Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Këlyshi me zgjebe ndjekin Autorin
E marte, 01.03.2022, 07:14 PM
KËLYSHI ME ZGJEBE
NDJEK AUTORIN
NGA
KALOSH ?ELIKU
(Këlyshit me zgjebe, si personazh i
dramës satirike: Këlyshët me zgjebe, ndjekin Autorin (2000). Dhe,
antiromanit me shtatë Libra: KULTUROFAGU (2006.). Sot, iu hapë rruga t’i
hakmerret Autorit).
Të gjithë jemi të sëmurë.
Të sëmurë jemi!
Të sëmurë jemi!…
Ç’dreqin ke, që: çirresh në këtë kohë qorre, iu kërcnua
Nata. Vërtetë, do t?i bindësh edhe banorët e mi të urtë se Ti je i çmendur?!.
Unë e di, se: të paktë janë ata njerëz që flasin mirë për ty rrugëve të
Shkupit. Thonë, se: je Ti, i çmendur?! Natën vonë, ke pëshurrë në sofër të
xhindeve. Nusja e tyre me pashterkë të kuqe të ka marrë në dorë. Përmëtepër,
sipas Këlyshëve me zgjebe nëpër grazhde partiake, Ti, nuk duhet të vishesh me
të zeza, po me të bardha. Edhe, pse: Dimrit vishesh me të zeza, e verës me të
bardha. Herë pas here, edhe me të kaltërta. Përndryshe, do të të shpallin
prift, ose hoxhë me çallmë turku në kokë.
Halldupët, kërcënohen edhe, se: kanë “dëshmi nga
institucione valide shtetërore gjuhësore” partiake. Përgjigjesh: Punemadhe,
armët e zjarrit i kanë pa fishekë. Ose, me plumba qorra. Hi-hii-hiii… Kungujt e
Stambollit, me cilat “dëshmi” të Policisë letrare?!...
Edhe ata pak miq, që i pate, kur të shohin në rrugë, ikin
si të marrë. Vetëm, Laura ecën gjurmëve të Tua, dhe e zë gjumi me emrin tënd në
gojë. Ajo, thotë: - unë kam besim në të, edhe pse Rrufjani trumbeton se ai
është i çmendur. Autori, flijon Veten për ju, o të poshtër! E ju, një ditë do
ta gozhdoni si Krishtin në Kryq?! Shpëtoje, o Zot Profetin tim: Babashehun, e
Shqiptarëve!...
Laura është e vetmja Grua, që e ka pas Vetes nëpër Dimër.
Të gjithë i kanë ikur, edhe pse: shumicën i ka pasur “miqë” dhe Gra besnike në
dorë… Në kokë… Në zemër… Ndonjërën, e ka futur edhe në xhepin e gunës së zezë
krahëve rrugëve të Shkupit Shqiptar… Çantë…
E di, keni ikur të arratisur partive politike. Sot, ta
shpallni të marrë: Kalosh ?elikun?! Ky, është Kalosh ?eliku.
Askushi, Sot: përpiqet t’ia bëjë edhe gropën. Natën ta mbulojë me kashtë, ose
gjethe. Kurthën, si te ajo anekdota popullore, që të rrëzohet vetë brenda
bythekrye. Ose, pse ta fshehi këtu, t?ia lidhni litarin në
qafë.
Armiq! Edhe, Laurën keni dashur ta bëni për vete duke
përlyer fytyrën e tij me marrëzira… Mëkate… E di Autori, e keni dashur ju
Laurën. Edhe sot e doni, gjithë ditën… Edhe, gjithë natën… Një, dy…
Treqind hapa… Katërqind… Pesqindë hapa,
i ka kjo birucë me tri dritare deri te Lisi me degë të thata. Atë Lis pamëshirë
e kanë rrahur stuhitë… Shiu…Breshëri… Rrufeja… Disa herë me radhë i ka rënë
zjarri. Ja, shikoni ato degë të thata, ju flasin vetë me gojë. Pyetni! Në atë
lis disa vite me radhë kanë bërë çerdhe lejlekët. Por, kurrë nuk janë plakur. I
ka hëngër Nata. Autori vetë i ka parë nga biruca e tij, nëpër dritare, se si
janë përleshur me terrin. Pasmesnate, ua ka dëgjuar ofkëllimat nëpër errësirë…
Përplasjet e fletëve… Piskamën e frikshme me ata veshë.
Të nesërmen, ua ka parë vetëm puplat nëpër lëmë, majëlisi
asnjë lejlek. Pas disa vitesh nuk ndërtoi më çerdhe aty asnjë zog shtegtar.
Ikën edhe lejlekët. Mbeti vetëm Autori. Më kot i kërkonte me sy në lisa e qiell
miqtë e vjetër. Edhe, këngët e tyre kaherë kishin ikur larg… Larg… TERR. Terr,
është në Lëmë. Këtë natë shkruaj poezi. Mos u hidhëro Laurë, pse: Këtë natë nuk kam shkruar për Ty asnjë fjalë,
asnjë varg! Sonte jam i çmendur. E, Unë, kur jam i çmendur, nuk dua të shkruaj
për Ty, asnjë varg, asnjë poezi.
Çka shkruan Autori? Poezi. Po, për cilët shkruan? Nuk
përgjigjet… Autori është i çmendur. Ai nuk është urë. Nuk lakohet si thupër
shelgu garroç. Dikushi do që Autori të
shkruaj bythëprapë, Natën. Kurrë! Ai e ka kokën e tij në qafë… I mjafton ajo
kokë, sa të mos e harrojë Shtëpinë dhe të ecë rrugës me kokë të huaj në qafë.
Këlyshët me zgjebe nuk i kanë kokat në qafë, po nën sjetulla ose te bytha.
Ditënatë, lehin me të madhe pas Autorit të Librit: Kopeja me zgjebe ndjek Autorin” (2000) dhe
Kulturofagu (antiroman, 2006)...
Përjagen, herë pas here nga frika edhe u shpëton në
brekë. Struken, pas porte me bishtin e përlagur ndërkëmbë. Autori, kur e kthen
prapa kokën, i sheh aq të mjerë si buba rruge me gjuhën e nxjerrur jashtë dypëllëmbë
nga vapa e madhe. Mirë, u thotë: e di se, lihni dhe plasët që t’ju shtrojë në
sofër për darkë. Edhe, jeni të lumtur të përfundoni në sofrën e time si
“viktima patriotike”.
Megjithatë, Autori: kësaj radhe do t?ua
falë jetën. Vëretetë, e hani qengjin… Delen Rudë… Mëshqerrën… Edhe viçin… Po,
nuk i hani edhe coftinat me zgjebe të sojit juaj unikat, u mbeten nëpër dhëmbë.
U dhimbsen juve vullnetarët e kësaj natyre “patriotike”, nuk ua flugëni puplat
në mes të rrugës si lecka neokomuniste. Vërtetë, ajo rradake pak është e
rrokatur nga librat, por Autori e do atë kokë. Librat ia freskojnë, ushqejnë
trutë. Ia japin shkopin me kërrabë të eci më sigurt me tri këmbë kah jeta pash
më pash t?i
bie Parajsës, ose Ferrit. Troç, Autori do të jetë i çmendur! E kur do Ai vetë,
pse ju bëni ish, kur s?u ka hyrë pula në arë? Sa mirë është të shkruash poezi,
kur je i çmendur!
Kalosh Çeliku, Sonte flet e shkruan marrëzira. Nëpër këtë
shkrim ecë symbyllazi. Nuk i sheh pikat… Pikëçuditëset… Dy pikat… Tri pikat…
Thonjëzat… Vizat… Kllapat… Të gjithë ju besoni. Vetëm Laura, nuk beson në këtë
Natë.
- Laurë, sonte jam i çmendur, më beso!
- Kurrë!
– Unë, me poezi do ta vras veten në tra Shtëpie!
– Ti, je Profet!
– Laurë, përditë Këlyshët me zgjebe më ndërsehen pas
shpine…
- Një ditë edhe do të të hudhin lule mbi varr rrëzë,
Çukës. Fjalime patetike mbi kokë… Lotët e rrejshëm do t?ju
shkojnë rrëke… O Imzot, Mëkate… Mjerim… Varfëri… Bërllok… Halldupë… Kunguj
Stambolli me rrëfanga që i kanë mbetur në fyt Lopës shterpë…
Këlyshë me zgjebe, që ende lehin shkrimeve të Autorit pas
porte… Nateditë, turren me të katra pas kryetarëve të partive politike si
dhelpra dinake pas herdheve të dashit,
mos i bien udhës. E kanë shitur veten për një asht, vend pune, titull shkencor,
post politik, një torbë taxhi.
Përditë, i sheh në përurimet e librave “artistik” krah
për krahu me partizanët e partive politike pa fije turpi. Pikë gjaku në fytyrë.
Jerm flasin para gazetarëve për librat e palexuar të “artistëve” dhe
politikanëve në pushtet. I ngatërrojnë gjinitë letrare: nuk dinë çka është
romani, poezia, publicistika letrare. Duartrokisin, dhe fotografohen para
kamerave televizive si viça të palëpi të koperativave bujqësore në katund. Mezi
i mban zorrët në bark nëpër këto tubime nga kundërmimi i erës keqe, villet nga
fundrrinat neokomuniste. Përurimet e librave të tyre politik edhe nëpër
katunde. Teatrin e fëmijve. Universite. Institucione me veshje partiake “shqiptare”.
Si të ikë nga kjo birucë? Të gjithë shtiheni engjuj.
Engjuj, nuk jeni të gjithë, o njerëz! Heu! Si ma prutë shpirtin në fyt edhe
këtyre rreshtave. Autori dhe Laura të çmendur në Qytetin e qyqeve?!...
-Laurë, ecë të ikim nga kjo birucë e fëlliqur
neokomuniste! E marr për dore dhe i ngjitem Lisit me degë të thata, matanë
Përronit të Thanës. Një… Dy… Treqind
hapa… Katërqind hapa… Pesqindë hapa… Shtriva dorën, më iku Dielli.
-Laurë, më iku Dielli! Jam i etshëm! Gji dua të pi nga
ato Tri Zana të maleve kreshnike! Gji, dua të pi me dy shtama! Fuqi për luftë
me Penë! Zot, t’i dalë Ditës e Nesërme…