Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Qorrsokaku
E marte, 28.06.2022, 07:33 PM
QORRSOKAKU
(Aforizma
satirike - politike)
NGA
KALOSH ?ELIKU
(PREMTIMET E BABA QIROS)
Ish presidenti i
Oazës Paqes të Maqedonisë, Baba Qiro (Tatkoto), që krah për krahu me Haxhi
Deputetin Maqedoninë e bëri shtet të pavarur, gjatë udhëtimit për në Amerikë e
humbi një sandëk me premtime për shqiptarët e arratisur nëpër poste partiake -
politike.
Aktivistët e Nënës
Parti e përhapën fjalën në të katër anët e “Bit-Pazarit”, se në atë sandëk me
rraqe politike kanë qenë premtimet e Babait (Tatkoto) për zgjidhjen e ?ështjes Shqiptare.
E, a e gjetën
sandëkun me rraçe politike? Jo, nuk e gjetën askund. Shkaku, se: sandëkun e
kishte vjedhur Xhadia me pashterkë të kuqe...
(MURI KINEZ)
Baba Qiro, për së
gjalli shkoi edhe në Kinë, dhe e vizitoi Murin Kinez. Djali i tij Haxhi
Deputeti, tha: Babai e ka ndërmend këto vite t’i ndajë shqiptarët me një mur të
tillë politik.
Edhe, iku një ditë
pa e ndërtuar atë mur shqiptaro - shqiptar. Gurët, edhe sotekësaj dite, kur bie
shi i madh me stuhi rrokullisen rrugëve. Ecin me lumin, por kurrësesi të dalin
në det. Rreziten në diellin me rreze.
Shqiptarët,
pasmesnate zgjohen nga gjumi dhe e ndërtojnë vetë murin shqiptar...
(RROSPIA)
Demokracia është
një nuse me shumë burra. Ditë-natë i ndërron burrat. Herë me mikun, e herë me
armikun. Luftë bënë para syve të popullit për liri. E do robërinë.
Prandaj, edhe na
delë rrospi...
(PERSPEKTIVA E INTELEKTULËVE)
Gjatë “ndryshimeve”
demokratike, shteti i pasuroi hajnat që u morën me politikë “madhore”. Pasuri
të patundëshme e të tundshme, brenda dhe jashtë Atdheut. U rrokën fytas me
armikun e “padukshëm”. Popullin e mbyllën në burg me masa qeveritare: Mos dilni
në rrugë pa maska! Duart, lani me sapun! Dy metra larg, edhe me gruan besnike!
E, në anën tjetër
i shpërbleu intelektualët me çaj rusi, dhe pa punë në shtëpi...
(JEMI TEUTA - S’DIMË ?’ËSHTË TUTA)
Dy poete rebele me
këngën popullore “Jemi Teuta - s’dimë ç’është tuta”, i dëshirojnë një poeti që
këtë vit pushka plastike t’i bëhet top i Mic Sokolit! Ndërsa, municioni, dy
oqet, dy vorba katundi! Ndoshta, atëherë vret ndonjë bretkosë që i ka shpëtuar
sqepit të lejlekut.
Urimit i
bashkohen: Dadusha, bashkë me Dadën Hajri. Dhe, Hojdodolen...
(TREGTI ME SHUMICË)
Për ta shpëtuar
arsimin nga Pandemia e Partive Politike, urgjentisht blej me shumicë e pakicë
deputetë të popullit e ministra Qeverie!
Shifra: “Pedagogu”
(?LIRIMI I ATDHEUT)
Urgjentisht blej
rrospia meshkuj dhe xhadia me shumicë dhe pakicë për ta çliruar Atdheun nga
patriotët e moralshëm partiak...
Shifra: “Patrioti”
(PATRIOTËT DHE POPULLI)
Për të vlerësuar
sot punën e Qeverisë të “vëllazërim-bashkimit”, vetëm dilni te “Ura e Gurit”,
dhe do të bindeni se, sa punë kanë bërë këta patriotë për popullin...
(POKER ME BURRA)
Në kohën e
komunizmit, burrat luanin poker edhe me gra. Në demokraci, sot gratë luajnë
poker me burra...
(PARTALLMENTI)
Kjo Qeveri e
“vëllazërim - bahkimit”, e ka lehtë me këtë popull: ia hedh një asht, dhe fle
rehat në Partallment...
(HEQJA E FLAMURIT SHQIPTAR)
Flamurin kuqezi me
shqiponjën dykrenare Qeveria së pari e ngriti në Parlament me xhaxhin kuqezi, i
cili u tha deputetëve të popullit “maqedonas”: mos u trembëni, nuk ju hanë!
Ndërsa, të nesërmen me urdhërin e presidentit të shtetit të “përbashkët,
me gishtin e madh teposhtë, duke vrarë
dhe masakruar shqiptarët e hoqi me polici speciale në Gostivar...
(POLITIKA E GRAVE)
Serbët i çliruan
nga turqit gratë. Edhe Maqedoninë e Veriut nga kriza politike mund ta shpëtojnë
vetëm gratë...
(FRIKË NGA LIRIA)
Vitet e fundit i
kemi kënduar aq shumë me çifteli besës dhe trimërisë, sa kam frikë se nuk kemi
më as besë, as trimëri...
(BASHKIMI I SHQIPTARËVE)
Gjithë bota e
festoi bashkimin e dy Gjermanive. Vetëm, se: si duket, problemin më të madh e
ka me bashkimin e shqiptarëve...
(OAZA E PAQES)
I nderuari
“Zekthi”,
Oazës së paqes
kohën e fundit i pëlciti zorra qorre.
“Zekthi”: Bashkimi
Evropjan duhet sa më parë ta shtrijë në sallën e operacionit...
(KOUNIZMI DHE DEMOKRACIA)
I nderuari
“Zekthi”,
Në sistemin
komunist brenda natës vije në funksion, por brenda natës edhe të rrëshqitnin
këmbët. Si qëndron puna tash me “demokracinë”!
Zekthi: Në
“demokraci” vjen brenda natës në post, por duhet të kalojnë vite e vite derisa
të të heqin zvarrë nga karrikja...
(QORRSOKAKU)
Duke shkuar me
vite në Evropë pas të verbërve, Maqedonia e Veriut e humbi rrugën në Tanushë
dhe u fut në qorrsokak, nga ku mezi e nxorri U?K -ja me pak shpirt...
(POLITIKA E SHQIPTARËVE)
Shqiptarët më në
fund e kuptuan, se: që të bësh pasuri të tundshme dhe të patundshme, patjetër
duhet të merresh me politikë “madhore”...
(BESIMTARËT E ZOTIT)
Politikanët tanë,
moti i harruan shkollat; filluan të hedhin gurthemele të xhamive...
(KOLLTUKET E QEVERISË)
“Patriotët” tanë, kur ulen nëpër kolltukët e
Qeverisë të “vëllazërim - bashkimit”, verbohen dhe nuk e shohin popullin...
(GRABITJA E KURVËS)
Demokracia na doli
kurvë. Prandaj, komunistët e vjetër e morën për grua...
(PATRIOTI)
Burri që nuk e do
çajin e rusit, Nënën Parti dhe rrospitë meshkuj, nuk është patriot...
(MINI - MODA)
Luli nga Shkupi
pyet:
-Më shkatrroi mini
- moda. Mini - prodhimi, mini - ushqimi, mini - rroga... ?’të bëj?
Përgjigje: Edhe ti
Luli hyr në shpirtin e mini - modës. Ngatrrohu pas mini - fundi të ndonjë
skretareje besnike partiake...
(BESNIKËRIA)
Qeveria e
“vëllazërim-bashkimit” është një nuse xhadi me pashterkë të kuqe, që të
gjithëve ua bënë me sy. Dhe, nuk ta bënë vetëm ty. Shkaku, se: i trembet
besnikërisë tënde si burrë në Qytetin e qyqeve. Hidhet, dhe përdridhet nëpër
“Bit-Pazar” me trumbetat e Dexhalli. Herë pas here, edhe të vë pusi nën Rrap.
E, në mbrëmje i
futet në shtrat vetëm një burri...
(NDIHMË PËR MAQEDONINË E VERIUT)
Politikanë, na
ndihmoni ta shpëtojmë Maqedoninë e Veriut! O sot, o kurrë! Braktisni
Parlamentin, postet partiake - politike, pasurinë, dhe merruni me tregti!
Prodhime bujqësore dhe blegtorale me afete të skaduara përdorimi!...