Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Dy gjinjtë e poetëve jashtë mureve
E diele, 31.07.2022, 07:18 PM
DY GJINJTË E POETËVE
JASHTË MUREVE
NGA
KALOSH ?ELIKU
Jo! Nuk do ta vdes
këtë Rrospi të re Evropiane pa e hipur në Baba Tomorr si Nënë e tretë
shqiptare. Mjaftë më e shëtitëm Shtëpive publike të “vëllazërim-bashkimit”, e
hipën dhe e zbritën partitë politike “demokratike” shqiptare krah për krahu me
ato “maqedonase” shkallëve të “vëllazërim bashkimit” jugosllav. E rrëzuan pas mullarëve me barë me vite i
hurit e i kallirit në shtrat bythekrye. Edhe, pas mullareve me barë të
“Bit-Pazarit” Sot, erdhi koha ta rrëzojnë kryengritësit shqiptarë nëpër libra
në bibliotekë.
Edhe, ky i
arratisuri me Miken e tij kërkonte strehim në Shkup. Iu kujtua një hotel afër
stacionoit të trenit, ku me Hojdodolen i kishte kaluar dy netë rrjeshtë. E
kishte ngatrruar rrugën dhe me gjithë mike kishte hyrë në oborrin e policisë.
Rojtarët e pritën me nderime, duke menduar se është epror policor. Por, kur u
tha se kërkon hotel me Miken ta kaloj natën. Qeshën. Iu përgjigjën se ishte në
lokalet e policisë. Mund ta kalojë natën edhe në këtë “hotel”, po më mirë do të
ishte të gjejë ndonjë strehim tjetër në Kryeqytet. Mund të kërkoj ta kalojë
natën në hotele që i ka Shkupi me bollëk nëpë “ Bit- Pazar”.
E kuptoi, sa është
“sahati”, padashtas kishte kërkuar strehim në polici.?! Iku. Dhe, pasi e la
makinën në parking e kaloi natën në Hotel “Turist”. Dihet, si zakonisht nuk e
paraqiti Miken me të cilën e kaloi Natën e madhe. ?menduri artistike.
Koha erdhi, Sot
miket t’i strehojë pak te “Pazari i Grave”, mes dëllinjave. “Qytetin e
qyqeve” (1997). Pse jo, edhe te romani “Shtëpia publike” (2000).
Romanin e autorit të librit “Gratë e
mia besnike” (2001). Natën me borë të madhe ta kalojmë mes dëllinjave te
“Parku i grave”. Dhe, presin Agimin. Shtetin e tretë të shqiptarëve.
Durim. E ka thënë
Ibrahim Rugova. Nuk e kam thënë unë në libër. Pas Ditës vjen Nata. Dhe, pas
natës agimi. Lindë, Dielli me rreze. E, ku e keni ju Agimin mbi ?elvjollcë majë maleve?! Përtej maleve.
Apo, pas pushtetarëve në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit’?! Unë, nuk e di.
Ndoshta, ju shihni edhe pas maleve?!...
Edhe, pse Gruaja
besnike e murosur në “Urën e Gurit’ në Shkup me një gji jashtë për poetët, Sot:
i ka nxjerrë të Dy gjinjtë jashtë me tambël përmejdani për poetët Ditën e
Nesërme. Tambël, t’u japë për Ditën e Nesërme...
E, poetët kënqen
vetëm me një gji jashtë mureve të partive politike...