Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Rrufjani shqiptar me brekë të kuqe
E shtune, 14.05.2022, 06:00 PM
RRUFJANI SHQIPTAR
ME BREKË TË KUQE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Brekët e kuqe, që
në fëmijëri “intelektualit” shqiptar, ia veshi Beogradi. Edhe, e arsimoi që nga
shkolla fillore në gjuhën e gjyshes dhe nënës tij komuniste, duke e shëtitur
nëpër Jugosllavi me vende pune dhe poste partiake: gazetar, korrespodent i
“Rilindjes” në Prishtinë nga Shkupi, kryeradaktor i gazetës “vëllazërim -
bashkimit”, i cili për ta fituar edhe një mandat politik, e shiti një kat të
redaksisë në Pallatin “Nova Makedonija” tek “vëllezërit” e Njerkës. Kohën e
fundit, gjatë “ndryshimeve demokratike” edhe si ministër i informatave, në
Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. E, shpërbleu Nëna Parti me vende pune, poste
politike, dhe honorare marramendëse. Fatkeqësisht, e bëri edhe “shkrimtar
maqedonas” neokomunist?!
Kohë e rrezikshme
ajo, pas demonstratave të studentëve në Prishtinë (1981), kur unë i punësuar si
mësues në Malësinë e Shkupit, me propozimin e poetit të mirënjohur dhe redaktor
i revistës për fëmijë “Fatosi” Mehmedali Hoxha, më bindi të trashëgojë vendin e
tij të punës, redaktor në redaksinë e “vëllazërim – bashkimit”. Vite, kur
sistemi komunist jugollav, haptas merrej me gjuajtjen e “nacionalistëve” dhe
“irredentisëve” shqiptar.
Në mbëledhjen e
redaksisë, Rrufjani shqiptar si kryeradaktor ka qenë kundër propozimit të
Mehmedali Hoxhës dhe meje si shkrimtar, sa që të pranishmëve u është drejtuar
edhe me reagimin teknefes: po të doni ju si kolegium i redaksisë, nëpër zyra
mund t’jua sjellim edhe fotografinë e tij me gjithë mjekër, por jo si redaktor
i “Fatosit”. Edhe pse, unë asaj kohe kam mundur të vij kur të dua si redakor i
“Fatosit”, nuk erdha shkaku i plotësimit të kushteve policore të punësimeve të
inspektorit të sigurimit shtetëror vetëm si bashkëpunëtor i tyre, të cilit i
thash: unë mund të pranoj vendin e punës si shkrimtar, por jo edhe si spiun. Në
atë redaksi ju, e keni çdo të tretin bashkëpuntor (spiun). ?ka ju duhem, edhe unë si shkrimtar?!
Edhe, e refuzova vendin e punës, nuk e pranova bashkëpunimin si spiun.
Edhe pse, pas asaj
kohe në redaksi u punësuan pa konkurs edhe disa veta tjerë me shkolla të mesme pa e ditur edhe gjuhën shqipe, por me
libreza partiake. Unë e vazhdova punën e mësuesit nëpër fshatrat e Malësisë të Shkupit,
i përndjekur si “armik” i shtetit të “përbashkët” me sulme publike të papara
deri më sot, në gazetën e “vëllazërim-bashkimit” me emra e mbiemra, pseudonime
dhe me kërcnime fizike, që të ikë nga Shkupi. Bisedë informative në polici:
gjoja se: jam i dërguar nga Kosova. Dhe, se: ?ështjen shqiptare dua ta zgjidhë me luftë. Mijëra marka i
kam dërguar Partisë Socialiste në Shqipëri. Takime të fshehta kam pasur në
Bullgari. Përmëtepër, se: unë jam edhe ai kryesori?!
Qesha. Dhe, plumb,
iu përgjigja Inspektorit: unë dua të jem
ai, por fatkeqësisht nuk jam. Në fund, inspetori vazhdoi me pyejtet: a, do t’i
shohësh njëzetë nënshkrimet e denoncimit me emra dhe mbiemra? Jo, iu përgjigja.
Nuk ka nevojë, i di vetë ato rrufjanë shqiptar.
Rrufjani Shqiptar,
në vitin 1997 me zgjedhjen time si kryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar
në Tetovë, dhe me shpërguljen e saj në Shkup. pas një viti me vazhdimin e
organizimit të Manifestimit Kulturor Poetik “Ditët e Naimit” si Tradicional,
Mbarëkombëtar dhe Ndërkombëtar, doli në dritë edhe me publikimin e numrit parë
të revitës letrare “STILI ‘97” (përkushtuar Naim Frashërit, 1997). Krah për
krahu me pesë tituj të librave nga anëtarët e Shoqatës të Shkrimtarëve
Shqiptar. Sukses kulturor, që e trembi Rrufjanin Shqiptar asaj kohe si ministër
i informatave në shtetin e “përbashkët”. Vit, edhe kur mori iniciativën me
nënshkrime false, dhe direktivë të Nënës Parti me Policinë Letrare për të dhënë
dorëheqje nga posti i kryetarit të Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar.
Kuvendin e thirra
në lokalet e shkollës fillore “Liria”, në Shkup. Betejë e paparë me sulme
policore nga të katër anët. Shkrepje armësh nga pusia me fishekë qorra.
Rrufjani shqiptar, në atë tubim historik përmes sulmeve partiake, nxirrte edhe
shkumë për goje. Mezi, më në fund arritëm paqe me reagimin e një Kryengritësi
rebel (nënkryetarit), se: nëse e vazhdoni luftën, do t’i hapim letrat e
Beogradit. Kopeja me zgjebe i uli armët me kusht që pas një viti ta thirrë
përsëri Kuvendin zgjedhor të Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar. U pajtuam
njëzëri me këtë vendim të pjesmarrësve në luftë, për të mos dhënë dorëheqje
edhe një vit, me përjashtim: Rrufjanit shqiptar, Doktorziut, Këlyshit me zgjebe
të Sharrit, Këlyshit Llagut, Këlyshit
Katundit Shkupit, Daudisë, dhe Hojdodoles. Kohë qorre, kur si përgjigje
faleminderimi për frymëzimin, lindi edhe libri: Kopeja me zgjebe ndjek
Autorin (satirë groteske në Tri beteja, 2000). Groteskë idilike, ku
personazhet nuk i kanë vetëm emrat, por mund lehtë ta gjejnë veten në skenë
sipas roleve artistike, duke i përcjellur publiku pas shfaqjes me duartrokitje.
Një vit më vonë në
Kuvendin zgjedhor të Shoqatës Shkrimtarëve Shqiptar, në lokalet e Shkollës
fillore “Liria” në Shkup me vota të fshehta, përsëri unë u zgjodha kryetar.
Dhe, kështu përfundoi lufta partiake me Policinë Letrare për të dhënë
dorëheqje. Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar, tashti më u regjistrua si Lidhje e
Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup (2003). Aktivitete, me Manifestime Tradicionale
Ndërkombëtare: Takime nën Rrap XXVI, në Shkup dhe Ditët e Humorit dhe Satirës
“XHA DERALLA”, në Kërçovë. Revistë letrare “STILI ‘97” (60 numra, 2021).
Publikimin e rreth njëqind titujve të librave deri në Ditën e sotshme.
Sot, Rrufjani
shqiptar, nuk është mirënjohës ndaj Beogradit?! E fajson, se me “zor” ia kanë
veshur brekët e kuqe komuniste?! Edhe, e kanë shkërdhyer pas ndonjë ferre.
Aspak, e besueshme: Brekët e kuqe, gjatë gjithë jetës tij “artistike” si
“patriot” kuqezi, ia kanë veshur edhe në “demokraci” partitë politike
“maqedonase” dhe shqiptare përmes protestave “paqësore” politike para Qeverisë
për “ndryshime” në sheshin “Makedonija”. Brekë të kuqe, që Sot: Rrufjani
shqiptar me “Kalin e Shemës” pas porte, përpiqet t’ia veshi edhe popullit
shqiptar?!
Jo, o Rrufjan
shqiptar me brekë të kuqe, i dalldisur dhe i arratisur me vende pune dhe poste
partiake! Populli shqiptar, nuk vesh brekë të kuqe. Aqmëpak, brekë të kuqe të
grisura arnë përmbi arnë me vite, shtigjeve komuniste dhe neokomuniste me vende
pune dhe poste partiake. Nuk të shpëton dot, asnjë parti politike, as ndonjë
lider partiak, që moti kohë ke dashur të arratisesh si rrufjan dhe ministër i
informatave në Beograd dhe Turqi. Padashtas, ke mbetur si bërllok Rrufjan
shqiptar, në Shkupin historik i çliruar nga pushtuesit dy herë me radhë
(1843-1844 dhe 1912) me atë poezinë satirike të autorit të këtij shkrimi
publicistik, botuar asaj kohe në librin me satira: Trumbetat e Tellallit
(Shkup, 1992):
KOMUNIST I ARRATISUR
(N? stilin e Nolit)
Seç e
ndrydh?n –
seç e shtrydh?n
Seç e
hip?n –
seç e zbrit?n
Gazdallar?t – baballar?t
Zagar?t e trumbetar?t.
Seç e
nd?rsyn?
– seç e p?shtyn?
Seç e
fryn? – seç e shqyen?
Fajdexhinjt? - derraxhinjt?
Bythaxhinjt? e jabanxhinjt?.
Seç e
ngop?n –
seç e rop?n
Seç e
turr?n –
seç e fur?n
Rrenaxhinjt? – parullaxhinjt?
Plaçkaxhinjt? e tellallxhinjt?.
Ngrehuni – bini – mos na shes
Partive, pa bes? – pa shpres?!
Rreth Mullarit – “Bit - Pazarit”
Rr?z?
Sharrit – an?s Vardarit...
Mëkot, sot derdhë
lotë krokodili rrëke përfaqe, dhe i rrëfehesh popullit shqiptar për mëkate si
“patriot” kuqezi, duke i fshehur shpërblimet dhe dekoratat komuniste përqafe,
nuk të beson njeri më si rrufjan me vulë në ballë. Nëse, nuk të dënon Zoti,
patjetër Populli Shqiptar, do të të përcjellë me nderime dhe vajtime e poste
partiake në “Xhehnet” mes luleve. Ose, në zjarrin e “Xhehnemit” me Hoxhën e
“Allahut” si rrufjan publik, i lustruar nga komisioni për hapjen e dosjeve, dhe
i shpallur edhe në mjetet e informacionit me fotografi, emër dhe mbiemër.
Zoti, të ndihmoftë
me shpërblime dhe poste partiake, edhe në atë jetë!...