Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Lamtumirë bërllok
E enjte, 14.07.2022, 07:29 PM
LAMTUMIRË BËRLLOK
(Evërteta
në Tri fytyra)
NGA
KALOSH ÇELIKU
Ngjarja zhvillohet në Shkup. Dhe, në rrugën pas kthimit Kumanovë - Shkup.
Një ditë, pas telefonatës të Fadil Bekteshit në Shtëpinë e Gruas time besnike:
“Unë, do të shtihem se, jam i sëmurë, po ju mos i tregoni Kalosh ?elikut! Gjatë vizitës në shtëpinë
familjare të Poetit, para vetëvrasjes të mikut tim të Penës, Fadil Bekteshi, në
Katund (Kumanovë).
PERSONAZHET:
POETI, NUSJA ME DY
SHAMI, DEN RRAPI, MIKJA DI, GON FYELLI, FANTA DUDI, SHOFERJA E MALIT, dhe TRI
XHINDET KËNGËTARE.
Fytyra e parë: DHOMË E ERRËT
Skena: Dhomë e errët.
Një qiri i ndezur mbi tavolinë mes librave. Rafti me libra. Portreti i Poetit
të përndjekur nga Kopeja me zgjebe, varë në mur me mjekër. Edhe, i Lasgush
Poradecit… Naim Frashërit… Pranë dritares, një pikturë e Kalit të Hazreti
Aliut, dhuratë e Zonjës Di, që është kthyer e vetme nga lufta në përqafimin e
grave të veshura në të zeza, në Shkup… Dikur, ngadalë errësohet skena nga
dritat. Nëpër terr mezi shihen Tri Hije. U biejnë dajreve dhe këndojnë këngën
popullore:
TRI XHINDET
KËNGËTARE: Poeti jem o more pllum,
a po lyp nuse najkun,
a n’Shkup apo n’katun?
E katunit ma mjel lopën,
E Shkupit ma fshin odën;
e katunit këmishë mitan,
e Shkupit fustan e kollan…
(Tri Xhindet
këngëtare dalin nga skena. Drita dalëngadalë përforcohet në skenë. Poeti i ulur
në tavolinën e punës e lëshon televizorin. E ngre shtamën me verë të kuqe.)
POETI: Lamtumirë,
bërrllok!...
NUSJA ME DY SHAMI:
(Hyn në skenë me dy shami lidhur për brezi.) Pas bisedës telefonike me
Fadil Bekteshin: Edhe, sot paske shkalluar?! A, të ka thënë dikushi se je i
çmendur?
POETI: Po. Ja,
posa dolën në lëmën e Babait. E hoqën një valle brez për brezi… Dhe, ma kënduan
një këngë me dajre.
NUSJA ME DY SHAMI:
E, a të dhanë çotek?
POETI: Jo. Më
thanë, se: do të vijnë përsëri sonte, pasmesnate të më hedhin dorë më dorë mbi
çatia të shtëpive… Majë lisave…
NUSJA ME DY
SHAMI: E, a nuk të thanë asgjë për
bisedën telefonike me Fadil Bekteshin, marrëveshjen, se ai do të shtihet si i
sëmurë, dhe asgjë mos të tregojmë ty? Jo. O Zot, më ndihmo! E paskan pushtuar
krejtë, të çmendurin. Natë e ditë e dhunojnë në mesin e librave…
POETI: Edhe,
nateditë më rrahin. Pasmesnate, më martojnë me Hojdodolen, e më ndajnë nga
Nusja me pashterkë të kuqe…
NUSJA ME DY SHAMI:
Mëshirë, o Zot! Këtheja përsëri në kokë!…
POETI: E kotë.
Tashti, kam filluar ta pastroj bërllokun rreth vetes, në Shtetin e ”përbashkët
të vëllazërim - bashkimit”.
NUSJA ME DY SHAMI:
E, pastaj?!
POETI: Edhe, në
Shqipëri…
NUSJA ME DY SHAMI:
Vetëm, kaq?!
POETI: Jo.
( E ngre përsëri shtamën me verë të kuqe ). Edhe, në Kosovë!…
NUSJA ME DY SHAMI:
Zoti e bëftë për hajër!…
DEN RRAPI: (Hyn
me çantën në krah.) Mirëdita, Ba!...
POETI: Mirëdita.
Sa kërraba për bar i solle sot në shtëpi ta mbëledhim barin e kositur të
Livadhit për Dimërin e Madh?...
DEN RRAPI: Pesë.
A, i ke mjaftë sivjet për mullarët me bar në mes të Livadhit nën Rrapin e
Gjyshit nën hije, rrëzë ?uke?
POETI: Mjaftë.
Edhe, pse sipas këngëve popullore duhet
t’i kemi shtatë. Ose, nëntë plagë… Plaga e dhejtë, është e Babait. Vetëm, nuk
kemi barinj. Agai i Çelike, edhe ai kërkon çoban me diplomë fakulteti…
DEN RRAPI:
Punemadhe. E keni fakultetin ti, dhe mami…
POETI:
Shkëlqyeshëm! Vetëm, mos gabo gjithë ato kërraba të mi vësh mua në shpinë!…
Moti kohë kam hequr dorë nga profesioni i çobanit, që i milte dhentë nën
dardhat gorrice…
DEN RRAPI: Jo, mos
u trembë. E kam mamin… Porfesionin tënd e kam të qartë, i mjel vetëm lopët e
katundit. Edhe, ato: vetëm shterpa, që nuk pjellin viça të palëpi livadheve, në
Katund… Rrallëherë, edhe shterret e Katundit…
POETI: Edhe, të
Qytetit qyqeve…
NUSJA ME DY SHAMI:
Dhentë… Lopët… shterret… lëre djalin rehat! E di ai punën e vet, në jetë,
shkollë...
POETI: Po. Vetëm,
në fund të vitit shkollor, mos dal unë përsëri fajtori…
GON FYELLI: (Hyn
me çantën krahut). Mirëdita, bandë!
POETI: Mirëdita. E
ty, a të ra sot të fikët? Mos ndonjëra të dha frymëmarrje artificiale?…
GON FYELLI: Po,
Vjollca. Ma shpëtoi jetën… Përpak, desh vdiqa…
POETI: Përsëri, të
ra të fikët?!…
GON FYELLI: Po.
Përpak desh vdiqa në breg të Liqenit të “Çairit”…
POETI: E, pse nuk
të dha libri?
GON FYELLI: Nuk e
di. Pyete librin! Unë i jap fyellit… E Vjollca mua, kur më bie të fikët…
POETI: Ashtu, ë?!…
E, a të bien shpesh të fikët?
GON FYELLI: Po. Dy
- tri herë në ditë…
DEN RRAPI: Mjaftë
më me ato lopë! Shterret e tua nëpër libra! Frymëmarrje artificiale… Ndërroje
kanalin e televizorit! U lodha me lajme… Debate politike…
GON FYELLI: Jo. E
dua këtë film! I ka marrë pesë oskarë…
DEN RRAPI:
Ndërroje kanalin! Është një film me “Musli të pastër”…
GON FYELLI: Jo. Do
ta shohim filmin “Lopët e Babait”… (Në ekran dalin femra gjysëm lakuriqe me
sisat për mejdani, duke i përdredhur bythët…)
DEN RRAPI: (Nervozohet).
Ndërroje kanalin, kur të them!
GON FYELLI: Thash,
njëherë, jo! Unë e Babi do ta shohim këtë film artistik!…
DEN RRAPI: E unë e
dua filmin “Musli i pastër”! (Në ekran vazhdojnë të dalin femra lakuriqe,
dhe burra pa brekë…)
GON FYELLI: Mami,
mami!… (E lëmon mjekrën me dorë duke shikuar tinës Babain e çmendur). Babi, a
kësi lopësh i ka mjelë në katund?!…
NUSJA ME DU SHAMI:
Mbylle gojën, rrugaç! Kështu të mëson mësuesja?! Libri…
GON FYELLI: Po.
Mësuesja thotë, se: lopët katundit japin
më shumë tëmbël se ato të qytetit… E mbushinë kusinë plotë me grykë… Derdhet…
NUSJA ME DY SHAMI:
Edhe, kos… Po, ty kush do të të mbajë në jetë me tëmbël?
GON FYELLI: Vetë.
Mësime nga fyelli me shtatë vrima do t’i jap Denit… Edhe atë, si vëlla me çmim
më të lirë…
NUSJA ME DY
SHAMIA: Vetëm kaq?! E kush do t’ju pajtoj me librin?!
GON FYELLI: Babi.
Edhe nëna, edhe ti, ia kanë parë më së shumti hajrin “vëllazërim- bashkimit” me
vite?!…
DEN RRAPI: Unë nuk
kam çka të kërkoj më këtu. Ende jam i sharë përshak të Babait, librit
publicistik për Ditën e Nesërme… (Del jashtë.)
GON FYELLI: Edhe
unë. Mirëupafshim, lopë të Babait! Frymëmarrje artificiale, duhet dhënë edhe
Fitores… (E hap derën dhe del nga skena. ).
NUSJA ME DY SHAMI:
(I sulet burrit): Tashti, a u kënaqe?! A, je i lumtur?! I nxorre fëmijët në
rrugë. Folë, pse hesht?!…
POETI: Hi-hi-hiii…
(Qesh.) Shkollën ua jep rruga…. E ne, vetëm bukën…
NUSJA ME DY SHAMI:
( E nervozuar). Pse qesh?!
POETI: Qesh se, mu
kujtua Murgoja. Qeni im i fëmijërisë… Herë pas here ikte nga shtëpia. E kalonte
natën nëpër kojshi… Rrugë…
NUSJA ME DY SHAMI:
E, çka ka këtu për të qeshur me Murgon?!...
POETI: Ka, si nuk
ka. Babai, sa herë që ikte Murgoja, mua më dërgonte ta sjellë në shtëpi…
NUSJA ME DY SHAMI:
Dhe, ti e sillje Murgon në shtëpi?! E lidhje me zingjirë. I hudhje edhe një
copë bukë. Punemadhe…
POETI: Po. Vetëm,
ai përsëri e këpuste zingjirin. Ikte nga shtëpia. E kalonte natën te kojshitë…
NUSJA ME DY SHAMI:
Punemadhe. Asgjë interesante…
POETI: Jo. E ke
gabim. Vonë, e mësova shkakun e ikjes së Murgos…
NUSJA ME DY SHAMI:
E çka ka lidhje kjo me fëmijët tanë?!
POETI: Ka, si nuk
ka. Murgoja ikte pas një buçe… E këpuste zingjirin…
NUSJA ME DY SHAMI:
E fëmijët tanë nuk kanë zingjirë…
POETI: Edhe më
keq… E kërcejnë gardhin… Livadhin…
NUSJA ME DY SHAMI:
Punemadhe. E kërcejnë gardhin. Ruaju ti mos e kërcesh Livadhin! Se, po e
kërceve, vështirë e kam edhe njëherë të të kthej në shtëpi…
POETI: Mos u
trembë! Unë meditoj. Trurin pesdhjetë përqind e kam vënë në përdorim. I kam
vënë vetes detyrë, plotësisht të unjisohem me Natyrën…
NUSJA ME DY SHAMI:
O Imzot! Së paku ia ruaj ato pak mend, pesdhjetë përqind, që i kanë mbetur në
kokë!…
POETI: E kotë.
Është vonë. Për çdo gjë që kam nevojë, përmes të dikujt mi dërgon vetë Zoti…
Engjëlli mbrojtës…
NUSJA ME DY SHAMI:
Mëshirë, O Zot! E pamundur…
POETI: Unë jam
njeriu Zotit… Profet… Melaqe…
NUSJA ME DY SHAMI:
Hi-hi-hiii… (Qesh). Ti Melaqe?! O Zot, shpëtom nga kjo Melaqe!…
POETI: E kotë. Mos
iu lut Zotit, po mua! Unë jam i dërguari i Zotit…
NUSJA ME DY SHAMI:
Mos ia fut kot! Bjer në tybeistifa! Ende, ke kohë…
POETI: Jo. Unë jam
i zgjedhuri i Allahut. E pastroj bërllokun rreth vetes…
NUSJA ME DY SHAMI:
Vetëm, rreth vetes?!
POETI: Edhe nga
rruga… Qyteti qyqeve… Katundi…
NUSJA ME DY SHAMI:
E kush ta ka dhënë fshisën?!
POETI: Mikja, Di.
NUSJA ME DY SHAMI:
Hi-hi-hii… (Qesh me ironi). Mos do të thuash, se: edhe ajo mediton. E ka
vënë në përdorim armën e saj mes këmbëve…
POETI: Po, vetëm
pasmesnate… Jo, Ditën…
NUSJA ME DY SHAMI:
Hi-hi-hii… (Qesh përsëri me ironi). Kur, në ç’kohë?!
POETI: Pasmesnate…
E hap dritaren… Edhe, atë: para Agimit…
NUSJA ME DY SHAMI:
Cilin e pret?!
POETI:
Shpëtimtarin… Zjarrin ta shuaj me flakë…
NUSJA ME DY SHAMI:
Hi-hi-hiii…(Edhe më me zë qesh). E pse nga dritarja?!
POETI: Që, t’ia
përzë xhindet…
NUSJA ME DY SHAMI:
E ty kush do të t’i përzë, hedhë në lëmë xhindet?!
POETI: Nusja me
pashterkë të kuqe…
NUSJA ME DY SHAMI:
Nuk e ke frikë?!
POETI: Jo.
NUSJA ME DY SHAMI:
E pse, atëherë ankohesh se të mbyti çotek gjithë natën?…
POETI: Ngase,
është e rrezikshme. Natë për natë më dhunon mbi çati… Majë lisave…
NUSJA ME DY SHAMI:
Nuk ka faj. E thirr vetë, ia hap dritaren…
POETI: O Imzot, ma
nxorri shpirtin për së gjalli! Pak para mëngjesit, më la gjysëm të vdekur
në dhomë, mes të librave…
NUSJA ME DY SHAMI:
E pastaj, kush të ringjall?!...
POETI: Tri xhindet
me dajre.
NUSJA ME DY SHAMI:
Edhe të kënduanë këngë?
POETI: Po.
NUSJA ME DY SHAMI:
Edhe ti e heq vallen me dajre? Jo, me shtatë lodra?!
POETI: Po. Edhe
atë, me shami pas brezi…
NUSJA ME DY SHAMI:
Në fund, edhe të dhunojnë në mesin e librave?
POETI: Po. E ku, e
di ti?!
NUSJA ME DY SHAMI:
Vetë më ke thënë një natë. Dihet, në kulminacionin e meditimit…
POETI: Mos u tall
se, e përdori trurin. Lapsin… Nga kuzhina, të nxjerr në dhomën e fjetjes…
NUSJA ME DY SHAMI:
Nuk të kam frikë. Edhe kësaj radhe bën shaka…
POETI: Mos e thuaj
dy herë! E vura në përdorim trurin…
NUSJA ME DY SHAMI:
Provoje! Përsëri, bën shaka…
POETI: Shikom në
sy! (Nusja me dy shami ia ngulë sytë).
NUSJA ME DY SHAMI:
(E shikon në sy. Dikur, i mbyllë me dorë sytë). Mjaftë, më! Mjaftë!…
POETI: Vetë e
kërkove. Tashti, qëndro deri në fund. E kam me shaka… E nxorra Lapsin…
NUSJA ME DY SHAMI:
Jo, nuk mundem. I ke sytë e dreqit… (Ngadalë fillon ta heq këmishën).
POETI: E, pse e
heq këmishën?... Brekët…
NUSJA ME DY SHAMI:
Nuk e di. Duart nuk i kam nën kontrollë… Edhe trurin… Edhe bereqetin për
mejdani…
POETI: E shpirtin?
NUSJA ME DY SHAMI:
Edhe shpirtin…
POETI: Tashti,
shtrihu në mesin e librave!…
NUSJA ME DY SHAMI:
Ja, u shtriva. (Shtrihet).
POETI: E, ku e ke
pashterkën e kuqe?!
NUSJA ME DY SHAMI:
Nuk e di.
POETI: Shpejt,
çohu! Ngjeshe pashterkën e kuqe!…
NUSJA ME DY SHAMI:
(Çohet). E ku ta gjej mes gjithë këtyre librave?!
POETI: Nën
tavolinën e punës. Llambës me pak dritë… Aty më duket se e hoqe natën e kaluar,
kur u çmende në mesin e librave…
NUSJA ME DY SHAMI
(Kërruset nën tavolinë, ndërsa bythët i dalin na, në hava). E gjeta! E
shalova Lapsin tymeflakë…
POETI: (Ia
hudhë këmishën e bardhë mbi kokë. E rrok nga pas dhe ia rras deri në herdhe).
Ngjeshe, tashti! Mbështille mirë lyrekun!… E hë… E hëë… E hëëë…
NUSJA ME DY SHAMI:
Oh!… Ooh!… Oooh!… Më fortë!… Më fortë!… U çmenda… Ma nxore shpirtin…
POETI: Qëndro, bëj
shaka… Fajin e kanë xhindet… Patjetër duhet të t’i përzë, hedh në lëmë…
NUSJA ME DY SHAMI:
Bjeru sa të mundesh, “sarajeve të Pashait”! Edhe, Krajlit… Oh, ooh, oooh… (Piskat).
POETI: Mos u
dorëzo! Edhe pak do të ta vari një hajmali të Bashehut përqafe deri në fund të
këmbëve… Hajmali, e cila më shpëtoi nga xhindet, në Katund…
NUSJA ME DY SHAMI:
I dua dy! Tri, sa të duash varmi për qafe. Vetëm, m’i përze xhindet me shkop! U
çmenda! (Piskat)…
POETI: Qëndro!
Është xhindi i fundit ky me maskë partiake, që po t’i përzë xhindet me një
mjekërr të gjatë deri në fund të këmbëve…
NUSJA ME DY SHAMI:
Mos është Baba Shehu?!
POETI: Jo. Baba
Shehun e kemi lënë në Katund t’ua përzë xhindet Nuseve shterpa, mbi varr…
NUSJA ME DY SHAMI:
E mua kush do të mi përzë xhindet, pasmesnate?!…
POETI: Unë… Unë,
me shkopin me flokë…
NUSJA ME DY SHAMI:
Edhe unë dua të bëj fëmijë! Nuk dua gjithë jetën të mbes shterpë…
POETI: Edhe ti do
të lindësh fëmijë. Ndodhë, t’i bësh edhe me gjithë këpucë… Mjekërr…
NUSJA ME DY SHAMI:
Nuk bën shaka?!
POETI: Jo.
NUSJA ME DY SHAMI:
Oh!… Ooh!… Oooh!… U çmenda (Piskat). Edhe më fortë!… Edhe më fortë!… Dua
fëmijë! Fëmijë, dua me këpucë!…
POETI: Jo. Kësaj
radhe bëj shaka… (E bën këmbë e krye bashkë).
(Errësira bie në skenë.)
Fytyra e dytë: NJË DHOMË TJETËR
Skena:
Një dhomë tjetër.
Rrapi ka ca gjethe. Vjeshtë e vonshme. Rreth e rrotull dy-tri tavolina. Hyn
Poeti dhe e lidh Gjokun nën hije. Armën e varë në një degë. Dikur, ulet në
tavolinë. Kamarieri hynë dhe ia vë përpara dy shtamat me verë. Pinë. Papritmas
në skenë hyjnë Tri xhindet këngëtae dhe këndojnë me dajre:
TRI XHINDET
KËNGËTARE: Bini, o trumbeta, bini
Maleve të Zajazit, te Drini
Nga gjumi na zgjoni
Këngë kaçakësh na këndoni!
Që s’i trembë Sulltani, as Krajli
Bini, që të tundet mali!
Bini, o trumbeta, bini
Të dridhet “Bit-Pazari”. Zengjini
Shadërvanit t’i dalë gjumi
Këngën të mos e ndalë lumi.
Që me vite ecën nën atë Urë
Bini sokaqeve nëpër gurë!
Bini, o trumbeta, bini
Edhe në vdeksha, prapë më prini
Përmes Shkupit, në Shadërvan
E kam Rrapin që më qan…
POETI: (U bie
duarve). Edhe një! Edhe një. Edhe një!…
TRI XHINDET
KËNGËTARE: Mjaftë e ke një! Mjaftë. Ndodhë, të hash dru. Dru… (Dikur, dalin
nga skena).
MIKJA Di: (Hyn
në skenë). Përsëri, ti nën Rrap?!
POETI: Po.
MIKJA DI: E mua
nuk më fton t’i rrokullisim shtamat e djeshme me verë?!
POETI: Po, me një
kusht. Që, nëse mi ke sjellë edhe dy shtamat të tjera me verë…
MIKJA Di: Po, ti
kam mbushur plot me grykë. (Ulet në tavolinë përballë Poetit).
POETI: E kam ditur
se sot do të të takoj nën Rrap. (E ngre shtamën me verë).
MIKJA DI: E ku e
ke ditur?!
POETI: Kohën e
fundit e kam vënë në përdorim pesëdhjetë përqind trurin. Kend të dua e takoj në
rrugë… Kend të dua e përzë nga tavolina… Rrapi…
MIKJA Di: Vetëm,
kaq?!
POETI: Jo. Nëse më
duhet makinë, menjëherë më vjen makina përpara këmbëve…
MIKJA DI:
Tjetër?!…
POETI: Edhe lekë
nëse më duhen, menjëherë mi dërgon nëpërmes të dikujt Zoti…
MIKJA DI: E
pabesueshme?!
POETI: Ja, kohën e
fundit m’i dërgon nëpërmes të Gruas sime besnike…
MIKJA DI: E pse
nëpërmes të Gruas e jo ta zëmë nëpërmes të dikujt tjetër, Mikes, Di?!…
POETI: Ashtu e
kemi marrveshjen. Unë më së shumti i besoj Gruas sime besnike…
MIKJA DI: E
shtamat me verë, mbas kujt t’i dërgon nën Rrap?
POETI: Pas Cucës
Boheme…
MIKJA DI: Vetëm,
nëpërmes të saj?!…
POETI: Jo. Herë
pas here edhe pas Mikes Di…
MIKJA DI: E ti e
pret nën Rrap Miken me dy shtama verë?!
POETI: Po.
MIKJA DI: E nëse
nuk vjen nën Rrap?!
POETI: I them të
m’i dërgoj pas Cucës Boheme…
MIKJA DI: E, kush
është tashti kjo Cuca Boheme?!…
POETI: Është ajo
që më ringjalli në Voskopojë, nën Rrap… Edhe njëherë më futi në luftë…
MIKJA DI: Edhe
këtë ta ka dërguar Zoti?!
POETI: Po. Sa herë
duhet të të them që i pranoj vetëm dhuratat e Zotit, e jo të njeriut…
MIKJA DI: Tjetër?
POETI: Zoti më
porositë edhe me cilën të rri nën Rrap… Cilin ta përzë nga tavolina…
MIKJA DI: Edhe
Patriotin e Vonuar e ke përzënë nga tavolina?…
POETI: Po. Përditë
po vjellë “patriotë” kuqezi… Argatë në Qeveri… “Intelektualë” nga Unioni i
viçave… Heronj të “Vëllazrim - bashkimit”…
MIKJA DI: E kur i
beson kaq shumë Zotit, pse nuk shkon në xhami?!...
POETI: Jam
përpjekur disa herë, po kot. Nuk ka për mua vend para politikanëve, hxhilerëve,
përpara këmbëve të Hoxhës Hallahut, që i
luten “patriotët” kuqezi… Rrospitë Meshkuj, që gjithë natën bëjnë mëkate.
Vjedhin… Vrasin…
MIKJA DI: Edhe,
Haxhi Deputeti?!
POETI: Po. Pesë
vakte i falë në ditë në mesin e xhematit para këmbëve të hoxhës Alahut. E ditën
e shesin popullin shqiptar një krah bar…
MIKJA DI: E
pamundur. Në Partallment zjarr e flakë nxjerrin nga goja “muslimanët”… Emisione
televizive… Gazeta… Portle elktronike…
POETI: E mundur. E
kanë shitur veten një torbë taxhi…
MIKJA DI: Me kët
do të thaush se, edhe i kanë lidhur me kërpesh në grazhd?!…
POETI: Po. Edhe
atë, me dy pëllëmbë litar… Që, të mos u ngatërrohen këmbët… Qafa…
MIKJA DI: E kush i
kullotë në livadh? U qetë bar në grazhdë?… I mjelë, nëse me vite janë lopë
shterpa… U kërcen në shpinë me gjithë herdhe…
POETI: Qeveria e “
vëllazërim - bashkimit”. Shteti i “përbashkët”. Edhe atë, vetëm për një krah
kashtë… Një torbë taxhi përqafe…
MIKJA DI: Vetëm,
aq pak?!…
POETI: Po. Se, e
këpusin litarin. E ngrejnë bishtin mbi shpinë… E thyejnë zgjedhën… U turret pas
Zekthi… Qesin shqelma…
MIKJA Di: E
populli, kur do t’u qesë bar? … Taxhi, përqafe?!…
POETI: Në
pranaverë… Atëherë, kur do të shpërthej dushku… Gjelbërojë mali… Këndojë Qyqja,
nën Rrap…
(Dritat shuhen në skenë.)
Fytyra e tretë: PRANVERË
Skena: Pranverë.
Drita që e simbolizon Diellin me rreze. Ngadalë, e përzen terrin. Në skenë
shihet një xhip i bardhë pa kulm, të cilin e grah Shoferja e Malit. Në ulësen e
parë rri ulur Poeti. Në ulësen e fundit: Nusja me dy shami, Mikja dhe Fanta
Dudi.
MIKJA DI: Zoti
Poet, shpërtheu dushku…
POETI: Edhe, mali…
MIKJA Di: E kush
do të na i kullosë dhentë?… Lopët shterpa… Shterret… Viçat e pa lëpi…
POETI: Kasapi…
NUSJA ME DY SHAMI:
Kam të ftohtë te këmbët. Edhe pak më shumë lëshoje nxemjen!…
POETI: Ja, e
lëshova nxemjen. (E lëshon deri në fund).
MIKJA DI: Pranverë
me dhëmbë…
POETI: Me siguri
janë Plakat e marsit…
MIKJA DI: Jo, ende
është herët…
POETI: Nuk dihet.
E lëvizin kohën. Tri ditë… një javë përpara…
MIKJA DI: Shyqyr
Zotit, që i kanë vetëm tri ditë, e jo më shumë…
POETI: E unë, nuk
trembem nga Plakat e marsit, po nga të rejat e Dimërit…
MIKJA DI: E di
unë. Ti, do furtunë… Breshër.. Borë… Dimër… Vetëm ajo ta mbush mendjen, të bënë
zap në çmenduri për Ditën e Nesërme...
NUSJA ME DY SHAMI:
Përsëri kam të ftohtë. Ngriva… Akull…
FANTA DUDI: Edhe
unë. Dhëmbët më kërcasin sikur thyej arra… Lëshoje ende nxemjen!…
POETI: Ja, e
lëshova deri në fund. (E kthen pas kokën). Hi-hi-hiii… Çka jeni
mbështjellur ashtu me peshkirë si haxhica?!...
NUSJA ME DY SHAMI:
Kemi të ftohët… Na ngrinë Plakat e Marsit… Ngadalë, pritni edhe Plakat e Dimrit
Madh!...
POETI: Durim!...
Unë do t’ju shkri me poezi…
MIKJA DI: E
pabesueshme?!… Kemi vendosur të shkojmë në Mekë haxhica…
FANTA DUDI: Pse
jo, edhe në xhami… Tyrben e Babashehut…
POETI: Vetëm, kini
kujdes hoxha mos u hipë në minare?!…
MIKJA DI:
Punemadhe. E shohim Mekën… E thirrim “Sabahun”, nga minarja e xhamisë…
POETI: Mekën,
patjetër. Por, edhe pesë vakte ndodhë t’i falni në ditë…
FANTA DUDI: Sa
mirë! Edhe atë, para këmbëve të Hoxhës Allahut.
MIKJA DI: E unë
nga Minarja do të fluturoj në qiell…
POETI: Edhe Hoxha
i Allahut deshi të fluturojë në qiell, po fluturoi kokëteposhtë bythekrye nga
djali i Vejushkës në tokë…
MIKJA DI: E
pamundur… Na e rrëfe ngjarjen!…
POETI: Vetëm, me
një kusht!…
MIKJA DI: Cilin
kusht?!
POETI: Përpara
duhet të pajtoheni që të ma plotësoni një dëshirë… E pastaj ua rrëfej ngjarjen…
MIKJA DI: (Kthehet
prapa me kokë nga të tjerat gra. Ato, pajtohen, pohojnë me kokë). U
pajtuam. Na e rrëfe ngjarjen!…
POETI: Edhe, Nusja
me dy shami duhet ta japë besën…
NUSJA ME DY SHAMI:
E dhash…
POETI: Edhe, Fanta
Dudi..
FANTA DUDI: Edhe
unë e dhash besën…
POETI: Në fund,
edhe Shoferja e Malit…
SHOFERJA E MALIT:
Edhe unë, e dhashë…
POETI: Mirë. E
dini çka?!…
MIKJA DI: Hajde
de, më thauje se, na e nxorre shpirtin!…
POETI: Fanta Dudi
të mi japi ato dy shtamat me verë, që i vodhi në Manifestimin Kulturor
Tradicional: ”JEHONA E KARADAKUT“, në Komanovë!…
MIKJA DI: Fantë,
ia jep më ato dy shtama me verë!…
NUSJA ME DY SHAMI:
Jepja më, se na plasi nga kurrizi!…
FANTA DUDI: E ku e
di ti, se unë i kam vjedhur ato dy
shtama me verë?!
POETI: Jo dy, po i
ke vjedhur Tri shtama…Të pash kur i vodhe nga tavolina…
FANTA DUDI: Ja,
merri! (E nxjerrë njërin gji na,
hakaret…)
MIKJA Di: Tashti,
na e rrëfe ngjarjen se si fluturoi Hoxha i Allahut nga minarja e xhamisë
bythekrye në tokë?!…
POETI: Jo, këtë
shtamë! Edhe, atë tjetrën!…
FANTA DUDI: (E
nxjerrë edhe gjirin tjetër për mejdani). Ja, ngreje me fund!…
POETI: Jo. E dua
edhe atë tjetrën shtamë!…
FANTA DUDI: (E
nervozuar). Po, unë nuk i kam tri shtama me verë?!…
POETI: E di, i ke
dy shtama me verë, po unë e dua edhe shtamën e tretë me verë!… Dy
shtamat e para i shtera para një jave… Nëse, nuk e ke shtamën e tretë me verë?!
Huazoja, Mikes Di!
FANTA DUDI: (E
nxjerrë nga gjiri i Mikes Di shtamën e tretë). Ja, merre! Tashti, na e
rrëfe ngjarjen se, si fluturoi Hoxha i Allahut nga minarja!…
POETI: Patjetër. (E
ngre shtamën me verë të Mikes Di. “Bismilahim - rrahmani rrahim”… Hoxha
natë për natë e vizitonte një vejushë. Një ditë, këtë e hetoi edhe djali i
vejushkës. I tha së ëmës: nënë, do ta vras Hoxhën! Mos, or bir i tha e ëma, do
ta gjejë nga Allahu. Djali pritë një ditë, dy, tri javë, një muaj… Po, Hoxhën
se gjeti gjë nga Allahu. Një ditë, përderisa Hoxha e thirrte mesditën, ai u
përvodh tinës xhematit dhe hipi lartë në minare. Ia ngriti këmbët Hoxhës dhe
bythekrye e hudhi në tokë… E ëma kur dëgjoi për ngjarjen, i tha të birit: a të
thash o bir, se Hoxha do ta gjejë nga Allahu. Po, oj nënë. Vetëm se, edhe unë i
ndihmova pak Allahut…
MIKJA DI:
Hi-hi-hiii. (Qesh). Me këtë do të thaush se, edhe unë mund të flututoj
nga minarja e xhamisë, bythekrye në
tokë?!…
POETI: Jo. Ti do
të fluturosh në shtrat…
FANTA DUDI:
Ngrimë!… Lëshoje deri në fund nxemjen!…
POETI: E kam
lëshuar deri në fund. Nuk ka më ku shkon më larg, vetëm në Zjarrin e Xhehenemit
me flakë…
MIKJA DI: E
pamundur. Frynë, ftohtë… Ma jep një shkrepsë!
FANTA DUDI: Ja,
merre!
MIKJA DI: (E
ndez shkrepsën dhe e afron të sustat komanduese të nxemjes). O Imzot,
dikushi e ka lëshuar të ftohtin!?…
POETI: E
pamundur?!… (E kërrus kokën). O zot!?… Susta e komandimit, vërtetë qënka
te i ftohti!!!… Akull…
MIKJA DI: E ka
lëshuar me qëllim Shoferja e Malit…
SHOFERJA E MALIT:
Unë, jo…
FANTA DUDI: E
poshtër… Ti e ke lëshuar vetë, na e ke bërë me qëllim…
NUSJA ME DY SHAMI:
E poshtra e botës!... E ka bërë që të na hakmerret…
FANTA DUDI: Pritë,
t’ia shkuli flokët!… (I lëshohet me duar në sulm).
POETI: (Ia kap
dorën). Budallaqe, do të na hudhish në kanal... Pritni, njëherë! Mos u
ngutuni!…
MIKJA DI: Kurva e
thiut… Flokët t’ia shkulim!… Flokët… (Edhe ajo i turret).
POETI: Pritni
njëherë! (U del përpara). Shpërtheu dushku… Lulëzoi mali… Dolëm në
Pranverë!… Lamtumirë, bërrllok…
Errësira ngadalë bie në skenë. Ndizen dritat. Njëri pas tjetrit defilojnë
heronjtë… Duartrokitje… Fishkëllima…
(Fund)
Shkup, nga libri: Lamtumirë bërllok, 2002.