Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Hajduti shanë hajdutin
E merkure, 13.10.2021, 09:30 PM
HAJDUTI E SHANË HAJDUTIN
NGA
KALOSH ÇELIKU
Përderisa
deri Dje, “armiku im i padukshëm”, ishte Koronavirusi, Sot janë partizanët e
dukshëm të Qeverisë “Vëllazërim- bashkimit”. Dje: Mos dil në rrugë pa maskë,
laj duart me sapun, dy metra rri larg edhe me Gruan besnike, dil dhe këndo
këngë në verandë! Nëse, nuk ke marrë vaksinë, hyrja të ndalohet edhe në
tavernë. Mund të dalësh në rrugë: “Vero”, Qendra Tregtare, dhe te “Parku i
grave”. Nuk mund të kalosh kufirin, dhe hysh pa vaksinë, në Atdhe! Dhe, më lanë
edhe këtë vit pa pushime verore.
Sot:
mos hyn edhe në restorante pa vaksinë! Shkaku, se: do të dënohesh me 250 euro.
Dhe, pronari me 2.000 euro. Hë për hë më lanë, kopështin e shtëpisë, rrugët e
“Bit-Bazarit”, dhe “Parkun e Grave”… Edhe, ma përkujtuan kohën e dikurshme të
skllavërisë zezakëve, kur ndaloheshin të hyjnë në restorante.
Imzot,
po Sot jemi shekulli XXI, dhe ende do të vazhdojmë me masa qeveritare: Ndarjen
në baza politike, fetare, racore, kulturore dhe “shkencore”?! Njerëzimit, t’i
merret edhe e drejta e jetës private. Lirisë, duke e detyruar me zor të marr
vaksinë, kur ndonjëri edhe kurrë nuk ka shkuar te mjeku, nuk ka as librezë
shëdetsie. Vite e vite, nuk merr aspirinë, me përjashtim të aspirinve rakisë
rrushit dhe dëllinjave. Dy shtamave me verë të Mikes Di. Nëntë vite Tambëlin e
Nanës. Dhe, vitamin D, GJ, U, dhe H. Nuk do imunitet artificial, po të Natyrës.
E, partizanët partiak në pushtet, pa dëshirën e tij: e detyrojanë me metoda
policore “njerëzore-arsimore-kulturore”. Patjetër. duhet ta marrë vaksinën
ruse, kineze dhe serbe?!
Fenomen,
i çuditshëm propakandistik dhe politikë: Kaq e kaq infektime me covid -19, kaq
e kaq të shëruar në spital, kaq e kaq të vdekur. Aspak, lajme për lindje.
Shumica e njerëzve, vdesin edhe nga frika. Kushtet e vështira ekonomike për
jetesë. Ushqimi. Numri i të vdekurve, rritet me marrjen e vaksinës kundër
Pandemisë. Shkatrrim i njerëzimit. Didakturë, dhe frikë e tmerrshme në popull.
Vetëm e vetëm për ruajatjet e posteve të tyre politike, karrigeve dhe pasurisë
personale, familjare, miqërosre, klanore dhe partiake, duke kërkuar votën e
lirë të popullit, të cilin e kanë mbyllur mes katër mureve, në burg shtëpiak.
Eksperimente, të papara politike me popullin.
Mirë,
do të ishte Qeveria e “vëllazërim-bashkimt” ta vaksionojë edhe Talebanin e tyre
(Patriotin e Vonuar, në Facebook) me vaksinë ruse, serbe, kineze… Ose, Talebane
me ferexhezezat hedhur krahëve. Patritotin e Vonuar: Që, deri më Sot, i ka
ndërruar disa burra, Parti Politike Shqiptare me poste politike. Edhe, Sot:
Hajduti e shanë hajdutin?!
Ndoshta,
ai edhe i ka marrë i pari vaksinat e këtyre shteteve. Kutadi. Ndodhë. Prandaj,
edhe: Mund të vazhdojë të pi ?aj rusi, në “Bit-Pazar”
të Shkupit.
Dhe,
siç duket: Qeveria e “vëllazërim-bashkimit” me masa “shëndetsore”, një ditë do
të na kërkojë vërtetim për vaksinë edhe për të hyrë në varr…