Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Zgjohuni të vdekur se na mbytën të gjallët
E marte, 16.08.2022, 07:10 PM
ZGJOHUNI TË VDEKUR SE
NA MBYTËN TË GJALLËT
NGA
KALOSH ?ELIKU
Eh,
lexuesi im i nderuar, sikur këta politikanë shqiptarë, akademikë, intelektualë,
shkrimtarë, gazetarë, “analistë” politik, patriotë me kësula të bardha në kokë
e pa to, të punonin e reagonin me kohë për arsimin në gjuhën shqipe, kulturën
shqiptare! Vërtetë, do të hapte një faqe të re historia shqiptare. Nuk do ta
lodhnim shumë kokën me “Makedonska enciklopedia” e marrëzira të tjera, se: a
jemi kaçakë, dhe a kemi zbritur nga mali?! Gazetat t’i mbushim kotnasikoti plot
reagime e vajtime. Popullin ta thirrim në protesta paqësore në rrugë. E në të
vërtetë, ai është në rrugë me vite, i papunë falë partive tona politike. Po, ja
që nuk reagojnë burrat e botës në gazeta, nuk protestojnë në rrugë me parulla e
pankarta në duar për arsimin e politizuar deri në palcë, nuk e ngrejnë zërin
për liri. Përmëkeq, me të gjitha forcat reagojnë për “Makedonska enciklopedia”.
Punë e madhe. Pamfleti politik, që na e dhuruan “vëllezërit”, duam s’duam ne,
do të përfundojë në Bibliotekën Popullore Universitare të Qytetit: “Sv. Kliment
Ohridski”, ose nëpër shtëpitë e lexuesve “maqedonas” e shqiptarë. Nuk më pengon
kjo, dhe as që kam kohë të merrem me një pamflet të këtillë neokomunistë me
fletët e të cilit nesër torbeshët do të shesin fara.
E
rëndësishme është se, më pengon vetëvetja, politizimi katastrofal partiak i
arsimit shqiptar dhe kulturës shqiptare. Fatkeqësisht, e kemi nën nivelin e pas
kohës së Luftës së Dytë Botërore. Ne nuk kemi arsim shqiptar, ne nuk kemi
kulturë shqiptare. E në anën tjetër, kemi kohë për të harxhuar energji për një
pamflet akademik politik “maqedonas”.
O
shqiptarë, mjaftë më punuat e luftuat për “vëllezërit” e Njerkës! Shtetin e
shokut Tito, që pas Luftës së Dytë Botërore i polli Jugosllavija, e sot, i
përkundin serbët në djep me ninulla shoveniste - nacionaliste. Popullin
artificial pakicë të prodhuar nga shqiptarët, bullgarët, serbët, vllehët,
turqit, torbeshët e romët. E ktheni kokën pas një herë edhe për shqiptarët,
popullin shumicë në këtë Shtet të “përbashkët”, që me plot arsye u takon të
udhëheqin me Qeverinë. Pse jo, le t’u kërkojnë shqiptarëve një herë edhe
“maqedonasit” gjuhë amtare, shkolla, flamur, Universitet, Akademi të shkencave
e të drejta kombëtare. Veten le ta provojë edhe ky popull “vëlla" në rolin
e lypsit te Ura e Gurit. I bindur jam se, shqiptarët do t’ua jepnin me të dyja
duart të gjitha këto të drejta kombëtare. E nesër?! Nesër, shohim e bisedojmë
në Kuvendin shqiptar se, sa banorë “maqedonas” do të ketë ky shtet multietnik,
që me këmbëngulje duam ta ndërtojmë ne shqiptarët. Edhe njëherë them: ktheni
kokën, shikoni prapa në lëmë! Arsimin
dhe kulturën i keni në gjendje katastrofale si në kohën e komunizmit, me pak
shpirt. Ende nuk keni shkolla fillore. Tekste shkollore. Lektyra shkollore.
Abetare.
E
këndej, ia futni pordhë politike në mes të ditës kundër “Enciklopedisë
maqedonase”. Gojën plot e them: ju jeni edhe kundër fëmijëve të juaj në bankat
shkollore. Vite me radhë i keni lënë pa lokale shkollore. Tekste mësimore. I
keni lënë edhe pa mësuesë. Sot, doni t’i legalizoni, futni në klasë edhe
shamitë... Ferexhezezat...
E
them këtë se, më ka ardhë më deri në fyt. E kam vjellë ushqimin. E kam vjellë
politikën. I kam vjellë edhe zorrët. Dhe, nuk kam më çka të vjellë nga barku.
Poezinë
nuk e vjellë. Edhe librat. E di, politkanët trusakatë duan t’i vjellë edhe këto
dhunti të Zotit, po ja që unë nuk dua t’i vjellë. Unë e vjellë politikën e tyre
teknefese. Unë i vjellë argatët e tyre trusakatë brez pas berzi. Dhe, unë i
vjell me gjithë zorrë spiunët e tyre shekullorë. Pse, do të thoni ju si
lexues?!
Nuk
ka problem edhe këtë fshehtësi do t’ua rrëfej si shkrimtar. Vetëm, nesër nuk
dua të më ankoheni te partitë politike. Nëna e juaj Njerkë. Shkaku: ngase, Nëna
e juaj Njerkë nuk u jep gji, qumësht si Nëna e juaj e vërtetë. Djepin nuk di ta
përkund me ninulla shqiptare deri në mëngjes. Nuk ju merr në prehër si Nënë.
Punemadhe,
do të thoni ju burrat e mejdanit me brekët nëpër këmbë. Nuk është ashtu, lexues
i nderuar. Nuk është njësoj të pish qumësht te Njerka dhe të thithish gji nga
Nëna. E them këtë se, thirrem në ligjet e Natyrës. Vërtetë, është e përkryer.
Mëkot, mundohemi ne artistët t’i bëjmë konkurencë. Natyra është ajo, që
momentalisht është e pakalueshme me kryevepra. Nesër nuk dihet, del ndonjë
burrë nëne dhe e kalon edhe Nënën Natyrë.
Fatkeqësi
kombëtare! Partitë politike, nesër kush do t’i marrë në gji?! Kush do t’i
përkund në djep?! Kush do t’u jap tagji në grazhd?! Kush do t’i nxjerrë në
rrugë çdo katër vjet në zgjedhjet lokale e parlamentare. Tymeflakë do të
nxjerrin nga goja. Zërin do ta ngrejnë lartë nëpër fushata zgjedhore për Gjuhë
shqipe. Universitet shqiptar. Akademi shqiptare. Shqipëri Etnike. Punemadhe.
Edhe kësaj radhe le t’u jap Njerka gji me shtama. Vetëmse, një gjë duhet ta
pranojnë: janë kopila. Kopila edhe do të vdesin brez pas brezi, hyjnë në varre.
Profetike, ë?!
Kopilat,
dihet e kanë Njerkën. Dhe, Babën e rrejshëm. Vetëm, nuk e kanë qumështin e
Nënës. Gjirin, që edhe të vdekurin e çon nga varri. Qumështi i Nënës është
jeta. Shpirti. Gjaku. Lufta që e bëjmë nëpër shekuj brez pas brezi për liri.
Edhe doni të ju flas, shkruaj marrëzira?! Mjerim. Po, kur do t’ju dalë gjumi
shekullor, ngrisni zërin si shqiptarë?!
Nesër.
Ose, pasnesër. Vonë. E them këtë se, nesër më do të keni vdekur, gërhisni në
varr. Ndodhë të sharroni shelgje. Ndonjëri, ndodhë të bëjë edhe çerepë. Saç me
shpuzë nuk do të keni ta piqni bukën në mes të odës. Saç.
O
Imzot, edhe kësaj radhe mos ua merr për të madhe! Nuk shohin. Nuk dëgjojnë.
Ose, nuk dinë. Ua ke dhënë sytë, po nuk i shohin shenjat. Ua ke dhënë veshët,
po nuk e dëgjojnë zërin e të vdekurve nga varret. Ua ke dhënë kokën, po nuk e
kanë në qafë...
Halli?!
Edhe një lutje: ua kthe trutë në kokë! Nuk e bëjnë këtë se duan, po nuk dinë.
Patjetër, duhet dikushi t’u pri në ballë. Rrok për dore. Tjetër është ajo, se:
këtij populli me vite i prinë në ballë partitë politike. Gjysëmanalfabetët.
Edhe një herë ju lutem në emër të Krishtit e Muhamedit, mos i merrni më
qafë!...
Dënimi
duhet vuajtur gjithësesi, dëgjova një zë nga qielli. Atëherë, së paku le të
jetë sa më i lehtë, pa dhimbje. Nëse është nevoja le të digjemi në zjarr të
“Xhehnemit”! Njëherë e përgjithmonë t’i lajmë mëkatet si popull i zgjedhur nga
Zoti.
Jo,
përsëri bërtiti zëri nga qielli. Juve si popull, u ka nemur Turku. E nama,
përderisa të zë vend fluturon në qiell e tokë. Fatkeqësisht, kësaj radhe zbriti
në tokë, në mesin e shqiptarëve. Këmbëkryq u ulë në rendin e parë, në xhami.
Hoxha i “Allahut” thirri në minare. Ferexhezezat me protesta “paqësore” dolën
nëpër qytet për “liri” të barabarta me burrat?! Kohë, kur burrat duhet të dalin
në protesta paqësore për të drejta të barabarta me gratë.
Ndihmë!
Ndihmë, o Zoti Madh! Na shpëto edhe kësaj radhe nga robëria shekullore
anadollake! Asimilimi. Ti e di se ne më nuk kemi edhe një Skënderbe, që të na
çlirojë nga halldupët, heqi prangat. E patëm një, po edhe këtë duan të na e
marrin “vëllezërit” e shtetit të “përbashkët”. U kemi dhënë mjaftë. Po, këta
siç duket e kanë barkun e madh tinar. Thesit me arna, nuk janë duke ia lidhur
grykën. Përmëkeq, e kanë një thes kanapi me arnë përmbi arnë. Specat u bien
udhës. Patlixhanat. Kungujt e Stambollit...
Mëshirë,
o Zot! Ecin e flasin jerm. Ndonjëri ka përmirë edhe në sofër të xhindeve.
Rrugës flet vetmevete. Babashehu kot i fry në Tyrbe. Hoxha i “Allahut”, mëkot
përpiqet t’ia këthejë në kokë me një hajmali përqafe. Nuk e zënë magjitë,
xhindet e kanë në dorë. Natë për natë e hudhin dorë më dorë mbi çatia. Majë
lisave. Nuk e dinë ku e kanë bythën e ku kokën. E sa di unë, bota do kokë në
qafë, e jo bythë...
Zgjohuni
të vdekur, se na mbytën të gjallët!...
(Nga libri: XHADIA (Shkup, 2011).