Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Shkrimtari i natës dhe ditës
E shtune, 30.07.2022, 07:21 PM
SHKRIMTARI I NATËS
DHE DITËS VITIT 2022
NGA
KALOSH ?ELIKU
(XHAJKO *)
Përditë rrugëve të
“Bit - Pazarit” Shkupit, e takoja një personazh të shkrimeve mia publicistike
dhe librave me gunën e zezë maksi deri në fund të këmbëve hedhur krahëve. Rruga
si rrugë kishte plot njerëz të këtij qyteti, ose që vinin nga qytete tjerë,
Kosova dhe Shqipëria.
“Xhajko”, ishte i
veçantë dhe dallohej nga njerëzit e tjerë që e shëtitnin përditë Shkupin
shqiptar. Edhe, për mua si shkrimtar një endacak tjetër i llojit vetë të
shkrimtarit. Përmëtepër, “Xhajko” edhe e kishte shëtitur botën. Dhe, më në fund
ishte kthyer në vendlindje.
Sytë e mi të
shkrimtarit kishin potencuar plot personazhe në Qytetin e qyqeve. Pasardhësin e
Zef Serembes, Hojdodolen, Eprorin ushtarak jugosllav me këngën e tij të
përditshme nëpër “Bita - Pazar” të Shkupit: “Ma
ka lanë nana amanet, po jo edhe “Xhajkon”.
Vite më vonë, unë
duke u takuar rrugëve të “Bit - Pazarit” me “Xhajkon”, edhe do të përshëndetemi
si miq. “Xhajko”, kur rastësisht më takonte në kefene, përmes kamarierit ma
përcillte edhe ndonjë pije “hallall”, jo çaj rusi. E pash se “Xhajko” ishte
Mbret i “Bit - Pazarit”. E njihte i gjithë Shkupi. Dhe, u bëmë edhe miq në
Qytetin e qyqeve.
“Xhajko”,
shpeshëherë kur më takonte në rrugë me çantën time të zezë nga lëkura përplot
me libra, më thoshte: Mjaftë më me atë çantë e lodhe veten, ecë t’i thirrë unë
dy-tri shkina ta bartin barrën, heqin nga shpina atë çantë të madhe me libra.
Erdhi
Koronavirusi. Pandemia. Masat qeveritare. Izolimi. Maskat. Dy metra larg edhe
me gruan besnike. Vaksina. Ndalesa edhe nëpër kafene. Moskalimi kufinjëve
politik pa vaksinë. U bëmë të huaj, të panjohur në Qytetin e qyqeve. Dy-tri
vite i dehur rrugëve dhe në burgun shtëpiak. Nuk e di as vetë se, si kam mbetur
ende gjallë?!
Në një takim rasti
me lexuesin e shkrimeve të mia publicistike (A. I.), ma bënë me dije se nuk
jeton më “Xhajko”. Aspak, nuk e kisha hetuar gjatë këtyre viteve me pandemi dhe
masa qeveritare mungesën e “Xhajkos”.
Vërtetë një humbje
e madhe për Qytetin e qyqeve…
1. Endacak në Qytetin e qyqeve.
(BUKETI I GONXHES VOGËL
ME DEGË GJELBËRIMI)
Degë kopështi
gjelbërimi nga Pylli vogël i Shtëpisë. I ndihmoi edhe gjyshi duke këputur degë
sipas kërkesës të Gonxhes: Edhe, një!... Edhe, një!... Edhe, një!...
Gonxha e mbuloi gjyshin
me degë gjelbërimi, në Kopësht. Dikur, me gjethe filloi t’ia mbulojë edhe
trupin. Kokën. Sytë. Këmbët… Tavolina xhelbëroi. Edhe, gjyshi. Mysafiri vazhdoi
me drekën mbretërore. Gonxhja dhe Fisi me akullore. Babai, mysafiri dhe gjyshi
me birrë “Rrapi hallall”, në vend të çajit rusit.
Ditën e nesërme,
kur në Kopësht erdhi një tjetër mysafir, Babi Taçi e kishte hequr shtamën e
birrës “hallall” me degë gjelbërimi. Dhe, në vend të saj kishte shtruar pije
“haram”: ujë gline, koka kola, Fanta,
kikirika dhe birrë “Rrapi”.
Në fund, kur
mysafiri iku, gjyshi vërejti se mungonte buketi i stolisur i Gonxhes me degë
gjelbërimi. U tha, djemëve: ku e latë buketin e Gonxhes me degë gjelbërimi?
Asnjëri nga djemtë nuk diti t’i përgjgjet. Shkak, që Gjyshi doli ta kërkoj te
kontenierët e bërllokut.
“Maqedonaset” e
fesë ortodokse, kur e panë mbi kontenierët e bërllokut, filluan të kryqzohen:
“shpëtoje, o Zot!” Ato “muslimane” me ferexhe të zeza, me “tybe istifa”…
Gjyshi, pasi nuk e
gjeti buketin e Gonxhes në kontenier, u kthye ta kërkojë në kopësht. Dhe, e
gjeti pas karrikes tij me gjithë degë gjelbërimi.
Dhe, me gjithë
shtamë e vëndosi mbi tavolinë…
(SHKRIMTARI I NATËS
DHE DITËS VITIT 2022)
Kalosh ?eliku pa vaksinë antikoronavirus, dhe
me Koronavirus shqiptar, masa Qeveritare: laj duart me sapun, mos dil në rrugë
pa maskë, dy metra rri larg edhe me Gruan besnike, miket, izolohu nga
familja... Edhe, miqtë e penës... Edhe, në tavernë mos hy pa vaksinë. Aqmëpak,
pa vaksinë mos dil edhe nga kufinjtë shqiptaro - shqiptar!
Poezi, shkruaj në
verandë! Ose, dil në kopësht, dhe këndo këngë dashurie gjithë natën! Mund të
dalësh edhe te “Parku i grave”, në Shkup me dy kanaqe birrë. Por, jo edhe nën
Rrap me mike, dhe dy shtama me verë dhe poezi erotike!
Sot, Kalosh ?eliku i atyre viteve me Koronavirus dhe
Pandemi, nuk e di as vetë: sesi, ka mbetur ende gjallë në jetë, mes këtyre
masave Qeveritare?! Burg shtëpiak, ku e gjeja veten në Liri mes rakisë rrushit,
dëllinjave të “Përronit të Thanës”, dhe masave Qeveritare. Shtamave me verë pa
Mike. Larg familjes, larg miqëve, Grave të mia besnike. Larg, Atdheut. I dehur
mes çmendurisë dhe mençurisë. Tri vite me radhë duke përplasur kokën në rrugë
tavernave, dhe për hekurave partiak. Trëndafilave, në Kopësht. Kuzhinë, mes mureve në shtëpi.
Përfitimi i masave
Qeveritare, dhe Pandemisë: Vëretë, i humba Gratë e mia besnike, u izolova nga
familja, miqtë, po i fitova librat e mi erotik: Zonjën Vdekje, do ta marr
për Grua (2018), Rrugaçja (poezi, 2019), Hënorja (roman,
2021) dhe Burri Grave (poezi, 2021).
Lufta, vazhdon me
Penë...