Mendime » Çeliku
Kalosh ?eliku: Grupi fushës
E merkure, 05.10.2022, 06:45 PM
GRUPI FUSHËS
NGA
KALOSH ?ELIKU
Fatkeqësisht, e kam thënë moti kohë
nëpër shkrimet e mia publicistike dhe libra. Nuk e di, këto partitzanë partiak besnikë të partive
politike shqiptare: shkrimet dhe librat e shkrimtarëve, a i lexojnë për të
hipur në Malin e Shenjtë të Perëndive, Baba Tomor?!...
Po. Fatkeqësisht,
këto kopila na i lindi Njerka nëpër partitë politike shqiptare. Dhe, ende i
përkund në djep me ninulla gjoja shqiptare. “Grupin e zjarrit”, dhe “Grupi e
malit”... Ende, jo: “Grupi e fushës”. Rilindje, për Ditën e Nesërme. Partizanët
e tyre nuk i ndërruan rrugët, as dhiaret, por postet politike në Qeverinë e “vëllazërim
- bashkimt”.
Rrugë e gjatë mes
dëllinjave malore komuniste, dhe Sot: Neokomuniste. Pasmesnate, mbetën gropave
dhe përrenjëve malor: “as të gjallë, as të varrosur”. Nuk arritën Nusen me koçi
dhe krushq ta sjellin në shtëpi, zbresin në lëmë me dajre. Dhe, pushkë. Shkaku,
se: qerres iu thye rrota e koçisë mes maleve.
Komitat, tinëz ua
ndërruna Nusen. Tjetër, Nuse u shtinë në koçi. Dhëndrri, kur hyri në odë dhe ia
hoçi duvakun, e pa se ajo nuk ishte Nusja që e kishte parë në male. Edhe, i tha
Nënës: Nënë, nuk është kjo, ajo Nusja e
maleve që e pash te “Përroni Thanës”. Nëna
u përpoq ta bindi: bir, pajtohu me fatin! Traditën shqiptare! Është
Nusja, që na zbriti në Lëmë, dhe duhet t’ia hapim derën e shtëpisë. Iku, edhe
ajo kohë me “Grupin e zjarrit”, dhe “Grupin e malit”.
Komitat, e
grabitën Nusen mes maleve. Tashti, pas “Grupit zjarrit”, “Grupit malit”. Koha
është, të dalë në mejdan edhe “Grupi fushës”...