Mendime » Çeliku
Kalosh ?eliku: Zonja Vdekje nuk më deshi në “Qafë – Thanë”
E shtune, 08.10.2022, 05:19 PM
ZONJA VDEKJE S’MË DESHI
NË “QAFË THANË”
NGA KALOSH ?ELIKU
(Unë erdha para Agimit)
Natën e kalova në
“Qafë – Thanë”
Mes maleve. Dhe,
mushkonjave:
Spitalit
Përrenjas. Dhe, Rogozhinë.
Hënë nuk kishte.
Dielli bënte gjumë
Zonja Vdekje, më
mbante në prehër:
Ballin ma lëmonte
me dorë. Flokët.
Të nesërmen,
Engjëlli im Grua
Heret, më dha gji.
Fuqi për luftë.
Dhe, Unë: erdha
para Agimit…
(Dielli më rroku përqafe)
Rrugë e gjatë mes
maleve. Hëna e plotë
Dhiare kërkoj
përmes Liqenit. Dallgëve.
Qiriri i ndezur në
breg. Shtrati nën qiell
Yjet kush m’i
shkund natën mbi kokë?!
Mëngjes. Vesa m’i
lau sytë. Ballin
Dielli, te Burimi
më rroku përqafe…
(Nata më ikë nga duart
edhe pa një Grua)
Gruaja ime besnike
trembet. Dhe, bërtet:
Nuk dua të të
marrë asnjë grua. Ujkonjë!
I përgjigjem:
Megjithatë më mori një grua
Më hedh dorë më
dorë majë lisave. Çative.
Gruaja ime besnike
trembet. Çmendet
Nuk të lë në dorë
të asnjë gruaje. Ujkonjë.
I përgjigjem: E
kotë, më ka marrë Poezia…
(Unë nuk kam lotë
dhe nuk di të qaj)
Vjeshtë. Gjethet më paskan mbuluar Natën
I ka shkundur Hëna e plotë. Qielli.
Qyqja, ma paska shtruar shtratin
E, Unë nuk kam lotë. Dhe, nuk di të qaj.
Vjeshtë. Gjethet më paskan mbuluar Natën
Unë, nuk kam lotë. Dhe, nuk di të qaj…
(Nuk mundem ta ndez
qiririn e djegur)
Unë mundem, të ta
kthej prapë çdo gjë
Netët e kaluara.
Po, nuk mundem t’i kthej:
Çmendurinë. Verën.
Dhe, qiririn e djegur.
Unë mundem, ta
kthej Hënën. Edhe, Diellin
Po, nuk mundem ta
ndez qiririn e djegur…
(“Vendi i Vdekjes”, do të thirret:
“Vendi i Lindjes”)
Pasmesnate. Vetë i
katërti rash në Përrua
E bukur Vdekja.
Rren hoxha në minare.
Që, thotë :
“Vdekja është Grua e keqe”:
Ferexhenë kur e
hedh krahëve. Shaminë
Dhe, del fushave.
Maleve me kosë në dorë.
Pasmesnate, Vdekja
lindi në “Përrua Thanë”
“Vendi i vdekjes”,
do thirret: “Vendi i lindjes”...
(Deti i Dhërmisë nën male
më hëngri mësysh)
Erdhëm nga
Saranda. Parajsa e kësaj bote
Manifestimi i
Poezisë Jonane, 2007 -të.
Rrugës, u ndalëm
në breg të Dhërmisë.
I hoqëm brekët.
Dhe, kërcyem në det
Qielli i hapi
sytë. Një sirenë doli në breg.
Valët e qeta si
lurekë na morën në gji
Deti i Dhërmisë më
hëngri, mësysh…
(Zonja Vdekje nuk më deshi
në “Qafë – Thanë”)
Edhe një herë,
erdha nga mesi i të vdekurve
Shkaku: Premtimeve.
Borxheve ndaj Atdheut.
Ende nuk e fitova
Lirinë. Gruan besnike
“Hajmalinë” e Baba
Shehut, në Baba Tomor.
Edhe një herë,
erdha nga mesi i të vdekurve
Shkaku:
Premtimeve. Borxheve ndaj Atdheut.
Zonja Vdekje, në
përrua. “Qafë – Thanë”:
Përsëdyti, më bëri
remont ta vazhdoj jetën.
Edhe një herë
erdha nga mesi i të vdekurve
Zonja Vdekje, nuk
më deshi në ”Qafë – Thanë”…
Dhe, pas këtij Libri:
(Pa e vra Veten nuk mund
të jeshë Poet pa luftë:)
Po. E vras Veten
me raki rrushi
Dëllinjave të
maleve ?elëvjollcës:
Poet, nuk mund të
bëhesh pa luftë.
Edhe, pse: në
tavolinës e punës
Mikja, të jep gji:
Dy shtama verë.
Po. E vras Veten
me raki rrushi
Edhe, Dy shtama me
verë nën Rrap:
Shkaku, se: nuk
jeni poezi erotike...
Nga libri: Engjëlli im është Grua.
Shkup, 2007