E hene, 07.10.2024, 10:22 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh ?eliku: Popull i lumtur për gra e burra

E enjte, 29.09.2022, 07:53 PM


POPULL I LUMTUR

PËR GRA E BURRA

NGA KALOSH ?ELIKU

“Përputhja”, një emision televiziv për çdo javë përpiqet të luaj rolin e shkuesit (mësitnit) tradiconal shqiptar. E dalldisë popullin shqiptar me shkuesni martese para kamerave televizive. Kapërcej Nënat tona shqiptare, dhe baballarët brez pas brezi. Familjarëve: miqëve, hallave e tezeve, Larg, me shekuj. Sot, për ta gjeur një Grua besnike. Ose, burrë. Budallaki televizive, plot tautazhe nëpër trup, ndëryrje kirurgjike e pak tru në kokë.

Edhe, pse: Nëna ime për mua kërkonte grua nga derë pasanike, larg shtatë breza pas maleve. Aspak për të prekur në gjak familjar. Përpak, shpëtova pa u martuar me një grua pasanike, ika në Shkup. U strehova në Shkollën e Mesme Normale. Katër vite u dalldisa pas nuseve të Shkupit nëpër diskoklube nate, duke pritur agimin. Natën shpeshëherë e kaloja me vajza maqedonase, boshnjake dhe rome te “Parku i Grave” nën dëllinjat e asaj kohe, që sot janë rritur pisha. Ditën me shqiptare dhe “turke”. Shkaku, se: shqiptaret dhe “turket”, patjetër posa biente nata mbi qytet, para orës 19.00, duheshte të kthehen  në shtëpi. Përndryshe, u mbylleshin dyert.

Vërtetë, gjatë shkollës mesme në Shkup shpëtova nga gruaja, por gjatë studime në Prishtinë e gjeta belanë: U martova me dasëm në Prishtinë e Katund, në Kërçovë. Vit, kur im Atë gjatë marrjes së Nuses, shkrepi “nagëntin” në mes të Prishtinës. Edhe, punova dy-tri vite në arsim, Drenas të Drenicës. Vite të lumtur, që nuk zgjatën shumë, u ndava nga gruaja, dhe në një pusi në “Bozhur”, përpak desh më vranë. E lash punën, dhe ika në Shkup. Një vit më vonë, shkova ushtar në Knin të Kroacisë për t’i humbur gjurmët. Pas ushtrisë, përsëri u ktheva në Shkup. Dhe, u martova me një adhuruese të poezive mia. Librave. Qytet, nga i cili nuk mund të ik më nga Gratë e mia besnike.

Sot, jo se: ne, nuk kemi emisione televizive të këtij niveli artistik në Trojet Shqiptare, po, ja: patjetër, duhet provuar edhe këtë risi demokratike Neokomuniste. Nuk janë vetëm këto emisione propaganduese televizive, po edhe të tjerë emisione në gjuhën shqipe. Koncerte partiake, qeveritare me përshesh tekste dhe muzikë “dumbaba – dumba”. Larg, emisioneve arsimore dhe kulturore. Kocerteve botërore pa imitime dhe veshje partiake.

Tridhjetë vite me radhë, partive politike shqiptare nuk iu gjetë një burrë ose grua. Dhëndër, apo Nuse për ta shti në dhomë me dasëm shqiptare. Koçisë me krushq e krushka iu thye rrota e qerres mes maleve. Komitat, tinëz na e ndërruan Nusen, dhe në koçi na shtinë tjetër Nuse. Hapsirë, kur na kanë mbytur me programe arsimore dhe kulturore të “vëllazërim - bashkimit”. Janë dalldisur pas posteve politike, pasurisë, “tallavave” turko - arabe e sllave, imitimeve botërore, dhe dasmave partiake. Para duke hedhur me thasë në valle dhe mbuluar këmbekokë. Po, ky nuk është populli shqiptar i Ditës Nesërme. Tautazhe në trup. Përdredhje bythësh dhe sisa për mejdani. Prekja dhe  fërkimi i herdheve me dorë para publikut. Pordhë e piskamë. Kohë, kur shum artistë vdesin edhe për bukën e gojës. Dalldisje Qeveritare me koncerte partiake, pa fije arti. Larg legjendave revolucionare botërore me mijëra kilometra: The Beatles, Rolling Stones, Led Zeppelin, Jimi Hendrixs, Jenis Joplin’s, Tina Turner, Johnny Hallyday...

Hendeqe të thella partiake, hapin mu si Dje: krijojnë edhe Sot në arsimin dhe kulturën shqipatre, heshtin përmes emisioneve televizive partiake arsimin dhe kulturën shqiptare. Partizanë partiak gjysmëanalfabetë, që uzurpojnë poste partiake në minstritë e arsimit dhe kulturës shqipatre, në jetën e tyre pa kapur ditar në dorë, pa shkruar një varg në shtetin e “përbashkët” për t’i shkatërruar instucionet arsimore - kulturore shqiptare. Themelet e një shoqërie. Shteti. Dukuri, e cila nuk ndodhte në sistemin komunist, pa pesë vjet përvojë pune në arsim, nuk mundeshe të emërohesh as drejtor shkolle, e ku më ministër i arsimit, zv/ ministër. Ose, pa bagazh kulturor (vepra): ministër i kulturës, zv/ ministër, sekretar shtetëror, këshilltar, anëtar komisioni për botime.

Për të ardhur deri te ky shkrim dhe përfundim publicistik, i kam përcjellur emisionet e juaja publicistike, dhe koncertet e juaja partiake të politizuara për dalldisjen e rinisë shqiptare pa ndonjë cak majëmali me borë. Nuk e di, as vetë pse? Ndoshta, për ndonjë shkrim publicistik për Ditën e Nesërme. Revolucion kulturor. Libër, ose Liri. Ku ta di, unë. Imzot, a nuk e shihni se popullin nuk e  keni me vete?! E arratisët nëpër botë. Universitet i shndërruat në fabrika biznesi për prodhimin e diplomave. Doktoraturave shkencore. Na latë: pa bujqër, barinj, zanatçi, mjeshtër të tollumbave, furra buke. Institucionet shtetërore i mbushët me politikanë.

Shkuesit, që asaj kohe ishin mbi nivelin e këtyre partizanëve partiak para kamerave televizive, nuk na i lenin vajzat dhe djemtë e familjes pa nuse në shtëpi. Nuk i përzenin jashtë Atdheut. Patjetër, duhej ta gjenin një grua, ose burrë! Trashëgimtarë.

Edhe, përmes kamerave televizive, mëkot beqarëve dhe beqareshave përpiqeni t’u gjeni burra dhe gra besnike. Shqiptarët, kurrë nuk janë martuar pa shkuesë! Koçi pa nuse. Bajraktarin para qeve me flamurin kombëtar shqiptar kuqezi, shqiponjën dykrenare: Haj – haaaj, kasolla me kashtë/ sot një javë, nja pesa gjashtë! Këngën e krushqëve pas koçisë mbuluar me qilima: Hajdeni bini djemtë e Shalës,/ përmes sarajeve të Pashës! Dasma shqiptare me valle e pushkë. Gra me dajre në lëmë, duke e zbritur Nusen nga koçia.

Koha erdhi sot, shqiptarët vetë të gjejnë gra dhe burra. Fatkeqësisht, ende jemi larg me shekuj. Hë, për hë: ende jemi, këmbekrye në tinarin me turshi të Baba Dovletit. Populli më i lumtur në botë, por i uritur për burra dhe gra. Burrat e të cilit, sot janë mbuluar me tautazhe këmbekokë, zingjirë përqafe dhe nuset me ndërhyrje kirurgjike, që përpiqen përmes reklamave televizive ta shesin veten si nuse, po nuk i shti njeri në shtëpi. Nuk është çudi, nesër edhe t’i mbulojmë me shamia, që t’i hajë pazari. Ferexhe të zeza. Përpjekje, që bëhet edhe me ligj shamitë t’i shtini nëpër shkollat shqipe. E jo, revistat për fëmijë. Librat. Shkak, që deri më sot: u gjetën pak gra dhe burra shqiptar, që u martuan sipas traditës shekullore shqiptare.

“Përputhja”, një shkues televiziv?! Mirë, është: Sot, t’u gjejë burra dhe gra politikanëve. Krah për krahu me koncertet e dalldisura partiake nëpër sheshe të qyteteve para këmbëve të Kalit të Skënderbeut. Nesër, para këmbëve të “Kalit Shemës” pas porte. Shkaku, se: burrat dhe gratë po na ikin me shkuesë, dhe martohen jashtë Atdheut. Merreni me mend, kaq hapsirë televizive dhe derdhje të parave qeveritare t’i përkushtoheshin arsimit dhe kulturës shqiptare. Me siguri, do të gjenin burra dhe gra besnike për shtëpi. Shkolla shqipe. Revista për fëmijë. Dhe, libra.

Popull i lumtur dhe uritur për gra e burra...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora