Mendime » Çeliku
Kalosh ?eliku: Shkrimtari që bleu shtëpi në Mars
E enjte, 20.10.2022, 06:19 PM
SHKRIMTARI QË BLEU
SHTËPI NË MARS
NGA
KALOSH ?ELIKU
Mendimtarët
e tavernave “artistike”, këto ditë kanë deklaruar në mjetet e informacionit,
se: një aktor me famë botërore Rikardo, femrat mbi njëzetë vite, nuk i do për
dashnore?! I përzë pas një përdorimi erotik.
Sipas
mjeteve të informacionit: televizione kombëtare, Facebook, instagram dhe
portale elektronike, aktori i ka pasur nëpër duar edhe disa adoleshente
shqiptare.
Deklaratë,
të cilës një televizion kombëtar i kushtoi një emision debativ publik
televiziv. Reklamon, “artistë” lakuriq edhe pa brekë. Sisa dhe bythë
përmejdani. Padyshim, një luftë e re erotike Neokomuniste. Gra, me shkuesë
publik para kamerave televizive në kërkim të burrave?! Dhe, burra në kërkim të
grave besnike, por asesi një shkrimtar shqiptar, që e ka pasur dhe e ka ende në
Mars, në Shqipëri.
Po,
të më pyetni mua: Unë, i kam dashur të gjitha vogëlushet e mia si muza të
poezive erotike dhe patriotike. Sot, i dua edhe ato të rejat mbi
njëqindvjeçare! Moti e kam thënë në shkrimet e mia publicistike, libra dhe
poezi: gratë, janë si vera.
Gani
Xhafolli, shkrimtar nga Prishtina (Kosova), burri i 33 dashnoreve para dyzetë
viteve vogëlushet e tia i ka pasur 18 dhe 20 vite. Dhe, një ditë gjatë
Manifesitimit Kulturor Tradicional Ndërkombëtar, Takime nën Rrap (Shkup), tha:
nëse, vogëlushja ime e frymëzimeve të shkrimeve artistike, i kalon përtej
njëzetë vitëve, edhe vetëm një ditë, Gani Xhafolli i thotë lamtumirë.
Vite
më vonë, pas ikjes tij në Mars me shtëpi (1944 - 2015), një aktor me famë
botërore Rikardo e imitoi Gani Xhafollin, tha: Vajzat mbi njëzetë vite, nuk i
dua për dashnore. Shkrimtari shqiptar, po të ishte gjallë ende në tokë, e jo në
Mars, me siguri do t’i reagonte aktorit për plagiat artsistik. Thoshte, këtë
ide e ka zhvilluar në tokë Gani Xhafolli, perderisa iku me shtëpi në Mars pa 33
dashnoret. Prandaj, në vend të tij reagoj unë miku i tij, Burri Grave.
Shkrimtari, në Mars me siguri e ka tejkaluar numrin e 33 dashnoreve. Edhe
aktorin me famë botërore.
Askushi
nuk bëri një emison dokumentar, për Gani Xhafollin?! As në Kosovë, as në
Shqipëri me Dy shtete tjerë shqiptar. I treti, dhe i katërti në radhë. Mos them
për: në Maqedonin e Veriut dhe Malin e Zi, ende pa shtet Shqiptar.
Publikisht,
e them: politikanët shqiptar nëpër botë reklamojnë eufori dhe dalldisje
shqiptare me këngë dhe valle patriotike me çifteli dhe daulle për vota
parazgjedhore partiake lokale dhe parlamentare. Aspak, politike. Propagandë
biznesi: personale, klanore, familjare dhe partiake me mallëra politike me
afate të skaduara përdorimi partiake, vetëm për një përdorim.
Shkrimtari,
Gani Xhafolli asaj kohe bleu shtëpi në Mars...