Mendime » Çeliku
Kalosh ?eliku: Policia Letrare
E merkure, 27.07.2022, 07:21 PM
POLICIA LETRARE
(Flora
Sela - Kastrati: POLICIA LETRARE, botoi Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar - Shkup,
2019)
NGA
KALOSH ?ELIKU
Flora Sela - Kastrati (1961 - 2018), lindi në Strugë më 6 gusht 1961. Shkollën
fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Studimet Filozofi - Sociologji në
Universitetin e Kosovës në Prishtinë, në Fakultetin Filozofik. Në Universitetin
e Zagrebit (Kroaci), me sukses e mbrojti temën e magjistraturës “Pikëpamjet
e Korshit mbi historinë” dhe fitoi titullin Magjistër i shkencave shoqërore
- humanitare nga filozofia bashkëkohore. Gjatë vitit akademik 2000 - 2001, ka
kryer specializim në Institutin Ndërkombëtar për administratë publike në Paris
(Francë) në lëminë e administratës publike dhe diplomacisë. Në vitin 2007 e
mbrojti tezën e doktoraturës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” (Shkup),
në Institutin për kërkime Sociologjike Politike e Juridike, në temën: Zhvillimi
i demokracisë lokale dhe bashkëpunimit ndërkufitar sipas standardeve të Këshillit
të Evropës. Flora Sela - Kastrati e zotëron rrjedhshëm gjuhën angleze dhe
gjuhën frënge, ndërsa në periudhën prej vitit 1982 - 1992 ka punuar si
asistente, e më vonë si ligjëruese në Fakultetin Filozofik, Universiteti i
Prishtinës. Nga viti 1994 - 1997, Flora Sela - Kastrati ka punuar si
mësimdhënëse e filozofisë në Universitetin e Tetovës, Fakulteti Pedagogjik. Në
vitin 1999 - 2005 ka punuar në Ministrinë e Pushtetit Lokal në Shkup, në
pozitën e Shefit të kabinetit dhe ka ushtruar detyrën e udhëheqësit të Sektorit
për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ka qenë përfaqësuese e Qeverisë së Republikës
së Maqedonisë Veriut në Komitetin e përhershëm për demokraci lokale dhe
rajonale si dhe përfaqësuese në Paktin për Stabilitet në kuadër të tryezës së
parë të rrumbullakët: Demokracia dhe të drejtat e njeriut.
Flora Sela -
Kastrati ka publikuar artikuj të ndryshëm shkencorë nga fusha e filozofisë,
Sociologjisë, Etnokulturës, për të mos përmendur numrin e panumurt të botimeve
mbi Barazinë Gjinore, si dhe një numër të punimeve të ndryshme që prekin
tema aktuale si dhe ka marrë pjesë në seminare dhe konferenca të ndryshme
ndërkombëtare duke patur paraqitje rreth temave që lidhen me demokracinë dhe
reformat e pushtetit lokal. Përveç botimeve shkencore, ka botuar edhe libra me
poezi në gjuhën shqipe dhe frënge: Entre l`amitie et l`amour e publikuar
edhe në gjuhen shqipe (2003), Heu po
më çmend ky infuzion (poezi, 2007), Vazhdoj ta kërkoj të nesërmen
( poezi, 2009 ), Borë në mars (studim letrar, 2011), Burrë e kam Liqenin (poezi,
2011) dhe Policia letrare (studim letrar, 2019).
Ka punuar si mësimdhënëse e lëndëve Filozofike dhe Socilogjike në Universitetin
Shtetëror të Tetovës, Fakultetin Filozofik dhe në Universitetin Ndërkombëtar të
Strugës.
Në kohën e
komunizmit, në periudhën më famëkeqe për shqiptarët e Jugosllavis?, kishim komunist?... Ballist?...
Spiunë… Patriotë…
Oportunistë…“Shqiptarë të ndershëm”… Nacionalist?... Irredenist?... Separatist?... Dhe,
“armiqë të
rrezikshëm” brez pas brezi të shtetit.
Tashti në
“demokraci”, kemi vetëm “patriotë kuqezi”. Edhe atë: “pëllumba postier”, që në
mes të ditës na i flukin kopilat pas dere. Fatkeqësia më e madhe: na i hudhin
“vëllezërit” e Njerkës, e jo vetë si shqiptarë. E mua, sot më ka marrë malli
për spiunë… “Shqiptarë të ndershëm”… Rrufjanë… Jo, se tashti nuk i kemi
prezentë në këtë shoqëri “demokratike” neokomuniste… Shtet policor... Parti
politike… Institucione të shtetit “përbashkët”… Universitete shtet?ror e privat... Shkolla... Drejtori të manifestimeve kulturore… Mjete të
informacionit… Gazeta të varura e të “pavarura”... Internet... Libra... I kemi,
si nuk i kemi. Edhe atë, me shumicë e pakicë, si patate t? kalbura n?për tezga në “Bit - Pazar”… E thotë me plot gojën mes
faqeve të këtij libri Flora Sela - Kastrati. Përçudi, mes këtyre faqeve,
papritmas edhe dëshprohet si autore. Thotë: Po, tashti të gjithë e kanë vënë
maskën e patriotit. Kësulën e bardhë në kokë. Flamurin kuqezi në dorë para
fushatave parazgjedhore për pushtet argati.
Shkurt, gjatë
ndryshimeve demokratike brenda natës u shndërruan në kamelonë. E kanë ndërruar
ngjyrën, po jo edhe veprimet politike - “patriotike”… Hujin e vjetër legjendar
brez pas brezi si spiunë të Policisë Letrare…
Përditë i sheh
nëpër mitingjet e partive politike… Zbulimin e përmendoreve të dëshmorëve të
Luftës së fundit (2001)… P?rpara k?mb?ve t? Hoxh?s me tespi kuqezi n? xhami...
Debate televizive… Emisione dokumentar të dramatizuar në MTV, që për nga
“patriotizmi” e kalojnë edhe Skënderbeun, Ismail Qemalin, Bajram Currin, Is? Boletinin, Fan Nolin, Hasan Prishtinën, Kalosh Zajazin, Sulltan? Qaf?n, Azem e Shotë Galicën, Adem Jasharin...
Fatkeqësisht,
shkruan në këtë libër autorja krekosen, luajnë role të të përndjekurve politik,
aq shumë të “përvuajtur” në kohën e komunizmit, si: politikan?, “analistë” politik, poet?, gazetarë, redaktorë e profesorë
universiteti… Lotët u shkojnë rrëke p?r faqe, sa që edhe ne që i kemi njohur në atë kohë të “artë”
komuniste, i njohim edhe sot, na dhimbsen si “viktima” të komunizmit…
Ndonjërin, e shohim t? dal? n? fush?n e mejdanit edhe me ndonjë libër kuqezi me vjersha patetike,
ku u këndon prijësve të UÇK -ës… Komandantëve të luftës, t? gjall? e t? vdekur duke i radhitur njëri pas tjetrit me vargjet
“antologjike” në libër: “Të gjithë këta burra do të hyjnë në histori/ e
dhanë jetën për liri...”
Përmëkeq, vazhdon
autorja: E ngrejnë lart? n? qiell zërin për liri… Flamurin kuqezi… Gjuhë shqipe… Kosovë… Shqypni Etnike… E
vrasin dhe e presin shkaun… Shkinat... Mezi i zbresim nga bina… Foltoret...
Emisionet televizive… Faqet e gazetave… Portalet elektronike... Gjakun e
derdhin lum?... E heqin veten
si te ajo k?nga popullore: Kaçanikut i raft? pika/ nuk e di çka asht frika/ nant? sahat u ther me thika/... Jetën e “japin” për liri e Shqipëri
Etnike.
Dhe, të nesërmen
nga ky zjarr i ndezur tymeflakë nga “patriotët” e këtij soji shkruan autorja:
Intelektuali i Rrejshëm i Tun Batunit n?p?r oda, koncerte e manifestime kulturore të politizuara deri në palcë, n? sall? e bënë “kalemin” copë-copë… Zjarr
nxjerrë nga goja… E ka nxjerrë shpatën e Sk?nderbeut nga brezi… Topin e Mic
Sokolit për liri… Dy
koburet e Is? Boletinit...
Mauzerrin e Kalosh Zajazit… Martinën e Shotë Galicës… Gërshërët e dhenëve të Sulltanë
Qafës… Mitralozin me dy këmbë të Adem Jasharit… E b?n në sallë Shqypni Etnike.
Krijuesi shqiptar
vazhdon Flora Sela - Kastrati, edhe pse jeton n? kushtet m? t? v?shtira dhe t?
ashp?rsuara deri n? pik?n kritike, p?rs?ri nuk mund t? rri anash pa u rrokur
fytas me trusakat?t, pseudoshkenctar?t dhe intelektual?t e rrejsh?m. Ose, me
Policinë Letrare q? i kan? hipur Rosinantit dhe trillojn?
akuza nga ato m? t? r?ndat se, gjoja i kemi t? gjitha institucionet, nga çerdhet e f?mij?ve e deri te universitetet edhe nëpër katunde: gazetat e “pavarura”
të p?rdtishme,
sht?pit? botuese, Teatrin Shqiptar, Radiotelevizionin Shqiptar, Institutin
“Pjet?r Bogdani”, Muzet? e “Liris?”, Muzeun e Alfabetit...
Edhe mes faqeve të
këtij libri e pyet veten: Vall?, a mund t’i mbyll? syt? krijuesi disident shqiptar para
gjith? k?saj propagande dhe dhune t? mediokritetit, q? e sakatojnë pa m?shir? arsimin dhe kultur?n shiptare?
Jo. Ama, si t’u ndalet turri k?tyre Don Kishot?ve shqiptar e Sanço Pançove, q? e vazhdojn? sulmin po me t? nj?jtat
metoda komuniste, duke i thelluar masat antishqiptare të krijuesëve të “rrezikshëm”, kur
shqiptar?t afirmohen n?n
parull?n demagogjike t? barazis? s? plot? komb?tare “v?llaz?rim - bashkimit”,
ndonse k?t? parull? mashtruese tanimë e ka kuptuar i gjith? populli shqiptar?! Përgjigjet, dikur me ironi mes atyre
faqeve të librit: Me: pun? - pun? nat? e dit?, q? t? shohim pak?z drit?, siç ka thënë dikur Naimi. E, a ka
punuar krijuesi shqiptar nat? e dit?? Me siguri po. At?her?, pse Maqedonia e Veriut
sovrane ?sht? Trek?ndshi i Bermudeve, nuk e afron krijuesin shqiptar, nuk e
merr pran? vetes n? gji si nëna të birin? E di vet?m nj? gj?, fillon të zmerohet autorja, se: fushata e
organizuar mir? nga aparati
burokratik (Policia Letrare), gjeti edhe m? fuqish?m shprehje mu n? demokracin?
e temrrshme Neokomuniste. Krijuesit shqiptar nuk i ofrohet p?rs?ri vendi i
merituar i pun?s, nuk e th?rrasin n?p?r tryezat e rrumbullakta për debate, nuk e ftojn? n?p?r simpoziume shkencore,
manifestime kulturore, n? p?rurimin e librave... Me sopat?n e madhe: fshehtas
shtypin rebelimin e ideve t? tyre dhe i d?nojnë t? punojn?, t? marrin frym? jasht?
institucioneve shtet?rore. Ndonjërin si t? pad?gjuesh?m e degdis dhe e d?non edhe m? tej t? punoj
si shkrimtar me profesion t? lir?, i cili tashm? nuk do t’i shp?toj? as edhe
cenzur?s partiake, ndjekjes frontale nga gjysmak?t dhe gjysmanalfabet?t
(shkrimtar?t e vet?quajtur) të punësuar si intelektual? të rrejsh?m nëpër universitete dhe komunist?t e arratisur n?p?r parti politike,
unione dhe shoqata neokomuniste. Vet?m, fatkeq?sisht partia nuk t? b?n?
shkrimtar, e thotë autorja në kulm të zemërimit. Trusakati melez k?t? e kuptoi shum? von?, kur e p?rzun?
nga radh?t e veta me nj? shqelm byth?ve t? gjitha partit? politike shqiptare
dhe, kur e kuptoi se nuk ia ka dh?n? Zoti dhuntin? e shkrimtarit, tymeflak?
nxorri ngado. T?rbimi, kalemxhiut melez ia ka krimbur trut?, qorruar t? dy syt?
n? ball?. Fajin e k?rkon n? komuniz?m, demokraci si argat partiak brez pas
brezi, e harron se ?sht? pa talent, i zhveshur lakuriq nga vlerat e arrira
artistike. I papjekur ende jeshil, si kungull Stambolli mes avlive t?
P?rtejzallit. Kalemxhi me brek? t? arnuara arn? mbi arn? n?p?r parti politike.
Mosmir?njoh?s ndaj partis? politike, q? s? paku p?r “vlerat artistike” q? i ka,
i dha nj? torb? taxhi, e pun?soi si “pëllumb postier” province t? mos vdes edhe p?r buk?n e goj?s.
Tekefundit, asaj edhe duhet th?n? felemnderit për punësimin e këtij partizani
partiak, unikat në Historinë e Letërsisë Shqiptare. Te ne në Katund thonë: ha
bukën dhe përmbys kupën.
Durim “burra të
kalemit”, dikur u thotë autorja nga mesi i librit: mos qani pse nuk mund t? b?heni shkrimtarë të mëdhenj brenda një nate! Edhe
shum? t? tjer? si ju
nuk ia kan? arritur q?llimit, po si ju nuk vajtuan, nuk derdh?n lot?, nuk u
t?rbuan duke shpifur e hedhur gur? e dru mbi shkrimtar?t e talentuar q?
posedojn? dhunti hyjnore. Ose, p?r sojin e kalemxhiut melez, jan? profet?. E di
edhe se ju nuk keni faj, fajin e ka partia q? u dalldisi me taxhi se, ju mund
t? b?heni nj? dit? edhe shkrimtarë. Po, edhe ajo nuk ka gjithaq faj. Shkaku, se: nuk e
ka ditur se nga e keni genin ju si fis i Askushit. Nuk ka kjo r?nd?si, po ka r?nd?si se artin nuk e
keni n? shpirt, n? gjak. Nuk u japin gji juve Tri Zana t? maleve nën Rrap. Fuqi p?r luft? si Mujit e Halilit për të hipur në Baba Tomor. Prandaj,
mos e pritni m? Muz?n q? u takon
bejler?ve e aristokrat?ve kryengritës, kthehuni te puna e “pëllumbit postier” (Policisë
Letrare) n? Katund, ose
argatit q? e keni trash?gim nga babai brez pas brezi!
V?shtir? sipas Flora Sela - Kastratit,
nuk e ka tipi i krijuesit shurdhmemec, i cili do t? p?lqej? rehatin?, kolltukun
dhe vendin e merituar t? pun?s n? Qeveri, Ministri, ose n? redaksi t? gazetave
të “pavarura”
dhe radiotelevizioneve partiake, duke u k?nduar himne e duke u duartrokitur neokomunist?ve t?
arratisur mbi shpinën e “Kalit të Shemës” pas porte, strehuar n?p?r parti politike, unione e shoqata
“humanitare”.
Tipi tjet?r i krijuesit servil me shok?, kur ta
lyp? nevoja (sa her? q? t’i thot? partia), do t’ia nd?rsej? k?lysh?t e t?rbuar
me zgjebe tin?z pas shpine shkrimtarit rrebel, dhe her? pas here do t? shkruaj
ilahi p?r “Ramaznin” n? faqe t? par? n?p?r gazeta fetare, do t? b?j? intervista
me veteran? fetar? p?r hapjen e medreseve dhe nd?rtimin e xhamive me dy e kat?r
minare n?p?r Maqedoninë e Veriut, sa her? q? ta doj? policia fetare, tash “me
Zotin p?rpara” n?n moton e “demokracis?: tolerancë fetare”... Edhe at?, n? k?t? koh? kur f?mij?t tan? nuk
kan? godina shkollore, libra gjat? k?tij viti shkollor q? ?sht? n? ikje, dhe
atij t? Riut q? vjen me thes t? arnuar i zbraz?t n? krah pa dhurata arsimore.
E, t? mjer?t, pyet autorja?! Fatkeq?sisht,
ende vazhdojn? t? jen? n?n fronin e sh?rbimit direkt t? shefave t?
Vet?sh?rbimit t? mallit “kulturor dramaturgjik” n? “Bit - Pazar”, t? cil?t, m?
shum? se aparati i specializuar p?r ndjekjen e ideve, me ndihm?n e partive
politike shqiptare i mbajn? ende frer?t e cenzur?s s? fsheht? t? vlerave
ideoartistike.
E gjith? kjo, vazhdon autorja, tregon se,
krijuesi shqiptar i Maqedonisë Veriut ?sht? ende i ndjekur, i reduktuar n? minimum, duke ia
mbyllur t? gjitha dyert e “Qendr?s tregtare”. Vet?m jo, edhe k?lyshmelezi me
shok?. Nuk duhet harruar k?tu pa i p?rmendur edhe mashat e tyre - k?lysh?t me
zgjebe, q? brenda nj? dite i luajn? disa role: edhe t? politikanit, “analistit”
politik, edhe t? patriotit, edhe t? shkrimtarit... E pas tyre edhe kritikun e
“M?m?dheut të tabanit
kombëtar” DoktorZiun, q? nat? e dit? i mban? gjall? n?p?r mjetet e informacionit si shkrimtar? me
perspektiv?, q? k?ta m? n? fund ta propozojn? n?p?r komisione t? Qeveris?,
Parti Politike, universitete edhe si an?tar? komisioni n? ndarjen e çmimeve tradicionale n? nivel republikan. Dihet, pasi këta këlyshë me zgjebe ta ken? arnuar me shum? mundime ndonj? lib?r
teknefes, i kan? shkruar nj?ri - tjetrit “letra dashurie” në mjetet e “pavarura” të
informacionit.
Nat? e dit? çirren sa munden n?p?r gazeta, internet e dritare të radiotelevizioneve të “pavarura” k?ta “burra” t? pushk?s e pen?s p?r
demokraci, arsim, art e kultur?. Nuk njohin kufij, as mure n? Bashkimin
Evropian. E harrojn? se p?rs?ri si dje, edhe sot rrin? me armë në dorë n? pusi pas porte, tinëz t’ia nd?rsejn? pas shpine k?lyshmelezin
krijuesit rrebel shqiptar.
Ajme, k?ta “gjeni” liberator?, do t? b?rtiste,
po t? ishte gjall? Fan Noli. E un? do t? vazhdoj po me vargjet e Nolit t? madh:
“Ku e lam e ku na mbeti, Vaj Vatani e mjer mileti”?! Edhe k?t?
Vit t? Ri: në duart e
komunsit?ve t? arratisur,
intelektualve t? rrejsh?m, eksponent?ve t? “v?llaz?rim - bashkimit”, shefave t?
Sht?pis? publike, k?lysh?ve me zgjebe, kalor?sve t? arratisur nëpr parti politke e institucione
shtetërore... Q?, n?p?r betejat e
“p?rgjakshme” p?r liri edhe nes?r si dje, t? brohorisin n?p?r foltore: “ja
vdekje - ja liri”, t? cil?t turren t? ulen n? rendin e par?, para k?mb?ve
t? hoxh?s me tespihe kuqezi t’i luten “Allahut” për mëkate...
Flora Sela -
Kastrati e di edhe këtë “trim mbi trima”, që ndoshta nuk e njihni ju si lexues
besnik në barkun e “Kalit të Trojës” nëpër “Bit - Pazar”. E thotë me plot gojën
se, atë ditë kur Disidenti ia ngriti “Kalit të Trojës” bishtin në librin: “Kali
i Trojës” nëpër “Bit-Pazar” (1994), edhe Hoxha i “Allahut” hyri
heroikisht me shokë në bark të kalit. “Kalin e Trojës”, atë ditë na e lanë
“vëllezërit” e Njerkës pas porte, në “Bit - Pazar”. DoktorZiu tinëz doli
pasmesnate, e tërhoqi për freri dhe na e futi kalin e drurit me gjithë
“patriotë” kuqezi brenda në Qytet.
Është mirë që në
libër i njohët si “patriotë” melezë, e ngre zërin në këtë libër autorja. Dhe,
fitore e madhe që nuk i takuat nëpër
“Bit - Pazar” duke i përdredhur vithet. I shihni për çdo ditë në syrret në
gazetën e tyre të “pavrur” partiake. Edhe në kolumnat e tyre patetike teknefese
krah për krahu me Tellallen e Nënës Parti. Edhe njëherë përsëritem: mirë që u
njohët në këtë libër me këta “patriotë” melez, që luftojnë për Shqipëri Etnike.
Vërtetë, duhet të jeni të lumtur dhe t’i falemnderoheni Zotit.
Dhe, çka u duhet
ta njihni DoktorZiun?! E pyet lexuesin mes këtyre faqeve të këtij libri. Edhe
pyet, edhe vetë përgjigjet: I dëmshëm për familje. I dëmshëm për shoqërinë. I
dëmshëm për letërsinë. I dëmshëm për Shqipëri Etnike... I dëmshëm për Bashkimin
Evropian…
E kush është,
DoktorZiu?!
DoktorZiu, është
shkrimtar Oborri. Gazetar partie. Publicist Qeverie. “Analist” politik.
Politikan. Rrufjan. Dumdum i Partisë Komuniste në atë kohë, i shëtitur nëpër
institucione dhe redaksi komuniste, e sot maz-plak i Partive Politike
Shqiptare, që na e polli “Kali Trojës”, gjatë Natës së Madhe “demokratike”, në
“Bit - Pazar”.
DoktorZiu, sot u
ndërsehet Partive Politke Shqiptare, kur nuk i japin ndonjë post zëvendës
drejtori. Ministër në Qeveri. U ndërsehet manifestimeve tona kulturore
shqiptare. Revistave letrare. Shkrimtarëve shqiptar disidentë duke i denoncuar
te “vëllezërit” si të rrezikshëm për shoqërinë. Dhe, Shtetin e “përbashkët
demokratik”.
E ka thënë një
herë populli. Dhe, nuk kam çka t’i shtoj unë më tepër kësaj mençurie popullore
kaq të përkryer: Qeni i keq ta sjell ujkun në Shtëpi. Vetëm,
“patriotëve” të Partisë, mund t’u shes dushk për gogëla. Vërtetë, janë
gjysëmanalfabetë. Nuk e di, a posedojnë sipas meritave të Policisë Letrare
ndonjë diplomë të shkollës së mesme, apo jo. DoktorZiun e di, i ka kryer sa për
bela nja tre vjet shkollë policore në gjuhën e “vëllezërve” të Njerkës. Është
shkollë e Beogradit. Nuk është rritë me librat e rilindasëve tanë në Shtëpi.
Dhe, kurrë nuk i ka mësuar vjershat e tyre përmendësh nën hijen e Lisit midis
livadhit ose në shkollë. Edhe kjo nuk ka rëndësi. Mjerim kombëtar.
Vërtetë, më vjen
keq për këta kalemxhinj, që përpiqen dhe shterzojnë si lopa kur e pjellë viçin,
t’i hedhin dy - tri fjalë bashkë në gazetën e tyre të “pavarur” partiake.
Vështirë e kam, edhe t’i fajësoj më tepër, fajin e ka “pasur” Policia Letrare.
Sistemi i atëhershëm komunist dhe sot Neokomunist, që i ka mashtruar me një
torbë taxhi në shkollat policore të “vëllezërve” me gjuhën e perspektivës,
ardhmërisë së rrejshme socialiste.
Autorja në këtë
libër ngre zërin, e thotë mendimin e kritikut për Intelektualin e Rrejshëm të
dështuar në letërsi, me të cilin nuk jemi pajtuar dje, nuk pajtohemi sot dhe
nuk do të pajtohemi as Nesër. Një: nga shkaku se kemi menduar se atij një ditë
do t’i ngihet syri. Dy: do të pendohet për mëkatet e bëra dhe, tre: do të bjerë
në “din e iman”, siç thonë edhe “vëllezërit mysliman”... Shkurt, do të heshtë,
do të pajtohet me fatin e humbjes së fushëbetejës dhe do të tërhiqet atje ku e
ka vendin në shtrat, me “plot plagë në trup” të presë pleqërinë... Zonjën
Vdekje. Po, me që asnjëra nga këto të tria nuk ndodhi me këtë Intelektual të
Rrejshëm, ngase ai kohën e fundit na doli në skenë edhe me maskën e patrioti
kuqezi, ja shkaku thotë autorja që isha e detyruar, ngase ndjeva njëfarë
përgjegjësie morale, përsëri të rrok lapsin ta zhveshi lakuriq këmbekokë në
këtë libër... Edhe një herë mëngët i përveshi deri në bërryla... Lapsin nxorri
nga brezi... Lexuesve besnikë, të cilëve gjithmonë është përpjekur t’ua thotë
të vërtetën edhe kësaj radhe t’u dalë borxhit me këtë libër. Edhe pse, autorja
ç’është e vërteta, Intelektuain e Rrejshëm e ka marrë herë pas here si
personazh negativ nëpër krijimet e saja letrare edhe në kohë më të vështira dhe
e ka zhveshur para syve tuaj krejt pis e lakuriq. Vetëm se, Intelektuali i
Rrejshëm si duket, nuk lexon gazeta, libra, nga karrierizmi i janë terruar
sytë. Ose, kur është fjala për këto shkrime, i fut gishtat në veshë, bëhet i
shurdhmemec, e merr gjumi dimror. Megjithëse, pa i lexuar ato, vite me radhë ka
ditur t’i denoncojë dhe t’i shpallë krijuesit rrebel si nacionalistë,
separatistë e irredentistë. E vazhdon hujin e vjetër, edhe pse herë pas here e
ndërron qimen. Pse?
Intelektuali i
Rrejshëm që deri dje me zemër e me shpirt besnik i marksizëm-leninizmit dhe
bolshevizmit, në emër të këtyre ideologjive siguroi disa vende pune, rrogë të
madhe, veturë, dy - tri banesa. Shtëpi në Brezovicë, Prishtinë, Shkup e... Dhe,
karrierë politike. Me emrin e tyre në gojë binte në shtrat, lutej, shihte
ëndrra dhe zgjohej nga gjumi. Por, me lulëzimin e partive të reja politike,
Intelektualii i Rrejshëm ndyrshoi krejtësisht brenda një nate. Ai turret i pari
të anëtarësohet, ta tregoj veten si “këshilltar” në ndonjë parti politike. E
shanë partinë komunsite që, deri dje për merita të mëdha si i dëgjueshëm, ia
mundësoi, të gjitha privilegjet: redaktor në redaksi, profesor universiteti në
Shkup, Prishtinë e Tetovë, anëtar i tre akademive të shkencave, anëtarë i disa
komisioneve, “këshilltar” partie i të gjitha partive politike shqiptare. Pse e
bënë këtë? E bën se e di cili është, nuk ka besim në aftësitë e veta krijuese
të përjetshme. Me perëndimin e partisë moniste, që brenda një nate i siguronte
vende pune, e me ardhjen e këtyre të tjerave në skenë, ai e di se ato vende
pune do t’i humbë edhe brenda një nate. Mu për këtë, Intelektuali Rrejshën para
zgjedhjeve turret si pa kokë, ia hedh këlyshit të tij melez besnik me
zgjebe një asht, e rren mendjen se me
“aftësitë e tij krijuese” që posedon, do të uzurpojë përsëri vende të tjera
pune. Pasuri. “Këshilltar” në ndonjë Parti Politike Shqiptare. Do t’i imponohet
bërllokut komunist në hapjen e panaireve të librit: në Shkup, Prishtinë, Ulqin
e Tiranë. O Imzot, se ç’e gjeti të shkretin! Ki mëshirë për të si për
besimtarin e dëgjueshëm, sepse e mashtroi Shejtani... Dexhalli i “Allahut”...
Falja mëkatet!... Shkaku, se: ai nuk e diti që këmbët e huaja nuk të shpiejnë
më larg se në lëmë, të lënë në baltë. Për të hipur në Baba Tomor, nuk duhet të
kesh vetëm këmbë, por edhe sy, guxim e zemër. Po, edhe aq më tepër të duhen
forca për të qëndruar në ato maja me dëborë verë e dimër. Se, fryejnë erëra të
forta, bie shi, breshër, shtie rrufeja... E ky Intelektuali ynë i Rrejshëm
mendoi se gjithmonë jetohet me denoncime… Rrena... Pazarllëqe... Përralla...
Harroi se ndryshojnë kohërat, vargjet nga poema “Vaji i bylbylit” e Ndre
Mjedjes: /” Bylbyl? Ky shekull or’ e ças ndrrohet: /Bijnë poshtë të neltit,
i vogli çohet...”/ E harroi se vërtetë lindin parti të reja politike, po ne
njerëzit jemi po ata të njëjtit, nuk kemi ndryshuar edhe sot e kësaj dite. Ai
vetë deri dje qe në radhët e para të Partisë Komunsite, çirrej e trumbetonte pë
liri, barazi, “vëllazërim-bashkim”... E po ky Intelektual i Rrejshëm sot
ulërin, derdh lotë krokodili e shanë të tjerët për krizën ekonomike e politike.
Ky Intelktual i Rrejshëm qe hartues i planprogrameve mësimore në arsim,
përpilimit të teksteve shkollore, lektyrave shkollore, klasave të përziera,
diferencimit të punëtorëve të arsimit, institucioneve kulturore, Enciklopedisë maqedone...
E shante popullin shqiptar në mjetet e informacionit... Nuk e donte flamurin e
“huaj shqiptar”... E po ky Intelktual i Rrejshëm, sot ngre zërin për popullin
shqiptar: nëpër parti politike, shoqata e unione të viçave... I bie tavolinës
me grushta, ngre duart lart dhe mezi e zbresim nga podiumi ku lexon “poezi”
patriotike. E kërkon flamurin kuqezi, hapjen e shkollave shqipe, universiteteve
shtetëror e privat, kthimin e punëtorëve të diferencuar në punë, nënshkruan
peticione... Vjell, e çka nuk vjell Intelektuali i Rrejshëm në emër të popullit
dhe për popullin e “rrezikshëm” shqiptar.
Edhe, vazhdon
autorja ta pyes veten në këtë libër. Vallë, pse e bën këtë??? Thua, pse e do
popullin shqiptar? Përsëri vetë përgjigjet: Jo. Nuk ma merr mendja. Se, mu ky Intelktual i Rrejshëm, dje e shante dhe e
dënonte këtë popull. Atëherë? Dihet. Intelektuai i Rrejshëm kurrë nuk e ka
dashur, as mund ta dojë popullin shqiptar. Ai gjithmonë e ka dashur, e do
kolltukun, paratë. Dhe, karrierën politike.
Dhe, i hap dyert e
fantazisë krah më krah në libër. Pas Natës, vjen Dita... Lind Dielli...
Gurgullon Lumi... Ik Dimri… Vjen Pranvera... Çelin lulet... Kthehen
dallëndyshet... Këndojnë zogjtë... Është koha edhe pas teje të lindë dikush, o
Intelktual i Rrejshëm! Mjaftë më na prive nëpër “beteja” të përgjakshme për
Shqipëri Etnike! I ndërrove maskat. E ngrite zërin. Natë e ditë derdhe lotë
krokodili. Nuk është koha e karnevaleve... E “roleve pozitive” në teatër...
Populli shqiptar e di rrugën e vet qoftë Dimër, qoftë Verë... Ai i njeh fare
mirë bijat dhe djemtë e vërtetët edhe nëpër errësirë... Larg, shumë larg ua
dëgjon zërin... Hapat... Tellalli kurrë nuk i ka prirë këtij populli. Po,
burrat e pushkës e të penës... Tërhiqu nga lakmia për karrierë politike dhe
pasuri personale në kurriz të popullit shqiptar sa nuk është ende vonë, sa nuk
të ka dënuar Zoti...
Rehatohu pak,
shtrihu në shtrat, dhe prite Zonjën Vdekje! E di se, është nisur me qerre, vjen
rrugës matanë Vardarit... Lëre popullin të marrë lirisht frymë, t’i zgjedhë
vetë më të zotët. Ai këtë e di më së miri, për këtë e ka mësuar edhe historia.
Mos dil të rrahësh gjoks për trimëri atje ku nuk e ke vendin, pranë oxhakut, në
ballë të popullit! Po, lëshoju rendin edhe të tjerëve, gjeneratës re të
ardhshme, le ta thonë mendimin e vet, le t’i tregojnë zotësitë, se me siguri
edhe më mirë se ti dinë t’u prijnë punëve nëpër beteja për fitore. Se, ky
popull gjithmonë kulturofagët, sot ose nesër, i ka nxjerrë në sipërfaqe mbi ujë
si kunguj të kalbur Stambolli...