Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Pandemia politike
E diele, 09.10.2022, 07:57 PM
PANDEMIA POLITIKE
NGA
KALOSH ?ELIKU
Moti kohë nuk
kisha kaluar në Tavernën e “Klubit të artistëve”. Edhe pse, ditënatë me vite i
kisha kaluar me miq të penës mes atyre artistëve. Një dramë e imja: “Repriza
e vëllazërim-bashkimit” (2005), lindi si ide në “Klubin e Teatrit të
Kombësive”, në Shkup. Vite të “ndryshimeve demokratike”, kur ato si gjysmë
institucioni shqiptar patën frikë të ballafaqohen si artistë me realitetin
kulturor politik - shqiptar. Partitë “demokratike” shqiptare. E them Sot,
haptas: Guxim ta luajnë vetëveten në skenë si aktorë para publikut shqiptar te
Satira groteske: Repriza e “vëllazërim - bashkimit”. Ndoshta,
edhe do ta shpëtonin veten si aktorë nga “armiku i padukshëm” Koronavirusi?!
Pandemia politike. E, jo mua si autor i nëntë dramave Lamtumirë bërllok dhe
tri monodramave: Pabesia, Një vit frikë dhe Disidenti i
Unionit të viçave, Imzot lehin qentë (1994, 2002, 2013), dhe Dudumi
gërhet për Liri (2016). Krah për krahu me pjesët teatrore, dhe disa dramave
për fëmijë, të blera e shpërblyera në konkurset letrare të asaj kohe me Çmime
letrare në gazeta e revista: “Rilindja për fëmijë”, “Pionieri”, “Fatosi” dhe
“Gëzimi” në Shkup e Prishtinë. E, më vonë edhe si libra: “Sorraku i
Qytetit” (1994), “Shtriga doli nga përralla” (2019).
Frymëzime
artistike, të cilat edhe i kisha strehuar në dramën groteske: Repriza e
”vëllazërim - bashkimit”. Satirë, e cila jo që nuk u vëndua në skenë, po
edhe m’i mbylli dyert për së gjalli në Teatrin e Pakicave, në Shkup. Vite, kur
edhe një dramë e imja për fëmijë, u përjashtua nga programi artistik,
shkeku,se: unë e kisha përmendur në
tekst emrin e ?ajupit?!
Artisti i madh Kingu (ashtu ai e kishte pagëzuar veten),
i cili kur takoheshim në “Klubin e artistëve” me gotat e rakisë rrushit mbi
tavolinë na kënaqte me bisedat e tij maratonike artistike. Herë pas here, edhe
shpërthente me kritika publicistike: Teatri e ka një aktor dhe dy gjysëma
aktorësh: Njëri jam unë, dhe dy gjysmat tjera janë gratë artiste. Shpesh, edhe
dalldiste mes artistëve, fliste me zë të lartë për dy politikanët partiak, që
asaj kohe ishin në pushtet: “Kush është Arbër
Xhaferi, kush është Menduh Thaçi? I hip në majë të k…rit, dhe i hudh majë
mullarit”. Edhe pse, asaj kohe ishte i
angazhuar me pagesë dhjetëra mijëra marka në fushata parazgjedhore të Partisë
Demokratike Shqiptare.
Shpesh, edhe ia tërhiqja vërejten: mos bërtitë, he burrë!
Shkaku, se: këtu, gjysma e të pranishmëve janë aktorë, e gjysma spiunë. A e di
ti se, nga ky Teatër ka dalë edhe ajo thënja antologjike, kur një “artist”
përditë kishte spiunuar në polici, dhe ato i kishin thënë: sot, je i shtati. E
dimë ne veprimtarinë e atij “armiku” të shtetit “përbashkët”. Edhe, “artisti”
na e rrëfente shpeshëherë punën e spiunimit të “artistëve” në polici: “Pthu,
nanën e nanës, unë mendoja se, jam i pari spiunë, e kisha qenë i shtati”.
Mëkot, ia bëja me
dije Kingut në tavolinë që të ketë kujdesë me rrëfimet e tij “artistike”, se
jemi në “Bit - Pazar”, pesëdhjetë m. larg stacionit të policisë. Përinatë,
Kingu nuk e ndalte rolin e aktrimin tij
të shekullit, sikur të ishte në skenë, e jo në “Klubin e artistëve”. Sa, që një
ditë partizanët e Nënës Parti, gjatë një shfaqje teatrore në Tetovë e zdepën
dajak. Dy javë, nuk doli për mejdani. Asaj kohe, edhe m’u dhimbë, reagova në
mjetet e informacionit me një shkrim publicistik në emër të Lidhjes të
Shkrimtarëve shqiptar, në Shkup.
Kohë qorre, kur të
gjithë përpiqeshin si partizanë të partive politike shqiptare të bëhen drejtorë
Teatri, shkrimtarë e regjisorë, e asnjëri aktor. Ende, i kam të freskëta ato
takime tavoline me ibrikë plotë raki rrushi e shtama me verë, sidomos me
Kingun, i cili shpesh uleshte në tavolinën tonë si mysafir rasti, edhe na
kënaqte me ato rrëfimet e tia “artistike” - partiake rreth fushatave
zgjedhore të partive politike shqiptare.
Përpiqesha t’i a
bëj me dije si mik tavoline me parashikime: King, ki kujdes se çka flet në këtë
tavolinë dhe “Klub të artistëve” plotë spektatorë në skenë të Teatrit Shqiptar,
nuk jemi vetëm si mysafirë Teatri! I kemi edhe disa ”miq” mysafirë nga jashtë
Teatrit si “artistë”, në tavolinën tjetër afër nesh si “publik” i Çarshisë
të “Bit - Pazarit” Shkupit. E kotë, Kingu dalldisej pa asnjë gotë çaj rusi, po
me raki rrushi me ato “veprat” e tia patriotike shqiptare, poemën “Bagëti e
Bujqësia” të Naim Frashërit.
Ditë më vonë, pas
një kohe dëgjova se, Kingun gjatë një koncerti të Inva Mulës, në Tetovë e
kishin zdepur çotek partizanët partiak me shkopinj bejzbolli
gati për vdekje. Edhe Unë, në atë Koncert e kisha pasur një buletë falas anësh,
por shkaku të Grave mia besnike, nuk shkova në Tetovë. Fati im i fundit si
shkrimtar. Shpëtova, nga dajaku i Nënës Parti. Kutadi, ndoshta Grave të mia
besnike me Dy shtama verë?! Ose, po të kisha marrë pjesë: sot, do të isha në
varr, rrëzë Çukës Ilire me lisa për varre, në Vendlindje. Edhe, kush do t’i
duronte “patriotët kuqezi”, të më qanin mbi varr para kamerave televizive.
Faleminderit, Engjëllit Grua.
Dy javë më vonë,
pasi e dëgjova në mjetet e informacionit gjithë ngjarjen
“kulturore”, përmes telefonit e thirra Kingun të takohemi në restorantin
“Alpina”, në Shkup Veri. Erdhi. U habita kur e pash në atë gjendje shëndetsore,
edhe pas dy javëve. Kingu mezi e mbante veten gjallë, e kishin rrahur për
vdekje. Shkak, që edhe të nesërmen reagova në mjetet e informacionit si kryetar
në emër të Lidhjes Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë. Nuk mundesha kurrësesi,
të pajtohem me një hakmarrje të tillë primitive partiake ndaj
artistëve shqiptar. Edhe pse, po të kisha shkuar edhe unë në atë koncert
do ta pësoja edhe me zi se Kingu. Arsyeja, se: Unë nuk e kisha shëndetin e
Kingut, Liqenit Strugës ta përballoj gjithë atë dhunë fizike partiake me shkopinj
bezbolli, po të Katundit Cërvicë me lisa, rrëzë Çuke.
I kisha pritur,
përcjellur me poste partiake politike, pije, dreka e darka. Edhe, i kaloja ato
ditë të bukura në mesin e tyre, kur Nëna Parti, pas Luftës të 2001 -shit erdhi
në pushtet, dhe për çdo javë ua dërgonte edhe nga një drejtor. Shkau, se: të
gjithë aktorët donin të bëheshin drjetorë të Teatrit Shqiptar, e asnjëri aktor
në skenë. U kënaqëm me shokë disa javë me pije, dreka e darka nga drejtorët e
posaemëruar, përderisa Nëna Parti më në fund për drejtor Teatri ua dërgoi një
komandant lufte të maleve.
Regjisorët, dhe
Drejtoria e Teatrit u dalldisën pas emrave të shkrimtarëve botëror duke menduar
se ato do t’i bënin shkrimtarë, regjisorë dhe artistë të mëdhenj, do t’ua
kthenin publikun në Teatër. Ndoshta?! I lanë në harresë shkrimtarët shqiptar.
“Armiqtë” e shtetit “përbashkët”. Guxim nuk kishin të merren me tekstet e
autorëve shqiptar, që e fshikullonin pamëshirë politikën e Ditës dhe “fitoret
madhore” të partive politike shqiptare. Haptas, në dramat e tyre “artistike”
gjatë fushatave prazgjedhore lokale dhe parlamentare, e thirrnin Ditën e
Nesërme Shqiptare, arsimore dhe kulturore. E merrnin ndonjë tekst të autorëve
Rilindas Shqiptar, duke e sakatuar dhe arnuar pamëshirë sipas dëshirës dhe
aftësive tyre “artistike” partiake, plotë fjalë banale arnë përmbi arnë, sa për
sy e faqe. Kutadi unë, arsyen?! Ose, arnonin tregimet e ndonjë partizani
partiak, që deri Dje ishte partizan i Njerkës, “maqedonas”. Sot, është
shqiptare?! Përmëkeq, kërkon edbe Shqipëri të Madhe?! Shkaku interesave
personale, familjare, klanore dhe partiake, se: Shkrimtarët Rilindasë
Shqiptarë, moti kanë vdekur dhe nuk janë gjallë të reagojnë, rrëmbejnë
honorare, dhe poste partiake - politike. Edhe, se: brez pas brezi, nuk kanë
qenë tadhtarë:
Dënim artistik
partiak, që edhe mbetën pa publik në sallë. U përpoqën të hudhin një grep në
hurdhën pa peshqi plot sorra të zeza e çafka mbi krye për artëdashësit
shqiptar, që ta kthejnë publikun në Teatër: Hyrje pa buleta, por nuk u eci
pazari i partive politike. Mëkot. Hurdha e tyre politike, nuk kishte më as
bretkosa, e ku më lejlekë që i ndërtonin çerdhet e tyre majë lisave mbi çati,
oxhak, dhe ushqeheshin me gjarpërinjtë e ure. Mos them, Dallëndyshe: Që, për
çdo pranverë, çerdhet e tyre i ndërtonin lirshëm nëpër odat tona dhe te Pragu i
Derës Madhe, nën çati të Shtëpive, në Katund.
Më në fund, erdhi
edhe Drejtori. Kotnasikoti, edhe komandanti: nuk e ndryshoi gjëndjen kulturore,
në mes të “Bit - Pazarit” Shkupit, kur, të gjithë shqiptarët ishin patritotë,
drejtorë, shkrimtarë e regjisorë. Asnjëri, aktor skene?! E, mua si shkrimtar,
sot më ka marrë malli për spiunë! U bënë, të gjithë patriotë. Nuk kemi spiunë?!
I lanë katundet shkretë me bujqësi dhe
blegtaroi. Malet. Erdhën, në Keyeqytet pa vende pune, dhenë dhe lopë malore.
Rinia e papunë, me
“Allahu Akber” faleshte në rrugë, gjoja se në Shkup nuk kishin xhami?! Askush,
nuk hynte në Teatër, me përjashtim të ndonjë “shoqate humanitare” me Hoxhën e
“Allahut” të xhamisë nga “Jahja Pasha” me programe “kulturore shqiptare” e
flamuj turko - arab. Rast, që autori i këtij shkrimi publicistik, asaj kohe e
publikoi edhe shkrimin për Teatrin e pakicave: “Xhami pa minare”, në
mes të “Bit - Pazarit” Shkupit. Shkrim, të cilit iu turr Hoxha i “Allahut”
në YoueTube me këmbët dhe trutë në legen: “Mos ta ka ndreq ty baba teatrin”?!
Iu. Përgjigja në
mjetet e informacionit: Jo, ma ka ndreq turku?! Edhe, qesha me vete si satirik,
në stilin e dardhave gorrice te “Jasakët e Tikeve”, që Xha Deralla me sharrë në
dorë i shartonte si dardha furke. Dudumi, që si turk “ehamdurila” ishte nisur
me gjithë familje të shperngulet në Turqi, e pas prishjses së marrëveshjes
Jugosllavo - Turke (1877 - 1966), sot kishte mbetur si hu gardhi) pa livadh në
Shkup me nënshtetësi, si turk “ehamdurila” pa e ditur as edhe një fjalë në
gjuhën turke, i shiste mend autorit të këtij shkrimi publicistik?! Pavetëdije
Dudumi, se: Babai im me pasuri, ara, livadhe, dhe male familajre, brez pas
brezi me punë dhe armë në shtëpi, i kishte bërë ballë kësaj shpërngulje
masovike shqiptare, duke i paguar Shtetit “përbashkët” tatim edhe
sotekësajdite. Dhe, nuk e kishte lëvizur as këmbën për të ikë nga Atdheu
(Mëmëdheu), në Turqi.
Vështirë, arrini
ta ktheni publikun e dikurshëm në Teatrin Shqiptar, me përjashtim të disa
artistëve të papunë, që i kanë kryer studimet në Degët e improvizuara të Dramës
në Shkup dhe Tetovë dhe enden rrugëve si të “papunë” me Hoxhën e “Allahut”.
Dikur, edhe Partia
Politike në Pushtet për ta zgjidhur këtë problem “kulturor - teatror”, më në
fund ndau pak para për miratimin e godinës të Teatrit Shqiptar duke menduar se
ai e ka fajin kryesor, e jo faktori njeri politik partiak shqiptar me këmbët
dhe trutë në legen. Tashti, edhe, më keq rrëshqiti situata politike në akull,
arsimore dhe kulturore. Meremetimi i Teatrit Shqiptar në Shkup, u zvarritë me
vite. Aktorët rrinin në shtëpi, ose jepin ndonjë shfaqje të reprizuar me vite e
çira në Teatrot e “vëllazërve” të Njerkës para syve të politikanëve me poste
politike në Qeveri, ulur në rendin e parë mu si “haxhi” rrenci i vjershës të
Mark Kraniqit në Librin e këndimit me të cilin u rrita unë si
shkarimtar para këmbëve të hoxhës me tespi “kuqezi” në xhami: Ende në
Kaçanik pa mbërri, kishte cofë gomari tij.
Gjatë “ndryshimeve
demokratike” me vite, nuk e vizitova më këtë Teatër Shqiptar. E, as ktheva në
“Klubin e artistëve” me miq ta rrokullis ndonjë gotë raki rrushi. Vetëm, një
rast nuk mund ta harroj kurrë si shkrimtar: kur, ky Teatër Shqiptar e refuzoi
Dramën time për fëmijë: “Nesër nuk ka mësim” (1971). Arsye:
Vetëm e vetëm, pse Unë si autor e kisha përmendur asaj kohe me disa vargje
ilustrimi vjershën Mëmëdheu të Çajupit?!
Shkak, që unë si
autor i dramave: “Një Vit frikë”, dy drama, 1994), “Lamtumirë
bërllok” (2002), “Imzot lehin qentë (1994, 2013), dhjetë
drama). Përveç, zhurmave kulturore partiake, po i përcjell Sot edhe këto
“arritje teatrore artistike”. Ende në kët Teatër Shqiptar i kam dyert e
mbyllura, shkaku politkës “madhore” të partive politike shqiptare.
Pas vënjes në
skenë: “Ferexhja e Zezë” (1985), në Tetovë e Mitrovicë të
Kosovës, “Fyt për fyti me armik” (1994), në Fushë
Kosovë, “Ndihma e shpejtë” (1994, Kumanovë) me reprizë si
shfaqje teatrore po atë vit, në Shkup, Gjilan dhe Kërçovë, e kutadi unë dhe në
sa shkolla fillore, katunde e qytete të Kosovës e Maqedonisë, “artistët”
partiak nuk patën guxim asnjë dramë timen gjatë “ndryshimeve demokratike” ta
vënë në skenë, qoftë për të rritur, apo fëmijë.
Komedinë -
Satirë “Zorra Qorre” (2002) e nisën me prova në Kumanovë me
regjisorin dhe aktorin Vehbi Qerimi, por pas disa provave dhe përgaditjeve në
skenë, papritmas e lanë përgjysëm, e hoqën nga skena. E njëjta dukuri ndodhi po
me “Zorrën Qorre” (2002), edhe në Strugë fituese rasti e
konkursit në Ministrinë e Kulturës. Komedi, që pritej të shfaqet para publikut
shqiptar në Strugë, e cila edhe sot e kësaj dite refuzohet nga këto “artistë”
partiak pa brekë. Ose, me brekët e grisura dhe arnuara nëpër këmbë.
E, dini pse?! Jo,
nuk e dini. Ja, po ua them: unë, si autor i këtij shkrimi publicistik. Shkaku,
se: këto burra “mejdani”, partizanë të partive politike pa brekë, ose ende me
brekët të grisura arnë përmbi arnë nëpër këmbë rrugëve partiake të Shkupit, nuk
kanë guxim dhe forca politike të ballafaqohen me vetëveten, realitetin shqiptar
në Ditën e Sotshme. E, ku më me Ditën e Nesërme Shqiptare. Shkaku, edhe se:
është realiteti i Politikës “madhore” shqiptare gjatë këtyre viteve të ndryshimimeve
“demokratike” Neokomuniste, personazhet e tyre të arratisur e dalldisur
këmbekrye pas posteve partiake, Qeverisë të “vëllazërim - bashkimit”, ku e
arratisën veten si politikanë me vite e vite. Patjetër, duhet të ketë: FUND!
Them, me vete: Nuk
ka pasur nevojë asaj kohe të tremben kotnasikoti këto “artistë” dhe
“politikanë” shqiptar nga tragjikomedia “Zorra Qorre”?! Po, t’i
duartrokisnin Dje, në skenë bashkë me publikun shqiptar kësaj komedi - satire
të Ditës Nesërme. Sot, me siguri nuk do të ishim në këtë gjendje të mjerueshme
politike, arsimore, dhe kulturore si popull i “lumtur” me çifteli, këngë e
valle para kamerave televizive.
Sot, pas kaq
viteve me Koronavirus, Pandemi politike, dhe masa qeveritare partiake, u
dëshprova. Përpak, pa vetëdije të bëj vetëvrasje me raki rrushi. Pakgjë, kishin
bërë këto artistë pas Koronavirusit, “armikut të padukshëm” dhe Pandemisë.
Përveçse, Teatrin e kishin vënë në gjumë. Nateditë, i kishin kënduar ninula
kulturës shqiptare: flej biro, se të bënë mirë gjumi. Nesër, Nëna Parti edhe
ty të bën Plak Katundi! Përkund, në djep druri. Përmëtepër, një ditë
“vëllezërit” si paralajmërim ia ndërprenë edhe dritat, e lanë në errësirë.
Dita e Djeshme,
edhe pse nën kthetrat e sistemit komunist, u pëcollë me shfaqje e tekste të
autorëve shqiptar: Fishta, Sami Frashëri, ?ajupi, Josip Rela, Spiro ?omora, Teki Dërvishi, Ymer Shkreli, Anton Pashku, Beqir
Musliu etj. E Sotmja, e përkundte në djepin e partive politikete me tekste të
arnuar nga autorë botëror, pa autorë shqiptar. Shkaku, se: nga tekstet e
autorëve shqiptar tremben partizanët e partive politike t’u duartrokasin
personazheve, roleve të tyre në skenë.
Dita e Nesërme?!
Askush, ende nuk e di: Ndoshta, Teatri Shqiptar do të shërohet nga “armiku i
padukshëm” Koronavirusi dhe Pandemia politike...