E merkure, 11.12.2024, 12:58 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh ?eliku: Droni rusit

E enjte, 03.11.2022, 07:50 PM


DRONI RUSIT

NGA KALOSH ?ELIKU

Ditë, javë, muaj dhe vite, një mushkonjë nuk më lë rehat, edhe kur punoj në dhomën time personale të punës kokëmëkokë mbi libra. Zgjimin e para agimit me personalitete artistike shqiptare e botërore të pavdekshëm mbi tavolinën e punës nga druri i arrës. Mureve, nateditë veshur me libra. Laptop, dal në kopësht.

E di edhe, se: Xhadia, sot ka ecur përpara me “zbulimet” shkencore teknike - luftarake. Por, jo: edhe me arsimin dhe kulturën. Armët, më të fuqishme në histori. Themelet e një shoqërie. Shteti demokatik. Që, nesër pritet ta pushtojë botën.

Xhadia, e di: nuk ka nevojë të ma thoni ju si lexuesë, i shfleton shkrimet e mia publicistike, në laptop dhe librat e mi mbi tavolinën e punës. Përmëtepër, edhe në gjumë. Ëndërra. Kur ti teket, hynë në dhomën time personale të gjumit. Trurin tim me libra. Lëmësh, m’i bënë shkrimet publicistike në laptop, librat mbi tavolinë. Përçudi, nuk më ndjek nëpër Qytetin e Qyqeve, pusi te “Parku i Grave”. Patjetër, them: në këtë luftë të përgjakshme, me siguri Xhadia është grua.

Përpiqem, ta vras me të dyja duart e mia artistike. Penën time rebele! Edhe, pse: në Kopësht, kam vrarë me qindra mushkonja, kur dal t’i pushoj sytë në gjelbërim. Droni rus politik (mushkonja), nateditë, nuk më lë rehat në shtëpi. Ditën me të gjitha forcat ushtarake, tinëz më sulet në laptop, tavolinën e punës plotë shkrime publicistike e libra. Natën, si dron i arratisur rus, ose iranian gjëmon e bombardon mbi kokën time në gjumë.

Mushkonja e vetme politike, që nuk mund ta vras në befasi. Vetëmevete, them: mos është kjo “mikja” ime dron iranian, apo rus?!...



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora