Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Buketi i gonxhes në kopësht përfundon në kontenier
E marte, 12.07.2022, 07:22 PM
BUKETI I GONXHES NË KOPËSHT
PËRFUNDOI NË KONTENIER
NGA
KALOSH ?ELIKU
Një ditë për
vizitë te Gjyshi erdhi Gonxhja me të
vëllain Fisin. Dhe, Babain. Edhe, e shtruan drekën mbretërore në Kopësht.
Gongja dhe fisi me lëngje “haram”. Edhe, Babai. Gjyshi me “haram”.
Gongja, pas një
kohe u ngritë nga karrikja dhe filloi ta stolisë tavolinën me degë kopështi
gjelbërimi. I ndihmoi edhe gjyshi duke këputur degë sipas kërkeaës të Gonxhes;
Edhe, një!... Edhe, një!... Edhe, një!...
Tavolina
xhelbëroi. Mysafirët vazhduan me drekën mbfretërore: Gonxhja dhe fisi me
akullore. Babai dhe gjyshi me birrë “Rpai i vjetë”.
Ditën e nesërme,
kur në Kopësht erdhi një mysafir, Babai
e kishte hequr krigllën e birrës me degë gjelbërimi. Dhe, në vend tësaj kishte
shtruar pije “hallall”; ujë gline, koka
kola, Fanta, kikirika dhe birrë Rrapi i vjetër”.
Në fund, kur
mysafirët ikën, gjyshi vërejti se mungonte buketi i stolisut beshkë me Gonxhen
me degë gjelbërimi. U tha, djemëve: ku e late biketin? Asnjëri nga djemtë nuk
diti t’i përgjgjet. Shkak, që Gjyshi doli ta kërkoj te kontenirët e bërllokut.
Zmaqedonaset e
fesë ortodokse kur e pane mbi kontenjerët e bërlloku, filluan të kryqzohet. Ato
musmimene, me “tybe istifa”…
Gjyshi, pasi nuk e
gjeti buketin e Gonxhes në kontenier, u kthye ta kërkojë në kopësht. Dhe, e
gjeti pas karrikes tij me gjithë degë…
ENESËRMJA
NGA KALOSH ?ELIKU
Në disa shkrime të
publikuara në mjetet e informacionit kam thënë: Dielli si një saç i skuqur,
derisa unë kisha bërë një sy gjumë pas dere, ishte ngritur lart mbi male. Ku ta
dish, ndoshta edhe sa herë e kishte zgjatur dorën të më zgjojë nga gjumi. Po
ç’e do, kur unë shihja ëndërr. I kisha hipur gjokut dhe fluturoja mes reve
nëpër qiell. E shaloja kalin, po ende nuk e kisha fluk gurin pas shtatë maleve.
E ç’është më me rëndësi, e dija se nuk jam Gjergj Elez Ali, që në trup t’i
marrë nëntë plagë, e të dhjetën ta kërkoj nëpër Qytetin e qyqeve. Edhe pse, gji
më jepnin për luftë Tri Zana. Ja, mu pse isha shtrirë pas dere, nuk kisha
mundur të zgjohem nga gjumi.
Imzot! E zvarrisin
veten natë e ditë dhe gërhasin në gjumë për Liri mes kontejnerve të bërllokut,
mes atyre plehërave nëpër thasë të arnuar vite me radhë te “Pazari i Grave”.
Edhe, atë: me shtatë palë qe e tërheqin qerren rrugëve me gropa dhe plot baltë.
Fatkeqësia: qetë shtyhen njëri me tjetrin, nuk e tërheqin qerren para mes
rrugës, po anash. Rrezik, që qerres t’i thyhen rrotat dhe të na lënë në mes të
maleve. Rrugëdalje: Im Atë, kau që nuk e tërhiqte pllugun në arë, qerren para,
po shtyheshte me shokun e tërhiqte anash, e nxirrte ta shesë ditën e shtunë në
Pazar. Koha është pra, edhe ne këta politikanë të arrtisur, që tridhjetë vjet me
radhë më shumë janë marrë me njëri -
tjetrin për poste politike në Qeveri, dhe jo me zgjidhjen e ?ështjes shqiptare t’i nxjerrim ditën
e dielë në Pazar. Mjaftë më e përçanë popullin shqiptar, e ngritën zërin për
Liri, hipën në foltore, nëpër karrige të na rrëfejnë grushta në demokraci. Herë
pas here në gazetë dhe portale elektronike na shkruajnë edhe “letra dashurie”,
se: si e kanë kaluar natën me rrospitë meshkuj qafë për qafe matanë Vardarit.
Na shesin mend nëpër emisione debative televizive: “Një temë një bisedë”.
“Vëllazërim – bashkimin” e ri që do ta ndërtojnë në Qytetin e qyqeve. Himnet e
para partiake që do t’i shkruaj poeti Honxhobonxho. Kolumnat “profetike”
Patrioti i Vonuar, “miku” i Abazit malit dhe armiku i Ali Ahmetit fushës.
Librin për të cilin do të çohet aq pluhur nga Kritiku Teknefes partiak, që nuk
ka haber nga letërsia. Bibani Qafërjepur se, si fryhet para kamerave televizive
me një torbë taxhi në krah dhe “flijimet e tij artistike” se, si e ka shpëtuar
Atdheun nga Përmbytja e Madhe.
Dhe, kur i sheh
kaq të flaktë për Shqipëri Etnike, të vjen të pëlcasish jo nga barku, po nga
kurrizi. Komunistët e djeshëm të Partisë Komuniste, “demokratë” të sotshëm me
fjalime të zjarrta e shkrime “bombastike” nëpër istikame kulturore e politike. Njëri
me kravatë të kuqe mbi shkrimin patriotik, i ndezur zjarr e flakë. Tjetri: me
shqiponjën e pergjysmuar dykrenare kuqezi mes flamurit me një gotë ujë përpara
mbi tavolinë. “Disidenti” i Doktorziut në mjetet e informacionit po si Mic
Sokoli duke e rrokur topin për fyti: “Shqiptarët do t’i zhgarravisin
fletëvotimet, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Pres që të ketë incidente të
përgjakshme, Analisti i kërkon falje popullit shqiptar, A duhet të bashkohet
Kosova dhe Shqipëria (edhe Maqedonia e Veriut, Mali Zi v. j.)”… Edhe, shesin
mend: “ideologji deledash e partive shqiptare, presione shantazhe dhe kërcnime
të partive politike”. Trusakatët që deri dje u bënin “temena” liderve partiak:
Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit. Edhe ua fërkonin natë e ditë herdhet me dorë. E
sot, kur këta i përzunë nga Partia si material shpenzues vetëm për një përdorim
dhe i flukën në hedhurinat e kontejnerëve të bërllokut, gurë e dru hedhin mbi
këta burra mejdani. Fotografohen me shqiponjën e zezë dykrenare, qafë për qafe
me Skënderbeun e dalin në syrret me kësula të bardha. E ti kur i sheh kaq të
mjerë, kaq të varfër në tru, aty për aty të hidhet t’i duash këta liderë
partiak. E merr guximin të thuash në këtë shkrim: po mirë ua bëjnë Ali Ahmeti
dhe Menduh Thaçi. E sidomos ky i fundit, Menduh Thaçi është i pamëshirshëm për
sojin e këtyre “patriotëve” kuqezi, që janë shërbetorë të dëgjueshëm dhe i
ndrrojnë partitë politike si kurva brenda një nate burrat. Vetëm edhe Menduh
Thaçi nuk rri duarkryq, i “dogj” gjatë këtyre viteve patriotët e rrejshëm me
kësula të bardha. Meritë e vetme kjo e këtij lideri politik shqiptar, që i
zhveshi burrat e grave para syve të popullit lakuriq e pisa ashtu siç i ka
lindur Nëna Parti pas dere një natë dimri. Trusakatët e këtij soji të zmëruar
me liderët e tyre partiak, të nesërmen turr me shkrime e sharje të themelojnë
parti të reja politike. Dumdumët, që pantollonat mezi i mbajnë me duar mos u
bien rrugës.
Përmëkeq,
shqiptarët edhe sot e kësaj dite janë të përçarë nëpër parti politike. Një
Parti Neokomuniste gjatë tridhjetë vjetëve i polli me dhjetra parti të tjera
kopilesha “demokratike”. Fatkeqësisht, të njëtit individë tridhjetë vjet me
radhë bëjnë akrobacione politike duke shëtitur parti më parti si kurva burrë më
burrë. Dorën në zemër, kurvës edhe i ka hije. Po, jo edhe këtyre rrospive
meshkuj me pashterka të kuqe, që gjatë natës na i flukin kopilat pas dere. Ose,
nga pangopësia përditë themelojnë parti të reja politike duke vazhduar ta
përçajnë këtë popull edhe nëpër katunde. Fatkeqësia më e madhe: gjithë këtë e
bëjnë në emër të popullit dhe për popullin shqiptar. Populli i shkretë, sot e
ka humbur rrugën në oborr. Nuk di pas kujt të eci, cilit t’i besojë ose t’ia
japë votën. Kohë shterpë kjo, kur Gomari Babatasit Fishtës i pri para këtij
populli nëpër fushëbeteja për Liri. Rrugëdalja: pajtohet me fatin, ende t’i
prinë këta hajdutë politikë duke e vjedhur me duar e këmbë popullin dhe
pasuruar veten, një rreth të ngushtë familjar, miqsor e klanor, grupe interesi
partiak nëpër kabinete qeveritare.
Qesha. Dhe, them
me vete: po, në fillim të viteve ’90 -ta, në prag të ndryshimeve demokratike,
këta “burra mejdani” ishin bashkë si një trup e kokë në themelimin e PPD -së,
në Tetovë. Përjashtim këtu bënte vetëm Ali Ahmeti me shokë. Në atë kohë erdhën
gra e burra nga të katër anët e botës nga toka e qielli me aeroplanë special në
votime. Kurrë populli shqiptar nuk ka qenë më i bashkuar se atë ditë në atë
kohë historike. Edhe Sheshin e Shkupit “Maqedonia” e mbushën me kësula të
bardha e flamuj kombëtar kuqezi. Vetëm, tjetër është ajo se, ky bashkim
kombëtar nuk zgjati shumë kohë. Plasi sherri për interesa të ngushta personale,
ose hyri Dreqi në mes të “patriotëve” kuqezi. Nëna Parti çdo katër vjet, gjatë
zgjedhjeve të reja pillte kopilesha pas porte. E përçanë popullin shqiptar, mos
Zot më keq! Tridhjetë vjet me radhë të njëtit “patriotë” kuqezi i ngatrrohen
popullit shqiptar nëpër këmbë. I hipin për çdo katër vjet mbi shpinë si gomarit
të Nastradinit nëpër beteja: herë i hip Nastradini e herë Nastradinica. E kanë
rrëzuar me të katër këmbët në batak. E ky popull edhe sot e kësaj dite, nuk e
hedhë samarin, barrën nga shpina. Bythekrye t’i hudhë trusakatët në baltë.
E për sa u përket
liderve të rinj partiak që gjatë këtyre ndryshimeve demokratike mezi i pollën
me shterëzime partitë politike shqiptare: PPD, PDSH dhe BDI, nuk dua të flas
mes këtyre rreshtave, kanë qenë vite me radhë shërbetorë të tyre “besnik” për
një torbë tagji nëpër institucionet e shtetit. Edhe pse më shtini ta them
haptas: ata “patriotë” kuqezi të cilët i ka djeg Menduh Thaçi, kurrën e kurrës
nuk mund të bëhen liderë të sukseshëm politik shqiptar. Realiteti: me këtë dua
të them, edhe këtu në këtë shkrim: Menduh Thaçit duhet t’i takojnë meritat si
politikan shqiptar në pastrimin e haleve të partive politike shqiptare, e jo në
avansimin dhe zgjidhjen e ?ështjes
shqiptare. Nuk do t’i përmendi emrat në këtë shkrim, i di populli shqiptar.
Fatkeqësisht, ndonjëri nga pakujdesia ka shkuar edhe si qeni në rrush.
Tridhjetë vjet na
kanë hipur e zbritur nga shpina si gomarit të Nastradin Hoxhës. Herë Nstradini
e herë Nastradinica. Tridhjetë vjet na i
kanë shitur lirë të gjitha të drejtat kombëtare. Tridhjetë vjet na i
mohojnë të gjitha librat. Tridhjetë vjet na i helmojnë fëmijët nëpër shkolla me
tekste shkollore e planprograme sakate. Tridhjetë vjet me radhë na e shtinë në
dhomën e librave Zonjën Vdekje. Tridhjetë vjet… O Imzot, Tridhjetë vjet na kanë
ndjekur maleve, vetëm e vetëm t’ju bindemi urdhërave të tyre, të udhëtonim
nëpër gjiriz mes hithërave. Kujt i hynte në kokë ose së paku të na dëgjonin se,
ne i kishim frikë krimbat të na ecin nëpër trup. Atyre me rëndësi ishte t’u
ndizet qiriri me flakë mbi oxhak. Tymi t’ju shkojë drejtë qiellit mbi çati. E
për ne, kush e çante kokën se një ditë do të na e burgosnin edhe Lirinë brenda
katër mureve. Fajin e patën vetë, do të thoshin nëpër emisione debative, ne u
dolëm borxhit. Dhe, vërtet duhet pranuar nëse ka Zot se na “dolën” borxhit…
Dritat u shuan në
tribinë. Në sallë shpërtheu një duartrokitje frenetike. Nëpër errësirë dëgjova
edhe një zë femre. O Imzot, ama ia kishte marrë një kënge partizane! E
përdridhte zërin, më thirrte me emër nëpër errësirë… Grupi i burrave me
çifteli: Ne gjatë këtyre tridhjetë vjetëve kemi gabuar në politikë, por nëse
tani na e jepni votën - shpërblimin e popullit, kurrë më nuk do ta gabojmë
rrugën politike. Tjetri duke mbajtur ison: Kryeminstrin, nëse fiton Partia jonë
demokratike në këto zgjedhje parlamentare do ta kemi shqiptar! I treti me një
parullë partizane të Partisë Komuniste: Liri ose vdekje…
Punemadhe. Them
unë në këtë shkrim artistik - demokratik. Shqiptar e kemi pasur një kohë në
komunizëm edhe kryetarin e Shtetit të Jugosllavisë. Edhe atë, shkrimtar.
Poashtu, në Kosovë e Maqedoni, gjatë sistemit komunist kemi pasur poste të
larta në nivele shtetërore. Edhe dy shtete shqiptare i kemi sot në demokraci:
Shqipërinë dhe Kosovën. I treti, Maqedonia e Veriut e pret radhën pas porte.
Që, nëpër dyluftime heroike për poste politike duam t’i ndajmë me litar
jug-veri, siç e ndante gjatë një fushate parazgjedhore Xhaxhi Kuqezi Kërçovën.
Edhe gjatë ndryshimeve “demokratike”, poste kemi pasur e kemi për burrat e
mejdanit, po nuk kemi pasur e kemi shtet shqiptar: Shqipëri Etnike. Ekonomi të
zhvilluar shqiptare. Barabarësi të plotë kombëtare me “vëllezërit” e Njerkës në
këtë shtet të “përbashkët demokratik”. Shkaku se: ende shqiptarëve nëpër damarë
u qarkullon gjaku komunist i vëllavrasjes. Vështirë e kanë në kohën e sotshme
të gdhihen qafë për qafe si demokratë, këta burra mejdani me brekët mbi
pantollona.
E thashë këtë
mendim dhe u ula këmbëkryq mbi një varr. Vetëm se tani kukullat filluan të
sillen në rreth, t’i rrahin duart herë pas here shuplakë. Kjo do të thoshte se
u pëlqente muzika e rokënrolit në këtë festival ballkanik. Ja, edhe pse e
këpusnin mjedisin, i rrotullonin sytë, përdridheshin para kamerave televizive.
I venin në përdorim të gjitha shkathtësitë, që para kukullave të ishin sa më
bindës, sa më të zjarrtë. Vetëm pak veta i besonin lojës së tyre, kishin frikë
mos thyejnë ndonjë këmbë… Kokën... Nuk i kuptonin përdridhjet e tyre, nuk e
dinin ku i shpienin këta flamurtarë, në Liri ose Robëri. Një kukulle edhe i ra
të fikët kur Vajza e Dr. Madhit një lojtari iu hodh në qafë. E mori për dore
pas mullarit me bar dhe e rrëzoi nën qiellin e hapur me yje e hënë mbi lisa.
Edhe, them: BDI
-në nuk mund ta rrëzojë nga pushteti ky kapacitet politik që e kanë shqiptarët
në Maqedoninë e Veriut. Shembull: Deklarata e Rufi Osmanit se, vjen në skenën
politike për ta rrëzuar nga pushteti Ali Ahmetin. RDK -ja në këto zgjedhje të
parakohshme do të fitojë 17 deputetë. Ose: paszgjedhjet e parakohëshme
parlamentere, ku Menduh Thaçi: sinqerisht e uron Ali Ahmetin për “fitoren”.
Njëkohësisht, duke i porositur kopilat e PDSH -së që humbën në këto zgjedhje,
t’i thonë lamtumirë politikës. Poashtu, edhe se do të jetë në të ardhmen një
opozitë e fuqishme. Partitë tjera politike shqiptare që e presin radhën për
pushtet me vite. Kërkesat e partive politike për zgjedhje të parakohëshme.
Porosi kjo për BDI -në, që nëse nuk bënë reforma brenda partiake, pastroj
radhët e veta nga bërlloku i mbledhur me vite para dere, as le të mos marrë
guximin t’i masi forcat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Enesërmja është në
duart e shqiptarëve…