Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Zonjën vdekje merre grua
E diele, 07.08.2022, 07:16 PM
ZONJËN VDEKJE
MERRE GRUA
NGA
KALOSH ?ELIKU
Popull
i dalldisur me këngë e valle nëpër dasma politike para kamerave televizive pa
Nuse në lëmë. Rrota e koçisë, krushqëve u është thyer maleve. Komitat, ua
ndërruan Nusen. Nuse tjetër u futën në koçi. Festivale partiake gjithë natën
deri në agim, ende pa lindë Dielli para
zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Krah për krahu me partitë politike
shqiptare, serbe dhe “maqedonase”. “Analistë” politik me qerre në Facebook,
Instagram, gazeta të varura e “pavarura” dhe portale elektronike. Neo
“vëllazërim - bashkimin” e shokut
Tito. Edhe, hidhen e përdridhen me vite
duke i përdrudhur bythët dhe shkundur cicat si art te këmbët e Kalit
Skënderbeut, në “Bit - Pazar”, para syve të popullit shqiptar.
Nuk
u lodha, ende Ditën e Sotshme “demokratike” me argatët politik të sistemit
komunist. As, neokomunist. Aqsa, u lodha
me brohoritjet e tyre për “bashkim kombëtar” nëpër mitingje parazdhedhore.
Edhe, nuk më pëlqen Lufta e tyre me argatë politik me afat të skaduar vetëm për
një përdorim partiak, në portale elektronike dhe në Facebook. Instagram.
Televizion, me emisione dokumntar të partive politike. Përmëtepër, edhe xhaditë
e arratisura me intervista propagandistike partiake para kamerave televizive.
Budallaki e dalldisur shqiptare. Shkaku, se: unë, nuk kam armiq, po vetëm miqë
të frymëzimeve artistike gjatë shkrimeve të mia publicistike dhe libra. Pak
veta në botë ju përcjellin juve me imitime politike të arnuara evropiane.
Pakgjë keni në gjak shqiptare. Flamurin kombëtar kuqezi, qafë për qafe me
flamurin me rreze të “vëllezërve” Njerkës, që pas pas marrjes të pushtetit e
harroni të kalbet nëpër bandere. Mëkot, zhvisheni e visheni me petka shqiptare
para kamerave televizive, jeni lakuriq pa brekë para shikuesit shqiptar në
ekrane televizive.
Struken
e zezë hudhni krahëve, vishuni, me tirqi e xhamadan! Flamuri kombëtar kuqezi me
shqiponjën dykrenare, nuk është për t’i mbuluar bythët e grisura arnë përmbi
arnë. Aqmëpak me “tallava” turko - arabe! Atëherë do t’ju dojë edhe populli
shqiptar. Hë për hë, nuk e keni popullin shqiptar me vete për Ditën e Nesërme.
E kërkoni nëpër libra në institucione botërore. Ndoshta, e gjeni të fshehur
nëpër ato rafte me shekuj në libra.
Nesër
me emisione “kulturore” dhe tallava televizive, Shkrimtarin nuk e keni pas
dere, në pusi me Lapsin në brez. Nuk keni rrugë, ku mund të ikni livadheve me bishtin nën këmbë.
Shkrimtari ua ka zënë Derën e Madhe të Shtëpisë. Dyert e avlive... Lëmën...
Sokakun... Edhe, shtegun e livadheve... Përmëtepër, edhe atë të bibliotekave
botërore. Ua ka lënë një derë të hapur pas shtëpie, atë të haleve me hithëra.
Përmëkq,
sot nuk më do as Zonja Vdekje. Xhadia, ësht kurvë dhe i do burrat besnik. Nuk
më do mua për burrë. As vetë nuk e di se, si kam mbetur gjallë me “armikun e
padukshëm” Koronavirusin. Pandeminë politike. Masat qeveritare: mos dil në
rrugë pa maskë, laj duart me sapun, dy metra rri larg edhe me gruan besnike!
Familjen. Miqtë. Miket, e shkrimeve të mia publicistike. Librave. Këngë, dil
dhe këndo në verandë! Duart i fërko mes këmbëve te “Parku i Grave”, përkarshi
Kuvendit të “vëllazërim - bashkimit”! Hyredalja pa vaksinë të ndalohet edhe në
tavernë. Rreptësisht, edhe kalimi i kufinjëve politik në Kosovë dhe Shqipëri!...
Zonjën
Vdekje, merre për Grua!... Më thotë: është besnike. E do burrin. Qeverinë e
“vëllazërim - bashkimit”. Nuk e do “haramin”.
E pi çajin e rusit, “hallallin”. Është me “Din e Iman”. Pesë “vakte” i
falë para këmbëve të Hoxhës “Allahut” me këmbët dhe trutë në legen.
I
përgjigjem: Unë e dua, por ajo nuk më do për burrë. Shkaku, se: nuk e kam marrë
“vaksinën”, i pi lotët e Shën Mërisë virgjër (Azreti Fatimes). “Hallallin”,
rakinë e rrushit. Dhe, gjakun e Isu Krishtit (Azreti Isait).
Dhe,
nuk e dua “vaksinën” e Qeverisë të “vëllazërim - bashkimit”...