Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Plaga e dhjetë me Hënën
E shtune, 17.09.2022, 06:11 PM
PLAGA E DHJETË
ME HËNËN
NGA
KALOSH ?ELIKU
(Ringjallja në prehërin
e Cucës Boheme)
Në shtëpinë tonë
kurrë! Edhe sot
Nuk është mbajtur
Zi. Heu!
Edhe kur ramë në
luftë. Jetë
Njëherë lindet.
Njëherë vdiset.
Edhe pse: Unë
linda dy herë
Dhe, njëherë
vdiqa. Nuk e di Imzot!
Edhe sa herë do të
vdes. Ringjallem:
Në prehërin e
Cucës Boheme. Nën Rrap
Me dy shtamaverë.
E një qiri mbi kokë.
Unë nuk vdes. Nuk
më mbyt helmi
Nuk më zë plumbi…
Zjarri... Uji…
Cuca Boheme për
mua është Vdekja
Që më jep gji.
Verë nga ato dy shtama
Varrin ta ngarkoj
në shpinë. Veten
Ditën e Mdhe.
Natën pas Hënës plotë…
(Lotin Tënd
nën Rrap e pi)
Njëqindvjet nën
Rrap. Hije
Me dy shtama verë.
Pa ty:
E përcolla Natën.
Ferexhezezën.
E pres Ditën e
Mdhe. Koçinë
Ta vras Veten i ri
nën Rrap!
Njëqindvjet nën
Rrap. Hije
Loti Shën Mërisë
në sy. Faqe:
Më dha fuqi. Verë
për Luftë
Si Muji e Halili.
Kreshnikë.
Nesër, ta shterë
gjithë detin
Oqeanin ta ngrej
me fund dolli.
Njëqindvjet nën
Rrap. Hije
Ditënatë lotin
Tënd pi. Dolli.
Mesnatë, ringjall
Veten. Gjokun
Me dy shtama verë.
Një qiri.
Nga varri im me
libra. Nata
Hëna e plotë, moti
më jep gji…
(Plaga e dhjetë
me Hënën)
Nëntë vjet e mbyta
Veten me verë
Gjithë Natën duke
shkruar poezi.
Mëngjes. I zgjuar
me Hënën.
Nëntë vjet ndeza
një qiri
Me Hënën e plotë
mbi Liqe.
Jerm mes shtamave
me verë.
I çmendur pak para
agimit
U zgjova nga varri
im me libra…
(Zbutja e Ulkojës)
Gjithë Natën do të
të mbaj zgjuar
Nën dritën e një
qiriri. Hënës.
Duke të larë me
verë nga mëkatet
E mbuluar me
poezi. Serenata
Nesër, që të të
zgjoj nga gjumi.
Gjithë Natën nëpër
dhomë
Do të hudhi
zingjirë. Unaza:
Të të zgjidhë nga
magjitë
Xhindet e
pashpirtë. Pashterkëkuqja.
Që, të hudhin
dorën më dorë
Çati mbi çati majë
lisave. Plepave
Duke të dhunuar
mes librave.
Gjithë Natën në
Tyrbe. Rrëzë Çukës
Mbi varrin e
Babashehut
Do të t’i përzë
xhindet
Duke ta varë një
hajmali përqafe.
Kurrë më, mos të
të zënë magjitë
Dhe, zbusi në
shtrat. Heshti
Ulkojë e tërbuar.
Lehonë
Për të cilën nuk
ka zingjirë
Së paku ta lidh
nyje: Një Natë…
(Dhomë për Ty
dhe Veten)
Marrë dhomë për Ty
Me pamje nga Hëna
E fytyrë nga
Dielli.
Veten varros mes
mureve
Me armën time në
brez
Ta vras sonte
Vetminë.
Dhoma e ngushtë
për varr
Nuk më nxë mua, as
Ty?!
E varros Veten mes
dy gjinjve.
O Imzot, kush
thërret në minare
Kaq vonë: Nuk ka
tjetër Parajsë…
(Cuca Boheme është
Partia ime politike)
Mbylleni gojën
trusakatë! Heshtni
Kurrësesi nuk mund
t’ju kuptoj!
Dje, sot… Dhe,
nesër “patriotë”
Ehu! “Kuqezi” të
Nënës Parti.
Mbylleni gojën!
Heshtni
Dje, komunistë.
Trusakatë.
Sot, “ballistë”.
Trusakatë
Nesër: MUT… Hale
Oborri…
Cuca Boheme është
Partia ime politike…
(Jetë lugati)
E marr në telefon.
Paradite
Alo, mirëdita!
Ulkoja?
- Alo, Ujku - më
përgjigjet.
Po, i them. Ende
je në gjumë?
- Ja, sa u zgjova.
E pres radhën në banjo.
Jeta, i them të
kaloi në gjumë
E bënë jetën e
Lugatit.
- Po, qeshet. Bëhu
viktima ime
Gjithë Natën të ta
ha qafën! Veshët.
O Imzot, i them:
sa jam i pafuqi! Që, sa
çel e mëshelë sytë
të bëhem viktimë…
(Sonte Hëna
ka hëngër darkë)
Moti s’e kam parë
Hënën. Nuse
Edhe Ajo s’më ka
parë në verandë.
Në breg të Liqenit
duke pirë verë
Pranë një qiriri
të ndezur
Dhe, Mikes të
pagjumë.
Po. Moti nuk e kam
parë Hënën
Si ato net ashtu
kulaç mbi Liqe.
Siç thonte nëna
ime në Katund:
“Sonte Hëna ka
hëngër darkë…“
(Nuk e di)
Nuk e di ç’kisha
bër për Ty. Nesër
As Ti për mua mbi
varr. Rrëzë Çukës.
Natën e gjykimit
kur më merrni në pyetje
Pa dy shtama me
verë të kuqe. Rrapin.
Dhe, pa Ty.
Qiririn e ndezur mbi kokë
Zonjën Vdekje me
të cilën ngrita dolli.
Nuk e di. Vërtetë,
nuk e di. Nesër
Kush cilin do ta
ngrente nga varri…
(I ngopur me heshtje)
- Ti, më tha je
hermetik. Qesha
Jo. Unë jam
enigmë. Ujk.
Të gjithë më
mohuan. Edhe unë:
Të gjithë i
mohova. Shava.
Cuca Boheme më
ringjalli. Ngriti
Nga varri. Nuk
guxon, më tha:
- Të vdesish pa u
njohur me mua.
Lamtumirë pa më
thënë. Tungjatjeta
Në librin: "Loja
e syve". Rrapi…
(Rrapin e kam Tyrbe)
Rrapin e kam
Tyrbe. Vera
Nën te rrjedhë
lum. Pini!
Unë jam i bekuar.
Zbrita nga qielli
Cuca Boheme me dy
Shtama verë
Dje, më ktheu në
jetë. Ringjalli.
Poezinë e kam
grua. Cucën Boheme
Dashnore. Që më
vodhi nga Vdekja.
E më ktheu përsëri
nën Rrap. Tyrbe…
(Tungjatjeta
o Rrap i vetmuar)
Gjatë Kryengritjes
shqiptare në Maqedoni
Shkupi u zbraz.
Ikën "patriotët" kuqezi.
Sy më sy mbetëm:
Unë, Rrapi
Dhe, Zonja Vdekje
në “Liri”…
Nesër, do të ik
edhe Unë. Vdekja
Tungjatjeta, o
Rrap i vetmuar!…
(E djeg edhe Veten)
Vjeshta e shkund
Rrapin. Medet
Unë një gjeth ia
varë në degë.
E vesh për dimër.
Stuhi rrugaçe
Cuca Boheme
zhvishet në shtrat.
Zjarr ka. Djersët
i shkojnë çurg
Ndihmë i thirrë të
gjallët e të vdekurit.
Digjet. Përpiqem
ta shuaj gjithë Natën
E djeg edhe Veten.
Ringjallemi…
(Qyqe e lagur
në shi)
E takoj në
Prishtinë. "Toskana"
Më thotë: Të kam
dashur. Vonë
I them. E kam
gjetur një tjetër.
Më përgjigjet:
Kurrë nuk mund
Të gjejsh më të
mirë se unë.
E kam gjetur, i
them. Ulkojë
Vërtetë? Po. Edhe
më të bukur.
E ulë kokën. Qyqe
e lagur në shi…
(Qiriri i Shën Mërisë)
Vdiqa në
Voskopojë. U zgjova në “Xhenet”
Pleq. Plaka dhe
lule vjollce.
U thash: Dërgomëni
në “Xhenem”!
Nuse të reja dhe
Cuca. Zjarr
Verë dua! Verë.
Jo, më thanë është “haram”.
Atëherë më ktheni
në “Xhenemin” e vërtetë
Vera kur rrjedhë
nën Rrap lumë.
Dhe, më kthyen. U
ringjalla te Lumi.
Unë jam qiriri i
Shën Mërisë Virgjër
E pi lotin e saj
me shtama nën Rrap…
(Ikja mes nesh)
Ike nga Unë. Ika
prej Teje larg
Vetëm vera nuk
ikë. Rrapi.
Lakuriq u varrose
përpara "Ilirisë"
Me një gji jashtë
për poetët. Bohemët
Që, ende nuk ikin
nga Rrapi. Atdheu.
Pagjumësi. Verë pi
gjithë Natën
Dhe, lexoj libra.
Shkruaj poezi.
Vetmia ma hap
derën. Dritaren
Frikë. Unë natën
hyj nga oxhaku.
Harromë mua, më
thotë. E harrova
Vdiqa. Loti i saj
më ringjalli nën Rrap…
(Mos pyet)
Mos pyet ku e
kalova sonte Natën
Ditën. Unë jam
Bohem i vonuar.
Mjafton nën kokë
ta kem një poezi
Dy shtama me verë.
Dhe, një Mike.
Mos pyet ku e
kalova sonte Natën
Rruga për mua
është shtrat. Rrapi.
Këmbët e Urës
Gurit më i miri Han
Gjithë Natën ku
pihet vera. Loti.
Në breg të lumit
ku rrezitem Unë
Mikja. Dhe, Hëna e
plotë shtatëzanë…
(Rreth Teje)
Rreth Teje sillet
Hëna. Vera
Që, rrjedh nga ato
dy shtama.
Unë. Edhe Rrapi në
verë.
Vetëm Vjeshta ikë
prej Teje. Gjethi
Rrugën t’ia lëshoj
Dimrit. Stuhisë…
(Ngushtë për tu shtrirë)
E dëgjoj “Hej Xho”
të Xhimi Hendriksit
Diskun që ma dhe
Ti. Shpërblim
Për mjeshtër në
poezi. Dashuri.
Ngushtë për tu
shtri në shrat
Dhe, kthehem vite
më parë në “Gërmi”.
Dëshprohem. Nuk
është ai Qytet
Ajo “Gërmi”. Edhe
gratë azgane.
Që, natë e ditë më
jepnin gji…
(Unë jetoj)
Unë jetoj me
poezinë. Verën e kuqe
Dhe, Miken. Që për
mua s’janë “haram”.
Tjetër është ajo.
Që, ju doni Parajsë
E Unë Ferr. Të
digjem në zjarr.
Unë jetoj me verën
e kuqe. Dallgë…
(E bukur je
në shtratin Tim)
Shtrati im është
parku. Një karrige
Rruga. Dhe, pse jo
edhe një livadh.
Ferrë me dy-tre
duar bar nën kokë
Dimrit kur fryn.
Dëborën e kam zjarr.
Mos u tremb! Me
vete i kam poezitë
Natën të mbuloj
këmbë e kokë.
Fli rehat. E bukur
je në shtratin tim…
(Hëna e sheh
Veten në Ty)
Unë nuk kam
pasqyrë. Vetëm verë
Rrapin. Dhe, libra
të rrezikshëm.
Hëna e sheh veten
në Ty. Ujë
Unë e nxjerrë
Kalosh Çelikun nga shtamat
E fus në shtrat me
Hënën. E mbys në Liqe…
(Nënë zgjomë)
Nënë zgjomë! Trutë
mi lulëzoi vera
Jam i keq. Dhe,
gratë i dua!
Burrat s’më duan.
As unë s’i dua
Vetë jam hajdut
edhe kaçak.
Gjithë jetën kam
vjedhur gra
Ditët i kam kaluar
nën Rrap. Netët
Në Han me Ulkoja
që hanin të gjallë.
Nënë zgjomë! Trutë
m’i lulëzoi vera
Jam i keq. Dhe,
gratë i dua!
Burrat s’më duan.
As Unë s’i dua…
(Unë s’di gjë)
Shpesh më pyet për
Miken:
- Është e prapë në
shtrat?
Vjeshtë. Gjethin
kur e ka në dorë?
Unë i përgjigjem:
s’di gjë.
- E, a është kjo
Cuca Boheme
Loti i së cilës të
ringjalli nën Rrap?
Unë s’di gjë.
Vërtetë është e prapë.
Shtamat e Tua i
ruaj për Dimër…
(Askushi më dha
një trëndafil)
Pranverë. E kalova
Natën në “Premiumi”
Mes shtamave me
verë. Pagjumësisë.
Në mëngjes e
pushtova Prishtinën në gjumë
Njeri të gjallë në
rrugë. E përqafova një Buçë.
Hi-hii-hiii.
Askushi më dha një trëndafil…
(E pashë Zonjën Vdekje
në Voskopojë)
E ndeza një qiri
në kishë. Voskopojë
Meshë bëra me
poetë. U luta për Ty.
Matanë flakës e
pashë Zonjën Vdekje
Buzëqeshi. Edhe ma
bëri me sy.
Ia ktheva
përshëndetjen. Buzëqeshjen
Edhe për Të, ndeza
një qiri.
E ngrita me fund
një gotë raki…
(Vdekja më deshi
më pak se Ti)
Gjumë ende s’ka. Unë
jam i çmendur
Ndodhë një ditë
Vdekjen ta marr grua.
Shtëpinë ta mbush
me fëmijë. Atdheun
Dhe, të flej i
qetë. Nesër të ngrej dolli.
Edhe për Miken.
Edhe Cucën Boheme
Vërtetë ju ishit
gra të bukura. Asgane.
Vetëm, edhe Vdekja
është Grua e bukur…
(Fronin Tim
s’e tund turma)
Nuk e kthej kokën.
Eci për në Baba Tomor
Turma për mua le
të lehi sa të doj. Shaj.
Unë jam profet.
Librave vjelli zjarr
E djeg armikun.
Diell kam në ballë.
Fronin tim se tund
turma. Trutharët
Po, një shikim nën
vetulla. Sytë e sajë…
Shkup, 11.08.2002
Nga libri:VDEKJA MË DESHI MË PAK SE TI (2003).