E premte, 13.12.2024, 07:20 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh ?eliku: Dhe më përzë një ditë me Gruan time

E diele, 02.10.2022, 06:38 PM


DHE MË PËRZË NJË DITË

ME GRUAN TIME

NGA KALOSH ?ELIKU

(E di Eshkundura:

Ai është im Atë)

Unë nga mesi  juaj, moti kam ikur fizikisht

Dhe, jam kthyer. E keni gabim, o miq gjaku.

Vetëm një njeri mund t’më trokasë në shtëpi

Marrë, kur të dojë Ai. Hedhë mbi shpinë.

Unë nga mesi juaj, moti kam ikur fizikisht

Dhe, jam kthyer Profet. I dashur dhe i urryer.

E di Eshkundura: I ka trokitur një natë n’derë

Jo. Nuk më ka dhënë. Dhe, Ai është im Atë...

(Ditën e parë pinte

verë të bardhë)

Ditën e parë, fliste jerm vetmevete

Verë të bardhë pinte. Lexonte poezi.

Padasht, i zbuloi gjinjtë. Shtamat

Me verë. Dhe, më ngriti nga varri:

Mua Kalosh Çelikun me dhjetë plagë...

(Ditën e tretë Luaneshën

e hëngri Ujku)

Ditën e tretë, në një Bregliqe

Hëna, kur ishte kulaçe në Qiell:

Luaneshën e hëngri Ujku plak.

Gjithë natën uluroi. Shtama me

Verë, rrokulliste nëpër dhomë.

E nxorri shpatën. Gjokut i kërceu

Në shpinë. O, bini burra armikut!

Bini!... Hasmit, kurrë nën këmbë

Përsëgjalli, mos ia lini këto troje!...

Dhe, fluturoi në Baba Tomor. Tyrbe.

Vera ku pihet. Shkruhet poezi rebele.

Dashuri me Hënë, bën mes varreve...

(Ditën e pestë: Me dhjetë plagë

u ngrita nga varri)

Nëntë plagë i pati Gjergj Elez Alia

Dhe, u ngritë nga shtrati në dyluftim.

Unë i kam dhjetë. U ngrita nga varri

Poezia ime rebele me Hënë më jep gji:

Fuqi për luftë. Gjokut t’i hip në shpinë.

Nëntë male do t’ma dëgjojnë vargun

Krismën. Kushtrimin në poezi për Liri...

(Zjarr i ndezur Ditën

edhe Natën)

Unë flej pa zjarr. Ngase, vetë jam zjarr

Ndizem flakë. E shkrij Veten lumë.

Edhe Ty, që Dikush të ka ngrirë akull

Ftohtë bën, e s’di si do ta kaloj Natën.

Unë flej pa zjarr. Ngase, Vetë jam zjarr

Heu! Si do ta ndez flakë edhe Natën...

(Një Natë në Hotelin e Dibrës

me “Gruan” time)

Nata na zuri Grykës së Radikës. Male

E nuk kishim konak, ku të bëjmë shtrat.

Vendosëm të ndalemi në Hotelin e Dibrës

Vendlindjen e Isuf Xhelilit. Arushës malit.

Dhoma jonë ishte e ftohtë. Shtrati akull

“Gruas” sime, gjaku në trup i kishte ngri.

Pasmesnate: E ndeza zjarrin ta shkri...

(Vera të ka ngrirë akull

Dimri të ka shkrirë)

Dëborë nuk bie. Akull nuk ka. Acar

Në shpirt kam Dimër. Ftohtë bën Natën.

Ndez Veten zjarr ta ngroh dhomën. Ty

Shtratin. Varrin tim në Baba Tomor.

Dëborë nuk bie. Akull nuk ka. Acar

Vera të ka ngrirë akull. Dimri të ka shkrirë.

Të ecësh me Lumin në shtratin tim...

(Burrat i përzë me burra

e mua me gra)

Dhe, përderisa burrat tjerë i përzë

Me burra. Mua më përzë me gra.

E di këtë. Vetë kam qenë dëshmitarë

Kur, i ke përzënë disa burra me burra.

Çudi! Vetëm Mua më përzë me gra.

Dhe, përderisa burrat e tjerë i përzë

Me burra. Mua më përzë me gra...

(Unë dhe një Loç trim

heret nëpër Qytet)

E kalova Natën te Eshkundura. Ajo

Në gjumë bënte dashuri. E zgjova.

Përçudi! Dashuri dhe gjumë i rëndë.

E nesërmja, heret më gjeti në rrugë

Unë dhe Loçi me bishtin mbi shpinë:

Ecte para meje. Natë kish bërë te Buça.

Iknim. Nguteshim krenarë nëpër Qytet...

(Dy rrugaçë. Që, nuk i zë

nata në shtëpi)

Një javë plot  nuk e kam takuar Loçin

Mikun tim besnik me bishtin mbi shpinë.

Me siguri nuk e ka kaluar natën te Buça

As Unë, jo te Eshkundura. Shihemi rrallë.

E, më rrallë në këtë Qytet. Kohën e fundit

Siç duket, na ka mashtruar Nata. Gjumi

Dhe, ku ta di Unë. Ndodh, dhe Dashuria.

Eh, miku im Loç! Eshkundura dhe Buça

I ngjallin të vdekurit. E jo, më mua e ty.

Dy rrugaçë. Që, nuk i zë Nata në shtëpi...

(Nesër do kërkojë llogari

në këtë shtëpi)

Heu, e di. Tashti, kush është Engjëlli im

Heshtni! Mos e mashtroni veten. Mua!

Moti ka trokitur në një derë. Shtëpi

Dhe, më ka kërkuar. E ka bërë me dije Atë:

Nesër, do të kërkojë llogari në këtë shtëpi.

Heu, e di. Tashti, kush është Engjëlli im

Thyeni qafën! Nesër, do kërkojë llogari.

Dhe, dihet: Në cilën derë... Shtëpi...

(Unë nuk të kam shkruar. Me

siguri i ke ngatërruar gratë)

Pasmesnate, më vjen një mesazh pa emër

Komunikova me Hyjnitë. Dhe, më shkruan:

Titulli i librit do të jetë: Regjia nga shpirti.

Mendova se ma kishte dërguar Eshkundura

Harrova se, edhe një libër kisha nëpër duar.

Dhe, ia ktheva. Edhe mua më pëlqen titulli

Ti je e çmendur! Eshkundur, përtej kufiri.

Dikur, më erdhi një mesazh nga Ajo:

I shashtisur. Unë nuk të kam shkruar

Me siguri, Ti i ke ngatërruar gratë!...

(Dhe, pas një kohe më merr

Ajo me telefon)

Ishashtisur! Cilës gruaje i dërgove mesazhin

E di Ti se, unë në shtrat ta tregoj qejfin?!

Përgjithmonë, të kthej te gratë  tua besnike.

Më kot përpiqesha ta arsyetoj gabimin

Eshkundura nuk do të di. Hallaketet.

E sheh, më thotë: Se, mua më do edhe Zoti...

(Dikushi para agimit mi dërgoi

edhe pesë poezi)

U tremba. Se, nuk do të shkruaj asnjë varg

Tri ditë e tri net. Asnjë shenjë Qielli. Hëna.

Dhe, bëra një gabim. Mesazhin e dikujt tjetri

Padashtas, ia dërgova Eshkundurës. Natën.

Dhe, u përpoqa ta arsyetoj gabimin. Kot

Eshkundura nuk di për mëshirë. Më tha:

Nesër do ta zgjidhim problemin e grave.

Tym, i hidhëruar. Ia futa edhe një gjumë.

Të nesërmen. Heret, para agimit. Dritës

Dikushi, m’i dërgoi edhe pesë poezi...

(Pranë një qiriri të ndezur

e tirrnim Natën)

Natë për natë bisedonim për Gruan time

Miken. Dashnoret. Gratë e mia besnike.

Dhe, ma prisje plumb: Përderisa je me mua

Nuk dua të flesh me asnjë grua. Putane.

Edhe unë përderisa jam me Ty. Nuk do fle

Dashuri nuk do të bëj me asnjë burrë. Grua.

Dhe, natë për natë pranë një qiriri të ndezur

E tirrnim Natën... Veten, deri vonë në agim...

(Im Atë gurët për shtëpi të re

i shkarkoi në lëmë)

Ëndërr. Shtatë muaj më vonë ndërtoja shtëpi

Të re. E sillja materialin në atë vend. Livadh.

E siguroja nga hajdutët. Syri i keq lakmitar

Dhe, prisja ta hudhi thellë themelin. Gurët

Dashin me këmborë ta flijoj në atë shtëpi.

Erdhi im Atë me dy vëllezërit. Dhe, dërrasat

Gurët i shkarkoi n’lëmë. Para shtëpisë vjetër...

(Dhe, non - stop më kërkon natën

im Atë te Eshkundura)

Dhe, më kërkon im Atë te Eshkundura

Për çdo natë. Eshkundura nuk më jep.

E di. Vështirë e ka vetëm në atë jetë

Po. Edhe unë nuk mund ta lë këtë Ferr

Pa i larë do borxhe burrash. Premtime.

Dhe, më kërkon im Atë te Eshkundura

Për çdo natë. Eshkundura nuk më jep:

Pa i larë do borxhe burrash. Premtime...

(Dhe më përzë një ditë

me Gruan time)

Keq. Keq të vjen, kur e zbulon të vërtetën:

Eshkundura të tradhton me Gruan Tënde.

Mesazhet që t’i shkruan Ty, i merr Gruaja

E Ti nuk di asgjë. Hiqesh si burrë besnik.

Keq. Keq të vjen, kur e zbulon të vërtetën

Eshkundura, të tradhton me Gruan Tënde...

(Bubi im e nis luftën. Dhe thotë:

mua të më kërkoni përfundi)

Bubi im i vogël me bishtin mbi shpinë

Më thotë: Luftën do ta nis me ulkojat.

Vetëm se, mua do të më kërkoni përfundi.

Dhe, e shoh Bubin tim përfundi. Lëmsh

E kanë bërë ulkojat në mes të udhës.

Piskat për ndihmë. E kanë bërë krejt baltë.

Më dhimbset. I dal zot. E shpëtoj nga bishat

I them: Bubi im, mos e nis më kurrë luftën!

Të nesërmen, Bubi përsëri e ka nisur luftën

Ulkojat e kanë futur përfundi. E shqyejnë.

Edhe kësaj radhe, i dola zot. E shpëtova.

Dhe, i them: Pash Zotin, mos e nis luftën

Nuk të shpëtoj më nga ulkojat e tërbuara:

Që, hanë. E shqyejnë çdo gjë nën këmbë…

1.

(Shtatë javë kalojnë. Ikin si pa kokë)

Dhe, Bubi merr një mesazh tjetër

Nga një numër i panjohur. I thonë:

A të ka marrë malli për mesazhe?

Vrik ma tregon mua. I them, shkruaj:

- Jo. Më thotë. Nuk do të përgjigjet.

I them: Shkruaj! Dhe, më në fund shkruan:

Po. Më ka marrë shumë malli! Plasa…

2.

(Dhe, papritmas i vijnë dy mesazhe):

Eja, kur të duash. Merr qiri e çka të duash

Edhe shampo, se m’u harxhua…

Ha- haa-haaa…

Dhe tjetri:

Hej, mos më sjell para aktit të kryer

Ke dëgjuar ti për bontonin? Ndaj

Porosia jote duhet të ketë këtë përmbajtje:

A mund të vij sonte se më dogji malli për Ty?

E nga zjarri ka rrezik të digjet i tërë Shkupi

E, nuk është çudi t’i kaplojë Trojet shqiptare…

3.

(Tym Bubi. Përsëri i them shkruaj):

Përgjigju! E dua edhe një mesazh!

Vërtetë më kanë pëlqyer. Çmendur.

Dhe, vrik i vjen edhe një mesazh tjetër:

A dhemb malli? Shpirtin ta turbullon.

E hudhi në plehëra. E ai përsëri te unë

Më kthehet. Më përqesh e më pëshpëritë

Në vesh: Është faji yt që dashuron…

I them: Shkruaj! - Jo, ma kthen plumb

Përgjigju! Dhe, ia diktoj tekstin:

Falemnderit. Vërtetë, qenke poete

Mesazhet tjera dërgoja Shkrimtarit!...

4.

(Plumb dumdum një mesazh - poezi):

E shoh se më ke kërkuar. Dhe, ke treguar

Mos u mundo se Kaloshi e di mirë kush jam:

Kërko në libra! Ndoshta më gjen. Ha-haaa…

Kush je ti para meje? Sa vlen fjala jote

Hiç. Plas nga inati! Ai derri më do mua…

I them: Shkruaj! - Jo, ma kthen me inatë.

Përgjigju! Dhe, ia diktoj tekstin:

Ai derri ka pasë dhe ka shumë gra

Megjithatë, më do vetëm mua, Bubin!...

P. S.

S’ekzistojnë fjalë të shndërruara në urim

As dhuratë për ta shënuar se, Zoti deshti:

Ashtu. Gëzuar ditëlindjen! Të dua dhuratë

Që, shihet e shitet. Të dua deri në përjetësi!

Eshkundura

Shkup, 13 shkurt 2007

Libri vazhdon pas P. S.

MESAZHE KËRCNIMI NGA NUMRI

I PANJOHUR: 0038971497774

1. (As e mirë e as e edukuar)

Dëgjo Eshkundur, më mirë largohu nga Kaloshi,

sepse gjithë të vërtetën do t’ia them gruas së tij.

Nëse nuk tërhiqesh, atëherë do të kesh punë me mua.

Unë nuk jam as e mirë e as e edukuar. Mos ua prish

jetën të tjerëve, dhe shiko punën tënde!...

11 mars 2007

2. (Përgjigje)

E di çka? Ti je e sëmurë. Të ballafaqohesh me mua –

pushka t’u bëftë top! E ti së bashku me Kaloshin

shkoni në P. S.!...

Eshkundura

11 mars 2007

3. (Vërejtja e fundit)

Mos u rrëmbe “profesoreshë”, po përmblidhe veten dhe

respekto burrin dhe fëmijët. Nuk të duhet kompromitimi!

Kjo është vërejtja e fundit. Ke qenë e ndjekur dhe

e përgjuar. Z. Burri nuk ta falë tradhtinë. E unë, të jeshë

e sigurtë se do i tregoj. Gjithë bisedat me “zotëriun”

i kam të inçizuara…

11 mars 2007

Dhe, Fund - vazhdim

KALOSH ÇELIKU:

Heu, Imzot!!! Dhe, Fund - vazhdim i Librit

Nuk ka rëndësi: qofsh burrë, apo grua.

Falemnderit. Dhashtë Zoti Madh fuqiplotë

Patjetër, një ditë shihemi në Ferr!... Ose,

Parajsë. Shtamave me verë. Grave. Amen!

Libri vazhdon me Hënë të plotë mbi Liqe…

Shkup, 11 mars 2007

Nga libri: BURRAT I PËRZË ME BURRA

E MUA ME GRA (2007).



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora