Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Përmbytja e madhe
E merkure, 07.09.2022, 07:00 PM
PËRMBYTJA E MADHE
NGA
KALOSH ?ELIKU
Shkupin
Historik, vite me radhë e përmbyti
Natyra. Nuk e them Zoti (Allahu). Shpërngulja e shqiptarëve me dhunë për në
Turqi (1912 - 1915, 1953 - 1959) nga vrasja ilegale UDB -ës. Grabitja e tokave,
taksat e rënda, papunësia, terrori e propaganda se gjoja “muslimanët” janë turq
dhe si të tillë më mirë të shkojnë në Turqi, se: atje, jetohet më mirë. Deri në
vitin 1958 gazeta “Nova Makedonia”, në Shkup, çdo ditë njoftonte në faqet e
para të saj të sekretariatit të Punëve të Bendshme të Maqedonisë mbi kërkesat
që ishin bërë nga persona të ndryshëm për t’i liruar nga shtetësia jugosllave
me qëllim emigrimi. Sipas një analize të bërë nga legata shqiptare në Beograd,
numri mesatar i këtyre kërkesave për çdo muaj arrinte në 900 - 1.000. Botimi i
këtyre njoftimeve u ndërpre në vitin 1958. Në vitin 1952, në Kosovë u njoh
zyrtarisht edhe ekzistenca e një minoriteti turk me të gjitha të drejtat
politike e kulturale, u hapen 14 shkolla më 1951 - 1952. Iniciator i këtij
plani ka qenë sekretari i Partisë të saj kohe Gjoko Pajkoviq, Dushan Mugosha
etj. Gj. Pajkoviq (ish -sekretar i Lidhjes Komuniste Jugosllave për Kosovë),
gjatë një fjalimi të tij, më 20 mars 1950 kishte deklaruar: “Këtu në Kosovë e
Metohi ekziston minoriteti turk, njerëzit flasin turqisht nëpër qytete. Ne do
t’i lemë njerëzit të vendosin lirisht kombësinë që duan. Kushdo mund ta quaje
veten ç’të dojë…”.
Qeveria
jugosllave që nga viti 1956/57 ndërpreu emigrimet direkte nga viset shqiptare
në Turqi, por krijuan Maqedoninë e sidomos qytetin e Shkupit si qendër
transitore, ku pasi kalonin një kohë, regjistroheshin si “maqedonas”, me
kombësi “turke” e pastaj plotësonin dokumentet e emigrimit për në Turqi.
Pas
tërmetit të Shkupit (1963), u nxorë një urdhëresë se në qytetin e Shkupit nuk
do të lejohet të regjistrohet asnjë i huaj (fjala është për shqiptarët nga
Kosova), duke krijuar opinionin se, edhe qendra ndërmjetëse e emigrimeve u
prish. Në esencë ishte për efekt propagandistik, pasi nuk u sillnin as një lloj
pengese. Shqiptarët pasi shpërnguleshin nga Kosova regjistroheshin si qytetarë
të Republikës së Maqedonisë. Mjaftonte që, me dy dëshmitarë t’ju pranohej
ndryshimi i kombësisë nga shqiptarë në “turq”, dhe përgatisin dokumentet për
emigrim në Turqi.
Sipas
një informacioni tjetër, “Mbi emigracionin shqiptar nga Kosova e viset e tjera
të banuara nga shqiptarët në Perëndim”, të Ministrisë së Punëve të Brendshme
(Drejtorisë së III), së Shtetit shqiptar, datë 18 maj 1981, numri më i madh i
të emigruarve shqiptarë ndodhej në Turqi.
Shpërndarja
e emigracionit në qytetet e ndryshme të Turqisë ka qenë veçanërisht i theksuar
e masiv në vitet 1913 - 1937, 1937 - 1941 dhe 1949 - 1970 -të.
Qëndrimi
i udhëheqjes politike shtetërore të Tiranës, në lidhje me shpërnguljen e
shqiptarëve nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare, ka qenë: që, ata të mos
shpërnguleshin për Turqi, por të qëndronin në vend si popullsi shqiptare.
Shpërnguljet kishin shkaktuar një indinjatë të thellë tek qeveria shqiptare.
Informimet për shpërngulje bën qe qeveria shqiptare të koordinojë veprimtarinë
e saj në planin politik e diplomatik. Natyrisht, alarmi nga Tirana preku
qeverinë turke në Ankara dhe krijoi shqetësime në qarqet qeveritare jugosllave.
Kjo e fundit, vazhdimisht u demaskua për shkombëtarizimin e popullsisë shqiptare,
duke i detyruar ata të lënë tokën e tyre e të emigrojnë në Turqi. Për mbrojtjen
e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Jugosllavi, përveç sektorëve tjerë të
shtetit u ngarkuan edhe Legatat Shqiptare, të cilat do ta konkretizonin
interesin përmes vizitave, shtypit, kontakteve të drejtpërdrejta, e duke dalë
edhe me propozime konkrete për metodat e realizimit të tyre. Një detyrë e
rëndësishme ishte frenimi dhe pengimi i emigrimit të shqiptarëve në Turqi,
nëpërmjet vendosjes së kontakteve me shqiptarët e shpërngulur nga territoret
shqiptare në Jugosllavi. Ky objektiv iu ngarkua në veçanti Legatës Shqiptare në
Ankara e Beograd.
Për
Tiranën, një burim i rëndësishëm informacioni për shqiptarët në Jugosllavi
vazhdonin të ishin burimet informative - diplomatike. Legatat shqiptare
dërgonin relacione të posaçme për gjendjen e shqiptarëve të atyre viseve dhe
për politikën jugosllave të shpërnguljes së tyre në drejtim të Turqisë. Madje,
edhe vetë ministri Bato Karafili, kishte bërë një vizitë në Kosovë e Maqedoni
me qëllim që të njihej për së afërmi rreth gjendjes së shqiptarëve, se sa prej
tyre largoheshin për në Turqi. Pas vizitës së bërë ia dërgoi një relacion
Ministrisë së Punëve të Jashtme (Degës së Dytë) në Tiranë, i cili përmbante një
sërë të dhënash për çështjen në fjalë.
Shteti
shqiptar edhe në mënyrë zyrtare, bëri përpjekje për të penguar shpërnguljen e
shqiptarëve për në Turqi. Lidhur me këtë çështje, ministri i Punëve të Jashtme
të Shqipërisë, Behar Shtylla, udhëzoi përfaqësuesin e Legatës Shqiptare në
Ankara që të bisedojë me autoritetet turke për të parandaluar një fenomen të
tillë. Më 1959, sipas udhëzimeve përfaqësuesi diplomatik shqiptar ndërhyri
pranë autoriteteve turke për të mos pranuar emigrimin e shqiptarëve në Turqi
dhe qeveria turke kishte dhënë sigurinë disa herë se, “duke kuptuar drejt
ndjenjat kombëtare, do të merrte masa për të ndaluar emigrimin e duke vazhduar
një kontroll të fortë mbi kombësinë e personave emigrantë”. Ndërkohë një vit më
vonë (me 1960), në Ministrin e Jashtme u nxor një “Plan masash për propagandë
lidhur me Kosovën”. Ndër të tjera aty kërkohej, që të nxiteshin shqiptarët në
Turqi për të shkuar të njerëzit e tyre në Jugosllavi, me qëllim që të mos
shpërngulen për në Turqi.
Përveç
ndërhyrjes pranë autoriteteve turke, edhe vet Legata në Ankara kishte kërkuar
nga Ministria e Jashtme, që Shqipëria të angazhohej maksimalisht që t’i
kundërvihej propagandës jugosllave në forma të ndryshme në mënyrë që popullata
shqiptare të mos dekurajohej nga propaganda jugosllave dhe të bënte përpjekjet
e veta që ta ruante qenien e vetë kombëtare. Në veçanti i sugjerohej Tiranës që
të pengohej shpërngulja e popullatës shqiptare për në Turqi, e ndër të tjera
propozonte: a) Të demaskohen edhe më tej veprimet kriminale të jugosllavëve për
nxitjen e emigrimeve; b) Me qenë se Radio Tirana këtu në Turqi dëgjohet shumë
mirë, do të ishte mirë të krijohej një emision për shqiptarët në Turqi e
Kosovë, ku nëpërmjet programeve të demaskohen veprimet kriminale të
jugosllavëve, të vihen më tepër këngë popullore të Kosovës e të Malësisë së
Veriut. Ky do të ishte një mjet shumë efektiv për tërheqjen e shqiptarëve, për
edukimin dhe ngritjen në një shkallë më të lartë të ndjenjave kombëtare. Si
rrjedhim këto veprime do të pengojnë më shumë masat e emigrimit, asimilimit dhe
shkombëtarizimit të jugosllavëve ndaj masës shqiptare në Kosovë e në viset
shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi.
Legata
shqiptare në Ankara, ushqente edhe dyshime të forta për përdorimin e
emigracionit politik shqiptar në Evropën Perëndimore dhe shqiptarëve të
shpërngulur me dhunë në Turqi kundër saj. Dyshonte se ata mund të
shfrytëzoheshin për qëllime agjenturore nga zbulimet e huaja, për të përmbysur
regjimin komunist në Shqipëri. Lidhur me këtë problem, më 20 dhjetor 1965, i
rekomandonte Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë: a) që të mos lejohej
përdorimi masiv i njerëzve të influencuar nga imperialistët dhe qeveritë
reaksionare të vendeve fqinje, për t’i përdorur ata kundër RPSH. ; b) të
punohej në mënyrë të gjithanshme për ruajtjen e emigracionit shqiptar në Turqi
nga influencat e armiqve dhe nga asimilimi i tij, duke u përpjekur për ta pasur
atë si mbështetje për Republikën Popullore të Shqipërisë.
Për
arritjen e këtyre objektivave rekomandohej të merreshin masa të tilla politike
shqiptare, që kishin të bënin me shtimin e veprimtarisë propagandistike përmes
programeve të radios, të punohej kryesish me personat me influencë të veçantë,
të përdoreshin dhe përmirësoheshin shërbimet turistike dhe të vizitorëve të
ndryshëm në drejtim të Shqipërisë, pjesëmarrjet e Shqipërisë në aktivitetet
sportive, folkloristike dhe pjesëmarrja e saj në panairin e Izmirit, për të
propaganduar arritjet e Shqipërisë etj.
Afera
e dorëzimit të armëve në kohën e Rankoviqit (shtetit jugosllav). Tërmeti
katrosofal (1963). Shiu, breshëri, rrufeja dhe Bora e madhe në Dimër. Robëria.
Varfëria. Pandemia. Masat Qeveritare. Partitë politike. Vite, jo aspak “Allahu
Akber” (Zoti Madh), nateditë në minaret turko - arabe. Kryqat e “vëllezërve”
nëpër male. Dhe, jo shqiptarë me flamurin kuqezi. Shqiponjën dykrenare. E
përmbytën, edhe këtë vit 2022 Partitë politike neokomuniste jugosllave të
“vëllazërim - bashkimit” me “DIN e IMAN”. Edhe, sot”: të përmbysura sipas
dudumëve edhe me “Allahun” me “Din Iman” (Zotin e Madh), të “vëllazërim -
bashkimit”. Kryqat gjigandë nëpër male. Përmendoret e vjedhura nga historia e
popujve botës me këmbë duar, kuaj me shalë e pa shalë dhe thika e pushkë në
duar nëpër qytet e kryqa mbi urat e lumit Vardar postkomuniste, vendlindja
shqiptare nga katundi Vrutok i Gostivarit. Unë, them: Përmbytje e paparë
njerëzore?! Jo, natyrore. Edhe, atë: Kryeqytetin shqiptar, Dje i banuar me
shqiptarë edhe më shumë se Tirana dhe Prishtina?! Sot, i rrethuar ende me
katunde shqiptarë, pas Tiranës dhe Prishtinës.
Sistemi
egër komunist Dje, dhe Sot i “zbutur” neokomunist, lagjen e “?airit” (livadhin) e
“vëllazërim - bashkimit“, gjatë sistemit
komunist në Shkup e shpalli si “fitore - arritje” arsimore - kulturore -
sportive të arenës luftarake shqiptare. Poashtu, Sot: edhe ai neokomunsit me
“politikanë” të dalldisur e arratisur shqiptarë pas posteve partiake dhe
pasurisë personale, hamilajre dhe partieake.
Edhe,
gjatë gjithë sistemit komunist me kryetar komune partiak komunist “maqedonas”,
kohën e fundit në sitemin Neokomunist, edhe me shqiptarë të “ndershëm” partiak
neokomunistë në pushtet. Lakmi, ua kisha “Parkun e Grave”! Vendstrehimin
komunist. Dëllinjat, ku strehoheasha gjatë shkollës mesme me vajzat
“maqedonase”, “turke”, vllehe e rome! E përcillja Natën e Madhe. Dhe, mes atyre
dëllinjave pasmesnate e prisja Agimin. Diellin mbi male.
Dhe,
Afera e armëve në Ladorishtë dhe “Bit - Pazar”, e vitit 1993, kur policia
maqedonase , në aksionin e vetë të koduar “Baruti”, i arrestoi dhjetëra
shqiptarë, pjesa dërmuese e të cilëve ishin funksionarë të lartë të PPD -ës,
Mithat Emini, pastaj ministri i Mbrojtjes Hysen Hskaj, e shumë personalitete të
tjerë të shquar shqiptarë. Procese gjugjsore hetimore, kur u morën vendime të rënda
nga dy vjet deri në dhjetë vite heqje lirie. Ngjarje e thellë që e tronditi
faktorin e atëhershëm më të madh shqiptar në Mqedoni, PPD -ën, dhe në kongresin
e dytë të mbajtur po atij viti u nda në dy grupe partiake: PDSH dhe PPD.
Montimnet e radhës politike: ngjarjet e Gostivarit për flamurin kombëtar kuqezi
shqiptar, “Brodecit”, “Monstra” me flamuj turko - arab me protesta “paqesore”,
në “Bit - Pazar”, “terroristëve” në Kumanovë.
Lufta
e kryengritëse e 2001 -shit, i theu rregullat e bashkëjetesës të “vëllazërim-bashkimit” në shtetin e
“përbashkët” jugosllav. Miqësinë e vajzave “maqedonase”. “Maqedonasit”, pas
Luftës të 2001 -it, ua shitën shtëpitë dhe banesat e falura nga shteti
“përbashkët” me çmime marramendëse shqiptarëve, që zbritën nga katundet e
malësisë të Shkupit. I lanë shkollat në gjuhën shqipe shkretë pa asnjë nxënës
shqiptar. Shkollat në gjuhën shqipe të hapura me shumë sakrifica pas Luftës
Dytë Botërore, që asaj kohe i hapi mësuesi patriot Mahmud Dumani, në kohën e
ministrit të arsimit Ernest Koliqi, pagëzuar me emrat e rilindasëve shqiptar.
Sot,
e shitën edhe veten si shqiptarë,
“muslimanë”, ortotokës, bullgarë, vllehë, romë e serbë. Dhe, ndërtuan shtëpi
familjare në kryeqytetin shqiptar, dhe periferi të Shkupit hitroik të torjeve
etnike shqiptare. Lindën, në Shkupin Historik Shqiptar, një komb të ri:”
turqë”, dhe “maqedonasë. Erdhën, sot shqiptarët me ferra, në trojet e të parëve
duke i uzurpuar parqet e gjelbërimit pa plane urbanistike dhe shtëpi pa leje
ndërtimi e pallate biznesi partiake.
I
braktisën katundet e Babait, me pasuri trashëgimtare familjare brez pas brezi,
mes maleve: me pyje, lisa, ara, kafshë shtëpiake. Dhe, u shpërngulën në Shkup:
pa male, ara, lisa, dhe shtëpi familjare. Rrugëdalje: nga pasuria e pasur
malore, përfunduan në tezga partiake në “Bit-Pazar”, pa shtëpi, vende pune,
vetëm me një kartë antarësie partiake, vende pune dhe poste politike nëpër
ministri të “vëllazërim - bashkimit”, si argatë besnikë, vetëm për një
përdorim, gjatë zgjedhjeve lokale dhe parlamentare, nëpër insitucionet e
shtetit të “përbashkët” Neojugosllav: Nga shiu, rrufeja, ranë në breshër.
Vdekje, partiake.
Kryetarët
e Komunave të sotshme shqiptare, i harruan, se: kanalizimet e këtyre komunave
të “haleve” shiptare nga ish sistemi dje komunist, sot neokomunist, u ndërtuan
me programe ish urbanistike komuniste të asaj kohe. Sot, vazhdojnë të ndërtohen
me plane urbanistike neokomuniste. Rrugët. Parqet. Grumbullimi i popullsisë nga
fshatrat në këtë lagje janë me të njëtat programe të kanalizime urbanistike, që
nga sistemi ish komunist jugosllav. Asgjë, më nuk është bërë në sistemin
neokomunist me kryetarë komune shqiptar. Vetëm rrugët dhe sistemet e kanalizimt
janë ngarkuar me plehëra dhe jashtëqitje neokomuniste.
Ndërtimi
i stadiumit sportiv të “shfercerave “ në mes të parkut gjelbërimit në “?air”, që “maqedonasit” këtë lagje e ndërtuan për vete,
shqiptarët e mbytën gjelbërimin plotë pemë me dalldisje partiake neokomunsite.
Asgjë, nuk janë: përveçse, në mes të parqeve gjelbërimit, lindja e këpurdhave
brenda një nate pas shiut me pallate dhe shtëpi pa plane urbanistike, dhe leje
ndërtimi partiake. I kishin në ballë “shfercerat” dhe partitë politike në
pushtet, shoqëritë kulturore - artistike - partiake me “tallava” për dalldisjen
e popullit shqiptar nëpër manifestime “kulturore - artistike”, dhe dasma
familjare partiake me flamurin kuqezi, shqiponjën dykrenare me çifteli dhe
tupana duke i përdredhur bythët nëpër “Bit - Pazar”.
Askushi
më pas këtij sistemi ish komunist, sot neokomunist, nuk preku asgjë me dorë”:
as kanalizimin, as ujësjellësin e higjenën komunale. Politikanët, pas
premtimeve në zgjedhjet lokalele dhe parlamentare, i harruan premtimet duke u
turrur dhe uzurpuar poste partiake, politike. Premtimet partriake gjatë një
fushate parazgjedhore në një katund të Kërçovës: kur i pyeti katundari nga
fundi i sallës: Zoti kryetar, po ne nuk
kemi fëmijë?! Aty për aty, i përgjigjet kryetari: Partia do t’ju lindë edhe
fëmijë...
I
harroi Zoti Madh (Allahu). Por, nuk i
harroi Natyra... Përmbytja e Madhe...