E enjte, 18.04.2024, 05:45 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Lufta vazhdon me penë

E diele, 03.04.2022, 01:44 PM


LUFTA VAZHDON ME PENË

NGA KALOSH ?ELIKU

Në Shtrat, m’i solli në shtëpi Lam Lami i Qabesë Dy ibrikë me raki: njërin me raki rrushi, dhe tjetrin me raki dëllinje. Në bisedë e sipër m’i deshifroi edhe targat e regjistrimit të makinës (xhipit): SK - VB 032. Simbole, që sipas tij donin të thonin: “Vabilonsko Bratstvo”. Përkthim në gjuhën shqipe, sipas Lam Lamit: Vëllazëria Babilonase?!

Lam Lami i Qabesë, që shoqëria dhe Shteti “përbashkët” e kishin hudhur në rrugë, si pa të shpresë për jetë mes kontenierëve të bërllokut, dhe i dergjur me vite nëpër burgjet e botës mes librave të Masonëve, megjithatë, edhe pse, ai: kishte qenë besnik ndaj këtij shteti 

“përëbsdkët”. Sot, m’i deshifronte shkronjat dhe numrat e targës të “xhipit” tim “Korando” të  Babiat, dhuartë për Ditëlindje, të cilin e kishin djegur (2012), dhe thyer xhamin e pasëm para dritareve të banesës (2015), në “Çair” të Shkupit. Autorët, ende të panjohur deri më sot?!…

Burra e gra besnike, Sot: rrini dhe flini rehat në Shtëpinë Publike! Ferexhezezën, pasmesnate e rrëzova bythekrye në shtrat, edhe në këtë Libër për Nesër. Vërtetë, si Hënore e shpëtova nga presionet politike, dhe vetëvrasja fizike, ama: nuk arrita dot ta shpëtoj nga vetëvrasja artistike. Përpak, para Agimit desh u çmendë mes shtamave me verë dhe librave të “rrezikshëm” nën çati, Shtetin e “përbashkët”…

Faqeve të këtij Libri për Nesër, për ta mësuar “çmendurinë” e saj mes xhindeve të Dexhallit, nuseve pashterkuqe me dy shami lidhur për brezi, që e kishin pushtuar në fund Livadhit, dhe e rrihnin pamëshirë nateditë, duhet të keni durim deri në fund të këtij Libri publicistik.

Ferexhezeza, edhe dy net rreshtë më vodhi nga shtëpia e Babait, dhe më shpiu në Bregliqe, ku më dha “bakllavë” turke, dhe Dy shtama me verë deri në mëngjes tek Plepat e Kishës, në Strugë. U përpoqë, të më japë edhe çaj rusi. E refuzova. I thashë: m’i jep edhe, Dy shtama me verë të Zanave Malit, si Mujit dhe Halilit nën Dardhat Gorrice!... Heej, jo edhe çaj rsi…

Herët, në mëngjes: papritmas, në breg të Liqenit te plepat, përsëri e rrokën xhindet. U çmend përtej kufiri. Përpak desh fluturoi në Qiell. Edhe, mes dallgëve të Agimit, desh më mbyti mes dallgëve në Liqe. Mezi dola not me pak shpirt në breg me Poezi.

Rrugës për në Shkup, përmes Grykës Radikës: Edhe njëherë, keq e pushtuan xhindet e Dexhallit, i volli edhe gjithë zorrët nga barku… Inati… Përpak, desh e lash mes maleve të Dibrës, në Natë… Errësirës, mes maleve të Dibrës… Grykës Radikës, me kryngritësit shqipatrë, ku Hajredin Pasha e kishte humbur ushtrinë nga kryengritësit shqiptar, jo më pak se dymbëdhetë mijë. Edhe, nuk kishte kush në varre t’i shti. Që, sipas këngëtarit popullor: “armiqtë”, ia kishin gri ushtrinë, “vëllezërve” turq pesqind vite me radhë. Krah për krahu me stërgjyshin t’im kaçak, Emin Xhambazin (?eliku), krahu djathtë i Dervish Carës nëpër llogore, ende pa i shti në vorre.

Shkupin Historik, atë ditë: ende, po zbardhë agimi e pushtuam në gjumë… E kisha mashtruar Veten “kuqezi”: me Gra besnike, raki rrushi dhe, Dy shtama me verë të Zonjës Di. Syzat e Gruas besnike, që pas vdekjes time klinike në Voskopojë (2000). Dhe, Ringjalljes, po atë ditë rrugës gjarpërore, pas një aksidenti komunikacioni për në Korçë, pa shenja jete, bërtita: Luftë! Paralajmërova Luftën guerile të U?K -ës (2001) në Maqedoni?!

Paprtimas, në Kopësht e zbulova, se: Unë, nuk kisha pasur nevojë për syza të dudumëve qorra me brekët mbi pantollona për ta parë Veten në Shtetin e “përbashkët”,  po: për syza Dielli të errëta Shqiptare. Dhe, të gjitha syzat: që, i trashëgova nga Gruaja ime besnike, erdhi koha t’i hudhë në kontenierët e bërllokut, në “Bit-Pazar” (Shkup).

Sot, Botën Letrare Artistike, dhe Librat e mi artistik i shoh me syza Dielli të Vdekjes klinike, në Korçë (2000). Dhe, Ringjalljen, po të asaj Dite në Korçë. Dhunti hyjnore, apo Natyrore që, kur u ktheva në Shkup: njerëzit, kur i shihja me nga dy koka?! Edhe, me një lëvizje të kokës anësh, i shihja me nga një kokë në qafë. Dhunti hyjnore, apo Natyrore?!

Edhe, gjatë kohë, rrugës artistike malore: në taverna, institucione në shtetin e “përbashkët”, i shihja njerëzit me nga Dy koka në qafë. Pandemisë, “armikun e padukshëm” me masa Qeveritare. Edhe, në shkallët e Qendrës Tregtare, që hipja dhe zbrisja ditë-natë te “Parku i Grave”, në Shkup. Përditë, Verë dhe Dimër, hipja dhe zbrisja shkallëve të “Qendrës Tregtare”, duke i parë njerëzit me dy koka edhe në kohë Pandemie me Koronavirus. “Armikun e padukshPorosi, Qeveritare: mos dil në rrugë pa maskë, laj duart me sapun, dy metra largë  rri edhe me Gruan besnike. Miqtë... Miket,,, Shkak, që fillova t’i përdor edhe syzat e Gruas time besnike. E hapja laptopin, dhe punoja me ditë dhe netë mes xhindeve dhe Nuses me pashterkë të kuqe me dy shami lidhur për brezi. Gjithë Natën e gjatë, pasmesnate xhindet më hudhnin dorë më dorë mbi çati të shtëpive, shelgjeve dhe majë lisave. Dhe, pak para Agimit, më kthenin në shtrat, mes Nanës dhe Babait.

Gjatë kësaj kohe me xhinde, Nuses me pashterkë të kuqe, Njerkës dhe Grave besnike me masa Qeveritare, i publikova edhe disa libra me pozi e prozë. Ku ta di Unë: Ndoshta, edhe me nga Dy-Tri koka?! Njërën, në Shkup. Tjetrën, në Prishtinë. Dhe, të tretën në Tiranë.

Përderisa, një ditë: Unë, si zakonisht në Kopësht e përdora Laptopin pa syza, që, e pashë, edhe Veten me Tri koka, në Qafë. Dhe, kisha  qenë gabim. Gjithë jetën: nga shkolla e mesme në Shkup, studimeve në Prishtinë, dhe jetës në Shkup, nuk kisha përdorë syza dudumësh, perveçse atyre të Diellit me rreze (zeza), që e ndërronin ngjyrën sipas rrezeve të Diellit, brenda dhe jashtë në Natyrë, në errëirë me Hënë,,.

Sot, Botën dhe Librat e mi i shoh me syza Dielli ngjyrë Qielli. Rrugën për në Baba Tomor. Vite më vonë, pas arratisjes të Engjullit tim Grua, në Parajsë. Dhe, pas ikjes së Zonjës Di, qafëpërqafe me të Eshkundurën (Hënoren), duke bredhur pasmesnate sonambël çati më çati e takoi Dexhalli i Allahut. Edhe, e mashtroi me magji Cucën Boheme pas Çuke.

E punësoi me kritere partiake në Tempullin e Zi të “vëllazërim-bashkimit”, Neokomunist: amvise shtëpiake në një kuzhinë partiake për përgaditjen e zarzavate të Kopështit, në një Koperativë Bujqësore. Herë pas here e shpërblente me çmime Livadhi Neomkomunsite për përgaditjen e gjellërave shtëtpiake, për darkën Solemne festife “Zarzavate Kopështi”, duke e mbajtur nën kontrollë përmes argatëve të tij xhinde të “Bit-Pazari”.

Hënorja nën urdhërin e tij, si Dexhall i “Allahut”, publikonte edhe ndonjë reklamë publicistike: lamë të gjellërave natyrorre, “Zarzavate Kopështi”, në Livadhin përpara Shtëpisë. Lesh e li, rritur duke i futur në një thes kanapi me arna: kastravecat, specat, patatet, qepët, domatet, lakërat, bananet, dardhat e qullta dhe kungujt e Stambollit. E sakatoi kulturën shqiptare në “Liri” me porosi, si emërues i DoktorZiut: Sot, një anëtar komisioni për botime nga partitë politike të “vëllazërim-bashkimit”, në Ministrinë e Kulturës. Edhe, atë: me një teknefes shqiptar” të ferrave katundit, Zëvendsin e DoktorZiut (2022). Kulturovgun,     që vdiq: rrufjan, i Kulturës Shqiptare. Që, Dje: kulturën shqiptare e sakatonte Partia Komuniste, Sot e sakatojnë edhe më zi se dje, këlyshët me zgjebe të Partive Politike Shqiptare për një asht shpërblim, në Shtetin e “përbashkët”. Dhe, në fund: për një ?mim shtetëror.

Lufta, ende vazhdon flakë më flakë me Penë mes faqeve të librave, në Bibliotekë… Shkolla… Universitete… Gjaku - lumë arriti  deri në brez, sa që mbytej edhe kali, sipas një kënge popullore në Grykën e Kaçanikut. Mezi shpëtoi gjallë Gomari me samarë dhe pasqyrë në ballë, Poeti Oborrit. Hënorja, veç më kishte rënë dëshmore lufte e poezisë ”erotike”. Nesër, me siguri Poeti Oborrit do t’i ngrejë përmendore si partizane partiake, shpalli si heroinë të poezisë patriotike, hyjë si burrëneshat në Historinë e Letërsisë Shqiptare.

Nipi i Xha Derallës. doli maleve kaçak në Voskopojë, vendin e shenjtë: ku, Tri Zanat e Malit i dhanë gji me dy shtama me verë nën dardhat gorrice te “Përroni i Thanës”. Dervish Hima me krahun e djathtë të luftës, Dervish Emin Çeliku (Xhamabazi), sharronte shelgje në Livadh përpara Shtëpisë për Dimër, rrëzë ?uke për të dalë në Pranverë.

Përgëzime, emrin artistik: Këlyshi me zgjebe në Letërsinë Shqiptare me të dyja këmbët, dhe trutë në legen… Histori… Që, Sot: përpiqen “patriotët kuqezi”, spiunë  brez pas brezi me pak shpirt t’i ringjallin lugetër nëpër institucine partiake. Edhe, atë: para kamerave televizive. Dje, komuniste. Sot, Neokomuniste.

Thashë, me vete: Ende, siç duket nuk pushon truri kaçakëve. Lufta vazhdon me Penë, mu si dikur kur xhindet pasmesnate më merrnin mes Nanës dhe Babait nga shtrati, dhe gjithë natën më hudhnin dorë më dorë mbi çati të shtëpive, në Katund: majë lisave, e shelgjeve, rrëzë Çukës. Dikur, më hudhnin te “Lugu i Ymerit”. “Përroni i Thanës”, nën Dardhat gorrice, ku i milja dhentë me kusi. Mëkot, Xha Deralla këto dardha gorrice me sharrë në dorë i shartonte në dardha turke. Dardhat Gorrice, mbetën, Dardha Gorrice. Hije, nën të cilat më dhanë gji Tri Zana të maleve në Luftën me Penë. Unë, për t’u shpëtuar duarve të xhindeve, hapja krahët si shqiponjë, dhe fluturoja maleve, në Qiell.

Gjithë Natën e gjatë, bridhnin me mua duke më hudhur duar më duar majë çative, shelgjeve  dhe lisave. Herët në mëngjes, më kthenit mes Nanës e Babait, në shtrat. Përçudia, si nuk e hetonin Nana e Babai, se: xhindet më vidhnin nga mesi i tyre, dhe luanin me mua gjithë natën mbi çati të shtëpive e majë lisave, në Katund?!...

Edhe, në fund: Luftë, kërkuat?! Luftë, u  dhash me Penë…



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora