Mendime » Çeliku
Kalosh ?eliku: Vula e Dexhallit në ballë
E hene, 10.10.2022, 07:58 PM
VULA E DEXHALLIT
NË BALLË
“Nëse dikujt i janë çrregulluar jo vetëm shqisat,
por
edhe gjykimi intelektual, madje përtej masës
së
zakonshme dhe përherë, vetëm atëherë themi
se
ai nuk është larg tërbimit...”
Roterdami
NGA
KALOSH ?ELIKU
Populli në shumë
raste është sikur edhe i mbyturi, që rroket edhe për gjarpëri dhe mundohet duke
i lëvizur këmbët, duart e kokën të dalë në breg. Por, gjarpëri është gjarpër,
që di vetëm të kafshojë dhe të të fundosë në fund të hurdhës. Më kot do edhe
një herë të dalësh mbi ujë, ta mbledhësh veten me forcat e fundit, ta nxjerrësh
vetëm pak kokën, t’i hapësh sytë. Helmi e ka bërë të veten nëpër gjak, e ka
marrë rrugën nëpër damarë drejtë zemrës e kokës. Sytë dalngadalë fillojnë të të
mbyllen duke e parë në breg bishtin e gjarprit sesi bëhet kulaç në diell. Herë
pas here e ngre kokën, nxjerr gjuhën dhe dikur, pasi pështyn, e palon përsëri
mbi bar. Dhe ti, derisa bën luftë për jetë a vdekje, ky “shpëtimtar” i
njerëzimit e bën një sy gjumë në mesin e luleve... Këngëve të zogjëve...
Dy herë radhazi je
fundosur i pavetëdijshëm, dhe ke dalë përsëri mbi ujë. Herën e tretë i ke vënë
në përdorim të gjitha forcat që të mos fundosesh prapë, sepse: kjo ka qenë ajo
e fundit, dhe po të zhyteshe edhe një herë, nuk do të dilje më kurrë përsëri në
sipërfaqe. Këto janë Tri rregullat e të mbyturit, që fatkeqësisht deri më sot
asnjë shkrimtar nuk ka mundur t’i shpirtëzojë, t’i servojë me aq mjeshtri në
libër. Por, kjo nuk do të thotë se, këto veprime të vetë natyrës për ty janë të
huaja, nuk i ke të njohura këto vrapime maratonike për në Baba Tomorr. E them
këtë, se: gjithmonë, atypari ka kaluar DoktorZiu nga “Unioni i viçave”, që ta
ka shtrirë dorën për ndihmë. Edhe ti, ia ke zgjatur vetëm e vetëm që të mos
mbytesh, por nuk ke pasur kohë t’ia shohësh fytyrën. Gjatë kohë, ashtu dorë për
dorë, keni ecur nëpër Shkretirë pa bukë, pa ujë. Në rrugë e sipër, diku larg i
ke dëgjuar Trumbetat e Dexhallit. E ke zgjatur qafën të shohësh matanë
Shkretirës, po qafa jote e shkurtër, që s’ka ditur të shoh më larg se para
këmbëve, i ka parë vetëm disa eshtra njeriu. Aty për aty të janë marrë mendtë,
ke dashur të vjellësh, sa që t’i nxjerrësh jashtë edhe zorrët. Por, vrik të ka
tërhequr pas DoktorZiu (shërbetori i Dexhallit) duke të prirë nëpër Shkretirë,
drejt zërit të trumbetave mes maleve.
Pas gjithë asaj
rruge të gjatë, që ke bërë nëpër Shkretirë, s’di sesi: e ke ngritur kokën ta
shohësh DoktorZiun (Shërbetorin e Dexhallit) në fytyrë, i cili vetëm të ka
prirë për në Baba Tomorr pa e hapur gojën gjatë gjithë rrugës. Po, ç’të
shohësh, tragji - komedi: DoktorZiu (shërbetori i Dexhallit) me dy gropa në
ballë e ka luajtur rolin kryesor në skenën Shkretirë. Perdja është hapur, keni
luajtur role, keni dëgjuar muzikë, por për çudi pak veta u kanë duartrokitur.
Vetëm tani e ke kuptuar këtë lojë, pse njeri i gjallë nuk u ka rënë duarve shuplakë.
E ke shtënë kokën në mes të duarve, je ulur këmbëkryq në rërë dhe ke dashur të
plasësh nga inati. Gjatë gjithë rrugës të ka prirë DoktorZiu (shërbetori i
Dexhallit). E ti, ke ecur pas tij si dhelpra pas herdheve të Dashit me këmborë.
E gjithë kjo, nuk të vjen çudi sa ajo tjetra, si e keni gjetur rrugën, nuk keni
rënë në ndonjë gropë. Ja, edhe kush të ka shtënë: që, mëtej mos të të prijë
DoktorZiu (shërbetori i Dexhallit) nëpër Shkretirë. Vetëm se, tash është vonë.
Trumbetat e Dexhallit, dëgjohen në rrugë... Dexhalli u pri para me një shami...
E hedh shaminë, e ngre këmbën, përdredhë bythët, dhe u mëshon me sa mundet
trumbetave... Qytet më qytet, sillet e trumbeton veten si “Shpëtimtar” i
njerëzimit... E, të gjithë atyre që mashtrohen, dalin në rrugë t’i dëgjojnë
trumbetat e tij, ai ua vë nga një vulë në ballë.
Por, mos e harroni
shpërblimin: Tri ditë para Kiametit (Përmbytjes Madhe), pas trumbetave të
Dexhallit, delë edhe Xhebraili me shpatën e pamëshirshme ta pastrojë botën nga
njerëzit me mëkate, shërbetorët e Dexhallit me vulë në ballë...