Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Çlirimi dhe dorëzimi i Shkupit pa luftë
E diele, 14.08.2022, 07:32 PM
?LIRIMI DHE DORËZIMI
I SHKUPIT PA LUFTË
NGA
KALOSH ?ELIKU
Historianët
partiak, kur merren me histori, arsim dhe kulturë, është rrezik për një popull.
Shkupi ishte kryeqyteti i Dardanisë. Për këtë dëshmojnë shumë të dhëna të
periudhës romake me të cilat disponon arkeologjia dhe historia e gjeografisë.
M. Shufflay në librin „Kostadin Balsiç (1392 - 1402) ? shkruan: “Shkupi
shtrihet në pjesën më qendrore të Dardanisë dhe në
këtë trevë shqipja nuk është më e re se greqishtja”.
Sllavët në Shkup
vijnë në shekullin e VII -të. Osmanët e pushtojnë në vitin 1392 që zgjatë
një periudhë prej 520 vjetësh, deri në tetor të vitit 1912. Vit, kur Shkupi
kalon dorë më dorë nga një pushtues në një pushtues tjetër jugosllav. Një
udhëpërshkrues venedikas për Shkupin kishte shkruar: “Në Shkup gjuha e parë të
cilën e flet gjithë Shkupi e kazaja, është gjuha shqipe”.
Dëshmi historike,
që me aktivitetet e tyre partiake, sot i përbaltin historianët e partive
politike, duke manipuluar me ngjarjet historike, se: Shkupi është çliruar nga
Perandoria Osmane në vitin 1912?! Dhe, se: shqiptarët, janë shpërngulur nga
Shkupi shkaku tërmetit katrosofal i vitit 1963?! Dhe, jo me marrëveshjet e
viteve 1938, dhe 1953. Vasa Çubriloviqi ishte elaborues i shpërnguljes së shqiptarve në vitin
1938, tashmë Tito e kishte caktuar Ministër të Bujqësisë në të ashtquajturën
“RFSJ” (Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë). Shkurt, po vazhdonte
Konventa jugosllavo - turke e vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve në
Turqi përmes marrëveshjes së ashtuquajtur “Xhentollmente” të vitit 1953 të
nënshkruar në Split mes ministrit të Punëve të Jashtëme të Turqisë, Fuad Kypril
dhe presidentit të RSFJ -së, Josip Broz Tito.
Fundekrye,
dezinformatë partiake, se: Shkupi është çliruar në vitin 1912. Shkupi është
çliruar në vitin 1844 me Kryengritjen e Dervish Carës, me pretendime për ta
vazhduar luftën me kryngritësit për
çlirimin e Velesit, Prilepit dhe Manastirit. Betejë e përgjakshme, zhvillohet
në Katllanovë, kur edhe kryengitësit pas shpartallimit ndahen në dy grupe:
njëri grup për ta vazhduar luftën në Kosovë, dhe grupi tjetër në malet e
Dibrës.
Kryengritësit
shqiptar, asaj kohe (1843 - 1884) e çliruan Shkupin nga pushtimi i Perandorisë
Osmane me pretendime për t‘i çliruar, edhe qytetet: Velesin, Prilepin dhe
Manstirin. Vit, edhe kur shpartallohen pas shpine me topa nga forcat ushtarake
turke duke vazhduar luftën të ndarë në dy grupe kryengritëse në Kosovë dhe
Dibër. Kaçanik dhe Grykën e Radikës, ku Hajredin Pashës, sipas këngëtarit
popullor: “jo më pak se, dymbëdhjetë mijë ia grinë në llogore, ia lanë në
vorre ende pa i shti”. Dhe: Kaçanikut i raftë pika/ nuk e di se çka
asht frika/ nantë sahat u therë me thika...
Kohë,
kur “vëllezërit maqedonas”, sipas Akademik Aleksandër Matkovskit, pushtuesit i
pritën me dreka, darka, vajza dhe gra si “çlirimtarë” (Kryengritja e Dervish
Carës, 1985). Dhe, Çlirimi i dytë i Shkupit me krahun e Luftës të Bajram
Currit me Isë Boletinin dhe Hasan Prishtinës (deputet i Sanxhakut të Prishtinës
në Mexhilisin Osman), që pas hyrjes në Shkup, pas disa ditëve e dorëzojnë vetë
pa luftë Shkupin (1912).
Historianët
partiak, siç duket nuk e kanë lexuar librin e Aleksandër Matkovskit: Kryengritja
e Dervish Carës (1985)?! Edhe, pse kanë kryer studime për histori.
Përmëtepër, kanë marrë edhe tituj shkencor dhe poste partiake.
Historianë
me poste partiake para kamerave televizive, që sot marrin guximin më 12 gusht
2022 të shënojnë “çlirimin” e Shkupit në krye me politikanë të arratisur
partiak, dhe turren pas posteve politike me të katra me një tufë lule të
vyshkyra kopështi në dorë, dhe disa anëtarë partiak dhe kalimtarë rasti të
festojnë “çlirimin” e Shkupit. Edhe, marrin hapin dhe e shpallin publikisht, që
këtë datë historike në të ardhmen do ta bashkojnë me “Marrëveshjen e Ohërit”?!
Fare, pa e përmendur Kryengritjen mbarëshqiptare të Dervish Carës dhe Çlirimin
e parë të Shkupit nga Perandoria Osmane (1843 - 1844). Kryengritës historik
shqiptar, që para Hasan Prishtinës është dashur dhe e meriton ta ketë
përmendoren në Kalanë Dardane të Shkupit Dervish Cara. Imzot, ku i kemi Sot
historianët shqiptar?! Regimet e tyre ndaj kësaj “politike madhore” teknefese.
Vetë, edhe i përgjigjem pyetjes time në stilin e Fan Nolit Madh: Arratisur
dhe syrgjynosor/ as të gjallë, as të varrosur/ nëpër parti politike me
këmbët dhe trutë në legen.
Shpërnguljet e shqiptarëve nga trojet e tyre u
realizuan edhe “falë” marrëveshjeve dhe planeve të ndryshme që u zhvilluan në
dëm të të shpërngulurve, gjegjësisht ndërmjet Serbisë dhe administratës së
atëhershme turke. Është me rëndësi të theksojmë se shpërngulje të shqiptarëve
pati që nga fundi i shekullit XIX dhe ato vazhduan deri në fund të shekullit XX
-të. Vitet kur filluan shpërnguljet për Turqi ishin vitet: 1912, 1919, 1920,
1924 - 1935, 1950 - 1958, ndërsa shpërnguljet mund të thuhet se vazhduan deri
në vitin 1966.
Shpërnguljet e shqiptarëve ishin rezultat i
komplotit dhe planeve famëkeqe sllave. I tillë ishte plani i hartuar apo
memorandumi nga Ilija Garashanini i quajtur “Naçertanje”, i përgatitur në vitin
1844. Sipas këtij plani, parashihej që tërë Bosnja e Hercegovina, Sanxhaku dhe
Kosova (si dhe Maqedonia), territore këto që ishin nën administrimin e
Perandorisë Osmane, të shkëputen nga Perandoria Osmane.
Sipas memorandumit të Garashaninit parashihej që:
“Serbia doemos të vazhdojë që nga godina e shtetit turk të shkëputë gurë -
gurë, ashtu që nga ky material cilësor, mbi themelet e vjetra të Mbretërisë
Serbe (të Car Dushanit), përsëri ta ndërtojë shtetin e ri të madh serb”.
Shpërnguljet e shqiptarëve drejt
Turqisë kishin filluar në tri ditët e fundit të prillit 1925 nga stacioni
hekurudhor i Shkupit ishin nisur për në Turqi (me kalim transit nëpër Selanik),
rreth 350 familje shqiptare, një pjesë e madhe e të cilëve ishin me mbi dhjetë
anëtarë. Tani më planet famëkeqe sllavo - turke kishin filluar të realizohen në
vepër. Këto ishin plane të hartuara në dëm të drejtpërdrejtë ndaj shqiptarëve.
Në funksion të këtyre qëllimeve të errëta shoveniste për dëbimin e shqiptarëve,
pushteti i atëhershëm jugosllav i vuri në disponim tërë mekanizmat politike e
njerëzore (hoxhallarët).
Qeveria jugosllave i kushtoi kujdes të veçantë
hartimit të një platforme, ose të disa platformave sa më të përpikta lidhur me
problemet teorike e praktike të zbatimit të shpërnguljeve me dhunë. Një
platformë e tillë në etapa e periudha të caktuara pësoi ndryshime dhe
riformulime gjithmonë të kushtëzuara nga realizimi sa më i thellë dhe,
mundësisht, i plotë i shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone.
Në variantet disaplanëshe zyrtare ose formalisht jashtëzyrtare të kësaj
platforme gjatë shekullit XX -të, vend të rëndësishëm zënë projektet që u
diskutuan në të ashtuquajturin “Klubin serb të kulturës” të Beogradit gjatë
viteve të tridhjeta (ato të Gojko Perinës, Orestie Kërstiqit, Vasa
Çubrilloviqit etj.); elaboratet e funksionarëve të lartë të Ministrisë së
Jashtme të Mbretërisë së Jugosllavisë (Ivo Andriqit dhe Ivan Vukotiqit),
mendimet e eksponentëve çetnikë (si Drazha Mihajlloviqi); gjatë Luftës së Dytë
Botërore, projekti tjetër i Vasa Çubrilloviqit i 3 nëntorit të vitit 1944, e
deri te memorandumet e akademikëve serbë të ditëve tona, në të cilat
shpërngulja me dhunë e shqiptarëve të Maqedonisë së sotme gjen trajtim të
veçantë ose përfshihet në shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi.
Nga të gjitha projektet e lartëpërmendura duhen
veçuar ajo e Vaso Çubrilloviqit, ku shprehet shkalla më e lartë e shovinizmit
sllavo-ortodoks. Sipas rekomandimeve të tij, shqiptarët muslimanë të Tetovës,
Gostivarit, Shkupit, Kumanovës, Kërçovës etj., ishin regjistruar arbitrarisht
si turq ose pa vullnetin e tyre quheshin turq “ehamdurila”.
Në këto arazhmane politike për shpërnguljen e
shqiptarëve nga trojet etnike të tyre, në mënyrë të drejtpërdrejtë u inkuadruan
edhe personalitete kyçe të qeverisë turke të viteve të tridhjeta. Natyrisht,
pazarllëqet bëheshin ndërmjet qeverisë së atëhershme jugosllave dhe asaj turke.
Në të vërtetë, më 28 shkurt të vitit 1933 ministri i Punëve të Jashtme i
Turqisë, Ruzhdi Arasi, me sugjerimin e Kemal Ataturkut e viziton Beogradin. Në
suitën e Ruzhdi Arasit ishte edhe e bija e tij Emel hanëmi. Pasi që u pritën me
një nder të veçantë, ata më pas i filluan bisedimet me autoritetet jugosllave
për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll. Në këtë takim mori pjesë edhe
përfaqësuesi zyrtar i Turqisë në Beograd, Hajdar Beu.
Në vitin 1934 pati një vizitë nga qeveritarët
jugosllav në Turqi, kur Bogoljub Jevtiqi dhe Qemal Ataturku zhvilluan dy orë të
plota bisedime, kryesisht për shpërnguljen e shqiptarëve nga Jugosllavia dhe
vendosjen e tyre në Anadoll. Bisedime dhe “pazarllëqe” për dëbimin e
shqiptarëve nga trojet e tyre etnike pati edhe më vonë siç ishte vizita e
Millan Stojadinoviqit në vitin 1938 në Turqi, e cila kishte rëndësi të madhe për
palët jugosllavo - turke. Pas Marrëveshjes ballkanike, në Beograd filluan të
mbahen mbledhjet ndërministrore. Mbledhje të tilla u mbajtën në Ministrinë e
Punëve të Jashtme gjatë verës së vitit 1938 -të. Në të gjitha këto tubime
ministrore ishte potencuar se shpërngulja me dhunë e shqiptarëve duhet ta
përfshijë vetëm elementin fshatar, në mënyrë që të arrihet deri te pronat e
lira tokësore. Të gjithë diskutuesit ishin pajtuar se numri i popullsisë
shqiptare që duhej të shpërngulet në Turqi duhet të sillet prej 200.000 deri në
2 milionë shqiptarë. Po ashtu u vendos që qeverisë së Turqisë për çdo familje
të shpërngulur t’i paguhej një shumë prej 15.000 dinarësh, por me këtë duhej të
insistohej që numri i anëtarëve në familje të jetë sa më i madh.
Kështu, për t’u bërë sa më praktik ky plan famëkeq
antishqiptar, si dhe për ta trasuar edhe më tej rrugën e shpërnguljes së
shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, diplomacia e Beogradit arriti ta bindë
Xhelal Bajarin që ta vizitojë Jugosllavinë. Negociatat jugosllavo - turke
(qeveritarët jugosllav dhe kryetari i qeverisë turke Xhelal Bajar), u zhvilluan
më 10 - 11 maj të vitit 1938. Gjatë kësaj vizite Xhelal Bajarit i dorëzohet
medaljoni “Shqiponja e bardhë e shkallës së parë”. Sipas konventës jugosllavo -
turke të vitit 1938, gjegjësisht sipas nenit 2 që fliste për shpërnguljen e
shqiptarëve në Anadoll, mes tjerash përfshihen edhe shqiptarët e territoreve të
Banovinës së Vardarit, ata të rajonit të Prizrenit, Dragashit, Therandës,
Ferizajit, Tetovës, Gostivarit, Rostushës, Dibrës, Rrafshit të Kosovës, pastaj
shqiptarët e rajonit të Shkupit me rrethinë, Gjilanit, Preshevës, Prespës,
Manastirit, Kavadarit, Mariovës, Negotinës në Vardar, Kumanovës, Velesit, si
dhe shqiptarët e rajonit të Kërçovës, Ohrit, Strugës, Prespës, Vallandovës,
Dojranit, Gjevgjelisë, Strumicës, Koçanës, Vinicës, Shtipit, Berovës etj.
Planet dhe bisedimet për dëbimin e
shqiptarëve nga trojet e tyre etnike kanë vazhduar edhe pas Luftës së Dytë
Botërore, gjegjësisht në vitet 1950, 1951 - 1953. Ekzistojnë edhe dokumente të
publikuara që flasin për këto çështje politike. Në të vërtetë bëhet fjalë për
dokumentin origjinal të marrëveshjes, që është evidentuar si Marrëveshja Tito -
Kypërli 1953, e cila është realizuar në Split. Në vitet 1950 - 1966 u formuan
komisione të posaçme, me qendër në Shkup, që paraqiteshin në opinion duke u
ofruar ndihmë dhe kushte lehtësuese atyre që do të shpërnguleshin në Turqi.
Gazeta “Nova Makedonija” e Shkupit ndërmjet muajve
janar 1956 - janar 1957 i botonte emrat e 2.976 kryefamiljarëve, familjet e të
cilëve po shpërnguleshin në Turqi. Qyteti i Shkupit, veçanërisht stacioni i tij
hekurudhor, ishte dhe mbeti nyja më e rëndësishme tranzitore e largimit të
shqiptarëve drejt tokës së panjohur të premtuar turke.
Partizanët
historian partiak, sot cilin çlirim të Shkupit festojnë me manifestime
partiake?! Dorëzimin e Shkupit pa luftë, atë të çlirimit në vitin 1912?! Apo,
çlirimin e Shkupit të vitit 1843 - 1844, Kryengritjen e Dervish Carës?!...