratisur, deputetë të popullit e ministra me këmbët dhe trutë në legen.

Pse, të mos prodhojë Sot, edhe një Qeveri me “besë” të tollumbave?! Duartrokitje, Qeveri me “besë” të tollumbave.?! Gazetarë, hoxhallarë dhe analistë politik, që sot për sot i kanë me bollëk shqiptarët (me përjashtim të një pakice të cilët numrohen në gishta). Hë për hë, që nuk mund të zënë vende pune as në hale, pas shtëpie mbuluar me hithëra. Dhe, non-stop marrin guximin të dërdëllisin jerm me orë të tëra, edhe për zgjedhjet locale (2021) mbi gotat e çajit të rusit mbi tavolinë me këmbët dhe trurtë në legen. Dudumë shqiptarë teknefesë, që e “duan” marrëzisht këtë Qeveri “demokratike” të “Vëllazërim-bashkimit”. Vite me radhë humbin kohë për “Shkupin 2014”. E, në realitet kurrë nuk e pyesin veten si “gazetarë e analistë” shqiptarë: Çka kanë bërë ato për një Ditë të Nesërme?!

Tekefundit, nëpër çajtore e mjetet e informacionit kokë më kokë, kur i “analizojnë” këto tema të “nxehta” politike me “vëllezërit” në emër të politikës “madhore”, arsimit dhe kulturës shqiptare, që Rilindasit shqiptar Dje: e zbritën në fushë me penë e pushkë nga malet. Sot, këto dudumë me “besë” e shtijnë të gjallë në varr me gjithë ferexhenë e zezë krahëve. Fundifundit, së paku: Sot, në këtë kohë Rreziku të paguajnë një kafe për shqiptarët.

Dudumë me “besë”, për të njëmijtën herë e them, dhe e përsëris në shkrimet e mia publicistike dhe në këtë shkrim për Nesër: Përpara, se: të pastroni oborrin e “vëllezërve” të Njerkës, pastroni oborrin tuaj te Pragu i Derës Shtëpisë. Pragun, që me vite e ka mbuluar këmbekokë bërlloku shqiptar! Rreziku, që na troket pas porte!

Pajtohem: Gomarit, i zbriti Nastradini me 50 kg. mbi shpinë. Sot, me ndihmën e Xhadisë i hipi Nastradinica me 120 kg. mbi samarë. Nuk e di, për të satën herë duhet ta përsërisë anekdotën antologjike të popullit shqiptar: Nastradinin, që i ka hipur gomarit dhe e tërheq për kërpeshi Nastradineca me ferexhenë e zezë hedhur krahëve për në pazarin e Kërçovës. Rrugës, përmes fushës e takojnë kalimtarët e rastit dhe e përshëndesin pazarxhiun e “lumtur” mbi gomar: O, Nastradin, zbriti pak gomarit, le t’i hipë pak edhe Nastradineca! Tjetri, pas disa kilomtrave rruge: o Nastardin, a nuk e sheh se e cofe gomarin?! O burrë, zbriti më nga samari, le t’i hipë pak në shpinë rrugës edhe Nastradineca!

Dhe, rrugës, pas Çuke përmes fushës, dhiare që im Atë gjithë jetën nateditë e kalonte me armë në brez e dorë, një tjetër pazarxhi po me të njëjtën porosi e ndalë në rrugë Nstradin Hoxhën: O, Nstaradin, zbriti gomarit!

Nastradin Hoxhës, më që i vjen shpirti tek hunda, nga këto pyetje banale, i përgjigjet pazarxhiut të fundit: O burrë, nuk e cofë unë gomarin me 50 kg. mbi shpinë, po nëse i hipë Nastradineca me 120 kg. mbi samarë do ta cofë, fusi në varr me gjithë samarë.

Hi - hii - hiii… Aktuale, edhe sot e kësaj dite: për ”hajër” na qoftë Qeveria me “besë”!



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora