Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Takimi me Zonjën Vdekje
E premte, 02.09.2022, 06:59 PM
TAKIMI ME ZONJËN VDEKJE
NGA
KALOSH ?ELIKU
(Shelgjet lajnë gërshetat)
Me Miken ulemi në
rërë
dallgët i sulen
bregut.
Shelgjet i lajnë
gërshetat
më thotë: Unë i
laj vargjet.
Qetësi!
E dëbova Nusen me
poshterkë të kuqe
Shtoi, dikur:
Po, Buçën si do ta
shporrësh?
Buzëqesh.
Se, buçet kanë ca
huqe...
(Kush do më shpie në varr)
Gjithë natën e
lume vras Veten:
Flakëmëflakë mes
librave. Shtamave verë.
Në mëngjes, te
pragu i derës e ringjallë.
Gjithë natën e
lume vras Veten
E, s’ka njeri të
më shpie në varr.
Doruntinën, motrën
e vetme të gjakut
E martova, shtatë
male larg…
(Nuk më doli nata)
Gjithë natën u
zumë si kaçakët
nxorëm kobure e
harxhuam fishekë.
Nuk u vramë, por u
plagosëm
pak para agimit
nëpër sokaqe:
ngrite lartë një
çarçaf të bardhë
e bëmë paqe, në
“Bit-Pazar”.
Edhe pse, lufta qe
flakë më flakë
erdhi shumë vrik agimi.
Nuk na doli nata
në atë shtrat
harbimi...
(E nesërmja vazhdon luftën)
Liqeni na u sul me
dallgë
rrëzove mure,
hëngre çarçafë.
Matanë bregut, të
dëgjoi Lasgushi
gjithë natën u
çmende në shtrat.
E nesërmja,
vazhdon luftën
tërmet ra në
dhomë.
E hapë dritaren,
thirrë liqenin:
hëngre çdo gjë me
dhëmbë
luftë me sy, luftë
me këmbë.
Vetëm pas fitores
te plepat
më the: Të
shtrydha si limonin.
Se di, pse e
ndjeva veten dëshmor
e Ti një Kleopatër
që pa mua
Nuse të mbante
froni...
(Përshpëritje në vesh)
E çmendur më thua
nëpër terr
më pëshpërit në
vesh:
Edhe pak, edhe pak
- më fortë!
E gris natën lahem
në djersë
pushtoj qytete,
nënshtroj shtete.
Unë, pasardhësi i
Skënderbeut
shkaku Yt bëj
luftë edhe me Veten...
(Brymë në shtrat)
E përfundoj betejën.
Dyluftimin
palohesh si
robëreshë në shtrat.
Vetëm sytë, e
duart rrugaçe
nuk dorëzohen për
një natë.
Ja, pse gjithë
luftërat
në botë: i kanë
nisur gratë.
Dihet, flakë më
flakë.
Brymë në shtrat...
(Magjia e çelësit)
Kur vendosa ta
thyej derën
e gjeta çelësin
magjik:
befas hyra te Ti
si kaçak
si varg lirik.
Kryengritës.
Tashti kur s’mund
ta thyej derën
e humba çelësin
magjik:
më thuaj moj si të
dal nga Ti
kur, Sot: nuk jam varg epik?...
(Rrugë nëpër poezi)
Ka kohë që Ti nuk
vjen
të marrim rrugë.
Male
nëpër poezi.
Dhiare.
Gjithë vargjet e
botës
do t’i sjell në
Shtëpi...
(Mbrëmë fjeta
me Vjeshtën)
Mbrëmë fjeta me
Vjeshtën
Dimri nuk ma hapi
derën.
Me cilën do të fle
Nesër
Si ta puth
Pranverën?!...
(Lum Unë i mjeri)
Vjeshtë.
Ajo një gjeth të
verdhë në dorë
s’di ku ta kaloj
Natën e Madhe:
kam frikë nga
qielli. Dielli
shiu. Breshëri.
Rrufeja. Nga Ajo.
Po gjethi i
verdhë, heu gjethi...
Natë. Gjethi më
buzëqeshi verdhë.
Pres një
shtërngatë. Shi. Rrufe:
Një dimër edhe më
të egër
Ehu Nënën, lum Unë
i mjeri...
(Dua të digjem)
Nga frika mos
digjem prej Teje dritë
largohen krimbat,
ikin fluturat
shtegtojnë zogjtë
diku larg...
Veç Unë s’i
trembem zjarrit
që më përvëlon
natën
mbi turrë të druve
flakë:
i gozhduar si
Krishti
të pres kryq në
shtrat...
(Gjethi verdhë)
Frikë kam nga
gjethet e verdha
ato paralajmërojnë
Dimrin:
Vdekjen Tënde në
lindje...
Frikë kam nga
gjethet e sëmura...
(Ikje me natë)
Pema zhvishet në
Vjeshtë
pret Dimrin.
Furtunën
tinëz, t’i futet
në shtrat.
Ti në Dimër
zhvishesh
dhe ma ndez
zjarrin:
Më bën Vjeshtë.
Ikë me natë...
(Mikja e Ujkut)
Mike, fli se vjen
Ujku
të troket në
dritare!
Mashtrohesh e ia
hap derën
t’i ha mollët e
vjela
gjithë natën e
gjatë.
Mikja qesh dhe më
thotë:
Ebu Xhehli i
ujqërve janë gratë!...
(U ngopa me Liri0
Nuk u ngopa me
Natë
nuk u ngopa me
Ditë
nuk u ngopa me
libra
nuk u ngopa me
verë
nuk u ngopa me
dashuri
aqsa, bëj ta
këndell.
U ngopa me Liri
Aqsa, më vjen ta
vjell...
(Udha nëse të bie
në Shkup)
Udha nëse të bie
në Shkup
mos më kërko në
Parlament!
As në ndonjë
ministri
as në ndonjë
kabinet.
Udha nëse të bie
në Shkup
kërkom te
Shatërvani. Rrap!
Ose, në mesin e të
marrëve...
(Po të flas)
Po të flas për të
çmendurit,
Ti thua: Jam e
çmendur vetë.
Po të flas për të
sëmurët,
Ti thua: S’di se
ç’më gjet.
Për të dashuruarit
kur flas,
Ti thua: Jam e
dashuruar vetë.
Kur flas për
poetët. Rrugaçët
çmendesh. Bërtet:
Unë jam poet!...
(Ti endesh nëpër botë)
Ti endesh nëpër
botë
për të gjetur një
viç
një gomar pa
samarë.
Çfarë çmendurie?!
Gomarë, ka edhe në
“Bit-Pazar”
Te “Mulliri i
Arapit”, në Llag:
Kërriçë të tredhur
me samrë.
Edhe atë bio -
shqiptarë!...
(Në Drenovë)
Për “Ditët e
Asdrenit”
isha edhe në
kishë:
ndeza një qiri.
Dhe, u luta për
Asdrenin
për Miken në
Lindje
që nuk ma lënë
rehat.
Për “Ditët e
Asdrenit”
u luta edhe për
Veten:
bëra kryq përpara
Shën Mërisë.
Zoti të na ruaj
nga hijet
që rrinë pas porte
gati t’i kërcejnë
Lirisë...
(Murosja e nuseve)
Edhe sot i
varrosim të gjalla
nëpër këtë Qytet
nuset.
Po, nuk ua lëmë
një gji
jashtë për
poetët...
(U kryqëzova për Ty)
E vizitova përsëri
Korçën
shkova edhe në
Drenovë:
vendlindjen e
Asdrenit,
hyra sërish edhe
në kishë.
Ndoza një qiri
malli
sonte u kryqëzova
për Ty...
(Lutja e natës)
Dikush falet në kishë
dikush në xhami.
Unë me dy buta në
duar
Lutem. Vdes mbi
Ty...
(Pritje në breg)
Ditën kur
fluturove nga minarja
tek Plepat e
Xhindeve:
Liqeni u çmend.
Unë pres e
përcjell anije:
Asnjë lejlek,
asnjë dallëndyshe
nuk zbret në
breg...
(Vdis sonte)
Vdis sonte! Dhe,
ngjallu përsëri
Gjithë liqenin do
ta pi!
Trofta e ngjala do
t’i nxjerr në breg
kot përpiqesh të
ikësh nëpër Dri:
Gjithë liqenin do
ta pi!
Vdis sonte! Dhe,
ngjallu përsëri...
(Le të më hanë gratë)
U besoj grave të
marra
kur natën lahen në
liqen,
e Unë me një
shtamë verë në breg
dëshiroj të bëhem
grep.
E pres ta
kafshojnë vargun
t’i hedh në
shtrat,
më mirë le të më
hanë gratë
se sa qentë e
ngratë!...
(Fillim jave)
Nata iku. Ike Ti
ika Unë në poezi.
Eja, moj, mjaft
qave
këtë fillim
jave!...
(Takimi me Zonjën Vdekje)
E takova sot në
rrugë Zonjën Vdekje
Dhe, pimë nga një
gotë verë.
Më pyeti për
librat, e pyeta për këlyshët
A, i ndërsehen
ndonjëherë pas shpine?!
Qeshi, Zonja
Vdekje. Dhe, ngriti dolli
për Miken Di, e
arratisur në Lindje.
Për mua që i kam
varur armët në Rrap
të vras Këlyshin e
Buçës me zgjebe:
Që, dy hapa më
larg e ka nxjerrë gjuhën
dy pëllëmbë
përgoje, jashtë nga vapa
nateditë, në
prehërin e Nënës Rrospi...
(Nëse vini në
varrimin tim)
Mos harxhoni fjalë
mos derdhni lot
mos më sillni lule
atë ditë kur të
vdes!
Më sillni verë
ma sillni Miken
në doni të çohem
t’ju përshëndes...
(Do ta pi liqenin)
Në mbrëmje dal te
bregu
dhe pres të dalësh
nga liqeni,
kam hedhur një
varg në ujë:
vetëm pak të
dridhet peri
hop, të të rrëzoj
mbi urë.
Dikur e nxorra
grepin
Vallë, mos je Ti
Hëna:
do ta pi gjithë
liqenin!...
(Nuk ngihem me detin)
E piva qiellin .
Hënën
Lumin. Edhe,
liqenin:
detin. Shtamat me
verë
E ju thoni se jam
i dehur?!
Jo, këlyshë, Unë
jam i etshëm
Po, ju që jeni të
tredhur:
o burra dudumë,
pushteti!
E piva krejt
liqenin
Se, nuk më ngiu
deti...
(Vdekja i ka harruar)
Ata që shpifin për
Ne të dy
e pas porte na
kanë vënë pusi:
na i ndërsejnë
këlyshët melezë
urraaa, me nga një
asht në gojë.
Dhe, na mësojnë
sesi bëhet dashuri
poezia si shkruhet
për Atdheun.
Vdekja i ka
harruar në shtëpi...
(Edhe dje edhe
sot opozitë)
Vitet ikin. E Unë
edhe në demokraci
i kujtoj ditët kur
botonim poezitë e para
te redaktorët
censurëkuq nëpër redaksi
se si na rrinin me
gërshërë mbi kokë
duke na i sakatuar
vargjet pa mëshirë
shkaku, se: Ashtu
e donte Nëna Parti.
Edhe e sotmja sa i
ngjan të djeshmes
ndonjëri nga ju u
bë shef në redaksi:
mori banesë nga
Shteti, ndërtoi shtëpi.
Këlyshi i Buçës
referent në Parti
Qeni deputet e
Gomari në Ministri.
Po, ç’ngjan edhe
sot me mua Poetin?!
Asgjë. Edhe dje,
edhe sot opozitë...
(Kam jetuar si Poet)
Nesër mund të
thoni plot gojën: E shanë
e ndoqën, i
kurdisën linçe itelektuale:
e akuzuan si
rebel, e përzunë nga puna.
E thirrën edhe në
“biseda informative”
e ndanë nga gruaja
e martuan pa dasëm
herë me Miken, e
herë me një lavire.
Megjithatë, sot
mos t’ju vijë keq për mua
që në këtë luftë
heroike kam hyrë vetë.
E kam ditur moti:
Kë ta urrej e kë ta dua
Nuk kam jetuar si
qyqe, por si një Poet...
Nga libri: MBRËMË FJETA ME VJESHTËN (Shkup,1999).