Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Burrëgruaja
E merkure, 15.12.2021, 09:10 PM
BURRËGRUAJA
(Përçudi,
Sot ende e gëdhin veten me, sistemin komunist, dhe e mbanë ende gjallë me partitë
politike shqiptare dhe “maqedonase”
neokomuniste)...
NGA
KALOSH ÇELIKU
“Patrioti kuqezi”,
Dje i punësuar me emërimin e partisë komuniste nëpër institucionet e shtetit
“përbashkët” jugosllav. Sot, poashtu me
vende pune dhe poste në këtë neokomunist?! E, pabesueshme?! Përgjumshëm,
me pseudonimin “Lemëza”. Dhe, jo: me
emër dhe mbiemër. Fatkeqësisht, flet jerm, edhe i sulmon institucionet arsimore
dhe kulturore të shqiptarëve, që lindën mes plumbave dhe tankave. Shkrime
teknefese, publikon mbarë prapë në portale elektronike, kundër arsimit dhe
kulturës shqiptare, të gjitha arritjet arsimore dhe kulturore duke i futur në
një thes kanapi me arna, neokomuniste. Përderisa, Dje: këtë arsim dhe kulturë
shqiptare, e sulmonte me mashat e tyre
shqiptare sistemi komunist, Sot, e sulmon edhe “Lëmëza” anonime. Nuk mund të
thuash Sot publikisht, se: Asgjë, nuk është arritur në arsimin dhe kulturën
shqiptare. Ndoshta, faji ynë kemi zvarritje në politikën shqiptare, por jo edhe
në arsimin dhe kulturën shqiptare, Tabanin kombëtar.
Po, ku ishte deri
Dje, kjo mashë e ndryshkur shqiptare, dhe arratisur nëpër institucionet e
shtetit të “përbashkët” me vende pune, poste politike dhe honorare
marramendëse?! Dihet, në gjirin e Njerkës, dhe partive politike të “vëllazërim-bashkimit”.
Rrufjan, Dje. Rrufjan, edhe Sot. Kutadi, ndoshta edhe Nesër?! Arsim, dhe
kulturë kemi pasur edhe Dje si popull shqiptar, por jo kaq i sulmuar nga argati
armik partiak.?! Dje, komunist, Sot: neokomunist?! Padyshim, sistemin komunist
e kam urryer dhe luftuar gjithë jetën përsëgjalli. Burrëgruaja, Sot me këto
veprime politike më shtin ta dua para vdekjes përjetë?!
Ky, është: Kalosh ?eliku!? Nuk dehet me çaj rusi, si
ju në sistemin komunist. As Sot, me
ilahi në xhami, në Ditën e Sotshme neokomuniste. Po, me raki rrushi, dhe të
dellinjave malore nën Dardhat Gorrice të Xha Derallës. Jo, me çajin e rusit:
Dje komunist, Sot neokomunnist me katër minare xhamive, në Katund. As, edhe
“mutit qelbur halesë” pas Shtëpie! Që, u japin gji pa merita kombëtare, partitë
politike me vende pune, poste politike, dhe honorare materiale marramendëse.
Po, “Patrioti
kuqezi” (burrëgrua) me vaksinë ruse, ose kineze: Ende, mendon ta shpëtoj veten
nga Koronavirusi. Pandemia. Nuk ka pi gji te Nana e tij nëntë vite si fëmij, as
raki rrushi, dhe as të dëllinjave te ”Jasakët e Tikeve”, nën Dardhat Gorrice të
Xha Derallës. Ende, po e gëdhinë veten në sistemin ish komunist. Aqmëshumë,
neokomunist. Ëndrra, ende sheh neokominsite, duke sulmuar arsimin dhe kulturën
shqiptare. Edhe më zi, se: sistemi ish komunist?! E di, edhe kush është ky
burrëgrua anonime pa emër dhe mbiemër. Nuk dua të ma thuani emrin dhe as
mbiemrin. Unë, e di kush është burrëgruaja. Dhe, pse të ballafaqehem me këtë
anonim trusakat që Dje, e përbalti dhe sakatoi pamëshirë arsimin dhe kulturën
shqiptere, dhe, Sot: Përçudi, ende e hanë bukën e arsimit dhe kulturës
shqiptare me poste, çmime shtetërore, honorare marramendëse, dhe emërime në
komisione arsimore dhe kulturore të partive politike, në gjirin e Njerkës të
Babait.
Po, biografinë e
këtij “artisti” burrëgrua, të dalldisur dhe arratisur, nuk e di lexuesi
shqiptar, kush është ky rrufjan “kalemxhi” anonim me shkrime publicistike dhe
intervista teknefese me sojin e vet “artistik”, që edhe në Dtën e Sotshme, i
sulet pas shpine arsimit dhe kulturën shqiptare.?! Po, e di Kalosh ?eliku.
Faji, dhe “fryti”
i burrëgruas, patjetër: duhet të dalë me emër dhe mbiemër, nëse do t’i kryqzojë
penat me lexuesin shqiptar. Dhe, arsimin e kulturës shqiptare. Shkaku, se:
veprimeve antishqiptare të kësaj burrëgruaje anonime, vite më parë lindi edhe
Libri KULTUROFAGU (antiroman, 2006), që e keni me siguri edhe në
Bibliotekat Universitare të Atdheut dhe Botës. Edhe, nga kemi ecur, qoftë
Pranverë, apo Dimër kemi lënë aq gjurmë të thjella, saqë: nuk i fshinë asnjë
stuhi, borë e madhe. Këmbekokë është realiteti i arsimit dhe kulturës
shqiptare.
Mesiguri, e ka
gjetur veten si “artist” burrëgruaja partiake. I kemi pasur këto lemëza, në
sistemin komunist. Fatkeqsisht, i kemi edhe Sot?! Po, të njëjtat lemëza, Dje
komuniste, Sot neokomunsite me përkrahje të partive politike shqiptare dhe
“maqedonase” me vende pune dhe poste politike, gati gjithë jetën.
Sot, u doli
gjumi?! Padashtas, e panë rrezikun nga arsimi dhe kultura shqiptare. Shteti
Shqiptar. Dhe, jo nga politika e dalldisur dhe arratisur shqiptare. E ngrejnë
zërin portaleve elektronike përmes burrëgruas për arsimin, dhe kulturën
shqiptare?! Përderisa, Dje gërhisnin për ”liri”, dhe heshtnin në gjumë. E
masakronin pamëshirë arsimin dhe kulturën shqiptare me armiqtë e popullit
Shqiptar Shekullor.Vdiq, ajo kohë komuniste! Edhe, Sot: neokomunsite. Hëngër
fiq, dhe Vdiq, në haletë komuniste dhe neokomunsite.
Përçudi, vetëm ti
burrëgruaja ende e mbanë veten gjallë, Dje i strehuar nëpër institucionet
komuniste, Sot: neokomunsite. Koha, është, të dalësh me emër dhe mbiemër, siç
delë Kalosh ?eliku në shkrimet e tij publicistike
edhe me libra: XHADIA, RRUFJANI, LAVDI ”HERONJËVE” TË XHADISË, PYKË shelgu,
dhe KALI SHEMËS PAS PORTE! Histori, më vete gjatë këtyre viteve të
politikës, arsimit dhe kulturës shqiptare.
Publikisht,
kritikosh pa arsye arsimin, dhe kulturën shqiptare, mes Dy zjarreve. Dihet, me
porosi politike antishqiptare t’i sulmosh jerm pa argumente arsimin, artistët
shqiptar, dhe instituiconet shqiptare, që kanë lindur mes plumabve dhe tankeve
kanë lexuar poezi.
Jo, oj burrëgrua!
Qofshë, burrë apo grua! Kësi, dhune politike - publike, kundër arsimit dhe
kulturës shqiptare, nuk e kemi pasur as në sistemin komunist. I ke ti sot, dhe
partia politike në grazhdin e së cilës, ende përtypë me kokë dhe të katërta
këmbët taxhi. Përbaltë arsimin dhe kulturën shqiptare, pa derdhur asnë pikë
djerse e materiale. E, them këtë se, je: me “Din e Iman”. E, ke xhaminë me
katër minare, në Katund. Nuk ke shkollë fillore, Pallat kulture, as bibliotekë
të librave, në Katund. Përmëkeq, Dje: bëje gjumë partiak me vende pune, dhe poste politike, në Shtetin e
“përbashkët”, prehër të Njerkës.
Prandaj, Sot:
Është koha ta mbyllësh gojën, se ti nuk ke “Kalem” mejdani Kryengritës! Nuk ke
gojë, as Lapës me Dy tyta të merresh me arsimin dhe kulturën shqiptare, në
Fushëbetejë. Kurrë, nuk e ke kapur nën sjetulla ditarin e mësuesit në shkollë
edhe maleve. Kurrë, nuk je marrë me arsim e kulturë. Mos them, se ke shkruar
ndonjë libër të arrirë artistik. Gjithë jetën, ke qenë argat i partive
politike. Përmëtepër, se: ti nuk ke Lapës me Dy tyta Kaçaku të maleve ?elvjollcës, që kur ti teket delë e të
hynë përoxhaku! Përkundër asaj, se: ti, edhe sotekësajdite flet jerm
përgjumshëm në shkrimet tua trusakete. Ajo kohë, hëngër fiq, dhe Vdiq!
Burrëgruaja, në
kohën më të rrezikshme të popullit shqiptar, Sot: pas shpine i shpallë luftë
arsimit dhe kulturës shqiptare?! Luftë, popullit i cili e ka bërë ballë për
ballë me shekuj për arsim dhe kulturë, Shtet Shqiptar. Burrëgrua, e dalldisur
dhe arratisur, pas vendeve të punës, dhe posteve politike me afate skadimi të
kalbura vetëm për një përdorim.
Dhe, në fund: Nëse
do të përballesh me Popullin Shqiptar Historik, dhe Mua si shkrimtar me shkrime
publicistike. Ose, Libra: O, burrëgrua, dil me emër e mbiemër! Dhe, mos dilë me
ferexhe të zezë hedhur krahëve. Dhe, shami të zezë mbi kokë, mos mundem së paku
të ta shoh fytyrën, as sytë. A, je burrë?! Apo, grua, Xhadi...