Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Zonjën vdekje merre grua

| E diele, 07.08.2022, 06:16 PM |


ZONJËN VDEKJE

MERRE GRUA

NGA KALOSH ?ELIKU

Popull i dalldisur me këngë e valle nëpër dasma politike para kamerave televizive pa Nuse në lëmë. Rrota e koçisë, krushqëve u është thyer maleve. Komitat, ua ndërruan Nusen. Nuse tjetër u futën në koçi. Festivale partiake gjithë natën deri në agim, ende  pa lindë Dielli para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Krah për krahu me partitë politike shqiptare, serbe dhe “maqedonase”. “Analistë” politik me qerre në Facebook, Instagram, gazeta të varura e “pavarura” dhe portale elektronike. Neo “vëllazërim  - bashkimin” e shokut Tito.  Edhe, hidhen e përdridhen me vite duke i përdrudhur bythët dhe shkundur cicat si art te këmbët e Kalit Skënderbeut, në “Bit - Pazar”, para syve të popullit shqiptar.

Nuk u lodha, ende Ditën e Sotshme “demokratike” me argatët politik të sistemit komunist.  As, neokomunist. Aqsa, u lodha me brohoritjet e tyre për “bashkim kombëtar” nëpër mitingje parazdhedhore. Edhe, nuk më pëlqen Lufta e tyre me argatë politik me afat të skaduar vetëm për një përdorim partiak, në portale elektronike dhe në Facebook. Instagram. Televizion, me emisione dokumntar të partive politike. Përmëtepër, edhe xhaditë e arratisura me intervista propagandistike partiake para kamerave televizive. Budallaki e dalldisur shqiptare. Shkaku, se: unë, nuk kam armiq, po vetëm miqë të frymëzimeve artistike gjatë shkrimeve të mia publicistike dhe libra. Pak veta në botë ju përcjellin juve me imitime politike të arnuara evropiane. Pakgjë keni në gjak shqiptare. Flamurin kombëtar kuqezi, qafë për qafe me flamurin me rreze të “vëllezërve” Njerkës, që pas pas marrjes të pushtetit e harroni të kalbet nëpër bandere. Mëkot, zhvisheni e visheni me petka shqiptare para kamerave televizive, jeni lakuriq pa brekë para shikuesit shqiptar në ekrane televizive.

Struken e zezë hudhni krahëve, vishuni, me tirqi e xhamadan! Flamuri kombëtar kuqezi me shqiponjën dykrenare, nuk është për t’i mbuluar bythët e grisura arnë përmbi arnë. Aqmëpak me “tallava” turko - arabe! Atëherë do t’ju dojë edhe populli shqiptar. Hë për hë, nuk e keni popullin shqiptar me vete për Ditën e Nesërme. E kërkoni nëpër libra në institucione botërore. Ndoshta, e gjeni të fshehur nëpër ato rafte me shekuj në libra.

Nesër me emisione “kulturore” dhe tallava televizive, Shkrimtarin nuk e keni pas dere, në pusi me Lapsin në brez. Nuk keni rrugë, ku  mund të ikni livadheve me bishtin nën këmbë. Shkrimtari ua ka zënë Derën e Madhe të Shtëpisë. Dyert e avlive... Lëmën... Sokakun... Edhe, shtegun e livadheve... Përmëtepër, edhe atë të bibliotekave botërore. Ua ka lënë një derë të hapur pas shtëpie, atë të haleve me hithëra.

Përmëkq, sot nuk më do as Zonja Vdekje. Xhadia, ësht kurvë dhe i do burrat besnik. Nuk më do mua për burrë. As vetë nuk e di se, si kam mbetur gjallë me “armikun e padukshëm” Koronavirusin. Pandeminë politike. Masat qeveritare: mos dil në rrugë pa maskë, laj duart me sapun, dy metra rri larg edhe me gruan besnike! Familjen. Miqtë. Miket, e shkrimeve të mia publicistike. Librave. Këngë, dil dhe këndo në verandë! Duart i fërko mes këmbëve te “Parku i Grave”, përkarshi Kuvendit të “vëllazërim - bashkimit”! Hyredalja pa vaksinë të ndalohet edhe në tavernë. Rreptësisht, edhe kalimi i kufinjëve politik në Kosovë dhe Shqipëri!...

Zonjën Vdekje, merre për Grua!... Më thotë: është besnike. E do burrin. Qeverinë e “vëllazërim - bashkimit”. Nuk e do “haramin”.  E pi çajin e rusit, “hallallin”. Është me “Din e Iman”. Pesë “vakte” i falë para këmbëve të Hoxhës “Allahut” me këmbët dhe trutë në legen.

I përgjigjem: Unë e dua, por ajo nuk më do për burrë. Shkaku, se: nuk e kam marrë “vaksinën”, i pi lotët e Shën Mërisë virgjër (Azreti Fatimes). “Hallallin”, rakinë e rrushit. Dhe, gjakun e Isu Krishtit (Azreti Isait).

Dhe, nuk e dua “vaksinën” e Qeverisë të “vëllazërim - bashkimit”...