Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Don Kishoti shqiptar i arratisur nën nivelin e Sadam Huseinit
E hene, 20.12.2021, 06:16 PM
DON KISHOTI SHQIPTAR I ARRATISUR
NËN
NIVELIN E SADAM HUSEINIT
NGA
KALOSH ÇELIKU
Don
Kishoti shqiptar emiton Sadam Huseinin. Fatkeqësisht, që, është larg tij me
qindëra vite. Dhe, i dalldis shqiptarët me cingana (surlla), dhe lodra në
stadiumin kombëtar. Gara, ku mbahen fushëbeteja sportive, dhe jo politike nëpër
institucionet e Shtetit Shqiptar. Edhe, kënaqet me ekipën e tij “sportive” për
“fitore”, dhe simpatizuesit me brohoritje dhe flamuj partiak e “kombëtar”. E
feston dy ditë radhazi “fitoren” me dy gishta përpjetë përpara fytyrës?! Dhe,
jo: si ?erçili me dy gishta përmbrapa bythës,
para kamerave televizive.
“Fitore”,
e Don Kishotit shqiptar me Sanço Pançon përmbrapa mbi gomar për Dylqinenë e
Tobozëz. “Heroin” mbi Rosinantin, dhe Sanço Pançon mbi gomar, që lufton me
“armikun”: Kopenë e dhenëve, dhe mullinjtë e erës. Identike, Sot: me Luftën e
dikurshme të Sadam Huseinit, autorit të romanit “ZABIBA DHE MBRETI”, që është
përkthyer edhe në gjuhën shqipe (2004). Roman, dashurie dhe humanistik, që pak
autorë, Sot: mund t’i arrijnë vlerat e tij artistike, dhe humane për
njerëzimin. Dhe, e vranë.
Po,
këtë Don Kishotin tonë politik shqiptar me Sanço Pançon mbi gomar përmbrapa, që
jeton i lirë në Tiranë, dhe nuk fshihet
maleve, as nëpër shpella e nëpër libra: po, delë haptas në dyluftim në
stadiumin sportiv të Tiranës me tifozët e tij politik përmbrapa, kush do ta
vrasë Nesër?! Askush. Përveçse, Dylqineja e Tobozës me rruza përqafe me dajre,
dhe valle në Lëmë.
Ose,
“Kali i Rexhës” në grazhd të kalit, sipas këngës popullore, para se në Lëmë të
zbresë: Nusja me duvak nga koçia përpara Shtëpisë…