Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Tambëli i njerkës më ka djegur, tashti i fryj edhe kosit
E hene, 28.03.2022, 08:33 PM
TAMBËLI NJERKËS MË KA DJEGUR
TASHTI I FRYJ EDHE KOSIT
NGA
KALOSH ÇELIKU
Edhe, sipas komunikimit
përmes E -mailit dhe mesazheve me
Hënoren, poezi të cilat nuk do t’i publikoj në këtë Libër, shkaku ruajtjes të
identitetit të Poetes, që poezia patriotike dhe Dashuria për “Atdheun, Burrë
pa Grua” e kishin sjell në depresion të thellë shpirtëror, dëshprim edhe
buzë varrit duke menduar ditenatë për vetëvrasje, e cila “vrau” Veten me Tre
vargje në këtë Libër për Nesër.
Mëkot, u përpoqa Unë, t’i ndihmoj si Poete foshnje e
arratisur, viktimë e shoqërisë “demokratike” dhe Policisë Letrare, ajo veç më e
kishte vrarë veten me një varg në këtë Libër për Nesër. Babashehu, qe Ai i cili
ia përzuri xhindet në Tyrbe. Malin e Shenjtë të Perëndive Baba Tomor: Vera ku
pihet mes lisave pranë një Burimi me nga dy shtama, lindë Poezia dhe bëhet
Dashuri mbi Varrin e Babashehut…
Punë tjetër, është ajo Lufta
ime me Penë nëpër Libra, se: Unë gjatë kësaj kohe me shi, breshër, rrufe, borë
dhe akull në Dimrin e Madh, nateditë digjesha flakë mes Tri zjarreve, nën Rrap
tek Shkupi Histrotik Shqiptar, rrëzë Kalasë Dardane mes dudumëve nateditë me
tespi kuqezi në duar dhe trutë e këmbët në legen…
Edhe, gabimi im historik si
Poet i arratisur mes Tri Melaqeve (engjëlleshave Gra besnike) dhe shtamave me
verë, rrugës për në Baba Tomor, duke u djegur nateditë mes Tri Zjarreve: Zanës
Malave që më printe para, dhe Dy të tjerave që më mbanin përkrahu: Eshkundura
dhe Laydi Di, e ngatërrova rrugën mesdite dhiareve për në Malin e shenjtë të
Perëndive. Tyrben, ku pihet vera me dy shtama. Rakia e rrushit me ibrikun me dy
çepa. Nateditë shkruhet poezia. Dhe, bëhet dashuri mbi varrin e Babashehut.
Gabimi historik: Hënoren,
padashtas ia besova një “mikut” tim poet, shkaktarit “baksuz”, që ai me pizi
erotike nuk diti ta bëj për vete, rrokullis mes vargjeve në Dhomën e tij me
libra.
Rastin, e shfrytëzoi Kalorësi
arratisur i Oborrit Mbretëror me të cilin Unë vetë e njoftova në një manifestim
kulturor - poetik për t’i ikur xhelozisë nga Eshkundura, e cila gjatë atij
takimi poetik gati u çmend nga xhelozia. Herë pas here duke më akuzuar si
trdhtar, se: pse e kam marr me vete edhe Hënoren, në këtë manifestim kulturor
poetik.
Kalorësi i arratisuri, që asaj
kohe bënte luftë për Hojdodolen e Shkupit, dhe vuante ta dëshmonte veten para “vëllezërve” të
Njerkës, se: edhe, ai ka mike artistike
poete, e shfrytëzoi rastin dhe u ringjallë përsëri në disa manifestime
kulturore poetike. Hënorja, ku falë tij për pak kohë shkëlqeu në disa Takime
poetike brenda vendit, po edhe atyre të “vëllezërve” të Njerkës. U anëtarësua
edhe në disa Shoqata e Klube të Shkrimtarëve. Brenda pak kohe i rrëmbeu edhe
disa Çmime letrare për poezi, në emër të Kalorësit Arratisur. Argat i përbetuar
besnik gjithë jetën i Policisë Letrare në shërbim të “vëllezërve” të Njerkës.
Herë pas here, fotografohej
edhe para kemarave televizive, si Nuse gjoja shqiptare me pashterkë të kuqe në
mes të Lëmës, duke i rrëmbyer disa Çmime të “Mevludeve” të tyre poetike -
politike të “vëllazërim-bashkimit”.“ Aspak, xhelozi. Përgëzime!
I bindur se, nuk do të shkojë
larg, betejë pas beteje për Hojdodolen, Kalorërsi i arratisur në sistemin
Komunist, edhe në këtë Neokomunist, një ditë Hënoren e la në baltë mes rruge.
Vërtetë, për pak kohë i siguroi para, veshje moderne, Çmime letrare dhe
pjesëmarrje nëpër disa Dasma poetike, por nuk i siguroi karrierë historike
erotike letrare. Aqmëpak, nuk e shfrytzoi si Muzë azgane për poezi në ndonjë
liber Nesër.
Edhepse, të Nesërmes: kurrë,
nuk i dihet në Letërsi. Hënorja, përsëri mund t’i hip Gjokut pullali, shaloj me
të katra mes mjegullave në Qiellin e hapur, përtej yjeve. Ndoshta, një ditë do
t’i bëhet Muzë edhe ndonjë poeti të çmendur përtej kufiri në mesin e librave?!
Në jetë çdo gjë, ka fillim
edhe fund. Mjerë ai, që nuk e di në jetë fillimin dhe fundin, që e pret në pusi
pas porte me armën në dorë! Tymeflakë, t’ia shpslli në lule të ballit...
Ditë më vonë, pasi
i rrokullisa esull dy gota me raki rrushi, që m’i kishte sjellë nga Shqipëria
Bektashiu i Baba Tomorit, dhe Dy shtamat me verë të Mikes Di nën Rrap, e
hapa E -mailin tim personal. Bafasi e
paparitur pas porte, një mesazh mistik
qiellor:
From: Redaksia <stili97@yahoo.com>
Sent: Friday, May 26, 2017 4:28 PM
To: susan helms
Subject: Re: Përshëndetje, jam Susan.
On Friday, May 26, 2017 2:21 PM, susan helms <helmssusan1958@hotmail.com>
wrote:
Përshëndetje, jam Susan.
Ju lutem, si jeni! Unë shpresoj se jeni mirë dhe në shëndet të përsosur. Unë
kam qenë në profilin tuaj kam marrë interes në të, ju lutem, nëse ju nuk keni
parasysh unë do të doja
Ti të më shkruash sepse kam diçka shumë të rëndësishme për t'ju thënë dhe
shpresoj të dëgjoj së shpejti.
juaji.
3 Attachments
Mesazhin e lexova
dy-tri herë me një frymë, plotë vëmendje edhe mes rreshtave. Dhe, erdha në
përfundim, se: nuk duhej të ngutesha me përgjigje. Ndodhë, pas këtij mesazhi të
fshihej ndonjë nga gratë e mia besnike. Ose, ndonjë “mik” i Policisë Letrare me
direktiva të UDBA -së jugosllave. Edhe, atë: përpiqeshte me çdo kusht të më
shti në burg. Qëllim i kahmotshëm si “armik” i shtetit jugosllav, të cilin nuk
e arriti asaj kohe në Prishtinë si student duke shpërndarë “tinëz” përmes
rrufjanëve të tyre romanin: Tradhtia të Kapllan Resulit (Begoviqit).
Dhe, të nesërmen ende pa dalë drita si të tërbuar na bastisnin në banesë duke
na kapur me pelë për dore. Dënimi, dihej si “irredentist” dhe “armik” i shtetit
të “pëbashkët” jugosllav, me më së paku pesë vjet burg në Idrizovë, ose Goli
Otok.
Libër i
“rrezikshëm” asaj kohe, që Unë pasi të kthehem në Shkup do ta lexoj në rrugë
“legale” në Bibliotekënshtetërore edhe me dy titujt e tjerë të autorit: Gjarpëri
dhe Ushtima e Korabit në Biblotekën Unievrsitare të Shkupit. E dija, dhe
isha me vetëdije, se: edhe kësaj rruge “legale” policore në Shkup, jam në
rrezik, por nuk i trembesha këtij rreziku shtetëror komunist, që edhe sot më
imponoheshte përmes institucionit të tyre “kulturore” për të më futur si
“armik” të shtetit në regjistrin e tyre policor. Burg.
Metoda gati po të
njëjta policore, edhe në ditën e sotshme për të më rrasur në burg. Ose, në këtë
kohë të turbulltë politike për shkak të shkrimeve të mia publicistike gostisin
me ndonjë bombë xhihadiste dhe një thirrrje “Allahu Akber”, këmbët të mi çonte
në “hava”.
“Brate “ Lube”
(Vëllai Lube), në prag të zgjedhjeve parlamentare “demokratike”, vetëm për
dyqindmijë euro i fitoi disa vite burg, në Idrizovë. E Unë për 5.000.000
dollarë “fitoja” edhe grua si partnere biznesi?!
Një javë më vonë,
pasi i ngrita dolli dy-tri gota me raki rrushi, m’u kujtua Porosia e Babait: më
ka djegur tambëli, tashti i fryj edhe Kosit…
Papritmas, mora
guximin e kaçakut malit të Çelëvjollcës, dhe si shqiptarët iu përgjigja
‘Gjenerales paqesore’ me një përgjigje
“artistike” mes rreshtave.
Ditën e nesërme
tek Unë në Shtëpi, erdhi Lam Lami i Qabesë me ofertën për një kafe. E pranova
si bashkqytetar. Edhe i ndërruam disa mendime. Rrethi e merrte si të sëmurë
psiqik dhe konsumues të drogës. Unë gjatë një takimi të shkurtër me të, vërejta
se ka mjaftë informacione nga jeta. Biseda sillej rreth ferexheve të zeza,
filozofëve dhe personaliteteve të artit botëror. Adhurues i madh i muzikës
Rokenroll të viteve ‘70 -ta. Dhe, tetëdhjeta. Interesant do të ishte si
personazh për një Libër timin të ardhshëm. I dhashë dhuratë një fletore dhe një
lapës. Mendimet e tij, ashtu siç i vinin ditën edhe natën t’i hudhë në letër.
Lam Lami i Qabesë
ishte edhe besimtari më i rregulltë në Xhaminë “Jahja Pasha” në Shkup, nga edhe
ku niseshin protestat “paqesore” për rastin “Monstra”. Në bisedë e sipër,
padashtas më rrëfeu, se: ai me kokë të mbuluar përkrah Hoxhës “Allahut” dhe
Patriotit të vonuar ishte në ballë të protestave “paqesore”, në Shkup. Flamurin
turk me gjysëmhënë dhe arab duke valvitur rrugëve të Shkupit nëpër “Bit-Pazar”.
Shkronjat e shenjta arabe në pankarta e parulla me brohoritjet “revolucionare
të Pranverës arabe: “Allahu Akber”, edhe në Shkup...
Edhe, mes këtyre
mesazheve plot para me thasë dhe ofertave për martesë, vazhdonte jeta ime
krijuese mes librave me një Gjel kryngritës (pikturë) mbi kokë. Përfundimi i
Librit me poezi: Zonjën Vdekje do ta marr për Grua!.
Vetminë, që posa
biente nata matanë dritareve, ma shtronte Shtratin e gjumit. Ëndrrat e
tmerrshme që i shihja pasmesnate, rrëzë Çukës në Katund. Xhindet gra me
pashterka të kuqe deri në fund të këmbëve, që gjithë natën e lume më hudhnin
dorë më dorë majë lisave dhe çative. Dhe, ende pa dalë agimi tinëz më kthenin
në Dhomën e zgjimit. Shtrat, ku Dr. Gaçi ma prishte gjumin pa prezencën e Nanës
dhe Babait…
Vetëm tashti,
herët e shkundja Veten nga ëndrrat e tmerrshme: O burrë, ti nuk je te “Lugu i
Ymerit”! E, as te “Përroni i Thanës”. Mos them, se: Edhe te “Çifliku i Xha
Derallës” me ferra. Dardhat gorrice, që Plaku i urtë nateditë i shartonte me
sharrë në krah. “Mrizet e Zanave” të Fishtës, ku Bariu i “Çelëvjollcës” me
kësulën e bardhë në kokë dhe gunën e ogiçit krahëve mes Vapës Madhe nën hije, i
milte dhentë nën Dardhat gorrice te “Jasakët e Tikeve”…
Mesazh, lexoja plotë gabime
teknike e gjuhësore, me siguri i
përkthyer me Google në gjuhën
shqipe. E përsëris: Ofertë e harxhuar gjatë fushatës parazgjedhore
(2013) për të cilën “Brate Lube” (“Vëllai” Lube), për pak para (200.000 euro),
ose pak më tepër) i hëngri disa vite burg. “Çmim”, që sot mua pas të Dashurës
Susan (5.000.000 dollarë) m’u rritë në 18.5 miljon euro. Nuk ka problem,
rrethanat e mia krijuese në shtetin e “përbashkët” ish jugosllav pa emër më
kanë përgaditur edhe për këto oferta provokative “artistike”. Arrita deri diku
mes rreshtave ta lexoj dhe kuptoj avokatin si ofertë “miqësore” nga larg. Jeta
ime në Luftën me penë më kishte kalitur edhe në këto dyluftime ballë për ballë
me “miqtë” e penës, në Prishtinë e Shkup.
“Humanitarin artistik” të
këtij Fondacioni, ofertave materiale pa djersë dhe gjak familjar shqiptar në
Ditën e Sotshme, duhet marrë me rezervë, mu si dikur në sistemin e egër
komunist jugosllav, ose sot Neokomunist. Qëllimi propagandistik provokativ
politik - “fetar”, qëndronte në tjetër vend, komitët pilicor komunist
Neojugosllav, krah për krahu me ato shqiptar. Kodër pas bregu. Mos them pas
mali, mes lisave të Livadhit Madh, rrëzë Çukës me kokat në Qiell. E pak veta i
shohin matanë bregut në Lëndinë, si Muhamedi a. s. (filosof) dhentë si kope me
Bariun me fyell e Dashin me këmborë. Pamarrë parasysh, që sot Unë si Shkrimtar
sulmohem edhe fizikisht në mes të Ditës
Madhe para syve të Diellit me rreze në
Shkup, se: gjoja në shkrimet e mia publicistike e kam ofenduar Muhamedin a. s.
E keni gabim, o “politikanë muslimanë”, dhe këlyshë me zgjebe shqiptar me
këmbët dhe trutë në legen!
E di se, sipas librave fetar
që i kam lexuar deri më sot dhe ligjëratave të hoxhallarëve në xhami, matanë
malit Muhamdi a. s. e ka parë një Bari
me dhenë. E kur i ka pyetur Pejgamberi fundit besimtarët, se: a, e shihni ju
Bariun me dhenë pas asaj kodre, që sipas këngës popullore shqiptare shumë
aktuale, ende herë pas here e dëgjoj me kënaqësi në Radio Shkupi: Dhentë e
mia, kush i do,/ se do loz me Miken -o?
Besimtarët myslimanë i janë
përgjigjur njëzëri: jo! E, atëherë si më besoni ju mua si Muahmed a. s. se: Unë
e shoh bariun me gjihë dhenë matanë Kodrës, kur ju nuk e shihni me sy matanë
malit në kullosa?! Besimtarët, plumb iu përgjigjën njëzëri mendimtarit Muhamedi
a. s.: Profeti ynë nuk rrenë, tregon atë që e sheh me sy, matanë Kodrës.
Pajtohem, deri diku si Bari i
dhenëve, që turren pas kripës. E, a i besoni Azreti Aliut tonë si bari me delet
e nënkryeme kokë më kokë në vathë të Qeverisë “përbashkët’ mes fushe?!
Përgjigjen e pres nga “xhemati” besnik i Xhadisë. Dhe, sotpërsot ia lëmë të
Nesërmes, pas Çuke.
Sidoqoftë, Lufta vazhdon me
penë. Fushëbetejë artisitike në të cilën kanë rënë dëshmorë shumë gra azgane e
burra mejdani me “nagëntin” në brez. Dhe, dajre…
Pas këtij propozim
- pajtimi “artistik” përmes E -mailit, ende nuk kam përgjigje nga avokati i
“partneres” Suzan. “Mik” i dashur: Efedi Ututu. Edhe, sot
e kësaj dite. Nesër, me siguri lexuesit besnik: Nëse, më përgjgjet me ndonjë ofertë të re “joshëse” avokati me
para e ndonjë grua gjenerale për martesë, kutadi pa hamendje do ta publikoj
edhe përgjigjen e tij si avokat “mik” në këtë Libër për Nesër...
Edhe, ju si lexuesë besnik,
pas këtyre mesazhe - përgjigje, do ta pyesni veten mes këtyre rreshtave, a ia
arrita qëllimit mes librave? Po. Vërtet, nuk i fitova ato “Çmime letrare” nga
të “dashurit” e mi dhe Shteti i “përbashkët” me në krye Policinë Letrare, ama e
fitova kët Libër parashikues për Nesër.
Edhe pse, gjatë miqësimit me
Lam Lamin në prani të gotave të rakisë rrushit, pavetëdije dita-ditës po bëja
vetëvrasje mes poezive. Herën e parë duke përplasur kokën për muri, dhe të
dytën duke i thyer brinjët mbi tavolinën e punës. Përinat nuk shkova as te mjeku,
por me dyshim i rrallova edhe takimet e përditshme me Lam Lamin. Fletoren e tij
të shënimeve, që Unë e parashikoja si material plotësues për libër dhe
personazh i dytë rrëfimi.
Dhe, pas disa ditëve,
përderisa isha në Prishtinë, përurimin e Librit të mikut t’im Gani Xhafolli,
për së dyti herë ma dogjën Shtëpinë (2017). Vërtetë, i refuzova ato dy “Çmime
letrare”, por Çmmin e tretë djegëjen e shtëpisë mesdite ma dhanë me dhunë.
Autori edhe sot e kësaj dite, ende nuk u zbulua nga Policia e Shtetit të
“përbashkët”…
Fatmirësisht, deri më sot,
gjatë hudhjes të këtij Libri me Hënë për Nesër në Laptop, nuk m’u paraqitë
asnjë Mike besnike për ndihmë materiale, asnjë politikan, polic letrar, asnjë
avokat “mik” i pasurive të trashigimtarëve të mi familjarë me përjashtim të
Hënores, pas një takimi të rastësishëm ballë për ballë, afër Qendrës Tregtare,
në Shkup…
Pas disa fjalëve: ”artistike”
përshëndetëse në rrugë, para se të ndahemi, më tha me prapavijë luftarake
dashurie: E ke telefonin tim, borxh ta kam një kafe. Paraqitu ta pimë së bashku
në ndonjë tavernë në Qytetin e Qyqeve!...