Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Deledashi
E marte, 20.09.2022, 06:50 PM
DELEDASHI
NGA
KALOSH ?ELIKU
Matanë
xhamave errët. Imzot, lehin qentë! Vetëm përtej çative shoh një dritë. E hap
dritaren, është dhoma e Vjollca Rrapit. Me siguri e ka harruar dritën ndezur,
apo e ka marrë gjumi mbi libër! Po, dritaren? Dritaren, a e ka lënë sonte hapur
pasmesnate? Nuk e di. E shuaj dritën dhe shtrihem në shtrat. Rrokullisem lëmsh
nëpër errësirë. Dikur, zgjohem i larë në djersë, e hap përsëri dritaren dhe
fluturoj mbi çatia…
Mëngjesi
më gjen në shtrat. Rrotullohem herë në njërin krah, herë në tjetrin. Nata ka qenë
e gjatë dhe e mundishme. Dita më e shkurtër për një sy gjumë. Mundohem t’i heq
perdet, por nuk më dëgjojnë duart. E kam vështirë pas gjithë asaj beteje në
shtrat ta marr veten dhe përsëri të ngrihem më këmbë. Megjithatë, lufta është
luftë, nuk dorëzohen armët para se mejdanin pa e shkrepur tekefundit edhe një
fishek… Vjollca Rrapi më puthi në faqe. Papritmas, kërceva nga shtrati dhe i
hapa sytë. Dritë… Dritë… Dhe, dritë… E shikova orën, tre pasmesnate. O Imzot,
ç’po ndodh me mua të pagjumin! Kush na rri me tokmak vathe mbi kokë natë e
ditë? Kush më mban në gjumë kaq gjatë me dhunë? Me cilën do ta përcjellë Natën
e do ta pres Ditën? Heshtje.
-
Zgjohu, o i pagjumë! Ende mendon ta vazhdosh ëndrrën?
-
Jo. Jo, iu përgjigja duke u dridhur dhe duke i hapur sytë. O Imzot, ç’më panë
sytë! Deledashin me një dajre nën sjetull. Për dore e mbante Tatën e Madhe. E
në shpinë Xhadinë, që i biente bythëve me një thupër, e shalonte me të katra
nëpër “Bit-Pazar”. E dija se kishin ardhur para syve të më heqin një “valle
patriotike kuqezi”. Vetëm edhe sot e kësaj dite nuk e kam të qartë se cilën
valle e luajtën atë pasdite para syve të popullit. Vjollca Rrapi, që më do mua
dhe poezinë, tha se e kanë hequr Vallen e Vdekjes. Unë nuk i besova, i thashë
se atë ditë e kanë hequr Vallen e Kaçakëve të Zajazit.
-
Hi-hii-hiii… Qeshi Vjollca Rrapi. E di, se edhe ty të kanë dhënë pak ujë
“Xheneti”, prandaj edhe flet jerm pasmesnate.
-
Jo, e dashur. Më detyrojnë të heq një valle “patriotike”. E unë nuk di të luaj
sipas ritmeve të tyre muzikore me lodra. Kam frikë t’i luaj këmbët, se mund t’u
dukem si arusha e xhypit në Katund duke hequr vallen me dajre para fëmijëve.
-
Nxirre shaminë! Nxirre, mos ki frikë!
-
Shaminë ma mori Pasardhësi i Zef Serembes…
-
Hi-hiii-hiii… Edhe, ti do të më dush mua me zjarr, do t’ia kalosh Zef
Serembes?!…
-
Jo, e dashur. Zef Serembes deri më sot nuk ia kaloi asnjë shqiptar, paj edhe as
unë me verë të kuqe nëpër tavernat e Qytetit të qyqeve.
Vjollca
Rrapi qeshi. E dinte se nuk isha në gjendje t’i kaloj shtatë dete. E dinte se
nuk isha në gjendje t’i humb të gjitha dorëshkrimet. E dinte se nuk jam në
gjendje të mbytem për të as në Vardar, e ku më t’ia kaloja Zef Serembes. Vetëm,
një gjë e dinte. E them pa fije turpi se, unë isha ai që tri ditë e tri net e
dërgova në botën e çudirave. Unë isha ai që e laja me verë gjithë natën. Unë
isha ai që pas gjithë këtyre ceremonive mistike në Tyrbe e mbuloja me poezi.
Unë isha ai që e bëra të pavdekshme edhe përtej varrit nëpër libra. E pranoj,
edhe ajo qe Zana e Malit me dy shtama verë që më dha gji, nuk më la të plakem
nën Rrap, m’i dha armët e luftës ta vras vetëm me një varg Deledashin. Juve më
kot ju shkruaj në këtë shkrim se kush ishte Deledashi. Më kot mundohem t’ju
trimëroj me fjalë nëse frika ju ka hyrë në bark. Ja, edhe arsyja pse me ju më
nuk do të humb kohë. Jeta është luftë. E luftën e duan trimat. Frikacakët e
duan robërinë. Vallë, Deledashi është trim? Ku ta di unë. Ndodhë. Deledashi bën
luftë për poste politike. Vende pune. Pasuri. Deledashi është komandant i
ushtrisë së frikacakëve… Deledashi është armiku i Lirisë…
E,
shërbetorët e tij me dy e katër këmbë?
Shërbetorët
e tij, janë pisa. Këlyshë me zgjebe të Zoti, të cilëve duhet prerë sipas Nolit
të Madh, “jo vetëm duart, po edhe kokën e këmbët”…
Përsëri,
pas gjithë kësaj, dua t’ju them edhe diçka në vesh! Po, si t’ju them, kur nuk
keni shpirt! Veshë e sy. Apo, keni, por jua ka lidhur me shami Deledashi… Lufta
vazhdon me penë… E thirr Miken në Parajsë. Ajo, për çudi, do ta shpie në
“Xhenem”… E do zjarrin… Urën e “Xhenemit”… Deledashin “kuqezi”… Ja, arsyeja pse
në këtë shkrim do ta lidhë me një fjalë kaçaku. Letërsia shqipe e ka Zef
Seremben mashkull, por ende nuk e ka Zef Seremben femër.
Ti,
më thotë Vjollca Rrapi, nuk je në gjendje të ecësh këmbë as një mëhallë
katundi. Ti nuk je në gjendje të humbësh për mua as edhe një poezi. E ku më t’i
biesh pash më pash me gjithë dorëshkrime “Xhenemit”.
Ja,
edhe pse do ta krijoj Zef Seremben femër, në mos në jetë, së paku në këtë
shkrim, në këtë libër… E di se e dini, Vjollca Rrapi është një Zef Serembe
femër, por këtë nuk do ta pranojë para meje, jush, po as edhe në këtë shkrim.
Edhe unë nuk ngul këmbë. E dua Vjollca Rrapin, po e do edhe Deledashi “kuqezi”.
E di se, edhe Deledashi i ka dërguar shkuesit dhe këto ditë pritet ta shpie
nuse me koçi në “Xhenem”. Zoti i ndihmoftë!... “Zekthi” në një faqe e ka bërë
nuse me ferexhe të zezë! Shami në kokë. E ka veshur sipas zakoneve dhe
traditave të “Xhenemit”. I duken vetëm sytë. Lexuesit, besimtarët e vërtetë të
Zotit, nëse nuk e kanë frikë Deledashin, le ta shohin në këtë shkrim!... E di,
ju dhimbset edhe në këtë shkrim. Edhe mua më dhimbset, po ç’e do, deshi të bëhet
Nusja e Deledashit. Edhe një herë e them me plot gojë: Zoti i ndihmoftë!...
Tri
ditë e tri net nuk e pashë Vjollca Rrapin nëpër Qytet. Një natë vonë cingërroi
telefoni. E ngrita kufjen dhe ia dëgjova zërin matanë telit.
-
Hë, ende s’po të merr gjumi? Qeshi nëpër natë.
-
Jo, nuk më lënë personazhet e librave. Kohën e fundit kanë filluar edhe të
zihen njëri me tjetrin, të rrihen me grushta…
-
E di, fajet i ka shkrimtari. Nuk mund t’i pajtojë të gjithë në një libër. E aq
më keq vetëm me një Mike…
-
Po, hallin?
-
Hallës duhet gjetur një burrë!...
-
E nëse halla deri më tash i ka ndërruar shtatë burra?...
-
Hi-hii-hiii… E ke për detyrë t’i gjesh edhe një burrë me tirqi e xhamadan!...
Kësulën e bardhë në kokë… Sahat me qostek për qafe… Nagëntin në brez…
Qesha
pas mesnate me Vjollca Rrapin, që nuk kishte gjumë e kërkonte që unë ta rrëzoj
në shtrat. Vetëm, ku t’i lija personazhet e mi, që disa më tërhiqnin për dore,
disa për setre… Megjithatë nata është e gjatë, iu përgjigja nëpër tel…
-
E dashur, lëre dritaren hapur! Ku ta di unë pas mesnate vij e të futem në
shtrat…
-
Hi-hii-hiii… Qeshi. Edhe oxhakun…
Zëri
matanë telit u ndërpre, e unë për inat e hapa dritaren... E thirra Hënën… I
thirra yjet… E nxora lapsin nga brezi…
-
Hë, ende s’po të merr gjumi? E hapi derën im Atë.
-
Jo. Tashti më rreh Nusja me pashterkë të kuqe…
-
E ç’të thotë, kaq vonë pasmesnate?
-
Më detyron të bëj me të dashuri…
-
Imzot! Biri im të marrë për grua një kurvë?!...
-
Oh, jo! Baba, nuk e dua për grua…
-
Ti nuk e do, por ajo të do ty, or bir për burrë!
-
E si t’u shpëtoj epsheve të saj, baba?...
-
E ke lehtë, o bir! Këmbët pas ndonjë mullari me bar ngreja përpjetë në hava… E
tha këtë fjali dhe e mbylli derën. U turra pas tij, por e pashë që ngutej nga
livadhi. E kishte edhe mauzerrin me vete krahut. E di, ju do të thoni ty ta la
penën. E vërtetë, po Nusja me pashterkë të kuqe ndonjëherë do edhe pushkë… Edhe
këtë e di. Vetëmse, unë nuk trembem nga Deledashi që i ka dhënë gji dhe e ka
përkundur në djep me ninulla meleze Njerka komuniste, as sot e as nesër. Kokën,
që e ka futur në disa grazhde: Fondacione e shoqata “humanitare joqeveritare”.
Edhe, Doktorziu natë e ditë i jep tambël me kusi nën dardhat gorrice. Sorrat
dhe çafkat e zeza fluturojnë në grupe. Laraskat nëpër lisa. Dhentë në kope,
ecin pas bariut. Ujku, tigri dhe luani jetojnë dhe ecin verë e dimër vetë
maleve. E doni edhe këtë t’ua them me plot gojën në këtë shkrim publicistik?
Po, ë? Thashë: Unë jam Ujk në letërsi… Edhe, mjaftë më m’i ndërsyet këlyshët me
zgjebe pas shpine me bishtin ndër këmbë. Koha është, ta nxirrni në fushën e
mejdanit Qenin me zgjebe me gjuhën e nxjerrur jashtë dypëllëmbë nga vapa.
-
Hi-hii-hiii… Qeshi Vjollca Rrapi. Përderisa është gjallë Njerka dhe Doktorziu,
Deledashi ende do të pi tambël me kusi... E ty, kush të jep gji?
-
Hi-hii-hiii… Tri Zana të maleve… Fuqi për luftë… Njëra më pri para, e dy të
tjerat më mbajnë për krahu. Dallim i madh ky mes meje si Ujk në letërsi dhe
Deledashit si soj i deleve “kuqezi” në mesin e Kopesë me zgjebe…
Natë.
Dritat u ndezën në dhomë. U shuan. Muzika e fortë përplasej mureve. Rolling
Stones i thyenin kitarat. Djersë. E mora pak veten dhe e tërhoqa nëpër
errësirë. Duart e një femre filluan të më përkëdhelin, të m’i shpërthekojnë
pantollonat… Më kot e kundërshtova, më mbuloi me puthje. Dritat u ndezën.
Ngadalë i hapa sytë, e pashë se ishte Xhadia e Deledashit.
-
Dorëzoi armët! E ke kot t’i shpëtosh këtij shtetrrethimi, kësaj pusie!…
-
E di, vetëm kush ta hapi derën?
-
Hi-hii-hiii… Qeshi Xhadia e Deledashit. Ende nuk e di?! Derën ma hapi krah më
krah Deledashi. Mjaftë më shkruajte poezi për Miken Di! E bëre të pavdekshme
nëpër libra. Bibliotekë. E di se, unë jam njëqind herë më e mirë se ajo në
shtrat… Kur bëj unë dashuri në mes të dhomës, dridhet i gjithë pallati…
Lagjeja… Qyteti… Unë po të dua edhe të çmend nga goditjet me bark në shtrat
deri në vdekje…
-
O Imzot! Më shpëto nga Xhadia e Deledashit, se duhet të kthehem në shtëpi!
-
Ti nuk ke shtëpi… E ke humbur rrugën në mes të ditës… Përderisa Deledashi me
një këmbonë për qafe i pri Kopesë me zgjebe për Liri...
-
E si t’i ik Deledashit “kuqezi”?!... Njerka atij i jep tambël me kusi…
Doktorziu e ushqen në grazhd me taxhi, e mba për soj të Kopesë me zgjebe...
-
Ec pas meje!...
Xhadia
e Deledashit më mori për dore dhe më futi në një dhomë të errët. Papritmas, u
ndezën dritat. Asgjë nuk pashë përveç librave dhe fotografive. Në mes të dhomës
e pashë shtratin, por vetëm atëherë kur më rrëzoi në kokërr të shpinës Xhadia e
Deledashit. Egërsisht ma hudhi jelekun e lëkurës, këmishën dhe pantollonat për
dritare. Brekët as vetë nuk e di se si m’i hoqi me këmbë. Tërmet! Librat
filluan të më rrëzohen mbi kokë… Fotografitë… Pikturat… Pllakat e gramafonit…
Llamba elektike në mes të tavanit luhatej andej - këndej dhe prisja në çdo çast
të më bie mbi kokë. Megjithatë, nuk u dorëzova, u kapa për dy gjinjtë e
hazdisur gur të Xhadisë së Deledashit, dhe i dhashë lopatës sa më thellë nëpër
detin e tërbuar plot dallgë. Një dallgë e fuqishme përpak desh më hudhi nga
barka, por më shpëtoi Xhadia e Deledashit. Edhe një herë i dhash forcë lopatës
duke hyrë sa më thellë në det si një peshkaqen i përgjakur, të cilin e ndjekin
me vite qindra gjuetarë. Dhe, në atë çast, kur u çmenda, e përmbysa barkën, i
thyeva lopatat, dëgjova vetëm piskamën e pakontrolluar të Xhadisë së
Deledashit. Edhe një herë u dridh fuqishëm pallati. Shtrati u bë copë-copë dhe
ra në tokë. Qyteti mbeti pa drita…
Pak
para mëngjesit, kur u zgjova, e pashë Xhadinë e Deledashit sesi ishte paluar
mbi mua si bollë shullani sa gjerë - gjatë në gjumë. Nuk e zgjova, me siguri
shihte ndonjë ëndërr. Apo, ku ta di unë, m’i mblidhte eshtrat nëpër dhomë...
(Nga libri: XHADIA (Shkup, 2011).