Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: 'Skandërbegët' e Fishtës me flamuj partiak
E diele, 08.05.2022, 06:45 PM
“SKANDËRBEGËT” E FISHTËS ME FLAMUJ PARTIAK
(Me
rastin e ditëlindjes të Skënderbeut)
NGA
KALOSH ÇELIKU
Im Atë Emin
Çeliku, kaçak mali me mauzerrin nateditë gjithë jetën hedhur krahut e mbi krye
në shtrat, “nagëntin” me fishek në gojë, hanxharin nën jastëk me mollët e kuqe
të iltaljanit, dhe “kashikarat” e serbit (dardhat “turke”) në xhepat e strukes
pas dere, si fëmijë sugar i pushtuar nga ajo kohë me xhinde në Vendlindje rrëzë
Çukës, shpeshëherë ma përsëriste edhe një thënje të tij historike brez pas
brezi pranë Oxhakut me zjarr, shpuzë mbi saç e nën çerep, në Shtëpi: Kush, e
pickon me guxim si burrat në felet e hazdisura fushore Xhypkën* azgane, që i
kanë kërcyer bythët gati mbi shpinë si dy kunguj Stambolli palare, e ndezë
zjarrin tymeflakë nën Dardhat e shartuara gorrice me dardha “turke” të Xha
Derallës. Edhe, atë: Flakada, mes shiut rrebesh e borës me stuhi maleve, përmes
mjegullave e Qiellit në “hava”, në Shqipëri Etnike. Përtejë Hënës kulaç me yje
mbi kokë, nën hijet e Dardhave “turke” tek “Përroni i Thanës” me burime malore.
Dimrin e Madh Historik përmbi lisa, xixa-xixa në Çelëvjollcë. Shiu, kur bie
litarë, rrëke mbi Shtëpi goditur me breshër e rrufe: borë, acar e akull nën
strehet e çative, për Atdhe. Me sa duket, është edhe Porosia e tij e fundit
historike përpara ikjes nga kjo jetë e “vëllazërim-bashkimit” e tim Ati.
Zjarrit Madh Shqiptar me flakë duke i fry maleve dhe për oxhaku nëpër frengji
me vite përmbi çati.
Zjarr me flakë,
rrëzë Çukës të cilin e përcillte nateditë Oxhaku tradicional i Babait,
pasardhës i Dervish Emin Çeliku (Xhambazi) për çlirimin e Shkupit. Krahut
djathtë të Dervish Carës, në Betejën e Katllanovës (1844). Kaçakut të maleve,
që brez pas brezi përmes oxhakut të Shtëpisë mbi çati, përcillte xixa zjarri në
Qiell. Dimër e Verë, ndizte zjarre me dru lisi. Qoftë, Dimëri Madh me stuhi,
borë e akull maleve në Katund, apo Verë me vapë të madhe. Trashëgimi e
përditshme tradicionale kaçake, që shumë politikanë, rrufjanë “artistik”,
kakademikë e “analistë” politik me këmbët dhe trutë në legen para kamereve
televizive, ende non-stop lehin laam-laaam në Facebook për “liri”. Dukuri e
zakonshme “patriotike” - politike, që vazhdon edhe sot e kësaj dite për
“Shqipëri Etnike”. Fatkeqësisht, më shumë e pështyjnë veten e ngritur palare
shullani mes ferrave kulaq “përhava” në Qiellin e hapur me yje e Shqipërisë
martire, sesa Skënderbeun dhe Popullin Historik Shqiptar?!
Thashë, herët në
shkrimet e mia publicistike, se: në politikë nuk ka besë. Selën e “dogji” Taçi
Vojvoda dhe, e vrau Lëvizja “Besa” për pushtet argati në zgjedhjet lokale
(2017), e jo huliganët e “vëllezërve” të Shtetit të “përbashkët”. Aqmëpak, Ali
Ahmeti (“Abazi” me BDI -në. Politikanët
e paaftë shqiptarë me bagazh të trashëguar komunist mbi samarë, ishin ato
kalorës të arratisur neokomunistë, apo “demokratë me besë”?! Qafë për qafe me
“vëllezërit” e Njerkës në Qeveri. Shumë pak rëndësi ka në këtë shkrim
publicistik, fenomeni trashëguar me vite i partive politike shqiptare.
Përmëtepër, si Dukuri negative “patriotike” në politikën shqiptare të
“vëllazërim-bashkimit”. Kohën e PPD -ës (Pavarësisë të IRJ të Maqedonisë) pa
asnjë kusht politik, në fillim si Lëvizje Politike Shqiptare e më vonë si parti
politike, që e përbaltën plisin e bardhë shqiptar tradicional duke e vënë në
kokë si dukje “patriotike” e reklamimeve (mashtrimeve) nëpër manifestime
partiake, dhe zvarritur rrugëve për pushtet argati nën flamurin partiak?!
Pastaj, PDSH -ja Shqiponjën dykrenare kuqezi. Simbolin e flamurit kombëtar të
Shtetit Shqiptar e “murosi” pa njërën kokë e fletë jashtë Kalasë Dardane në
flamurin partiak si një sorrë skelete e varur në një shkop shelgu mes fushe e
livadheve partiake.
Kulminacioni
politik, i pjellave tyre të radhës mes shqiptarëve me nënë e pa “babë” në
Shtëpinë Publike(?!), Lëvizja Politike Shqiptare me “besë”, e përdhosi Besën
Historike Shqiptare, mu si motrat e saja paraprake rrospia me nga dy-tre
“burra” në shtrat të partive politike shqiptare. Edhe, sot e pyes Veten dhe
Popullin Shqiptar: Ne shqiptarëve, a na ka mbetur më pa e përdhosur edhe ndonjë
hero, ose simbol trashëgimie të të parëve tanë trima, krenari historike
shqiptare e trashëguar brez pas brezi?!
Po, e them me plot
gojën edhe në kët shkrim publicistik: Viti i Skënderbeut. Hero kombëtar
legjendar, që trumbetohet sikur të ishte festë historike e partive politike në
pushtet: Shqipëri, Kosovë e Republikën e Maqedonisë Veriut?! A, është “fitore”
e partive politike shqiptare, apo e mbarë popullit shqiptar?! E di populli
shqiptar. Ndoshta, kjo edhe është “fitorja madhore” e fundit e kopilave të
Njerkës! Jo se, ne shqiptarët: Nuk kemi ende burra “mejdani” me nga dy-tre
kryetarë të Partive Politike e “komandantë” pas lufte pa ushtarë, vetëm me një
“Asker”?! Edhe, ai: i vetëshpallur si Komandant “Askeri”, por nuk kemi më
simbole historike e heronjë kombëtar për ta varrosur për së gjalli popullin
shqiptar. Themelimin e partive të reja politike, pela fushe me çka do ta
mashtronim ende me “fitore” njëpartiake politike dhe përbaltim edhe në të
ardhmen të kaluarën tonë historike. Paaftësi politike e këtyre politikanëve të
dalldisur dhe arratisur, që sot janë rrokur jo për herdheve të Kalit
Skënderbeut, por për hebeve të “Kalit Shemës” pas porte. Pavetëdije, mu si tek
ajo përralla popullore, kur Dhelpëra dinake bie në gropë dhe i thotë Ujkut:
Kumbarë, lësho rrënjën, kape këmbën!
Tashti, si shpesh
pa pikë marreje e turpi në konferencat maratonike partiake-propagandistike
politike para kamerave televizive në mjetet e informacionit, pas përçarjeve të
zakonshme historike në Partitë politike shqiptare me “besë” e pa besë, liderët
“kuqezi” e përmendin edhe, Pajtimin Kombëtar të Rilindasëve Shqiptar: Platformë
e “përbashkët” e partive politike shqiptare. Cili do ta thirrë Takimin e radhës
në Tiranë?! Radhën, thonë ato e ka PDSH -ja e Taçi Vojvodës. Edi Rama, shkon
edhe më larg: gjatë fjalimit para Forumit rinor të partisë së tij ka deklaruar
se Partia Socialiste ka meritën më të madhe për miratimin e ligjit për përdorimin
e gjuhëve në Maqedoni. Sipas tij, pa Partinë Socialiste, dikur miratimi i tij
as nuk mund të imagjinohej. Pavetëdije,
e pohon dyshimin e palës “maqedonase”,
se: Platforma e “përbashkët” e Partive Politike Shqiptare është
nënshkruar në Tiranë?! Platformë politike, që asaj kohe çoi mjaftë pluhur
koluareve të partive politike “maqedonase” në mjetet e informacionit.
“Fitore” e Pirros,
që pak para disa ditësh në një emision debativ televiziv, i doli zot edhe
“Skanderbegu” i fundit Zaev (”Shpëtimtari” i shqiptarëve)?! Ende jo, Lëvizja me
“besë” shqiptare edhe, në Përvjetorin e vdekjes të Skëbderbeut. Ali Ahmeti (nuk
e mori mbi vete). Pyetjeve provokuese të gazetarëve iu përgjigjë, kodër pas
bregu: Miratimi i ligjit për Gjuhën Shqipe në Kuvend, është meritë e atyre
heronjëve dhe dëshmorëve, që e dhanë jetën dhe derdhën fushave e maleve gjakun
e tyre për Atdhe. Ndërhyjë, Unë si autor i këtij shkrimi publicistik:
Përkarshi, sokaqeve të “turqëve” myslimanë të Shkupit me “Din, Iman e Besë”
nateditë në xhami, që në vend të shkollave shqipe, haptas kërkojnë ndërtimin e
xhamive me dy e tri minare edhe në mes të parqeve (gjelbërimit) të Shkupit
historik. Dhe, hapjen e gjimnazit në fshatin Studeniçan, në afërsi të Shkupit
edhe në gjuhën turke. Fshatra të Karshiakës, ku kam punuar pesëmbëdhjetë vite
me radhë si mësues, në shkollat e para në gjuhën shqipe, asaj kohe të mbuluar
me mësuesë shqiptar nga ministri i arsimit, Ernest Koliqi. Vendbanime të
Malësisë Shkupit, ku fshatarët nuk e dinin as edhe një fjalë të vetme në gjuhën
turke, edhe pse: deri në vitet e ’80 -ta, ishin të regjistruar si turq
“ehamdurila”.
Pas demonstratave
të studentëve në Prishtinë (1981), banorët e kësaj ane u regjistruan si
shqiptarë. Shkaku kryesor, që në IRJ të Maqedonisë edhe sot e kësaj dite ende
nuk kemi regjistrimin e banorëve që jetojnë dhe vdesin në shtetin e
“përbashkët”. Rrezik, që në regjistrimin e ardhshëm me hapjen e shkollave në
gjuhë turke me “arsye” dhe ndihma “humanitare” - materiale - fetare nga Turqia
dhe Shtetet Arabe, këto banorë të kësaj ane, përsëri të deklarohen si “turq
ehamdurila”, pa e ditur as edhe një fjalë në gjuhën turke.
Kohë shterpë kjo, pasi Kuvendi i IRJ të Maqedonisë, javën e kaluar e
miratoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike me të cilin
avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit
qendror?! Ligji u miratua me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur.
Në seancë nuk morën pjesë deputetët e opozitës maqedonase të udhëhequr nga VMRO
DPMNE e cila si parti politike këtë ligj për gjuhën shqipe e cilëson si
antikushtetues.
Ligjin,
pas disa ditëve nuk e nënshkroi edhe Presidenti i Republikës (Ivanovi), e ktheu
prapë në Kuvend. “Ligj” për të cilin sotpërsot, nuk ka nevojë populli shqiptar.
Rrethana politike
në IRJ të Maqedonisë, me rritje të dukshme të ekstremizmit politik “maqedonas”,
krah për krahu me politikën e sotshme të partive politike shqiptare, kur
fjalimi i Edi Ramës mund t’ju shërbejë qarqeve politike për të kundërshtuar ligjin
me këmbëngulje.
Kryeministri, Edi
Rama ka pasur mundësi më të mira në kohë tjera për t’i shpalos planet e tij
politike “patriotike” shqiptare. Proces politik me të cilin si popull mbytemi
me shekuj, kur Shteti Shqiptar: Nuk ka pse të ngurojë për të drejtat e
shqiptarëve në Trojet e tyre Etnike jashtë kufinjëve të Atdheut. Ndoshta, do të
duhej të ishte edhe pak më i zëshëm rreth gjendjes politike të shqiptarëve,
sesa për ligjin duke shfrytëzuar veton si Kryeministër shqiptar, apo me forma
tjera politike të sanksioneve.
Amani, lëreni
rehat popullin shqiptar! E kënaqët me Takimin e kaluar të Platformës
“përbashkët” të partive politike shqiptare me të cilën edhe ngritët mjaftë
pluhur përmes mjeteve të informacionit. Pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve
gjoja të Anton Çetës?! Aqsa, për çdo natë në debate televizive të varura e të
“pavarura” me “analistë” politik me këmbët dhe trutë në legen, tashti u
“zgjuat” tym e mjegull para popullit shqiptar.
Edhe, bisedimet e
fundit mes palës greke dhe “maqedonase”, pa palën shqiptare si argatë historik
në ndërtimin e Shtetit “përbashkët” me emër gjeografik, dhe kusht: Ndryshimin e
Kushtetutës, heqjen e emrave të rrugëve, aeroportit “Aleksanadër Makedonski”.
Përmendores së tij në sheshin “Makedonija”, Olimbisë me fëmijë në bark, gji e
prehër dhe Filipit me grushtin lartë te koka si Xhaxhi Enver në mes të Shkupit,
janë kushte të papranueshme me rrënimin e tyre në emër të popullit shqiptar.
Koha erdhi, siç duket këtyre grave e burrave me prejardhje shqiptare t’u dalim
zot edhe në Shkup. Ndodhë, në rast rreziku po të jetë nevoja të dalim
krahpërkrahu rrugëve edhe me protesta paqësore.
E keni nëpërkëmbur
me vite Popullin Shqiptar deri në vdekje me këto kalorës të dalldisur e
arrtisur politik të nënkryem nëpër poste politike për interesa materiale
personale, partiake, klanore e familjare me kërkesa “fitore modeste” luksoze:
këmisha, kravata e çorape. Pushime verore e pritje të Vitit Ri me çmime
astronomike nëpër hotelet e botës. Vite krize ekonomike të shekullit, kur
populli shqiptar është në rrezik me votat e të cilit erdhët në pushtet dhe, sot
vdesë edhe për bukën e gojës. Mirë, do të ishte ju si parti politike shqiptare
të mos thirrni më asnjë Takim të “përbashkët”, po të ikni me kokën nën këmbë në
Histori. Burra tjerë do të jenë ato që do t’i prinë në ballë Popullit Shqiptar!
Mendjen e vrisja
natedidë, shteg gardhi për ta shti gjithësesi në dorë një Xhypkë azgane! Zanë
Mali që si fëmijë më kishte dhënë gji me Dy shtama për jetë mes xhindeve tek
Pragu i derës, në Katund. Zjarri të më
ndizet flakë me dëllinja të buta nën Dardhat Gorrice te “Përroni i Thanës”.
Maleve, matanë Çelëvjollcës, përoxhaku t’i dalë flaka e tymi mjegull
shtëllunga-shtëllunga mbi çati. Mëkat historik, edhe patriotic - erotik, që nuk
e kishte ndezur me vite në Qytetin e qyqeve me zjarr Mikja Di nën Rrap me dy
shtama verë e dy-tri shamia lidhur për brezi?! E, shi sot e ndizte Xhypka
azgane tek “Parku i Grave” me dajre, së cilës atë natë i kishte vdekur
papritmas burri pranë Lumit në breg të Vardarit. E bëri pazar Plakën me dy
shtëllunga leshi që t’ia ruaj kufomën, përderisa: ajo si Nuse do të merrte
pjesë në dasmën e kojshive, përdredhë bythët në valle. Edhe, me një këngë
patriotike - erotike - zjarr e flakë. Përderisa, e hiqte vallen me shami dhe
dajre, iu përgjigjë me këngën antologjike Plakës Marsit të shtëllungave leshit
në Prag të Pranverës Shqiptare:
Plaka e Marsit:
Nuse, a do të m’i japësh shtëllungat e leshit?
Din-ka-kaaa. Din-ka-kanka. Dajret e cucave.
Nusja me pashterkë të kuqe duke hequr vallen me shami pa e ndalur këngën, i
përgjigjet me zë përmes dajreve:
Në t’i jap -e, moj Nane, si s’ti jape -jo!...
Unë, nuk jam Parti politike shqiptare me “besë”
E mbaj premtimin e dhënë, dhe besën -o...
Plakës duke e
ruajtur “xhenazen” (kufomën) atë natë, dikur i ikën sytë në tavan, ku ishte e
varur një copë pastërma për Dimër. E mori një shkam dhe hipi të pres me thikën
e brezit një kafshatë. Papritmas, i rrëshqiti këmba dhe u rrëzua nga shkami me
tri këmbë mbi “xhenaze”. Tëëërrt, pordhi “xhenazja”. Plaka u tremb dhe shkoi ta
pyes përsëri Nusen me pashterkë të kuqe, që në krye të grave e hiqte vallen me
shami. Ngadalë, i afrohet dhe i pëshpëritë në vesh: Nuse, a pordhë xhenazja?
Nusja duke hequr vallen pa e ndalur këngën i përgjigjet:
Pordhë moj nane, si nuk pordhe -o...
Përçudi, ato
xhypka azgane tek “Parku i Grave”, përkarshi Kuvendit të “Qendrës Tregtare” në
Shkup, edhe sot e ndezin Zjarrin festiv mes Dimrit Madh për “fitore”: në borë,
shi, akull e stuhi?! Mesdite, në Shkupin Historik Shqiptar për çdo Vit të Ri me
fishekzjarre. Përkarshi, “Parkut Grave” dhe “burrave” të partive politike
neokomuniste. Strofkulla erotike ende partizane antishqiptare, kur unë si
nxënës i Shkollës Normale “Zef Lush Marku” në Shkup, i kaloja netët e gjata mes
Dimrit Madh qafëpërqafe me to si cuca azgane “besnike”, duke e rjepur barin e
thatë me të dyja duart nën ferrat qytetare për shtroje shtrati dhe pritur Agimin,
zbardhë Dita e Madhe Shqiptare për Nesër, në Shkup.
Ditë historike,
sot për hakmarrje. Rast, kur Xhypka e “Parkut Grave” në një manifestim poetik
mes maleve më la vetëm në sofër mes “miqëve” të mi historik: Ibrikëve të rakisë
rrushit, Dy shtamave me verë dhe Mikes “besnike” Di. Xhindet, dihet atë natë me
armë në dorë më prisnin në pusi pas dere. Iku me të katrat si qyqe Xhypka
“besnike” duke e kërkuar lis më lis të “Vëllain”. Nuk e them, si ato “trimat”
e Partisë Politike “revolucionare me
besë” para ngjarjeve në Kuvendin e IRJ të Maqedonisë (2017). Ngjarje historike,
kur e zavrritën Selën korridoreve të Kuvendit ligjvënës.
Pasmesante, kur u
ktheva në dhomën e gjumit, e gjeta Xhypkën e “Parkut Grave” të strukur nën
jorgan si qyqe e lagur katundi. Mezi merrte frymë nën qebe mes maleve të
Çelëvjollcës ajo zogëz e “egër” nate lakuriqe pa pupëla. Edhe, nuk e preka me
dorë, ia përplasa në sy e fytyrë realitetin e Besës Shqiptare. Vargjet e asaj
këngës legjendare - historike popullore shqiptare nëpër shekuj me çifteli: Çka
po i thotë Dema Kadrisë?! Këngë historike shqiptare, kur Dema e pyet
Kadrinë edhe përmes telave të çiftelisë:
Çka po i thotë Dema Kadrisë?!
A, ia di bre, rendin burrnisë, se:
tri herë deri më sot për mik jam fikë?!
Heshti, në
errësirë dhe e zuri gjumi mes ëndrrave dhe këngëve të bretkosave në Livadhin e
para Shtëpisë të Babait. Pasmesnate, filloi edhe të gërhasë, sharrojë shelgje.
Përmëkeq, ditën e
nesërme pa fije turpi me bishtin e saj neokomunist, merr guximin, përpiqet të
më imitojë mua si Shkrimtar duke vjedhur shprehje “artistike” nga shkrimet e
mia publicistike e Libra, për Ditën e Nesërme. Nuk merret me fenomene të
shoqërisë, Shtetit të “përbashkët”, por me përshkrime rasti shterpë pa gjak e
shpirt, dhe shpifje “artistike” të Policisë Letrare për ta nxjerrë veten nga
Hurdha e thellë politike...
Nga libri: “Kali Shemës” pas porte” (Shkup, 2019)
1. Cucë bjonde e hazdisur rome. Boheme, arratisur tek “Parku i Grave”, në Shkup...