Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Ndihma e shpejtë
E premte, 05.08.2022, 07:44 PM
NDIHMA E SHPEJTË
(Satirë
groteske në katër pjesë)
NGA
KALOSH ?ELIKU
Koha e ngjarjes
Vitet e krizës ekonomike e politike, kur burokratët gjysëmanalfabetë, si
morrat, e kishin vërshuar shoqërinë dhe as me të mirat, as me të këqijat nuk i
lëshonin kolltukët;
Vendi i ngjarjes
Qyteti vjetër historik, rretherrotull Kalasë Dardane. Lumi Vardar e ndan në
dy pjesë, anët e të cilit i lidh vetëm një Urë guri dhe pesë të tjera nga
betoni me hyrje - dalje me luanët roje. Mbi çati aty këtu lëshojnë shtat minaret e xhamive…
Këmbanat e kishave… E në përiferi tymtarët e lartë të fabrikave komuniste.
Shekuj me radhë është robëruar nga të huajtë, dhe është çliruar nga shqiptarët
(1843 - 1844) me Kryengritjen e Dervish Carës. Herën e fundit, me Hasan
Prishtinën, Bajram Currin dhe Isa Boletinin…
Burimet e autorit
Zyrat e një redaksie... Kafenet e Qytetit... Takimet letrare... Bufeja e
teatrit... Kabineti i fakultetit... “Pazari i Grave”... Rrapi…
Vetat: RRUMADUCI, EPËRDREDHURA,
AUTORI I DISA LIBRAVE, GAZETARI I TREDHUR, DUMDUMI,
INTELEKTUALI I RREJSHËM, IPADËSHIRUARI, GAZETARI ME GËRSHËRË, SHKRIMTARI,
LUMJA E ETSHME, NANAÇI, KOMUNISTI I ARRATISUR, GAZETARJA E HIJSHME
dhe GAFURRI.
PJESA E PARË
Vjersha me simbole
Zyrë redaksie, e shtruar me qilima të vendit. Vetëm se, nuk ka gjithaq
dritë, se dritaret ia zë një ndërtesë tjetër me mure të betonit. Kurrë, deri më
tash nuk iu përvodhën nëpër dritare rrezet e diellit: as dimrit, as verës...
Mëkot e hapje derën, dritaren, ajo, si duket, ishte mësuar me këtë
gjysëmerrësirë, ku lirisht mund të thuash mezi i mbanin këmbët tri tryeza dhe
dy telefona, sipërfaqet e të cilave janë të rënduara me libra dhe dorëshkrime.
Në njërën shihet edhe një makinë shkrimi, e nën tryezë edhe një shportë me
letra. Mu në mes të dhomës është e vendosur një tryezë e vogël me dy tri karrige. Në mur shihet fotografia e
shokut Tito, ndërsa në anën e kundërt, një raft me libra. Në një kënd afër
dritares një lule. Dera hapet dhe hyn Rrumaduci.
RRUMADUCI: (E
var setrën dhe cilindrin në varëse dhe ulet me përtesë në kolltuk.) Dreqi i
marrtë të gjitha! Lëmsh më janë bërë në kokë. Ja, mu këtu! (I bie ballit me
dorë.) Kush do të rrijë gjithë kohën lidhur si qen për këtë kolltuk. I
mbyllur mbrenda këtyre katër mureve. I gozhduar për tryezë si Krishti. (Nga
sirtari nxjerr një shishe me raki rrushi.)
DUMDUMI: (Hyn
edhe ai, duke u përkundur e duke e fishkëllyer një melodi.) Mirëmëngjes,
zotëri redaktor! Mirëmëngjes! (Bën me duar në shenjë nderimi, duke u përkulur
gati deri në tokë.) Sot, si duket, shumë herët të paska përzënë gruaja nga shtëpia.
Me siguri nuk e ke mbushur normën, që kërkon shpëtim nga gota...
RRUMADUCI: Jo,
zotëri! Jo. Nuk është aty puna. Këtë herë nuk i ke rënë pikës. Në do të dish,
jo vetëm që e kam mbushur normën, po edhe e kam tejkaluar njëzet për qind. E,
sa për gotën e rakisë, mos u habit! Me këtë i them barkut mirëmëngjes...
DUMDUMI: Atëherë,
qitma edhe mua një kafshore!
RRUMADUCI: Ja, por
vetëm një sa për ilaç. (Ia mbush gotën.) Mos më kërko më, se nuk të jap,
pa sikur ta bësh edhe namin, të m'i hedhësh të gjitha dorëshkrimet me gjithë
makinë nëpër dritare. Është shishja e fundit që ma solli dje një kalemxhi për
t'ia botuar një tregim...
GAZETARI ME
GËRSHËRË: (Hyn mbrenda.) Zoti redaktor...
RRUMADUCI: Jashtë,
he tokamak vathi! (Bërtet i nervozuar, duke e gjuajtur me një libër.)
GAZETARI ME
GËRSHËRË: Kuku nënë, qenka çmendur! (Kthehet prapë, duke e mbyllur derën,
del në korridor.)
DUMDUMI: Mirë ia
bëre bibanit, ngase gjithë ditën e lume shkon nga zyra në zyrë. Nuk të lë rehat
ta pish edhe një kafe. Po, mos ia vë shumë veshin. Ke diçka për meze? Pak
djathë? Ose ndonjë spec që djeg? Bën edhe suxhuk!...
RRUMADUCI: Jo, nuk
kam as për farë...
DUMDUMI: Po,
ndonjë triskë, mos e ke harruar nëpër xhepa?
RRUMADUCI: Jo, të
gjitha i lashë dje në vetëshërbim.
GAZETARI ME
GËRSHËRË: (E hap përsëri derën, e fut më parë kokën dhe hyn me disa fletë në
duar.) Zoti redaktor, prapë erdha lidhur me atë intervistën, për të cilën
më angazhoi redaksia ta bëj me Koordinatorin
Liberator para Kongresit të Partisë...
RRUMADUCI: (Nervozohet
dhe çohet më këmbë.) Ore i mjerë, ti vërtet nuk merr erë nga gazetaria. Nuk
di fare si bëhet intervista me Koordinatorin - Liberator të Nënës parti, që i
ka hipur në shpinë Rosinantit, dhe e shalon me të ktra. Qysh ta merrë ty
mendja, atij ne do t'i bëjmë censurë?! Jo, ore. Jo. Po, ty. Atij shkrimtarit
rebel që e ka marrë nëpër shkrime në gazetë dhe në librin e tij të famshëm
"Trumbetat e Tellallit"...
GAZETARI ME
GËRSHËRË: Zoti redaktor, unë në intervistë e kam heshtur rolin e dyfishtë të
Koordinatorit Liberator... Njëherësh, e
kam zbuluar i pari fraksionin në radhët e Partisë...
RRUMADUCI:
Budallai. Për Koordinatorin Liberator
nuk duhet të shfrytëzohen vetëm çajtoret, por duhet të mbështetesh në burime të
sigurta...
GAZETARI ME
GËRSHËRË: Ama, unë, zoti...
RRUMADUCI: (E
ndërpret.) S'ka "aman". Ik më shpejt, shko mprehe mirë lapsin!
Intervistat duhet të gatuhen mirë në demokraci... E di ti se çfarë politike
redaktuese kemi, pa censurë...
GAZETARI ME
GËRSHËRË: E di, pa censurë... (Del.)
DUMDUMI: Hë, ku e
lamë, zoti redaktor? Eh, te gota e rakisë. Rrumaduc, mbushma edhe një gotë! E
nëse të kërkoj tjetër, mos më jep më hiç, pa edhe nëse shtrihem në mes të
dhomës...
RRUMADUCI: Ore,
ti, më duket, ke shkalluar herët këtë mëngjes. Mos ke rënë në gjumë, krah të
majtë? Ose nuk e ke kaluar siç duhet pragun e shtëpisë? A të thashë një herë që
më nuk ta jap as një pikë...
DUMDUMI: Vetëm
edhe një gotë të thashë, nuk ta lypa shpirtin...
RRUMADUCI: Të
thashë një herë hiç, hiç asnjë pikë!
DUMDUMI: E atë
Poeteshën e urtë si pulë, nuk do ta kesh në gazetë?
RRUMADUCI: Eh,
dreqi që je ti, tash më zure ngushtë. Ma lidhe gjuhën, këmbët, mendimet... Po
ta jap për të jo një gotë, po krejt shishen.
DUMDUMI: Atëherë,
çka pret, mbushma edhe një me grykë! Vjershat e saj vlejnë më tepër, po unë nuk
dua të shtyhem me ty në tregti “artistike”...
RRUMADUCI: Jo, së
pari tregomë kur do të m'i sjellësh vjershat?!
DUMDUMI: Eh,
ç'budallai që je! Vërtet, kund nuk e paske shokun. Po, a do, ore, sonte?...
Mbushma këtu gotën me raki!
RRUMADUCI: Jo. Jo,
sonte nuk dua, kam frikë, se natën del Intelektuali i Rrejshëm... Nesër, le t'i
sjellë në redaksi vetë poetja! (Ia mbush gotën.)
DUMDUMI: He, ore
qyqar, që të dhimbset edhe një gotë raki! Po, ti s'e di vjershat që i ka ajo, plot
metafora, simbole artistike...
RRUMADUCI: Ore, ti
ma zbute zemrën! Ja, tani e fitove edhe një gotë. Vërtet, këtë nuk mund ta
fsheh dot, e dua artin!... (Ia qet edhe një gotë.) Ti e di se unë për
simbole në vjersha e lë kokën...
DUMDUMI: E di. E
di, po gota e tretë do edhe pak meze...
RRUMADUCI: Meze?
Edhe këtu ia ke qëlluar, s'e luan as topi. (E rrok telefonin dhe formon
numrin.) Alo, Gafurri?... Këtu Rrumaduci... Gjysmë kilo djathë sille në
zyrën time!
DUMDUMI: Ja dorën,
tash ia bëre si burrat. Vjershat që do t'i kesh nesër në zyrë nuk kremtohen
vetëm me një gotë raki rrushi...
RRUMADUCI: Malli i
mirë, dihet... Vlen edhe më shumë... Po, unë sot kaq e kam kaçikun... Nesër, do
të armatosem edhe më mirë, deri në dhëmbë me fishekë...
DUMDUMI: Se çfarë
malli është, do ta shohësh edhe vetë, njëzet e katër karatë... Vetëm, ti mos
harro ta mbushësh pushkën për luaneshë, e ajo le të dalë lepuroshe...
RRUMADUCI: Hesht!
Epërdredhura?! (Korridorit dëgjohen hapat e këpucëve me taka.)
DUMDUMI: (Ngrihet
dhe duke u sulur e hap derën.) Mirëmëngjes!
IPADËSHIRUARI: (Duke
ardhur korridorit me këpucët me take.) Mirëmëngjes! Hë, zotëri,
mua më pritni në derë?!...
DUMDUMI: (E
mbyll derën.) Pthu, IPadëshiruari...
Rrumaduc, do të na çmendë me ato këpucë me taka përditë korridorit...
GAFURRI: (Pasi
troket në derë, hyn me një enë plotë me djathë në dorë.) Urdhëroni, zoti
redaktor, djathin e Sharrit Plak!
RRUMADUCI: Ashtu,
pra, o i uruar! Ja, merri paratë!
GAFURRI: Po, prit
t'ua kthej kusurin, zoti redaktor! (E fut dorën, kërkon nëpër xhepa.)
RRUMADUCI: Ec, ik,
ore, lëre ti kusurin! Redaktorit, nuk i vijnë shpesh kësi vjershash gjithë art
me simbole në redaksi...
GAFURRI: Nejse,
zoti redaktor. Falemnderit. (Del nga zyra.)
DUMDUMI: Tani mund
t'u biem duarve, t'i shpërthejmë të gjitha pikat e rendit ditës, se e kemi
shtruar si burrat. E jo si pak më parë, me bark të zbrazët, kur na këndonin
zorrët në bark...
SHKRIMTARI: (Troket
në derë dhe hyn mbrenda me Lumen e Etshme.) Mirëdita, o burra! Mirëdita! E
paskeni shtruar sofrën si shqiptarët.
RRUMADUCI: (Çohet
sakaq në këmbë, duke i zgurdulluar sytë dhe duke i fërkuar duart. Dikur i vë
edhe syzat.) Urdhëroni, uluni, zoti Shkrimtar! Urdhëroni dhe mirë se na
vini në këtë shtëpi shqiptare me traditë kombëtare! Sot, si duket, e paskëshit
këmbën e mbarë... Me siguri do të na pushojnë pak sytë mbi materiale...
SHKRIMTARI: Së
pari do t'ju njohtojë me zonjushën. Me siguri nuk e njihni?...
RRUMADUCI: Jo,
kësi bukurosheje nuk kam parë as në ëndërr. (Ia shtrin dorën Lumes së
Etshme. I buzëqesh.) Rrumaduci.
LUMJA E ETSHME: (Pak
duke u përdredhur dhe duke i rrotulluar sytë.) Lumja e Etshme.
RRUMADUCI: (Duke
ia afruar karrigen.) Urdhëroni, zonjushë, uluni! Kam nderin t'i shërbej një
dame me vlera artistike letrare...
LUMJA E ETSHME: (Ulet,
duke i treguar këmbët me mjeshtëri.) Falemnderit.
RRUMADUCI: (Duke
i fërkuar duart e duke i hapur sytë edhe më tepër nga këmbët e Lumes së
Etshme.) Zoti Shkrimtar, keni ardhur mu në çastin e nevojshëm... Sa mirë
bëtë që kthyet edhe te ne në zyrë... Njerëz jemi, duhet ta kujtojmë njëri tjetrin... Fundi i fundit, ne na lidh edhe
arti...
SHKRIMTARI: Pse,
mos keni sot ndonjë dasmë partiake?!... Festival ndërkombëtar?!… Orë
letrare?!... Përurim të ndonjë libri nga "Unioni i viçave"?!...
RRUMADUCI: Po, si
të thuash, zoti Shkrimtar. Edhe kemi, edhe s'kemi. Punë redakatorësh partiak.
Nesër i presim disa vjersha të mira të na i sjellin në redaksi...
SHKRIMTARI:
Vërtet, atëherë paskeni për çka të gëzoheni, zoti redaktor. Autori, si duket,
qenka i kujdesshëm dhe me përvojë. Ia di rendin burrërisë... E paska shtruar mu
si burrat...
RRUMADUCI: Jo,
zoti Shkrimtar, këtë tryezë nuk e ka shtruar autori.
SHKRIMTARI: Po,
kush atëherë, ore jahu, në mos autori? Qerres, po nuk ia lyejte mirë rrotat,
fishkëllon gjatë gjithë rrugës, të këndon këngë...
RRUMADUCI: Unë,
zoti Shkrimtar. Unë ia kam lyer rrotat... E kam ujdisur për merak... Të kesh
mall t'ia dëgjosh melodinë...
SHKRIMTARI: Tash,
më në fund, më bindët vërtet se e doni artin... E lëni kokën për të bukurit...
Gjumi nuk ju merr gjithë natën...
RRUMADUCI: Artin,
jo! Po, vjershat!...
SHKRIMTARI: Mirë
de, vjershat...
DUMDUMI: Hi hii hiii... Vjershat me simbole...
RRUMADUCI: (I
drejtohet Shkrimtarit.) Kjo bukuroshja shkruan vjersha?
SHKRIMTARI: Po,
vetëm natën...
RRUMADUCI: (Duke
iu afruar me frikë.) Zonjushë, bën të m'i sillni disa vjersha për gazetë?
LUMJA E ETSHME:
Çfarë vjershash, ore?!
RRUMADUCI:
Vjersha, oj bukuroshe! Vjersha. Nuk e di çka janë vjershat?!
LUMJA E ETSHME:
Unë e di çka janë vjershat, ore zotëri! Po, ku t'i marr? Asnjëri poet deri më
sot nuk i ka nxjerrë t'i shesë në pazar... Ose t'i prodhojë në ndonjë
fabrikë...
RRUMADUCI: Po, ju
nuk shkruani vjersha?!
LUMJA E ETSHME:
Jo, zotëri. Jo. Mua aq më bën për vjersha.
RRUMADUCI: Dëm i
madh. Vërtet, dëm i madh. Kësi bukuroshe e të mos shkruaj vjersha... Të mos
marrë pjesë nëpër orët letrare... Në përurimet e "Unionit të
viçave"...
GAZETARI ME
GËRSHËRË: (E hap derën dhe hyn brenda në zyrë.) Ohohooo, këtu paska
krisur pija! Nuk është çudi, të nisi edhe vallja. E mua, siç duket, më dashka
vjehrra...
RRUMADUCI: Lëre,
ore ti, pijen. Mendjen e ke vetëm te gota e rakisë rrushit. E këndej, për të
nuk ke herdhe. E sa për vjehrrrën, ja po të them unë, nuk i do pijanecët. Po,
tregomë a e bëre gati atë intervistën për gazetë?
GAZETARI ME
GËRSHËRË: Ja, zoti redaktor, sa e gjeta gazetën. Nuk më ka mbetur edhe shumë
punë. Ajo më kryesorja u krye, mezi e gjeta mes faqeve një intervistë me Babanë
e Intelektualit të Rrejshëm në një gazetë të dëgjuar edhe matanë kufijve të
Atdheut. Vetëm ta pres, e pasi ta përkthej, e ke gati për disa minuta. (E
hap gazetën dhe e pret me gërshërë.)
RRUMADUCI: Ama, të
kesh kujdes se të del e dobët. nën gurë e dru duhet të sigurojmë edhe një
fotografi të tij me mjekër!... (E hap derën dhe del në korridor.)
EPËRDREDHURA: (Hyn
me një libër në dorë.) Shikoni, shikoni ku qenkan fshehur bilbilat, por pa
kanarina. E kanë shtruar për shtatë palë qejfe, pa e thirrur as zogzën e vetme
të shtëpisë...
DUMDUMI: Ec, oj e
uruar, hyr brenda, sa nuk jam çuar të bërlykem si mëzat nëpër redaksi!... T'i
rrotulloj tryezat me këmbë përpjetë pas dere... Karrigeve t'ua ngre këmbët...
EPËRDREDHURA: Aman
mos, ja do të hyj pak. Po, mos bërtit se na dëgjon Rrumaduci. Edhe në zyrën
tuaj do t'i bëj sa rrotullime... Poste redaksie… E di unë ku ka më shumë
lule...
DUMDUMI: (Ngrihet
dhe e kap me të dy duart për beli, duke e puthur egërsisht.) Le të dëgjojë
gjithë Qyteti. Unë nuk trembem fare nga Nëna Parti. A nuk i mjafton që të mban
brenda katër muresh tërë ditën? Kështu ai e ndihmon emancipimin e femrës
shqiptare?! Një ditë, siç e keni nisur, nuk është çudi të të shohim edhe me
ferexhenë krahëve. Gati është në gjendje të të mbyllë edhe me çelës. Nuk i
beson as diellit. Frikë i ka edhe rrezet e tij, kur përvidhen nëpër dritare...
GAZETARI ME
GËRSHËRË: (Hyn edhe ai dhe, kur e sheh si është puna, ulet pranë Lumes së
Etshme.) Zonjushë, ju shkruani vjersha?
LUMJA E ETSHME: (E
nervozuar çohet në këmbë.) Ore, çka dreqin keni me ato vjersha?!...
GAZETARI ME
GËRSHËRË: Më fal, zonjushë! Mendova se edhe ti si Nuska e Rrezikshme do të
bëhesh poeteshë partiake?
LUMJA E ETSHME:
Hiçmu, ore, qafe! Lërmë rehat! Çfarë poeteshe, nuk i kam gjetur unë këto në
rrugë. (I rrok gjinjtë me duar.) Secilit që t'i teket ta futë kokën. Ec,
zoti Shkrimtar, të dalim, se këta këtu do të më çmendin me ato vjersha! (E
tërheq Shkrimtarin për dore dhe dalin nga skena.)
(Skena errësohet. Muzikë.)
PJESA E DYTË
Përdorimi i lapsit
Ndizen dritat. Zyra e Rrumaducit. Pas shpine e ka një raft me libra. Mbi
tryezë telefonin dhe një llambë mbi disa
dorëshkrime... Anash dy piktura, në
njërën shihet një akt femre. Mbi kokë e ka një pikturë të madhe në kolor të
shokut Tito. Njëri reflektor përballë e përforcon pak dritën. Rrumaduci pozon
me këmbë mbi tryezë. Është duke lexuar një libër. Pak më vonë e hedh në
dysheme. Thellohet në mendime. Dikur e ngre kufjen e telefonit dhe formon
numrin.
RRUMADUCI: Alo,
Fakulteti... Ëhë... Ma jepni prof. Dr. Hutin Qarrin!... Si, cilin profesor,
shok? Atë të "Unionit të viçave"!... Të pres një çast? Ama, zonjë...
I thuani se e kërkon një mik nga Shtpia Publike... Alo… Ohohohooo, mirëdita,
zoti profesor! Po, ku je, ore, që nuk po dukesh fare në redaksi? Së paku të
ktheje të pinim nga një kafe! Ke humbur si uji nën tokë. Po... Po... Edhe unë
isha në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Po, po mirë që kam kaluar
se si zotëri. Me paratë e mia, thua?
Çfarë, ore! Po s'm'i ka pirë pula mendtë. Paguan shteti, shoqëria. Ku ka gjetur
kjo shoqëri t'i specializojë gjenitë pa para? Pa u blerë vila në bregdet,
banesa. Puna jonë e vështirë, zotëri, këkron kushte... Deviza... (Derën e
hap Ipadëshiruari. Rrumaduci ia bën me dorë të ikë jashtë, ta lër
rehat.) Cilën? Eh, Nuskën e Rrezikshme. Jo. Që kur e mbaroi fakultetin, nuk
ia kam parë më sytë. Aq zor pati e bekuara. Nevojë sa ta marrë diplomën, tash
ia ka dërguar të gjitha ndonjë hadumi. Fat, kanë, zotëri, vetëm hadumët. Edhe
grua, edhe diplomë. Kush do të qajë kokën për mua që vite me radhë për atë
bukuroshe e diplomë i kam humbur vitet më të mira nëpër kabinete. Po, ti lëmë
gjithë këto marrëzi, të kthehemi te qëllimi i bisedës. Si?! Jo, ore. Jo. Nuk
dua të njohtohem me studente tjetër. Një herë në vit njeriu është budalla. Me
siguri sot nuk është ajo ditë. Nevojë tjetër kam unë i pafati. Pyet, ç'hall
kam? Eh, ore mik! Halla do burrë! Koka, "na", më është bërë nga
problemet... Politika... Kam frikë se do të më pëlcasë si bombë një ditë. Që në
fillore djali i nënës m'i nxori thinjat. Në gjimnaz nga katër njësha mezi e
kalova shkëlqyeshëm. Se, për vajzën nuk e çaj fare kokën, ajo i rregullon vetë
këto punë. Është e zonja, fisnikja, i ka ngjarë nënës. Si, të mos kem gajle? E
po, e di unë se çfarë miku kam. Ëhë... Për të tjerat mos u mërzit, bre, ma lër
mua atë punë! Tash, si e ke familjen?... Djalin?... Ëhë, vajza e paska kryer
fakultetin. E kam unë një lidhje partiake në Institutin e Trashëgimisë
Kulturore. Si, ëhë... Sillmi një ditë, kur të dalësh këndej, dokumentet! (Pushon
pak.) Si, ç'do të thonë demokratët?! “Vëllazërim - bashkim”... Po, unë,
ore, i kam në dorë edhe frerët e demokracisë... Njerëz të njëjtë jemi ne, vetëm
tash i kemi ndërruar maskat... Jo, jo... A të kam mik? E mira, bre, kthehet me
të mirë. Ëhë... Do të kthej, do të kthej ta pimë së bashku nga një kafe... T'ia
shtrojmë muhabetit si burrat... E kemi në plan të themelojmë ose të
shndërrohemi nga "Unioni i viçave" në një parti politike. Ngase mendojmë
që në këtë të tanishmen që e kemi nuk na dëgjohet zëri... Na i kanë zbuluar
mjetet demokratike dhe strategjinë e luftës në Parlament... E, me themelimin e
kësaj të resë, ndoshta e zgjatim edhe pak jetën tonë politike... Maqedonisë i
duhemi ne si politikanë të kalitur nëpër shkollat politke të komunizmit. Ta
shpëtojmë Maqedoninë!... Ditën e mirë! (E lëshon kufjen. Rri pak.
Pastaj përsëri formon numra.) Alo... Alo... Alo... Mirëdita, shpirt! Si i
ke punët? Ëhë... Ëhë... A ke ëndërruar mbrëmë diçka të bukur... Ohohohooo...
Po, me vjershat me simbole?... Sillmi një ditë ta zgjedh ndonjërën për gazetë!
Librin? Oh, për librin hiq mos u merakos. Ai s'ka më nevojë për ty fare. Prof.
Dr. Hutin Qarri e ka rregulluar punën. Këto ditë pritet të dalë nga shtypi. E
kemi paraparë edhe përurimin nga "Unioni i viçave". Si, edhe ti do të
ma shpërblesh mundin?! Oh, ti moj bukuroshe, e ke bërë tënden, dihet ku... Si,
e ke edhe një befasi? Oh, i lumi unë, si do të m'i nxjerrësh djersët... Po. Po,
hajt, mirupafshim! (E lëshon kufjen e telefonit. Rri pak. Thellohet
në mendime...)
EPËRDREDHURA: (Hyn
brenda me disa fletë për t'i nënshkruar dhe ia vë përpara në tryezë.)
Vetëm një nënshkrim!
RRUMADUCI: (I
shfleton, duke u hedhur një sy.) Ëhë... Po, moj bukuroshe. Po. Por, nuk
dilet nga këtu vetëm me një nënshkrim... (Ngrihet dhe e puth, fillon ta
shtrëngojë me të dy duart. Mundohet t'ia zhvesh fustanin.)
EPËRDREDHURA: Oh,
të lutem, mos këtu në zyrë!... Nuk jam sot e disponuar... E ndiej veten të
lodhur... Burri gjithë natën e gjatë ma ka nxjerrë shpirtin... Më ka lënë pa
gjumë...
RRUMADUCI: Vetëm
pak, oj, ta fus së paku kokën mes gjinjëve!... Ndoshta më pushojnë dhimbjet, më
qetësohet shpirti... E kam të trazuar nga librat...
EPËRDREDHURA:
Kokën, bën, fute! Madje vetëm pse më vjen keq, nuk kam zemër të mos ta kënaq
dëshirën. (E hap kraharorin.) Mos kërko më shumë, se: sot, nuk
jam e zonja për vjersha...
IPADËSHIRUARI: (Hyn
me disa materiale të lekturuara në dorë.) Mirëdita, zoti redaktor! (Por,
kur e sheh si janë punët, kthehet vrik prapa, duke e mbyllur derën.)
RRUMADUCI: (I
zemëruar, i bërtet duke e gjuajtur pas me disa libra.) Budalla, nuk hyhet
pa trokitur në derë! Vetëm edhe një herë provo kështu, pa do të ta tregoj
qejfin!... Unë gjallë, e ti të më shëtitësh korridorit, nuk do ta duroj më këtë
turp Rrumaduci... (E fut kokën dhe fillon të tërbohet si ndonjë qen
mbi mërshën.) Mmm... Mmm... Ham
ham... Haaam...
EPËRDREDHURA: Më
ngadalë, ore i krisur, se më dhëmbin! Për sot, mjaft e ke kaq!... Mos u mundo
t'ua dyndësh edhe rrënjët!... I kanë të thella... Nuk i shkul dot, jo. Më mirë
e ke t'i lësh pak edhe për nesër...
RRUMADUCI: Prit,
oj, pak t'i mbaj në duar! Prit, se kam mall!... Temperaturë... Djersë...
EPËRDREDHURA: Jo.
Jo, për sot e ke mjaft kaq. Mallin? Mallin ruaje për ndonjë ditë tjetër! E, sa
për temperaturën, do t'ia gjejmë çarenë
shko e ule në nevojtore!... Ika. (Ia shtyn kokën me dorë dhe del në
korridor.)
RRUMADUCI: E
poshtra, nuk ma bëri qejfin. Këndej ta tregon shtëmën, andej nuk të jepë të
pish as dhe një pike ujë. Ose, siç thotë populli: "Të çon me shoshë te
burimi për ujë..." Më thotë se e ka lodhur burri. Përralla. E këndej,
kushedi më kë i ka përzier kësulat gjithë natën e gjatë. Haj, oj bukuroshe!
Haj, se, po të zura edhe një herë në zyrë, nuk të lëshoj pa t'i nxjerr djersët.
(Pushon pak. Përsëri e ngre kufjen e telefonit dhe formon numrin.)
Alo... Alo, Emira
Caku? Po, ku je, moj hem zonjushë, hem studente e përjetshme? E ke harruar
zjarrfikësin më të dëgjuar në tërë Qytetin Historik... Netët e çmendura mbi
libra... Nuk dukesh fare. Profesori yt thotë, se: nuk të sheh as në fakultet.
Ke filluar t'i përgatitësh disa emisione për televizion... Herët e paske
shijuar bukën e hidhur... Njëri më tha, se paske filluar të dalësh me zoti
redaktorin, Dilber Kikirikun në një lokal nate të Qytetit. Ai edhe ty, si shumë
të tjerave, ta paska premtuar vendin e punës në Televizion. Po, mos harro,
njeri i gjallë nuk i shikon ato emisione! E vetmja rrugë që do të të nxjerrë në
jetë është zyra ime me namë. Siii, mos i ke lënë krejt studimet? E di çfarë
mëkati është ai... Një studente si ti, është dëm i madh ta lëshojë
fakultetin... Si, nesër e ke mendjen? Oh, së pari ec tek unë në zyrë! Po qe
nevoja, të pres edhe gjithë ditën, gjithë natën... Nesër do të të tregoj nga
cili libër duhet të përgatitesh për provim... Ëhë... Ditën e mirë! Ditën e
mire, dhe mirupafshim!...
DUMDUMI: (E hap
derën.) Shoku shef, nuk kemi lokal ku ta mbajmë testimin për gazetarë. E
këtë herë, si për inat, kemi mjaft kandidatë...
RRUMADUCI: Thua,
kemi mjaft të interesuar, zotëri?
DUMDUMI: Po.
RRUMADUCI: Atëherë
mund ta kryeni testimin në zyrën time të redaktorit. Thirre komisionin, le t'ia
fillojë punës!
DUMDUMI: Ja, sa
t'i lajmëroj edhe kandidatët. (Del nga zyra.)
RRUMADUCI: (E
ngre përsëri kufjen dhe formon numrin.) Dani? Po si je, or bir? A i bëre
detyrat e shtëpisë? Po, mësimet i ke përgatitur? Ashtu, ë? Hajt mos u mërzit,
se edhe ty ta gjen babi një punë në Televizion, edhe pse nuk e ke kryer
fakultetin. Ma jep tash mamin! Alo, plako, ja edhe pak e do të vij në shtëpi.
Më ka kërkuar njeri?... Askush. Ëhë... Çka ke bërë për drekë? Lakër me mish?
Ëhë... Ëhë... Mrekulli... Hajt, ditën e mirë!... (E lëshon kufjen e
telefonit.)
DUMDUMI: (Hyn
me kandidatët për gazetarë, të cilët ulen nëpër karrige rreth e rrotull
tryezës.) Zotëri shef, ne jemi gati, mund të vazhdojmë me testimin?
RRUMADUCI: Po
mirë, kryeni ju testimin! Unë jam i thirrur në koktej te drejtori. E, nëse vjen
Ipadëshiruari sot në redaksi, ia dorëzoni vendimin për pushim nga puna. Mos
harroni t'ia jepni edhe dy qese bonbone t'ua dërgojë fëmijëve për Vitin e
Ri!... Njëherësh, në emrin tim personal i dëshironi suksese të reja në punën e
tij të mëtejshme letrare...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Si urdhëron, zoti redaktor! (Pasi ua shpërndan të pranishmve nga
disa fletë.) Si duket puna, edhe këtë herë do të dalim faqebardhë...
Detyrën do ta kryejmë me nder... Kryesorja është se do të shpëtojmë njëherë e
përgjithmonë nga Ipadëshiruari... Këpucët e tij me taka korridorit...
DUMDUMI: Ashtu duket,
koleg. Sipas numrit të pjesëmarrësve, i kemi disa kandidatë seriozë. Dhe, nëse
është e thënë Ipadëshiruari të ketë pasardhës, le ta ketë ndonjërën nga këto
bukuroshet... (I afrohet dhe i pëshpërit Intelektualit të Rrejshëm.) Si
të duket kjo bukuroshja, që e ka hedhur këmbën përmbi këmbë? Talente e
hatashme, ë?...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Kandidate e lindur dhe e përkryer për gazetare. I ka me vete të
gjitha përgatitjet profesoniale. Shihet se ka njohuri të përgjithshme. Ose, kjo
di ta përdorë lapsin siç duhet, ose unë nuk marrë erë nga gazetaria...
DUMDUMI: Dita e
mirë, thotë populli, shihet në mëngjes. Nuk qenka gabim as shefi i katedrës
bashkë me shokë, që i kanë dhënë diplomën e fakultetit. Pastaj edhe
intervenimet që bënë për këtë bukuroshe. Pajtohem plotësisht me shefin e
katedrës, që qysh në fakultet ua cakton vendin e punës. Ti do të punosh në
redaksi të gazetave... Ti në Institut...
Ti asistent në katedër... Ti drejtor shkolle... Ti në radio... Ti në televizion.... Ti deputet në Parlament... Ti... Zotëri, vetëm
kjo ma mbush syrin për gazetare. Qëndrimi i saj tregon se ka lexuar shumë edhe
natën... Talentin që e ka për art, ne duhet ta marrim parasysh në këto çaste të
vështira për gazetarinë...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: (Kandidatëve ua mbledh fletët dhe, pasi ata të gjithë e lëshojnë
zyrën.): Po, ku guxon, ore, kësi cope të mos ketë talent. Shumica e
redaktorëve do të dëshironin ta kenë vetëm në zyrë. E ata të televizionit, para
testimit, do ta shëtitnin edhe kafene më kafene... E sa për materialet, kush
nuk do t'ia shkruante kësaj bukurosheje?...
DUMDUMI: Unë i
pari. Unë do të shkruaja për të natë e ditë, vetëm ta kisha në zyrë!...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Jo ti, po unë. Ku di ti të shkruash për gazetë. Dy fjali nuk mund t'i
lidhësh bashkë. Kjo copë, këtë herë, më takon mua, unë i pari e pashë së është
talente, se ka vlera të pakapërcyeshme artistike... Pastaj, ti e more herën e
kaluar konkursin, kur e pranove atë flokëzezen... Tash mund t'i kënaqësh vetëm
sytë. Se, kjo më takon mua t'ia mësoj mjeshtërinë e gazetarisë...
DUMDUMI:
Ohohohooo, kush do t'ia mësoj mjeshtërinë e gazetarisë! Po ti, ore, nuk di t'i
hedhësh dy fjalë në letër. Nuk merr erë nga gazetaria. E zonjusha duhet ta
ushtrojë profesionin...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: E sheh, pra. Ja, mu ky burrë do t'ia mësoj profesionin... Në do të
dish më shumë, po më shkoi pak për qejfi, do ta bëj edhe redaktore.
DUMDUMI: Hi -
hii hiii... Nuk ma merr mendja. E them
këtë se deri më sot nga shkolla jote nuk ke nxjerrë asnjë redaktor. Të gjitha
atyre që ua ke mësuar ti profesionin e gazetarisë, një ditë kanë qenë të
shtrënguara t'i lëshojnë redaksitë.
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Gabon, zotëri. Gabon. Redaksinë e kanë lëshuar vetëm ato, kur e kanë
kuptuar një ditë profesionin, që e kanë zgjedhur kërkon edhe prirje. Se,
gazetarja e mirë duhet t'i ketë të gjitha me vete, po qe nevoja, me gjithë laps
të flejë edhe në shtrat. Gazetaria kërkon mund, sakrifica, djersë, net pa
gjumë...
DUMDUMI: E sheh,
pra... Ende tash nuk e ke të qartë Mu për këtë them, se unë duhet t'ia mësoj
profesionin. E di si duhet të sillem, si ta mpreh lapsin, si t'ia ndez
zjarrin...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Hi - hii hiii... Budallai.
T'ia ndezë, thotë, zjarrin. Po, nuk do ta piqësh bukën, ore i krisur! Zjarri në
këtë rast duhet të shuhet, t'i hidhet ujë. E një gjë e tillë vetëm mua më shkon
ndoresh...
AUTORI I DISA
LIBRAVE: (Hyn me disa dorëshkrime në duar.) Ç'është gjithë kjo poterë në
këtë zyrë?!
DUMDUMI: Ja,
garojmë në profesionin e gazetarisë... Kemi rënë në konflikt me kolegun se cili
do ta ushtrojë gazetaren e ardhshme në profesionin e gazetarisë...
AUTORI I DISA
LIBRAVE: Ëhë, e vendosët?
DUMDUMI: Jo, nuk
mund të merremi vesh. Se, që të dy jemi kandidatë seriozë...
AUTORI I DISA
LIBRAVE: Punë e lehtë, vini bast!
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Mirë t'u kujtua, zotëri. (I drejtohet Dumdumit.) A pajtohesh,
he burrë me tirqi e xhamadan?...
DUMDUMI: Edhe
pyet, ë? Po.
AUTORI I DISA
LIBRAVE: (I nxjerr dy fije shkrepseje nga kutia.) Fija e shkurtër humb,
e gjata e fiton bukuroshen. Tërhiqe! (Ia afron fijet e shkrepsës.)
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: (E tërheq njërën me hamdje.) Pthu! O Zot, si më doli e
shkurta! (E flug në dysheme.)
DUMDUMI: Opaaa, më
buzëqeshi fati! E fitova edhe këtë herë bukuroshen! (Kërcen nëpër zyrë nga
gëzimi. U bie duarve shuplakë si pehlivan.)
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: E dita unë se nuk kam fat. Nuk duhej të vija bast me këtë dinak
partiak. I papërvojë jam në këto punë politike. Gjithmonë më të mirat i ka
marrë për vete, t'ua ushtroj profesionin partizaneve “artistike”...
GAZETARI ME
GËRSHËRË: (Hyn me disa fletë në dorë. I drejtohet Autorit të disa librave.)
Zoti redaktor, e bëra gati materialin për Orën letrare që u mbajt me rastin e
Muajit të Librit.
AUTORI I DISA
LIBRAVE: Mirë, lërma mbi tryezë, do të shoh t'i gjej vend për numrin e nesërmë
të gazetës partiake.
NANAÇI: (Hyn
edhe ai në zyrë.) Ohohohooo, shikoni në zyrën e kujt ia paskan shtruar
bisedës! E unë budallai i kërkoj në zyrë, mbi makina të shkrimit...
AUTORI I DISA
LIBRAVE: (I drejtohet Dumdumit.) A je sonte kandidat për të shkuar te
shefi, t'ia urojmë martesën me një nuse
të re?
DUMDUMI: Mirë t'u
kujtua, duhet të shkojmë se e kemi të shtëpisë.
GAZETARI I
TREDHUR: Po, shefi është i martuar, koleg?! Edhe, ka fëmijë…
DUMDUMI: Ka qenë,
por tash e ka marrë sigurisht edhe ndonjë të re, si kukull. Shefi ynë nuk është
aq budalla të plaket vetëm me një grua.
AUTORI I DISA
LIBRAVE: Ashtu, pra: siç, u morëm vesh, sonte do të shkojmë te shefi me dhurata
martesore. Dakord?
DUMDUMI: Dakord.
Në ora njëzet, pra, takohemi para çasjtores “ CUFA”.
KOMUNISTI I
ARRATISUR: (Hyn në zyrë me plot dekorata në gjoks.) Tungjatjeta, burra!
DUMDUMI:
Tungjatjeta, plak! Urdhëro, ulu në karrige!
KOMUNISTI I
ARRATISUR: Falemnderit, po nuk e kam ndërmend të rri gjatë kohë. E kam një dert
të madh unë, hallexhiu...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Për hajr qoftë, o burrë! Na e trego hallin!
KOMUNISTI I
ARRATISUR: Eh, o burra! Plaku dikur e ngriti zërin edhe në mes të Beogradit.
Gjatë komunizmit morën funksione e pensione lufte, edhe shumica që nuk e kishin
bërë "baaam" në Federatë. As, edhe në luftë si “komandantë”. Edhe
unë, thashë, pse të mos e shijoj pak funksionin. Punë e madhe çka do të thonë
nacionalistët. Kryesorja të më tymojë
drejt oxhaku. Në pleqëri do të ulem t'i shkruaj memoaret. Po, kungulli nuk
shkuaka gjithmonë mbi ujë. Në demokraci ndryshuan kohët, erdhi çasti që edhe
unë si shokët komunistë ta shaj monizmin me nanë e babë, të kërkoj strehim në
Kryesinë e Partisë të Zarzavateve... Kohën e fundit e pash të udhës me disa
veteranë të komunizmit të formojmë edhe një parti të re edhe më ekstreme për të
drejtat e barabarta të shqiptarëve. Plaku, biro ka eksperiencë nga komunizmi i
“vëllazërim - bashkimit”, dhe duhet të shfrytëzohen aftësitë e luftës
strategjike shqiptare... Dyluftimet partiake në foltore... T'i dalim zot
Maqedonisë me parti politioke shqiptare...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Punë e lehtë kjo, o burrë me tirqi e xhamadan! Edhe unë si aktivist i
dëshmuar para Vetëshërbimit të kukullave në “Bit Pazar”, përpiqem të zë një vend të merituar
në Kryesinë e Partisë të Zarzavateve!...
KOMUNISTI I
ARRATISUR: Po, ti nuk je antëtar në Kryesi?! Kjo nuk është zyra e Partisë së
Zarzavateve me “Din e Iman”?!...
INTELEKTUALI I RREJSHËM:
Jo. Kjo është redaksi... Redaksi e "Klubit të Tollumbave"...
KOMUNISTI I
ARRATISUR: Unë paskam ardhur në polici?!...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Jo, zotëri. Ne jemi redaktorë... E kjo është redaksi...
KOMUNISTI I
ARRATISUR: Ehë, tash e kuptova ngjarjen. Domethënë, nuk jeni inspektorë të
policisë, po jeni redaktorë...
DUMDUMI: Po,
zotëri... Ne punojmë në gazetë. (Hapat me taka dëgjohen korridorit.)
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Hesht!... Epërdredhura...
DUMDUMI:
Ohohohooo... Epërdredhura... (Duke i fërkuar duart çohet më këmbë dhe e hap
derën. Papritmas hyn Ipadëshiruari.)
IPADËSHIRUARI:
Zotërinjtë e mi, lehtë është të hiqeni si demokratë në mes të Shkupit, zhytur
në kolltukë me gojën plot parulla demokratike. Po, ejani një ditë edhe në
Zajas, në fshatin e Mefailit!... Mes atyre maleve kokë më kokë... Vetëm, me një
kusht, që të mos i mbushni brekët... Hi - hi
hiii... T'i dalim zot Maqedonisë... (E hedh një petarkë në mesin e
tyre e cila pëlcet si bombë mes këmbëve. Dhe, të gjithë nga frika shtrihen në
dysheme, përveç tij Ipërdredhurit. Dikur, e hap derën dhe del duke qeshur në
korridor.)
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Gjizë na e bëri Ipadëshiruari. Ne jemi menduar të tallemi pak me të,
ta kalojmë kohën, po, si duket, është i shëtitur dhe i gojës. E shkrepi edhe
një fishek mu në mes të Shkupit. Po, edhe ne nuk u dorëzuam aq lehtë, pa i
treguar grushtat... Sa bën ora?
AUTORI I DISA
LIBRAVE: Trembëdhjetë e njëzet minuta.
DUMDUMI: Koha
qenka afruar të ikim edhe ne në shtëpi mes grave. (E merr çantën.)
Energjinë duhet ta ruajmë edhe për nesër. Ditën e mirë, zotërinj! (Del.)
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Edhe unë shkova, o burra!... Mjaft punova sot për Ditën e Nesrërme.
Ditën e mirë! (Dalin njëri pas tjetrit edhe të tjerët nga skena.)
(Skena errësohet. Muzikë.)
PJESA E TRETË
Shënime nga “Bit
Pazari”, në Shkup.
Dritat ndizen, dhe shuhen në skenë mbi tavolinën e drurit arrës të Babait.
Edhe, mbi një llambë mbi tavolinë, Zyra e redaksisë me tri tryeza përaballë.
Një llambë mbi tavolinën e punës të Shkrimtarit. Dhe, një makinë shkrimi. Rafti
me libra. Telefoni... Në një kënd ka lëshuar shtat një bimë tropikale. Ndërsa,
pranë dritares rri e heshtur fotografia e Shokut Tito...
AUTORI I DISA
LIBRAVE: Dumdum, dëgjove çka ndodhur mbrëmë te shefi?
DUMDUMI: Jo, e
çka?! Mos e ka shkruar shefi edhe një libër të ri me tregime?
AUTORI I DISA
LIBRAVE: Jo, ore, çfarë libri të ri me tregime? Mezi i shkruajti dy broshura
politike. Madje, kur e pa se do ta avancojnë në pension. E molën mirë
“vëllezërit” si lopën qe disa vjet. E,
më në fund, e çuan te kasapi...
DUMDUMI: Atëherë,
me siguri gruaja besnike ia ka mbyllur derën, dhe e ka lënë jashtë, gjithë
natën si qen me zgjebe pas Shtëpie?
AUTORI I DISA
LIBRAVE: Jo, ore. Jo. Nanaçi kishte dashur mbrëmë t'ia urojë i pari martesën. E
kishte vizituar me gjithë gruan besnike.
DUMDUMI: Siii?! E
ka vizituar me gjithë gruan besnike në shtëpi?! E, në të vërtetë, ne vetëm pak
u tallëm, bëmë një shaka me Nanaçin. Kësaj nuk i vjen aspak era e mirë
politike. Prite tash mbas një jave, kur Nanaçin do ta avancojë për merita
artisitike në redaksi...
AUTORI I DISA
LIBRAVE: Ndodh. Nuk i thonë kësaj shaka. Nanaçi e kishte dërguar edhe një takëm
prej kristali, në përurimin e Gruas të
tretë besnike...
DUMDUMI: Si, edhe
takëmin nga kristali ia ka dërguar shefit në shtëpi?!...
AUTORI I DISA
LIBRAVE: Po. Po, takëm nga kristali... Buketë me lule... Edhe një bonbonierë
nga më të shtrenjtat nga “Qendra Tregtare”... Përkarshi “Parkut të Grave”…
DUMDUMI: Mos e
zgjat më shumë, zotëri! Të gjitha i kam të qarta si dritën e ditës. Edhe, natës
me hënë. Nuk duhet të kalojë shumë kohë, pas një jave, vetëm prit kur do t'i
dalë tymi...
AUTORI I DISA
LIBRAVE: Hi - hii hiii... Ku do t'i dalë
tymi? Në ndonjë vend pune më të rehatshëm, redaktor. Po, gruaja e Rrumaducit,
kur e kishte kuptuar qëllimin e vizitës, të gjithë i kishte përzënë nga
shtëpia... Më kot e luste shefi pas dere, atë e kishin kapur ato të vetat...
DUMDUMI: Hi -
hii hiii... Po, Rrumaduci do t'ia lidhë
disi kryet. Do të thotë: Vetëm ai mendon diçka të mirë për shefin. Asnjërit nga
ju, nuk iu kujtua të ma ndjellë një fat të tillë, të ma shpërblejë mundin. Mu
për këtë duhet ta avancojmë në postin e redaktorit. O imzot, kush do ta durojë
nga disa herë në ditë, duke u fryrë korridorit të redaksisë. Kokën duke e
ngritur lart si kalë dhe duke ecur në majë gishtash pas dyerve të zyrave
redaksisë. Flokët e lëmuara, hedhur pak mbi veshë. Tamam redaktor i përkryer me
të gjitha meritat artistitike...
AUTORI I DISA
LIBRAVE: Sa për mua, nuk prish punë, unë edhe ashtu kam mjaft obligime me libra. Do të mbyllem në zyrë dhe do të
shkruaj ndonjë libër. Ndodh në ndonjë tregim ta kem edhe si personazh. Vetëm zhurmën
e këpucëve "trrak trrak" do
t'ia dëgjojë korridorit. Asgjë më shumë, zotëri. E një ditë edhe në libër...
GAZETARI I
TREDHUR: (E hap derën.) Tungjatjeta, burra! Ju të dy qenkit këtu?! Ende
nuk e keni lëshuar zyrën e redaksisë?
AUTORI I DISA
LIBRAVE: Këtu, po ku deshe ti të shkojmë në polici? Mos deshe të shkojmë në
Mars? Apo, në ndonjë livadh me lule?...
GAZETARI I
TREDHUR: Jo, nuk e pata për në Mars! Përtej Qiellit… Prajsë… Apo, në polici.
Por, thashë mos keni zbritur ju në bufe, në Teatrin Shqiptar?!. Kokë më kokë ta
pini me mua një rraki rushi. Edhe ju, më në fund, siç u ka hije, ta pini kafen
me llokum... ?aj rusi… Raki rrushi…
AUTORI I DISA
LIBRAVE: Me cilin mik të zbresësh në bufe, me Gafurrin? Apo, me rrufjanin e partive politike?!...
Mysafirët e kanë vështirë të arrijnë deri te kjo zyrë redaksie politike.
Intelektuali i Rrejshëm gjithë ditën e gjatë i pret në korridor, para dere...
GAZETARI I
TREDHUR: Mirë, de, mirë. Nuk e pata për qëllim t'i marrë të tjerët nëpër
gojë...
AUTORI I DISA LIBRAVE:
Ti nuk e pate, por, ja, po ta them unë, se: bufenë e redaksisë e hap dhe e
mbyll Intelektuali i Rrejshëm. E nis bisedën për letërsi dhe del në tregti. Nuk
harron t'i ilustrojë edhe me ndonjë bukuroshe. Sa për mua, mund t'ia vënë
dryrin. "Trraang"...
GAZETARI I
TREDHUR: Prozë e gjatë. T'i lëmë këto, se nuk kanë fund. E unë nuk e kam ndër
mend të shkruaj roman. Po, të kthehemi te mbledhja e redaksisë!
AUTORI I DISA
LIBRAVE: Hë, mos ka farë ndryshimi? Apo e kemi shtyrë mbledhjen për ndonjë ditë
tjetër? Vërtetë, sot një vendim i tillë do të ishte i mirëseardhur, se kam
punë.
GAZETARI I
TREDHUR: Për ndonjë ndryshim, hiç mos i fërko duart! Nuk e kanë thirrur sot
shefin në përurimin e ndonjë libri në "Unionin e viçave"... Edhe
ndonjë ditë do t'i zgjatet dita qengjit. Po, më tha se për shkak të lokalit do
të mbahet në këtë zyrë.
AUTORI I DISA
LIBRAVE: Dreqi i marrët të gjitha! Orë të tëra do të m'i shurdhoni veshët. Kush
do t'i durojë deri në fund marrëzitë e ditës...
GAZETARI I
TREDHUR: Koleg, merre fjalën prapë! Gabon. Mos luaj me artin! E bukura është e
bukur. Vlerësimi i materialeve të gazetës nuk është marrëzi...
AUTORI I DISA
LIBRAVE: E di, zotëri. E di. Nuk është hera e parë që merremi me këto mrekulli.
Populli thotë: "Plaka krihet e katundi digjet në flakë". (Në dhomë
hyjnë edhe të tjerë me nga një numër të gazetës.)
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: (Pasi i lëmon flokët me dorë dhe e ndreq kravatën e larme, e vë
gishtin te goja. Mendohet pak, duke e shikuar tavanin. Dikur, pasi merr guxim,
shikimin e zbret tinëz mbi disa shënime në një fletë letre.) Mirëmbrëma,
Maqedoni!... Zonja dhe zotërinj, po e hap mbledhjen e sotme me këtë rend dite:
1) Vlerësimi i materialeve në gazetë; 2) Pranimi i një redaktori në rubrikën e
kulturës, i një gazetari sipas konkursit të shpallur në gazetë dhe 3) Të
ndryshme. A ka ndonjëri të shtojë edhe diçka, ndonjë pike tjetër? Jo, nuk ka.
Domethënë, që pajtoheni me këtë rend dite.
RRUMADUCI: (E
merr fjalën për diskutim.) Zonja e zotërinj, numri i fundit i gazetës është
për çdo lëvdatë. Meritë të madhe për këtë sukses ka redaktori i rubrikës së
politikës. Materialet e kësaj rubrike këtë herë janë përkthyer vërtet pa
gabime. Lexuesi i flaktë, që e pret gazetën në rreshtin e gjatë para qoshqeve,
me të vërtetë ka pasur çka të lexojë brenda atyre faqeve. Ngjarjet në botë,
ngjarjet në vend... Vizitat e ndryshme... Lufta me nacionalizmin,
separatizmin... Mitingjet e solidaritetit... Grevat e minatorëve...
Demonstratat në Armeni... Protestat e studentëve në Peking... Kërkimi i
armëve... Tubimet e grave... Sekuritaten... Kongresin e Prosperitetit...
Tribunat e "Unionit të viçave"... Po, çka do ai më tepër, për aq para
sa kushton gazeta jonë, unë mendoj se i ka shumë ato lajme...
GAZETARI ME GËRSHËRË:
Gazeta në mes lëvdatave që i përmendi zotëriu, është edhe për pak kritikë.
Titulli i reportazhit ka dalë pa një shkronjë. Zotërinj, të kuptohemi njëherë,
gabimeve të tilla të mëdha duhet t'u vëmë pikë. Pastaj, po në atë reportazh,
një fjali nuk e ka një presje. Po, a jemi ore ne njerëz të kalemit, apo jo?
Deri kur do t'i kalojmë në heshtje këto gabime? Gabim i rëndë për mua është
edhe ai në faqen e fëmijëve, ku në një vjershë emri i përveçëm është shkruar me
shkronjë të vogël. Ku është këtu roli yn si mësues të dytë të drejtshkrimit? Në
vend që nxënësve t'u tregojmë si duhet të shkruhet pa gabime, ne u tregojmë si
të shkruajnë me gabime... Edhe në rubrikën e sportit e kemi lëshuar një gabim
teknik. Topin e kemi shkruar me shkronjë të madhe. Shihni, zotërinj, sa gabime
vetëm në një numër! E ne, një ditë duhet të aftësohemi në këtë profesion
gazetaresk, që na e ka besuar populli. Koha është, që edhe ne diçka të re të
nxjerrim nga koka. Po, numri i fundit nuk është për çdo kritikë. Faqeve të tij
ka vërtet edhe materiale të mira. I tillë është komenti i Gazetarit të Tredhur.
Kolegu ynë, zotërinj, me të vërtetë ka talent. Herë pas here delë edhe me
pseudonim. Po, kush ka tjetër, ore aq aftësi, sa ta përkthejë në gjuhën tonë
edhe emrin e fabrikës?! Askush. Ja, zotërinj, çka do të thotë talenti...
Aftësia... Puna... Gazetarit me gërshërë i duhet Ndihma e shpejtë, që mos dalë
me pseudonim, por me emër e mbiemër. E, aq më keq, asnjërit nga ne nuk i
kujtohet ta shpërblejë punëtorin. Ose, fundi i fundit, t'ia shtrijmë edhe
dorën. Të lumtë, zotëri, se na e zbardhe fytyrën!...
RRUMADUCI: Unë
plotësisht pajtohem me diskutimin e kolegut. Nuk duhet t'i heshtim anët
negative, por duhet t'u biem grushta. Kokën t'ua shtypim si gjarprit, që edhe
një herë të mos na dalin papritur e pa kujtuar nëpër faqe. E, kur është pyetja
te lëvdatat, si materiale më të përkryera, kësaj radhe i meriton Gazetari me
Gërshërë, me shënimet nga “Bit - Pazari”. Ai, o vëlla i dashur, di çka t'u
zgjedhë lexuesve për gazetë. E paralajmëroi popullin shqiptar, se: komandantët
e U?K -ës, janë spiunë të Serbisë?! Plot
mund e djersë ia rezervoi lexuesit të flaktë shqiptar artikujt më të mirë
ushqimorë: domatet, specat, qepët, mollët, dardhat, rrushin... Kolegu ynë
shihet se ka talent, ai për lexuesin e gjen edhe suxhukun më të mirë... Madje,
mu para Vetëshërbimit në “Bit - Pazar”...
AUTORI I DISA
LIBRAVE: Kolegut, në mos i besofshim për të tjerat, për suxhukun duhet t'u biem
duarve. Pse t'ia kemi inat, e ka qëlluar burri i botës. Edhe këtij i thonë
talent. Me siguri në zyrë ka ruajtur edhe për ne një copë. E di ai ku i drejton
kritikat e ku lëvdatat...
INTELEKTUAL I
RREJSHËM: Zonja e zotërinj, unë mendoj se mjaft e vlerësuam për sot gazetën
“RRENA”, të kalojmë në pikën e dytë të rendit të ditës. Pika e dytë është:
Emërimi i një redaktori në rubrikën e kulturës. Para se të kalojmë në
propozime, t'i them unë edhe disa fjalë. Ju e dini se redaktori i deritashëm
shkon në detyrë të re, zëdhënës në Qeveri. Këtu ne s'kemi çka të diskutojmë,
vetëm se zotëriut t'ia urojmë detyrën e re, dhe t'i dëshirojmë suksese në punë.
Kjo më ka marrë fund. Por, ne duhet t'i hapim mirë sytë se kush do të vijë në
vendin e tij. Redaktori i kësaj rubrike, zotërinj, duhet të jetë ai që ka
përnjëmend më së shumti merita. Po, çfarë merita? Dihet se çfarë zotësie
kërkohet për ta redaktuar këtë rubrikë. Zotëriu pikësëpari duhet të ketë aftësi
morale e intelektuale... Të jetë dalluar me shkrime kundër nacionalizmit,
irredentizmit shqiptar dhe t'i njohë mirë arritjet e letërsisë te ne dhe në
botë...
DUMDUMI: Unë,
zonja e zotërinj, mendoj se ai vend i takon Nanaçit. Ai kohën e fundit është
dalluar me shkrime nga Parlamenti, e sidomos me deklaratat e Intelektualit të
Rrejshëm. Vërtet, nuk ka shkruar asnjë vjershë, asnjë tregim me përjashtim të
një libdri me pizi... Por, kjo s'do të thotë gjë, ka kohë. Jeta është e gjatë.
Mund të shkruaj më vonë, kush mund t'ia ndalë hovin... Asnjë vjershë nuk e
kishte të shkruar, kur u bë redaktor edhe Intelektuali i Rrejshëm, po shihe
tash, askush nuk mund t'ia ndalë lapsin. Vetëm në revistën që e redakton ai,
për çdo numër ke nga dy tri vjersha e
një tregim edhe me pseudonim.
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: (E merr përsëri fjalën.) E unë, zonja e zotërinj, them më së
miri është ta qesim në vota.
RRUMADUCI: Mirë e
ka zotëriu, të veprojmë sipas rregullave të artit! Kjo është punë më me mend...
Asnjërit nga ne nuk do t'i mbetet hatri...
E PËRDREDHURA: Të
votojmë, zotërinjë! Të votojmë! Se nuk e kemi bërë këtë arë të babait, kujt t'i
teket, sa herë të dojë, të korrë e të bëjë ugare...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Mirë, atëherë, kush është për? Një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë,
shtatë, tetë... Kundër? Asnjë. Zonja e zotërinj, në rubrikën e kulturës, pra,
që nesër mund ta vazhdojë punën zoti Nanaç. Urime, zoti Nanaç!...
E PËRDREDHURA:
Urime, zoti Nanaç! Urime!... Që nesër nuk ke pse të ankohesh edhe ti, o i
mjerë, se me cilin do ta pish kafen. Që nesër edhe zyrën tënde do ta vërshojnë
vjershat, tregimet... Ohohohooo, por, kur do të të vijë edhe ty ajo Poetesha e
urtë si pulë... Ose ajo Flokëgjata me një fletore nën sqetull plot me
vjersha...
RRUMADUCI: Zonjë,
lëri për ditë tjetër urimet! Koha nuk na pret, e ne duhet sot të vendosim edhe
për gazetarin. Pra, fjalën e ka komisioni i pranimit, të shohim se çka na ka
zënë në rrjetë.
DUMDUMI: Zonja e
zotërinj, nga njëqind lutjet që i pati komisioni për shqyrtim, gjashtë i
diskualifikoi si të pakompletuara. Njërën, se në dokumente kandidatja i kishte
harruar pesë mijë marka. Tjetrën, se lutjen e kishte shkruar si të ishte vjershë
dashurie. Të tretën, se në lutje i kishte vënë buzët e kuqe në vend të
nënshkrimit. E ajo që më nervozoi më tepër, ishte ajo që në vend të emrit dhe
të mbiemrit të vet e kishte shkruar atë të burrit qeveritar. O imzot, alamet
burri! Emër plot tituj e shpërblime. Njëri nga ata të ndershmit. Emër i nderuar
dhe i shëtitur zyrë më zyrë... Kabinete… Kolltuk më kolltuk... Mu për këtë
komisioni më së shumti u përcaktua për lutjen dhe tekstin e Gazetares së
Hijshme. Talente e rrallë, o vëlla! Lapsin do ta bëjë tym e mjegull në gazetë.
Pra, ne që të tre anëtarët e komisionit dalim para këshillit të redaksisë me
një propozim të këtillë që nuk duhet ta luajë as topi...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM; Zonja e zotërinj, e dëgjuat mendimin e komisionit. E hap diskutimin për
vendosje.
NANAÇI: Sipas
mendimit tim, komisoni e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe me nder. E kanë
zgjedhur kandidaten më të talentuar, që, sipas mendimit tim, ne na duhet mu një
gazetare e tillë...
GAZETARI I
TREDHUR: Unë, zonja e zotërinj, unë aspak nuk dyshoj në punën e shijen e
komisionit. Grupi shihet se ka punuar pa direktivë të intervenimeve. E ka
zgjedhur kandidateten që ka treguar më së shumti sukses në testim dhe e ka
dëshmuar veten si gazetare...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Mirë, zonja e zotërinj. A ka të tjerë që duan ta marrin fjalën? Nuk
ka, ë? Kush është për? Një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë,
tetë...Kundër? Nuk ka. Atëherë, kalojmë në pikën e tretë.
RRUMADUCI: (E
merr fjalën.) Zonja e zotërinj, duhet njëherë e përgjithmonë t'u vëmë pikë
shëtitjeve nëpër zyra. Ndonjëri nga ne sikur e harron detyrën. Ja, mua një
turist i tillë më ka marrë nga zyra reshonë, e tash, kur vijnë mysafirët, jam i
shtrënguar të zbres në bufe.
E PËRDREDHURA:
Zotëriu, le të na falë pak, se reshoja nuk e ka vendin në zyrë. Tryeza e punës
nuk është për të fërguar vezë e suxhuk. Ne nuk duhet ta kalojmë kohën duke
pjekur kafe, po mbi materiale, mbi makina të shkrimit...
DUMDUMI: E unë, oj
zonjë e nderuar, nuk jam si ti të më pjekë kafe Rrumaduci. Të më ul në kolltuk
dhe ta rrotullojë dy herë çelësin në derë...
E PËRDREDHURA:
Shihe, shihe ti njëherë të poshtërin e botës... Të pafytyrën, njeriun e
pacipë... Ka filluar të merret edhe me shpifje, thashetheme... Po, ore, nuk na
e ka mbajtur ti qiririn... Burrin që e kam unë në shtëpi, jo vetëm mua, po edhe
ty të bën këmbëekrye bashkë...
DUMDUMI: E ke, oj
zonjë... E ke, po do edhe një në redaksi... E pangopshme je, nuk të pritet deri
në shtëpi...
E PËRDREDHURA: E
unë s'të kam faj ty, o i mjerë! Që për ty jam rrush i thartë... E ke vështirë
të më arrish, të më këputësh, kapësh m e dorë me dorë... Fundi i fundit këtë të
adhuruar nuk e kanë gjuajtur, kujt t'i teket dhe kush të kalojë atypari t'i
shterrë herdhet... Nuk jam si gruaja jote t'i ngre këmbë në hava në mes
grunajave...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Zonja e zotërinj, dikush prej nesh e kaloi kufirin shqiptar. E
tepëroi me fjalë publistike. Mbëledhje i thonë kësaj, publistike. Zotërinj, e
jo të “Bit - Pazarit”. Pra, me kaq e përfundojmë mbledhjen piblicisitke artisike
për Ditën e Nerërme.... (Të pranishmit ngrihen më këmbë m e duratokitje, dhe
nisin të dalin nga skena.)
(Skena errësohet. Dëgjohet muzikë.)
PJESA E KATËRT
Përzënia e xhindeve
Dritat ndizen... Shuhen, në skenë... Ndizen... Korridori i redaksisë. Herë
pas herë dëgjohen të rrahurat e makinave të shkrimit. Nga një zyrë vjen edhe
një muzikë e lehtë popullore. Dëgjohen zërat e të punësuarve. Telefoni. Zëri i
një burri. Hapat e të Ipadëshiruarit me take në korridor. Dyert e zyrave herë
pas herë hapen dhe mbyllen nga të punësuarit. Ndonjëri me çantë në dorë, ose
krahëve ngutet korridorit për t'u fundosur sa më parë në kolltuk, për një sy
gjumë. Dikush shpejton për në sallën e gazetarëve të luajë një parti shah. Një
i tretë turret korridorit për të arritur me kohë në lojën e letrave... Vetëm dy
veta me këmbëngulje rrinë me nga një lule në dorë...
RRUMADUCI: Sa bën
ora?
DUMDUMI: (E
shikon orën.) Tetë e pesëdhjetëepesë minuta.
RRUMADUCI: Dëm i
madh! Nuk erdhi ende Ajo? E unë desha i pari t'i uroj mirëseardhjen!
DUMDUMI: Jo,
mirëseardhje do t'i uroj unë, zotëri! Unë gjithë kohën kam bërë luftë për ta
pranuar në punë. Ti gjithë ditën e gjatë vetëm ia ke shtruar me meze e ndonjë gotë
raki. Plus tash del vullnetar të ma rrëmbesh nga duart në mes të ditës...
RRUMADUCI: Pse,
unë nuk kam bërë luftë?! Po, cili përveshi duart i pari kundër Kryetarit të
"Unionit të viçave", kur deshi ta pranonte atë vajzën e motrës. Unë,
ore, unë. Unë isha ai që ia përplasa të gjitha në fytyrë. Ti e mbylle gojën si
me dry dhe gati sa nuk hyre nën tryezë.
DUMDUMI: Po,
kundër Intelektualit të Rrejshëm, cili i tregoi dhëmbët? Hë, thuama këtë,
zotëri! Ma thuaj! Ti e di çfarë kurrizi ka ai, të elefantit dhe vetëm që nuk
fle përpara Vetëshërbimit të kukullave në “BitPazar”. Këmbët, kur i ngul ai,
nuk mund ta shkulë dot as eskavatori. Punën, kur të dojë, e ndërron, zyrën...
Banesa, a i mori dy brenda një viti? Jo, dydhomëshe e kam pak, dua
katërdhomëshe! E ti për njëzet vjet pune nuk mund ta marrësh as një kotec
pulash...
RRUMADUCI: Ore,
lëri gjithë e gjithë, por qyshkur u bë redaktor, ka vendosur të bëhet edhe
shkrimtar. Poet. E botoi edhe një libër me pizi erotike.Vjershat dhe tregimet
që i shkruan, burri i botës i boton me emër e pseudonim në revistë. Alamet
shkrimtari. Talent i rrallë, që do ta tregojë veten edhe në letërsi. Njëri më
tha që e paska dorëzuar në redaksi edhe një roman...
DUMDUMI: E po,
zotëri, kush të ka faj ty që nuk ke talent dhe nuk merresh me letërsi.
Intelektuali i Rrejshëm e di se kujt i mundëson kushte për jetesë shoqëria. Mu
për këtë ai natë e ditë rri mbi makinën e shkrimit, mbi libra...
RRUMADUCI: Jo,
zotëri! Jo. Intelektuali i Rrejshëm nuk është vetëm talent, por edhe i
përshtatshëm, i dëgjueshëm, i përdorshëm. Armë e parftive politike, ai i jep
shoqërisë dhe nuk merr nga ajo pa djersë si ti me të dy duart....
EPËRDREDHURA: (E
hap derën dhe vjen duke i përdredhur bythët korridorit.) Zotërinj, ju dy,
si duket, sot nuk paskeni punë?! Gjithë orarin e punës keni vendosur ta kaloni
në korridor...
DUMDUMI: E po, më
mirë në korridor, zonjë, sesa në prehërin e Rrumaducit...
EPËRDREDHURA: Ore,
ju siç duket, sot u paska shastisur krejt papunësia në redaksi! Nuk dini çka të
bëni me kohën... Edhe, hapni derën…
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Edhe na ka egërsuar, zonjë. Na ka çmendur, kur shohim kësi
belkëputura korridoreve gjysmëtëveshura të redaksisë...
DUMDUMI: Zemra na
bëhet mal... (I fërkon duart.) Rrugës do të na fluturojë nga kraharori
mes yjeve... U bien duarve si pehlivanë... Ka dhënë mjaft edhe për ne zoti...
Nuk bën të qahemi, se na dënon i Gjithëfuqishmi. E kemi mbi kokë...
EPËRDREDHURA: Ore,
ju mos keni luajtur sot, ose keni shkelur në ndonjë grumbull magjish?... A i
keni të gjitha në kokë?! Mos rastësisht ju kanë fluturuar nga koka në
qiell?!...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Cilët, zonjë?!
EPËRDREDHURA:
Mendtë. Mendtë, ore të krisur! Mendtë...
DUMDUMI: Po, a
rrinë ato në kokë, oj zonjë, kur shohin kësi bukuroshesh?
EPËRDREDHURA: O zot!
Këta me siguri i paska shkepur deri në vdekje çytek Tollosuni...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Aq më keq, zonjë, ende sa mundet me tokamak na mëshon në kokë deri në
vdekje...
DUMDUMI: Mua,
zonjë, më bëri edhe duart t'i fut në mes këmbëve...
EPËRDREDHURA: Ore,
ejani në vete! Mos e ngritni zërin t'ju dëgjojnë edhe kolegët!
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Zonjë, më shpëto, se ma nxori shpirtin!
EPËRDREDHURA: Çka
të thotë?!
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Të t'i përzë xhindet...
EPËRDREDHURA:
Xhindet m'i ka përzënë Rrumaduci...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Zonjë, ai në ato punë madhore nuk ka talent artistik qeveritar...
Shkopi i tij të lë në baltë...
EPËRDREDHURA: Ku e
di ti?!
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: E di, se u takon gjysmëanalfabetëve... Qeverisë… Është i përdorshëm...
I dëgjueshëm... Edhe, shefi me brekë të kuqe…
EPËRDREDHURA: O
zot! Më shpëto nga gjysmëanalfabetët!...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Është vonë, zonjë. Vonë. Gjysmëanalfabetët janë të pamëshirshëm...
Kokën e kanë të tepërt në qafë... Duart ua futin të tjerëve në mes këmbësh...
Edhe, ua fërkojnë herdhet qeveritarëve… Ecin mbi varret e të parëve... Mbi
kurrizin e popullit...
DUMDUMI: Zonjë,
unë e di një ilaç kundër asaj fare të ndytë, asaj qelbësire...
EPËRDREDHURA:
Tregoma, se m'u errën sytë!...
DUMDUMI: Eja sonte
në orën, 20.00, hotelin
"Fitorja"!
EPËRDREDHURA: Më
herët nuk bën?
DUMDUMI: Jo, se
mbrëmë më janë harxhuar bateritë...
EPËRDREDHURA: Në
sa ora?
DUMDUMI:
Njëzetë... Me siguri deri atëherë do të mbushen me energji deri në fyt...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: (U bie duarve.) Rrau
rrau, rrauuu... Me shëndet, zonjë!... I gjithë Qyteti do të ketë sonte
dritë... Darkën nuk do ta hamë në terr...
EPËRDREDHURA: Edhe
ti paç shëndet!... (Vazhdon rrugën, thujse fluturon korridorit.)
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Hesht! (Hapat dëgjohen nëpër korridor.) Gazetarja e Hijshme! (E
zgjat qafën edhe pak matanë derës.) Ptëhu, përsëri Ipadëshiruari. Dumdum,
duhet disi t'ia bëjmë edhe këtij çarenë. Edhe pse e larguam nga puna, ky
përsëri sillet nëpër redaksi. E ka vendosur të na çmendë brenda këtyre
mureve...
DUMDUMI: Lëre
gjithë e gjithë, po tërë kohën rri mbyllur me Havën me çizme... E heq veten
njëfarë Don Zhuani në Ditën e Sotshme...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Budallai, ta kujton gozhdën e Nastradin Hoxhës... Mos mendon se ende
ka hise këtu, në Shqipëri?!...
DUMDUMI: Kushedi,
mundet. Po, e di çka?
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Hë?!...
DUMDUMI: Ec, të
shkojmë e ta përgjojmë pas dere! (Nisen.)
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Hesht! (E vë ngadalë veshin pas dere.)
DUMDUMI: Hë?!...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Nuk dëgjohet asgjë. Të hyjmë brenda!
DUMDUMI: (E
shtyn derën.) E paska mbyllur me çelës!
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: (Troket.) Hape derën!...
IPADËSHIRUARI: (Përgjigjet
matanë derës.) Ikni, më lërni rehat, se bëj lekturë!...
DUMDUMI: Hape
derën! (Nervozohet, i bie me grushta.)
IPADËSHIRUARI: U
thashë një herë, bëj lekturë... Madje çfarë lekture!...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Hape derën! (Kërruset të shikojë për vrime të çelësit.)
DUMDUMI: Hë, a e
sheh të krisurin?
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Po, bën lekturë...
DUMDUMI:
Ohohohooo, lekturë... (I fërkon duart.)
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Hesht! (Përsëri dëgjohet zhurma e takave korridorit.) Dumdum,
vjen e bekuara! Ohohohooo... T'i dalim para!... (Nisen.)
DUMDUMI: (Korridorit
turret i pari, por, posa duket ajo, i dëshpëruar i thotë kolegut.) Nëse
qenka kjo, s'i vlen as pesë para...
GAZETARJA E
HIJSHME: Mirëmëngjes! Ku është zyra e kryeredaktorit?
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Ja ajo, në fund të korridorit. Majtas.
GAZETARJA E
HIJSHME: Falemnderit, zotëri! (Niset teposhtë korridorit.)
DUMDUMI: Kolegë,
edhe kjo farë bukurosheje, si duket, kërkon punë!? Po, guximtare që duket se,
drejt e në zyrë te Rrumaduci. Të thuash se është Zhozefina e Napoleon
Bonapartës...
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: E ka kot, zotëri. Jo të shkojë në zyrën e Rrumaducit, po të shkojë
edhe te kryetari, asgjë për t'u lakmuar nuk ka e shkreta. Aq më keq, po të doli
natën pranë varrezave, ta kallë datën. Njëqind kilomtra në orë u jep këmbëve
për në shtëpi...
DUMDUMI: Hesht, u
hap dera! Nuk ndenji gjatë në zyrë.
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Eh, budallai që je ti, kurrë nuk u mbushe mend. Po, ku ke parë ti,
Rrumaduci të mbajë kësi malli në zyrë...
DUMDUMI: Vërtet
ashtu është, zotëri! Edhe unë e kam hetuar këtë fshehtësi të Rrumaducit. Kur
hyjnë burrat, ose ndonjë e shëmtuar, nuk është në gjendje t'i dëgjojë deri në
fund. E kur hyjnë bukuroshet e pispillosura, harrohet me orë...
GAZETARJA E
HIJSHME: Zotëri, ku është salla e gazetarëve?
INTELEKTUALI I
RREJSHËM: Ja, ajo dera në fund të korridorit! Po, prezentohu njëherë, zonjushë
e bukur!
GAZETARJA E
HIJSHME: Unë jam ajo gazetarja e re që më keni pranuar në punë këto ditë...
DUMDUMI: Po, sa më
kujtohet mua, zonjushë, ti nuk ishe atë ditë në testim?!...
GAZETARJA E
HIJSHME: Hi - hii hiii... (Qesh.) E keni gabim, zotëri. Me siguri nuk mi
keni vërejtur mirë bukuritë e hatashme atë ditë...
DUMDUMI: O imzot,
a është kjo e mundur?! Çka më shohin sytë dhe çka më dëgjojnë veshët?! Në
testim paska qenë një kandidate tjetër!...
RRUMADUCI: (Duke
ardhur korridorit.) Çka the, koleg?!
DUMDUMI: Burra,
ndonjëra na e paska hedhur me mjeshtëri! Na mori në qafë... (E lëshojnë
këmbët dhe bie pa mend në mes të korridorit.)
RRUMADUCI: O
imzot! O tokë, hapu ta fsheh së paku fytyrën!... (Rrëzohet edhe ai në anën
tjetër pa frymë. Matanë, në anën e kundërt, rrëzohet si trung shelgu edhe
Intelektuali i Rrejshëm me gjithë dorëshkrime...)
AUTORI I DISA
LIBRAVE: (E hap derën dhe, kur i sheh këta të rrëzuar në mes të korridorit,
bërtet me sa zë që ka.) Nanaaaç! Nanaaaç, shpejt thirre ndihmën e
shpejtë!...
NANAÇI: (Vrapon
nëpër korridor, duke bërtitur si i çmendur pa kokë.) Thirreni ndihmën e
shpejtë! Ndihmën e shpejtë! Ndihmën e shpejtë...
EPËRDREDHURA: Ja,
erdha! Erdha. (Vjen duke vrapuar dhe përkulet së pari mbi Rrumaducin, duke i dhënë artificialisht ajër gojë më
gojë. E, kur i hap sytë, i jep edhe
dy tri herë ajër edhe Dumdumit e, më në
fund, edhe Intelektualit të Rrejshëm...)
GAZETARI ME
GËRSHËRË: Zotërinj, nga e gjithë kjo, asgjë nuk e kam të qartë! Po, mos humbni
shumë kohë, thirreni ndihmën e shpejtë...
AUTORI I DISA
LIBRAVE: Hi - hii hiii... Pse, kjo
ndihmë e shpejtë nuk ta mbush syrin? Nuk e ditke se në kësi rastesh te ne vjen
në redaksi vetëm kjo ndihmë e shpejtë?... Madje, aty për aty të sëmurët i çon
më këmbë... (Skena errësohet. Nëpër terr vrapon duke bërtitur një hije.)
SHKRIMTARI: Dritë,
ju lutem! Dritë, ju lutem! Dritë! (Ndizen dritat.) Falemnderit. Ky qe
fundi i satirës groteske. Komedi apo tragjedi moderne?!... Hi - hii hiii... Natën e mirë! (Del nga skena, duke
i përshëndetur të pranishmit me dorë dhe përkulje. Nga altoparlantët dëgjohet
kënga: "Vaj si qenka ba dynjaja"...)
(Errësohet skena. Ndizen dritat.)
(Fund)
Shkup, 1993
(Nga Libri: “Imzot, lehin qentë” (Shkup, 1993, 2002, 2013). Satirë groteske
e përgaditur nga Trupa Teatrore e Kumanovës “Aleksandër Moisiu”. Dhe, e vënë në
skenë para publikut në Kumanovë, Shkup dhe Kërçovë.