Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Bartësi i lëvizjeve atdhetare dhe kulturore - artistike
E enjte, 10.03.2022, 09:14 PM
BARTËSI I LËVIZJEVE ATDHETARE DHE KULTURORE - ARTISTIKE
(Rexhep Zajazi 1919 –
1995)
NGA
KALOSH ?ELIKU
Rexhep Zajazi, i
lindur në vitin 1919 në katundin Zajaz, shkollën fillore e kreu në vendlindje,
në gjuhën serbe, ndërsa të mesmen në Shkup. Afiniteti, dhe taleni i tij për
muzikë, u vërejtë herët. Mësimet e para i mori nga këngëtari i katundit Jagoll
i Kërçovës, Kamber Bllaca. Kohë e vështirësive të mëdha për mbijetesë. Herët,
ka qenë i pranishëm në dasmat kërçovare, duke komunikuar drejtëpërsëdrejti me
bashkëqytetar të talentuar të kësaj ane, veçanrisht me Abdulla Xhambazin shokun
e luftës për liri, i quajtur Xha Dulli i Cërvicës. Pjesmarrës lufte, në shërbim
të Atdheut. I cili, pas lufte realizoi, dhe publikoi edhe shumë inçizime dhe
disqe gramafoni edhe me radiodifuzionin e Zagrebit “Diskoton”.
Ardhja e tij në
Shkup si drejtor i “Komunalecit”, e bëri njërin ndër themeluesit e Shoqërisë Kulturore
Artisike “Emin Duraku”, dhe kryetarin e parë të asaj shoqërie kulturore
artistike, me të cilën arriti mjaftë suksese, dhe dha shumë koncerte brenda dhe
jashtë vendit. Tekste, të thuruara me mjeshri artistike të stilizimeve të
motiveve popullore nga treva e Kërçovës. I pari ishte, që e inkuadroi
ritmikisht dhe orkestroi këngën burimore kërçovare, duke e bërë atë të njohur
si vlerë artistike edhe matanë kufinjëve të Atdheut.
Dhe, me themelimin
e Radio Shkupit, përmes regjisrimeve para të tij promotative, Rexhep Zajazi
është i pari këngëtar shqiptar, që i dha fonotekës shqiptare këngë burimore
kërçovare. Përsëgjalli, regjistroi 48 këngë, duke zgjëruar veprimtarinë në
Prishtinë, ku bëri shumë regjistrime të tjera të këngëve burimore kërçovare. Kryeqytet
Shqiptar i Kosovës, ku ra në kontakt me shumë ekspertë të muzikës dhe folklorit
shqiptar. Përkrahje, që gjeti nga autoritete profesionistë, siç ishin: Lorenc
Antoni, Fahri Beqiri, dhe Shefqet Pllana.
Rexhep Zajazi,
është bartës i Lëvizjeve artistike - kulturore, ku: edhe shpallet si laureat i
Festivalit në Dizhon, Francë. Midis
këngëve të tia më të njohura veçohen këngët: Në bahçe na ka ra bryma, Kënga
e Ymer Agës, Udhës shullanit, Shtatë bilbilat, Po të bëj
rixha moj çiko, “Kur jam kanë 12 vjet”, “More djal i mejdanit”, “Trëndafile”,
“Vajzën tuj ne nuk e dum” etj.
Dhe, në një
festifal kulturor në Bullgari, si pjesmarrës, e pyesin këngëtarin e veçantë
shqiptar me veshje kombëtare: Mirë, po çka do të thotë kjo “ihaaa”, gjatë interpretimit
të një kënge si refren?!… Këngëtari, u përgjigjet: Kjo, është pasuri e
folklorit shqiptar…
Vite më vonë, pas
hapjes të Televizionit Shkupit, Rexhep Zajazi u bë protogonisti kryesor i shumë emisioneve muzikore. Aqsa, në çdo
shtëpi shqiptare dëgjoheshin me të madhe këngët e tij burimore kërçovare. Saçë,
një grua nga një fshat i Kërçovës, duke i dëgjuar këngët e tia burimore
kërçovare, burrit që erdhi nga mali me kalin me dru në lëmë, i cili i tha: Ecë, ndihmom ta shkarkoj kalin! Iu
përgjigjë: Shkarkoje vetë, se: unë jam duke dëgjuar Rexhep Zajazin. Burri, i
nervozuar me përgjigjen e gruas, asaj kohe e mori radion dhe për driterje e
hudhi në lëmë.
… Që, nga vitet e
fëmijërisë sime si nxënës në klasë fillore, (1958 -‘59), mu si sot: më kujtohet portreti shqiptar me
kësulë të bardhë, i një burri me mustaqe të zeza dhe motorr, që vinte në
shtëpinë tonë si mik shtëpie. Motorrin, nuk e shuante pas porte, përgjatë kohës
përderisa rrinte si mik në oden e burrave me Babain. E, ne kurreshtarët dorë
për dore vallëzonim rreth motorrit. Shkaku, se: motorrët asaj kohe që vinin,
ishin të rrallë në Katundin tonë, pas lufte.
Nana, asaj kohe ma
rrëfente edhe një ngjarje historike të luftës: Ajo, vinte si nuse nga familja e
Rexhep Zajazit. Edhe, dajët e Nanës i kishte në Zajaz. Gjatë përfundimit të
Luftës Dytë Botërore, Rexhep Zajazin në një pusi në vendin “Sateskë” e kishin
sharruar me automatik. Babai, dhe Nana e kishin marrë në shtëpi, dhe e kishin
shëruar plotë tri javë.
Shakak, që ai herë
pas here e vizitonte Shtëpinë tonë (spitalin), në Katund. Unë, asaj kohe isha
fëmijë dhe nxënës i shkollës fillore. I dëgjoja nateditë, që rrotulloheshin në
gramafon këngët burimore kërçovare të Rexhep Zajazit. Disqe të rralla asaj kohe,
bashkë me të Qamilit Vogël, dhe Nexhmije Pagarushës, që vëllai si mësues i
sillte në shtëpi.
Unë, pas ardhjes
në Shkup si nxënës, gjatë Shkollës Normale, nuk kam pasur ndonjë kontakt me
Rexhep Zajazin. Dihet, se: ndoshta, nuk kam pasur nevojë për ndihmë materiale,
e as për ndonjë notë gjatë shkollimit. Angazhimeve shkollore mbi librat e
këndimit, dhe dalldisjeve rinore te “Parku i Grave”. Edhe, studimeve në
Prishtinë me dhjetë vite pune në Drenas (Drenicë).
Dhe, pas kthimit
tim si mësues në fshatrat e Malësisë të Shkupit,Vendlindje. Tek, tashti: do të
njihem më së miri me Rexhep Zajazin. Këngët, me të cilat unë isha rritur si
shkrimtar. Rexhep Zajzi, edhe pse i kishte tri gra besnike me të cilat edhe
kishte fëmijë: në Katund dhe Shkup, filloi të vinte shpesh në banesën time, në
lagjen “?air”, të
Shkupit. Edhe, nga telefoni im i bënte telefonatë dashnores (gruas
tretë), përballë pallatit tim përkarshi. Nuk shkonte te djali tij për
telefonatë, i cili banonte pas Pallatit tim, në lagje. Rrugaçët, e “?airit” kur vinte shpesh në lagjen tonë, ia
shponin edhe gomat e makinës. Rexhep Zajazi, ishte edhe dashnor i madh i grave.
Gjithë grave të tia besnike, u kishte siguruar edhe banesa jetese.
Shkak, që Babai
im: i cili vinte nga një familje kaçakësh, gjithë jetën na e përsëriste edhe
para miqve, Vëllait tim dhe mua: djemtë e mi, nuk i ngjanë Hatem ?upit (dajës), një burri fisnik dhe bujk
i asaj ane, po Rexhep Zajazit. Burrit, të dalldisur, dhe arratisur pas grave.
Edhe, pse: kur u
ktheva në Shkup, u njoha me miq të rinj, tashti të Penës, dhe hyja e dilja edhe
nëpër familjet e tyre si mik shtëpie. Gratë e Shkupit, kur e merrnin vesh, se:
unë vija nga një familje e tyre atdhetare, shpërthenin me mirënjohje. E njohim
mirë Rexhep Zajazin: Ai, si drejtor i “Komunalecit”, pas lufte i ka punësuar
shumë shqiptar. Ne, kur ai vinte me motorr në Lagjen tonë, gati të gjitha gratë dilnim në dritare.
Gjatë një pushimi veror në Hotelin “Eurotel” në Strugë, përgjegjësi i Hotelit
shqiptar, pasi mësoi se jam nga Kërçova, më tha: E kemi këtu një apartament në
emrin e Rexhep Zajazit. Po, ai ka dhjetë vite që nuk vjen në Hotel. Gjatë,
këtyre viteve edhe e kemi dhënë me qira. Nëse jeni në kontakt me të, ose
familejn, ia bëni me dije apartamntin dhe të vijnë ta marrin qiranë. Ose, ta
shesin si pasardhës.
Qesha. Shkaku, se:
Sot, Rexhep Zajazi, pushonte mes varreve. Gruaja e tretë, me të cilën i kishte
kaluar pushimet verore në Igallo, dhe të fundit në Bullgari, pas një goditje në
zemër, e kishte sjellur në Shkup, dhe e kishte lënë para derës të ambullantës
Djalit Vogël.
Porosinë, gjatë
një takimi rasti, ia përcolla Djalit tij të vogël me Gruan e dytë të Kosovës
t’i dalë Zot pronësisë të Babait. Shkaku, se: nuk e dija, a ka fëmijë edhe me
gruan e tretë. Ai qeshi: O Kalosh, faleminderit për “zbulimin”. Po, ku me ditë
sa banesa dhe shtëpia, gra e dashnore i
ka pasur ai nëpër botë, e ne nuk i dimë
asgjë si familje.
Zajazi është nga
fshatrat më të mëdha në komunën e Kërçovës, por edhe në Republikën e Maqedonisë
Veriut. Shtrihet në fushën e Kërçovës, nën malin Bistra, në lartësi mbidetare
750 m. E gjejmë pranë rrugës Kërçovë – Gostivar, 10 km nga qyteti i Kërçovës
dhe 36 km nga Gostivari. Sipas regjistrimit të vitit 2002 fshati kishte 4.700 banorë
të përkatësisë etnike shqiptare. Përçudi, i vetmi katund i shkapërdredhur nëpër
lagje rrëzë maleve?! Katund, i kaçakëve
të Zajazit. Katund, në luftë me krajl e mbret.
Fshati përmendet
në defterët osmanë në vitin 1467/1468 me 70 familje, kurse në vitin 1900 kishte
2.150 banorë shqiptarë. Nga viti 2004, ishte qendër e komunës Zajazit, por në
vitin 2013 iu ribashkua komunës ëmë të Kërçovës. Tradicionalisht, popullsia e
fshatit është marrë me bujqësi e blegtori, kurse dekadave të fundit mbizotëron
me të madhe emigrimi në shtetet e jashtme. Fshati përfiton të ardhura të mëdha
nga mërgimtarët e vet, të lidhur ngushtë me vendlindjen, kur dihet se shumë
familje të tij punojnë e jetojnë në kurbet. Dy janë karakteristikat e
zajazëlive: pushka, dhe kënga popullore.
Me qëllim të
ruajtjes dhe kultivimit të folklorit burimor kërçovar, dhe përgjithësisht atij
shqiptar, që nga nëntori i vitit 2012 në Zajaz funksionon shoqëria kulturore
artistike “Krenaria e Zajazit”, me programin e parë për nderë të 100 -vjetorit
të shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar, e dhënë më 28 Nëntor 2012. Kjo
Shoqëri ka shfaqur program edhe për nderë të 5 -vjetorit të shpalljes së
Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2013. Zajazi ka klubin e futbollit, me
emrin e fshatit dhe stadionin e tij, me mbi 5000 vende. Ndjenjat kombëtare të
popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, gjithmonë kanë ekzistuar dhe janë
kultivuar brez pas brezi. Këngët epike historike, që këndohen në këto anë,
tregojnë më së miri për përpjekjet dhe luftërat që janë bërë për liri. Në
këngët karakteristike, që këndohen në Zajaz e Kërçovë, kemi vargje epike e
lirike, por dallohen këngët e kaçakëve. Trimëritë e kaçakëve në këto këngë
përshkruhen veçanërisht nga këngët epike popullore, nga gojëdhënat.
Kënga historike e
Sulltanë Qafës, përshkruan pjesëmarrjen e një vajze të re 17-vjeçare në një
përleshje të përgjakshme me komitat sllave, që terrotirozonin popullsinë
shqiptare në vitin e rëndë 1913. Vajzës, ia vrasin babën në sytë e saj, dhe në
oborrin e shtëpisë, kurse ajo, në saje të trimërisë e zgjuarësisë së pashoqe me
gërshërë të dhenëve, arriti t’i vras dy armiqë e ta plagos rëndë njërin prej
udhëheqëve tyre të tërbuar, duke mbetur edhe vetë aty si heroinë.
Kënga tjetër,
shumë e njohur, i kushtohet Kalosh Danit, një trimi që i printe çetës së
kaçakëve në vitet pas pushtimit serb të Kërçovës, por që ishte vrarë bashkë me
vëllain e tij në pabesi, Lazamin nga forcat serbe në bashkëpunim me forcat e A.
Zogut.
Këngët e kaçakëve,
që i këndonte doajeni i melosit kërçovar Rexhep Zajazi, pos motiveve epike,
përshkohen edhe me vargje lirike, siç është kënga e Sulçe Begut, Kroni
i Kaçakut, Në bahçe na ka ra bryma etj. Përveçse, motiveve të
dashurisë, ato këngë përmbanin në vete edhe shtigjet malore të Atdheut. Jo,
rastësisht, edhe Manifestimi Tradicional Kulturor Ndërkombëtar TAKIME NËN RRAP
(poezi erotike, në Shkup dhe Kërçovë), vite me radhë hapen me këngën e tij të
mirënjohur: “Në bahçe na ka ra bryma”. Rexhep Zajazi, këndonte edhe me
dy djemtë e tij në grupin e njohur me emrin “Trio Zajazi”.
Zona e Kërçovës,
dhe posaçërisht fshati Zajaz ka qenë cak i kriminelëve sllavë, sidomos gjatë
dhe pas pushtimit të tokave shqiptare në vitet 1912 – 1914. Tre bunarë në Zajaz
ishin mbushur me shqiptarë të pushkatuar apo të djegur e të masakruar. Njëri
bunar i braktisur, me rreth 40 kufoma, është zbuluar në oborrin e shtëpisë së
liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Gjithashtu, afër
kësaj shtëpie dhe përballë saj ishin varrosur 60 burra të masakruar nga
pushtuesit sllavë.
Mbetjet mortore
janë nxjerrë në vitin 2016. Pas këtyre viteve të rënda, si rezistencë ndaj
pushtimit dhe për mbrojtjen e trojeve tona shqiptare në Maqedoninë e Veriut,
por edhe në Zajaz, moti ka lindur Lëvizja Kaçake. Edhe sot, në këto anë, janë
të njohura dhe shumë të popullarizuara Këngët e kaçakëve, si dhe kanë mbetur
toponimet, si “Mali i kaçakut”, “Kroi i kaçakut”, “Shpella e
kaçakut” etj. Një kompleks madhështor monumental në Zajaz, i quajtur simbolikisht
si qendra përkujtimore “Nëna Shqiptare”, është përuruar më 28 Nëntor 2013 në
kuadër të shënimit të 101 -vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, dhe 100
-vjetorit të masakrave ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare. Qendra është
ngritur për kujtim të rreth 500 viktimave shqiptare, të vuajtjeve, të flijimit,
të martirizimit, por edhe të nderimit e të krenarisë së popullit gjatë
historisë, veçanërisht gjatë vërshimit dhe pushtimit të tokave tona pas vitit
1912 dhe në luftërat ballkanike. Përkujtimorja është e përbërë nga flamuri
kombëtar në shtizë 30 -metërshe, një shtatore bronzi pesëmetërshe, e quajtur
“Nëna Shqiptare” dhe 500 gurë varresh të formës cilindrike. Në të ardhmen,
pritet të shtohet numri i gurëve të varreve. Llogaritet të jetë qendra e dytë
përkujtimore në trojet shqiptare, pas monumentit “Nëna Shqipëri”, në Tiranë.
Kjo qendër përkujtimore historike, mund të vizitohet shumë lehtë për ata
udhëtarë turistik që kalojnë rrugës për Kërçovë, Strugë apo Tiranë.
Përgëzime, Rexhep
Zajazi është këngëtar i madh kërçovar…