E hene, 07.10.2024, 07:32 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh ?eliku: Zorra Qorre

E hene, 24.10.2022, 07:47 PM


ZORRA QORRE

(Antikomedi)

NGA KALOSH ?ELIKU

Heronjtë: TATA E MADHE, KOMUNISTI I ARRATISUR, REBEL RRAPI, SHITËSI I GAZETAVE, PALAÇOJA I OBORRIT, GAZETARI I NDËRSYER, YLLKUQI I SHTRYDHUR, EKËPUTURA, HARUSHA E MALIT, XHUXHMAXHUXHI, KUKULLA FEMËR, HAXHIKRITIKU, ORROSPIA MASHKULL, HAVA E “BIT-PAZARIT”, HONXHOBONXHO, ZONJA E DALLDISUR, ORROSPIA MASHKULL, dhe Dr. LUGATI.

Veprimi i ngjarjes zhvillohet në Shkup dhe Tetovë.

I. PUSI NËN RRAP

Dekori

Shatërvani me disa tryeza nën Rrap, në të cilat janë ulur mysafirët e shpeshtë dhe kalimtarë të rastit. Kamerierja me një tabaka në dorë plotë pije “hallall”, duke i shërbyer mysafirët. Në një tavolinë nën Rrap. Shishet e verës. vetëm me Rrebel Rrapin me një gotë raki rrushi, dhe me dy shtama verë përpara, njëra me ujë mineral, tjetra me verë të bardhë.

Në një karrige pranë, Shkrimtari lë çantën e zezë dhe setren e lëkurës. Nga altoparlantët dëgjohet një serenatë: “Perendeshë e bukurisë”. Rrugës, papritmas duket Tata e Madhe me një gjysëm buke nën sqetull, një torbë përqafe dhe shkopin me kërrabë të  barinjëve Kërçovës...

TATA E MADHE: (Shkopin e ke ngritur lart në dorë, u mëshon karrigeve, mureve dhe kantave të bërllokut): Zgjohuni! Zgjohuni, mjaft fjetët nën këtë kala të Dardanisë! Dielli lind mbi majë të Çelëvjollcës. E ju ende jeni në gjumë. Kokën e huaj e keni në qafë. U prin para me shpatën e Skënderbeut Dr. Lugati me shokë, që e ka shaluar nëpër “Bit-Pazar Kalin e Trojës”. Zgjohuni, sa nuk ju kanë futur edhe ju në barkun e “Kalit Shemës”. A e dini, se: ende e ka të ngritur bishtin. (Dikur nga torba nxjerrë disa gazeta). Zgjohuni, edhe ju t’ju marrë gazeta! Mjaft mjetet e informimit plasuan dezinformata. Intervista me prijësit e partisë… Kalorës të arratisur… Kulturofagë… Ministra… Deputetë…Dr. Madha… (I gris copë-copë dhe i hedh në mes të rrugës). Përsëri e fut dorën në torbë, nxjerr një libër dhe hipë mbi tavolinë):

KOMUNISTI I ARRATISUR: (Në stilin e Nolit):

Seç e ndrydhën - seç e shtrydhën

Seç e hipën - seç e zbritën:

Gazdallarët - baballarët

Zagarët e trumbetarët.

Seç e ndërsynë - seç e pështynë

Seç e frynë - seç e shqynë:

Fajdexhinjtë - derraxhinjtë

Bythaxhinjtë e jabanxhinjtë.

Seç e ngopën - seç e ropën

Seç e turrën - seç e furrën:

Rrenaxhinjt - parullaxhinjtë

Plaçkaxhinjtë e tellallxhinjtë.

Ngrehuni - bini, mos t’na shesë

Partive, pa besë - pa shpresë!

Rreth Mullarit - “Bit Pazarit”

Rrëzë Sharrit - anës Vardarit…

REBEL RRAPI: (I duartrokitë): Edhe një. Edhe një. Edhe një!…

TATA E MADHE:  Mjaft e keni një. Tjetrën do t’jua recitoj, kur do të zgjoheni nga gjumi…

REBEL RRAPI: Kush do të na zgjojë nga gjumi?! Kush do ta shalojë “Kalin e Trojës “me shpatën e Skënderbeut lart në dorë?!…

TATA E MADHE: Dr. Lugati me shokë… Hi-hi-hiii… (Vazhdon rrugën).

SHITËSI I GAZETAVE: (Sokakut vjen me disa gazeta nën sqetull e libra në dorë): Shkatërrimi i komunizmit… Lindja e demokracisë… Fshikullimi i intelektualëve të rrejshëm… Kalorësve të arratisur… Dr. Madhit… Kulturofagëve… Honxhobonxhove… Heqja e maskave… Zhveshja e palaçove pa brekë lakuiq, ashtu siç janë pa brekë pisa… Libri më i ri me satira “Trumbetat e Tellalit”, që posa doli nga shtypi… Urdhëroni…

PALAÇOJA I OBORRIT: (Me Haxhi Kritikun duke ardhur rrugës nga Redaksia): Djalosh, ec këtu me gjithë libra! E di ti, kush e ka financuar këtë libër?

SHITËSI I GAZETAVE: Jo, zotëri. Unë vetëm e shes nëpër Qytetin e Shoupit historik… E nxjerrë kafshatën e gojës…

PALAÇOJA I OBORRIT: Policia...

HAXHI KRITIKU: Djalosh, ky libër është antishqiptar... Antifetar...

GAZETARI I NDËRSYER: (Ndalet edhe ai me disa gazeta partiake në dorë): Nuk meriton të lexohet… Dhe, nëse vazhdon ta shitësh nëpër Qytet, do të përgjigjesh…

SHITËSI I GAZETAVE: Mirë, zotëri. Mirë. (I mbëledh librat dhe vazhdon rrugën)…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: (Duke ardhur drejt tavolinës së Rebel Rrapit, nën Rrap): Tungjatjeta, zotëri!…

REBEL RRAPI: Tungjatjeta…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Vetëm, sot je ulur nën Rrap?…

REBEL RRAPI: Po. E pata një takim zyrtar me personazhet e elegjive me çifteli…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: E lexova dje një elegji me çifteli në gazetë… (Ulet). Më pëlqeu shumë… Vetëm, a do të ma thuash, he burrë, se nuk jam unë mu ai yllkuq…

REBEL RRAPI: Jo, bre burrë… Ti nuk je yllkuq… Ti e ke kravatën kuqezi…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Kameriere… Kameriere, shpejt ec këtu!…

EKËPUTURA: Urdhëroni, zotëri!

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Edhe një shtamë me verë për shkrimtarin! Ndërsa, për mua një birrë “hallall”! Mos harro të sjellësh edhe një tepsi me mish qengji!…

REBEL RRAPI: Nuk ka nevojë, zotëri. Mos u shpenzo kotnasikoti, he burrë! Pastaj, mos e merr në qafë qengjin!…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: E keni merituar, zotëri shkrimtar. Yllkuqin, vërtet, e kishit qarë me gra Zajazi në atë elegji…

REBEL RRAPI: Jam përgjakur… Por, nuk e di sa ia kam arritur qëllimit… Me siguri do të ishte më e arrirë t’i jepja në dorë edhe një palë tespihe kuqezi…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Ia ke qëlluar… Tekefundit, mirë do të ishte ta dërgoje edhe në xhami… Le të ulet në rendin e parë, para këmbëve të Hoxhës “Allahut”… E di ti se Parlamenti ka shumëçka të përbashkët me xhaminë…

REBEL RRAPI: E di. E di. Hoxhën e “Allahut”, edhe “xhematin”…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Jo, zotëri.

REBEL RRAPI: Që, të bien atje shehit: jo në mes të gjunjëve, po në mes të parave…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: E, jo që ta vrasin shejtanin me gurë?!…

REBEL RRAPI: Hi-hi-hiii… Shejtanin e kanë në xhami. Në rendin e parë me tespihe kuqezi…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: E kujt i luten, zoti shkrimtar?

REBEL RRAPI: “Allahut”…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Ruana, zot!… E, a do t’ua falë mëkatet?

REBEL RRAPI: Jo. Tradhëtarët do t’i dënojë sipas mëkateve…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Atëherë, do t’i lidhin si qenë para derës së “Xhehenemit”…

REBEL RRAPI: Aq më keq, o besimtar i “Allahut”… Nuk do të na lënë të hyjmë në “Xhehenem”. E, ti mendon se gjithmonë do të jetë verë… Jo, o burrë. Jo. Çka do të bëjmë dimërit?… Ku do t’i ngrohim duart… Këmbët… Shpirtin… Në “Xhehenem”, nuk do ta kemi edhe Zonjën e Dalldisur.

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Zonjushë, edhe një shtamë me verë dhe një birrë “Shkupi”! Sot me shkrimtarin kemi vendosur pash më pash t’i biem ferrit…

EKËPUTURA: Siurdhëroni, zotëri! (Ikën duke u përdredhur përmes tryezave).

YLLKUQI I SHTRYDHUR: (I fërkon sytë me duar që ta shohë më mirë): E hatashme, qenka, zotëri shkrimtar. Vendin me siguri e ka në “Xhenet”… Në mesin e luleve…

REBEL RRAPI: Me siguri do të thuash edhe se nuk kanë faj kalorësit e arratisur që janë shitur për një bukuroshe, për një vend pune, një banesë… kaq shtrenjtë…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Mall i shtrenjtë është ky, he burrë! Kur e sheh se si shpërthen nëpër kabinete, ku të bie ndërmend për popull… Atdhe…

REBEL RRAPI: Me këtë do të thuash, se e kemi trashëgim nga turqit. E humbën mbretërinë qindravjeçare shkaku i grave…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Turqit e kanë ditur ku t’i përdorin armët… Shpatën...

REBEL RRAPI: Vërtetë, e kanë ditur në shtrat. Po, ne që ende luftojmë në barkun e “Kalit të Trojës” me shpatën e Skënderbeut… E ka shaluar nëpër “Bit-Pazar “Dr. Lugati me shokë…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Ai lufton për liri… Flamur… Gjuhë zyrtare…. Shkolla shqipe… Tri univeristete… Maqedoninë e Veriut…

REBEL RRAPI: Ai lufton për një kolltuk partiak. Para. Një banesë… Havën e “Bit-Pazarit”…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Po, kush është tashti kjo Hava e “Bit-Pazarit”?!

REBEL RRAPI: Hava e ”Bit-Pazarit”, është e dashura e Harushës së Malit… Nuk i ke të njohura të gjitha ato beteja të përgjakshme, që i bëri Harusha e Malit për Havën e “Bit-Pazarit?”!

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Jo, zotëri. Mos është ajo Hava ime për të cilën në kohën e komunizmit, edhe unë i nxora armët nga brezi… E bëra Kosovë te ”Pazari i Grave”… Pasha zotin, po të jetë ajo, do t’i dal në dyluftim…

REBEL RRAPI: Nuk e di. Me rëndësi është, që ai gjithë këto beteja të përgjakshme i ka bërë vetëm e vetëm për Havën e “Bit-Pazarit”?!...

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Vallë, mos është dehur nëpër çajtoret e “Bit-Pazarit”?! E ka lidhur Gjokin për ndonjë shtylle… E ka nxjerrë revolen për dy sahat flamur… E ka bërë “Bit-Pazarin” “Shypni të Madhe”…

REBEL RRAPI: Nuk e di. Vetëm përsëri i ka hipur kalit të bardhë me një këmbë të thyer nëpër “Bit-Pazar”. Shpatën e Skënderbeut e ka në dorë…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: I bëni udhë! Udhë! Patjetër, Nesër do na e sjelli Nusen me koçi dhe krushqë të grabitur mes maleve…

REBEL RRAPI: E kam frikë shpatën e tij zulmëmadhe… Luftë të madhe bën nëpër këto troje shqiptare… E ka nxjerrë edhe në mes të Turqisë…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Burrat si ky i dalin zot Atdheut… E ngrenë flamurin në mes të sallës… Armët nxjerin nga brezi… Tre sahat e bëjnë “Shqypni”…

REBEL RRAPI: Burrat si ky,  janë vetëm për dimi lara-lara…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Edhe për nuse…

REBEL RRAPI: Edhe, për dyluftime nëpër çajtore…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Eh, zotëri. Tani më e kalove kufirin. Në prag të ndryshimeve demokratike, vetëm ne e rrokëm mashën e nxehtë…

REBEL RRAPI: E rrokët, po nuk i dogjët duart…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Eh po, këtu është mjeshtëria…

REBEL RRAPI: Unë do të thosha pak më ndryshe… Ju keni qenë mashat… Kukulla që sipas nevojës ua kanë tërhequr penjtë…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Nuk ke të drejtë. Kukullat e kanë vendin në teatër. S’kanë çka kërkojnë në ballë të popullit…

REBEL RRAPI: Pse Parlamenti nuk është teatër?! Lojë skenike me kukulla... Dikujt i tërhiqet dora. Dikujt Këmba… Dikujt, koka… E, dikujt…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Ne për herë të parë në foltore e nxorëm shpatën e Skënderbeut… Pushtetin paralel… Iliridën… I ulëm mikrofonat…

REBEL RRAPI: Ju keni qenë vetëm kukulla. Kukulla që keni luajtur vetëm role me bark… E keni shaluar ”Kalin e Trojës  nëpër Bit-Pazar”…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Tradhtar… Ne do të të shpallim tradhtar… Ne do të të kurdisim linçe intelektuale… Fizike… Kërcënime telefonike… Biseda informative në polici… Ne do të t’i mbyllim dyert në të gjitha mjetet e informmacionit në Shkup, Prishtinë e Tiranë…

REBEL RRAPI: Aq më bën të shitem për pak para… Ju jeni bërllok… Qenë, me zgjebe… Palaço të oborreve… Vetëm mund të m’i fërkoni me dorë H… Një ditë do t’jua heq maskat, do t’ju zhvesh lakuriq, ashtu siç jeni të ndyrë e pisa. Do t’ju dënoj me këtë laps deri në vdekje. Vendin e keni në bërllok…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Ne vendin e kemi në histori… E kemi shpëtuar këtë popull shqiptar nga lufta… Robëria shekullore….

REBEL RRAPI: Hi-hi-hiii… Të mjerët… Të tredhurit… Edhe, pa herdhe... Puthadorët… Demokratë, me koka të huaja në qafë… Kukullat që pas perdeve ua tërheqin penjtë…

HARUSHA E MALIT: (Vjenë rrugës hipur mbi “Kalin e Trojës”): Më bëni udhë, se u shkela me kalë!… Ikni, o njerëz!… Kokat do t’jua pres me shpatën e Skënderbeut!…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Zonjë, Zonjë, vjen Harusha e Malit!… Ika, edhe unë. Lamtumirë!… Pusi, më ka vënë “GRUPI I ZJARRIT’’. Nuk kam nevojë ta humb kohën me këta të krisur politik… Rebelë… Mua më presin betejat e përgjakshme… Dyluftimet në foltore… Vrik, çoja bishtin të hyj edhe unë në barkun e kalit!…

EKËPUTURA: (E ngre bishtin e kalit). Urdhëroni zotëri!…

YLLKUQI I SHTRYDHUR: (E ngre shpatën lart dhe i bërtet Xhuxhmaxhuxhit): Xhuxhe, jepe kushtrimin në të katër anët!… Bjeri daulles!…

XHUXHMAXHUXHI: (I bie daulles.) Dum-dum… Dum-duuum…

HARUSHA E MALIT: (E rrotullon shpatën në ajër gjoja pret koka armiqsh). Burra, pas meje në luftë! Nusen me pashterkë të kuqe do ta sjellim në mes të “Bit-Pazarit”… Urraaaa!…

(Errësira lëshohet në skenë)

II. NDARJA E ROLEVE

Dekori

Çajtore me disa tryeza. Rreth e rrotull mureve disa piktura. Mysafirë që kanë ardhur t’i rrokullisin disa gota çaj rusi dhe të bëjnë politikë. Pensionerë që i kujtojnë ditët e lumtura të komunizmit. E shajnë demokracinë që nuk u dha diç më tepër, vetëm se të fusin kokën për honorare. Edhe pse shumë të rinjtë bredhin rrugëve pa punë. Tym duhani. Errësirë. Në një tavolinë pijnë çaj rusi kokë më kokë tre veta…

PALAÇOJA I OBORRIT: E dini çka, kemi porosi nga oborrtarët që ta shkruajmë një komedi. Jo. Harusha e Malit…

KUKULLA FEMËR: E çfarë do të jetë tema e dramës?

PALA?OJA I OBORRIT: Jeta politike eshqiptarëve gjatë ndryshimeve demokratike. Personazh kryesor do të jetë Harusha e Malit.

HAXHI KRITIKU: Cila Harushë, Dr. Lugati?

PALA?OJA I OBORRIT: Jo. Harusha e Malit.

KUKULLA FEMËR: E si do ta fshikullojmë atë, kur deri dje ia mbanim dhe fërkonim me duar?! E intervistonim në gazetë. E përkrahnim nëpër mbledhje. I këndonim këngë me çifteli… E hanim bashkë kajmakun…

HAXHI KRITIKU: Ndryshuan kohërat… Harusha e Malit ka bërë gabime politike… Dje e lëvdonim, po ja tani kemi urdhër nga Oborri që ta shajmë. Hëngër fiq dhe vdiq…

KUKULLA FEMËR: E si do ta shajmë, kur traditë është, që për të vdekurin gjithmonë fliten fjalë të mira… Pastaj, si mund të jetë fajtor vetëm një njeri, kur rreth tij ishin gjithë inteligjencia… Mjetet e informimit… Kryesia…

PALAÇOJA I OBORRIT: Kështu e duan oborrtarët. Vetëm ta bëjnë me gisht…

KUKULLA FEMËR: Edhe, e pati puna jote patriotike… Kopeisht të shtrijnë në baltë. Dikush këpucën… Dikush mëngën e setrës…

PALAÇOJA I OBORRIT: Komedisë i duhen kësi heronjsh. Betejat e përgjakshme duan edhe dëshmorë… Viktima…

KUKULLA FEMËR: E ti do të thuash se Harusha e Malit është mu ajo viktimë?!…

PALAÇOJA I OBORRIT: Ta merr mendja. Ashtu e duan të Oborrit… Dekoratat për merita lufte, vetë duan t’ia varin për qafe…

KUKULLA FEMËR: E ne, që edhe në i kemi gishtat në atë çorbë… U kemi thurur himne…

HAXHI KRITIKU: Në cilën çorbë?!

KUKULLA FEMËR: Në atë gazetën partiake… Fajin më të madh duhet ta bartim ne, intelektualët. Ne është dashur t’u prijmë të gjithëve…

PALAÇOJA I OBORRIT: Vetëm sa i lëpimë gishtat… Të tjerët i mbushën grushtat… Xhepat… Banesat…

KUKULLA FEMËR: E di. E di, ama edhe ne nuk jemi lule…

HAXHI KRITIKU: Hesht ti, mos i trego vetë këmbët!… Ne jemi ata që i kemi të gjitha në duar… Redaksitë.. Partitë… Shoqatat…

KUKULLA FEMËR: Po, vetëm se janë mashat e Babait të Haxhi Deputetit… Kukulla që ua tërheqin penjtë…

PALAÇOJA I OBORRIT: Me këtë do të thuash, se ata i kanë penjtë në duar… Vetëm i tërheqin… E ti ngri duart, këmbët, bythët...

KUKULLA FEMËR: Ta merr mendja… Loja duhet të duket interesante… Artistike… Të ketë viktima… Përndryshe s’ka duartrokitje për merita… Vende të merituara pune…

PALAÇOJA I OBORRIT: T’i lëmë meritat për në të ardhmen. Puthadorëve duhet t’ua shpiejmë në vend urdhërin e oborrtarëve…

HAXHI KRITIKU: Atëherë, ta shkruajmë komedinë!…

PALAÇOJA I OBORRIT: E si?! Komedia kërkon mjeshtëri kalemi… Aftësi intelektuale… “Flijime artistike”…

KUKULLA FEMËR: Hi-hi-hiii… E ti mendon se ne nuk kemi mjeshtri kalemi… Aftësi intelektuale “Flijime artistike”… Oboboooo, si ta thotë goja. Ec, së pari t’i ndajmë rolet! E vëndojmë në skenë, njëkohësisht duke e shkruar edhe tekstin… Talenti nuk do teori, po punë… Ne kemi përvojë në tekstet me porosi…

PALAÇOJA I OBORRIT: Teksti duhet t’i ketë edhe dy recensentë. Pastaj, miratimin e këshillit artistik…

HAXHI KRITIKU: Budallai.. Shefi është njeri i teatrit.. E njeh dramën nëpër gishta… E ka kryer shkollën e arteve në “Bit-Pazar”, para Vetërshërbimit… Deri më tani i ka marrë disa diploma për miza - skena dhe “flijime artistike”… Kohën e fundit, arti i tij e ka arritur kulminacionin, ka filluar t’i shesë edhe lokalet në dobi të kulturës shqiptare… Ne jemi edhe recensentë… Edhe këshill artistik… Edhe pushtet…

PALAÇOJA I OBORRIT: Fantastike!… Kjo do të thotë se komedia është gati për skenë…

HAXHI KRITIKU: Kuptohet. Paralelisht do të luhet në dy teatro… Zotërinj, fillojmë me ndarjen e roleve!…

PALAÇOJA I OBORRIT: Po, tekstin?

KUKULLA FEMËR: Tekstin, thashë njëherë, do ta shkruajmë pasi ta vëmë në skenë…

PALAÇOJA I OBORRIT: E kush do të jetë autori?!

KUKULLA FEMËR: Në fillim që të tre. Pastaj, vetëm ti Palaço i Oborrit… Thirri aktorët!… (Aktorët hyjnë një nga një në skenë).

HAXHI KRITIKU: Zonja e zotërinj, kësaj radhe kemi nderin të luajmë një komedi të dramaturgut tonë më të dëgjuar në gjithë “Bit - Pazarin”, Palaçoja i Oborrit. Dramaturgu ynë pas disa veprave zulmëmëdha në letërsinë shqipe, kësaj radhe e provon veten edhe në gjininë më të vështirë - dramën. Tema e kësaj komedie është nga përditëshmëria jonë politike. Autori pas plot katër vjet lufte për liri në mjetet e informimit të Qeverisë, më në fund vendosi t’i fshikullojë dobësitë brenda partiake. Ua hoqi maskat, i zhveshi lakuriq i bëri pisë nëpër kolltukë e kabinete. Vetëm për të realizuar këtë komedi, duhet pasur lakmi durimin e autorit, që plot katër vjet u bëri intervista, u vu në shërbimet e tyre të fshehta, i përkrahu me të gjitha mjetet e forcat dhe punoi në gazetën e tyre partiake. E më vonë për merita të pakapërcyeshme do të shpërblehet si redaktor në gazetën e “Vëllazrim-Bashkimit”… Mendoj se thashë mjaft për vlerat letraro-artisitke të komedisë, të tjerat do t’i gjeni vetë gjatë lojës skenike…

KUKULLA FEMËR: Atëherë, shkojmë në ndarjen e roleve! Harushën e Malit do ta luaj Tafa: Havën e Bit-Pazarit, Tafica; Dr. Lugatin, Lata; Zonjën e Dalldisur, Hatixheja; Rebel Rrapin, Xheku; Tatën e Madhe, Selvija e Bukur; Honxhobonxhon, Dini; Ekëputurën, Xhuli; Xhuxhmaxhuxhin, Beka dhe Shitësin e gazetave, Musa…

HARUSHA E MALIT: (I ka hipur Kalit të Trojës, shpatën e ka ngritur lart në dorë). Përpara, o burra! Sulm mbi foltore, kolltukë… Banesat pesëdhomshe t’i pushtojmë me shpatë!… Nusen me pashterkë të kuqe ta sjellim në “Bit-Pazar”…

KUKULLA FEMËR: (Ndërhyn) Stop!… Stop!… Fjalinë e parafundit shqiptoje mirë, sa të dridhet skena! Banesat pesëdhomëshe t’i pushtojmë me shpatë!… Banesat…

HARUSHA E MALIT: (E përsërit edhe një herë rolin.) Banesat pesëdhomshe t’i pushtojmë me shpatë!… Banesat…

KUKULLA FEMËR: Ashtu, pra… Shkëlqyeshëm!… Tjetri…

HAVA E “BIT PAZARIT”: (Duke u përdredhur e ngritur zërin.) Kalit të bardhë me një këmbë të thyer t’i hip mbi shpinë…

KUKULLA FEMËR: Ashtu, zonjë! Shkëlqyeshëm. Vazhdoni lojën!

PALAÇOJA I OBORRIT: (Vjen duke vrapuar në skenë). Zotëri, e shtoni edhe këtë pjesë në tekst! E dëgjova në “Gazibabë”…

KUKULLA FEMËR: E shtuam… Tashti merre lapsin, dil edhe nëpër çajtore!… Te “Pazari i Grave”…

PALAÇOJA I OBORRIT: Siurdhëron, zotëri. (Del.)

YLLKUQI I SHTRYDHUR: Hapni portat e “Bit-Pazarit”!… Dritaret… Vjen Harusha e Malit me shokë!… Shpatën e ka ngritur lart në dorë… Qengjat i la pa kokë… Gjelat pa pula…

HARUSHA E MALIT: Malet do t’i bëj kokë më kokë… “Bit-Pazarit” deri në gju, sokaqeve t’i shkojë gjaku… Hapin do ta ndal në Turqi… Deri atje, do ta shpie gjuhën e “Babait”…

HAVA E BIT PAZARIT: (I turret duke i rënë para këmbëve) Më ngadalë, o burrë! Aman, mos e bëj gjakun deri në gju!…

HARUSHA E MALIT: Havë, liria fitohet me gjak… Nusja me pashterkë të kuqe, me luftë…

HAVA E “BIT PAZARIT”: Aman, të lutem mos e pushto edhe “Pazarin e Grave”!…

HARUSHA E MALIT: Atje, në sallë do të hyj me gjithë kalë, me gjithë shpatë… Dy Sahat do ta ngre flamurin… Nusen me pashterkë të kuqe do ta zbres nga koçia…

HAVA E “BIT PAZARIT”: Merrëm edhe mua me vete, kur do ta ngresh flamurin! Edhe unë dua të gëzoj fitoren tënde mes kalorësve të arratisur…

HARUSHA E MALIT: Mirë, bëju gati, oj grua! Vishe fustanin kuqezi!… Stolitë e arit, vari për qafe!…

HAXHI KRITIKU: Zotëri, sot e dëgjova edhe një copë tekst për ta murosur në dramë… Pate të drejtë, kur the se teksti shkruhet gjatë përgatitjes së komedisë…

KUKULLA FEMËR: E kuptove, tashti si shkruhet komedia… Tekstin e ke kudo nëpër Qytet.. Në “Gazibabë”… Studeniçan… “Pazarin e Grave”… “Bit-Pazar”… Vetëm, duhet ditur mjeshtëri si e grabit dhe fut në dramë… Tashti, le të hyjë Honxhobonxho!…

HONXHOBONXHO: (Hyn me një trastë për qafe) Unë jam poeti më i madhë në gjithë Qytetin. (Bërtet dhe i bie kraharorit me grushta). Unë jam Vilhem Teli i letërsisë shqipe… Gjura Jakshiqi i “azarit të Grave”… (Dikur nxjerr nga çanta një libër dhe fillon t’i lexojë disa vargje):

HONXHOBONXHO MBAN ZI

Honxhobonxho lëshoi mjekër

Për një mik të vjetër

Puthador qe pesëdhjetë vjet:

Kuisling vjet, kuisling sivjet

Herë me popull, herë me pushtet.

Në Vetëshërbim po na shet:

Për një banesë për një vend pune

Maskat i ndërroi pas çdo fortune.

Honxhobonxho seç mban zi

Për një ish mik në redaksi:

Kalemxhi me qindra profesione

I stërvitur nëpër sallone.

I kripur shpesh me tagji

Që e vranë me tri elegji:

“Mafiozët” në “Bit-Pazar”

e i thanë - tradhëtar…

HAXHI KRITIKU: (U bie duarve). Urime, Honxhobonxho! Vërtet, je poet i madh. Nesër do të shkruaj edhe një kritikë për ty në gazetën “Vëllazërim-Bashkimi”…

HONXHOBONXHO: Jo, zotëri. Këtë poezi nuk e kam shkruar unë, po një rebel… Merreni me mend, mua më ka kënduar elegji… Mua, poetit më të madh të “Bit-Pazarit”…

KUKULLA FEMËR: Po, zotëri. Plotësisht keni të drejtë. Ja edhe përse keni të drejtë të bërtisni sa keni në kokë... Me grushta e me këmbë… Mezi të të zbresim nga bina…

HONXHOBONXHO: Nesër do të shkruaj një himn edhe për Dr. Lugatin… Një Libër me poezi… Edhe Havën e “Bit-Pazarit” do ta shtjerë në poezi se si e pret nën dritare kalorësin e arratisur t’i kthehet nga lufta…

KUKULLA FEMËR: Obobooo, si do të na lësh pa gjumë… Hajde, shkruaje më shpejt, Honxhobonxho! Hajde, ta rrëmbejmë nga libraritë si hallvën!…

HONXHOBONXHO: Jo. Unë jam poeti më i madh në gjithë Qytetin. Librat nuk i shkruaj për një natë, po me vite e vite… Pastaj, dua që përditë t’i vizitoni libraritë: a e botoi Honxhobonxhoja atë librin e tij të famshëm me himne?!…

HAVA E “BIT PAZARIT”: Hajde, Honxhobonxho, më shpejt shkruaje librin! Hajde! E dimë ne, që nga komunizmi se çfarë himnesh shkruan ti për prijsit e partisë… Vetëm, për Dr. Lugatin duhet ta shkruash një libër edhe më të fuqishëm se ai për shokun Mito… Edhe më të arrirë artistikisht…

PALAÇOJA I OBORRIT: (Hyn në skenë plot frymë). Zotëri, në tekst do t’i shtiem edhe gratë e deputetëve. E dëgjova sot këtë mesele se si ua kishte punuar grave në dasmë, gruaja e një deputeti.

KUKULLA FEMËR: Të lumtë! Kështu shkruhet komedia. Arti… Hë?

PALAÇOJA I OBORRIT: E kishin pyetur në dasmë gratë: Mi shoqe, po ai burri jot, qysh nuk e hapi njiherë gojën?…

KUKULLA FEMËR: Hi-hi-hiii… E si u ishte përgjigjur asganja?!…

PALAÇOJA I OBORRIT: Plumb. Eh, mori shoqe, po pasi të gjithëve ua shkruan referatet, prandaj nuk fol në “Sobranie”…

KUKULLA FEMËR: Art i përkryer. E futëm në tekst. Po, unë e kam edhe një ide…

PALAÇOJA I OBORRIT: Hë?

KUKULLA FEMËR: Grave të deputetëve në vend të çajit rusit, do t’ju japim të pinë uiski…

PALAÇOJA I OBORRIT: Shkëqlyeshëm, po, nuk do ta pinë… E njohin çajin…

KUKULLA FEMËR: Do ta pinë… Do ta pinë, edhe atë me grykë… Komedia deri këtu shkon sipas planit. Oborrtarëve do t’u bëhet qejfi. Thirrni Harushën e Malit!

HARUSHA E MALIT: (Hyn në skenë me gjithë shpatë.) Urdhëroni, Imzot!

KUKULLA FEMËR: Koha është tashti, që ti duhet të shtrihesh në spital. E luan rolin e të çmendurit… Nuk të duhet “Kali i Trojës”… Shpata e Skënderbeut…

HARUSHA E MALIT: Edhe Kali i bardhë me një këmbë të thyer?… Flamuri?…

KUKULLA FEMËR: Jo. Ti je i çmendur… Ti duhet të shahesh me Skënderbeun, Bajram Currin, Ismail Qemalin, Isë Boletinin… Nuk kanë bërë asgjë më shumë se ti për popullin shqiptar…

HARUSHA E MALIT: Dakord. E si lejuat ju, katër vjet me radhë t’ju prijë një i çmendur?! E tash e fajësoni si kuisling, puthador, tradhtar…

KUKULLA FEMËR: Ashtu duan Oborrtarët… E kanë përgatitur Kalin e bardhë me një këmbë të thyer për Dr. Lugatin…

HARUSHA E MALIT: Edhe Dr. Lugati me shokë e ka përzier kët qull?!… Xhepat i mbush edhe më shumë se unë me devize… Është patriot më i madh se unë?… Ai që u shit për një banesë… Për një vend pune në Univeristet…

KUKULLA FEMËR: E kuptove tashti, pse karrierën politike duhet ta përfundosh si i çmendur në spital…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: (Hyn në skenë dhe turret kah Harusha e Malit.): Imzot, ti nuk je i çmendur. Tradhtarët, horrat ta kanë inatin… Ti je patriot… Hero… Me shpatën e Skënderbeut i ke prirë popullit…

HARUSHA E MALIT: Po, Havë. E kam shaluar edhe unë Kalin e Trojës nëpër “Bit Pazar”… Po, tradhtarët e spiunët duan të ma marrin me dredhi… E përgatisin për Dr. Lugatin, që më vonë ta shalojë Ballukja e Ballit…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Po, ai nuk di t’i hipë kalit, Imzot!… As ta përdorë shpatën… Kokë s’ka në qafë…

HARUSHA E MALIT: Hi-hi-hiii… Do ta hipin ata që më zbritën mua, Havë. Penjtë ua tërheqin nga, lart pas perdeve…

KUKULLA FEMËR: Shkëlqyeshëm!… Vazhdo!… Vazhdo!…

HARUSHA E MALIT: Nesër, edhe atë do ta zbresin nga kali… Vetëm, dihet pasi ta kenë shtrydhur mirë nëpër poste politike... kabinete… Do të porosisin edhe për të të shkruhen komedi… Vepra “artistike”...

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Imzot, mos i dorëzo armët! Metrapazët duan të ta marrin Kalin e bardhë me një këmbë të thyer… Karrierën politike…

HARUSHA E MALIT: Havë, janë të rrezikshëm… Duart i kanë deri në bërryla me gjak… E plaçkitën popullin… E shitën për një karrige… Banesë… Vend pune…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: E shitën, se nuk kanë dalë ende Avni Rrustemët, tradhtinë me  tre plumba ta lëshojnë në tokë…

HARUSHA E MALIT: Havë, të gjitha pasuritë e popullit i grabitën për vete… Postet partiake... Edhe devizat… Edhe karriget… Edhe banesat…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Haram u qoftë, Imzot!… Kurrë mos ua pafshin hajrin!… U mbetët në fyt!… I djegtë zjarri i Xhehenemit!…

HARUSHA E MALIT: I përvëloftë “Allahu”!… Katër vjet luftuam së bashku me shpatën e Skënderbeut… E shi tani më ecën me hile… Ma morën  Kalin e bardhë me një këmbë të thyeme në Qytetin e qyqeve…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Vetëm mua nuk mundën të më grabisin, Imzot. Të më hipin para Kalit të bardhë me një këmbë të thyeme…

HARUSHA E MALIT: Jo, Havë. Jo, se më trembet Kali bardhë me një këmbë të thyeme… Tymemjegull merr malin për Liri… Havë, për ty përsëri e nis luftën… Gjakun e bëj deri në gju nëpër “Bit-Pazar”…

KUKULLA FEMËR: Stop! Stop! Stop!… Rolet i ndamë. Nesër, fillojmë me provat… Natën e mire! (Muzikë.)

(Dritat shuhen në skenë)

III. PORDHË E PISKAMË

Dekori

Skenë teatri. Një tavolinë dhe disa karrige te “Klubi i artsitëve”. Udhëheqësit e partisë me gratë e tyre duke pirë çaj rusi. Në dritaret e improvizuara tri fytyra historike që herë pas here nxjerrin kokat. Këngëtarja ua këndon  këngën heroike: “Harusha e Malit”.

HARUSHA E MALIT: (I hipë “Kalit të bardhë me një këmbë të thyeme”, dhe ngre lart shpatën e Skënderbeut në dorë.) Urraaa! O bini burra, armikut! Bini!…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Imzot, merrëm edhe mua në luftë! Edhe unë di ta përdor shpatën e Skënderbeut në fushëbetejë…

HARUSHA E MALIT: Jo, Havë. Të thashë. Ti duhet ta mbrosh Pragun e Derës Madhe! Shtëpinë… Në luftë do ta marr këngëtaren e mirënjohur shqiptare: “Dhentë e mia kush i do, se: do loz me Miken  -o”?!

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Edhe unë di të këndoj këngë popullore… Vallen ta heq me shami të kuqe… Edhe me dajre, pas brezi...

HARUSHA E MALIT: Havë, eja në vete! Këngë do t’ju këndoj unë me shpatën e Skënderbeut… Ilirida kërkon burra… Dhe, jo gra besnike... E, pati një grua dikur Moti, Shotë Galicën krahpërkrahu me Sulltanën e Qafës, në malet e Kërçovës...

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Imzot, ti je burrë mbi burra… Shpatën e Skënderbeut e ke rrokur në dorë… Iliridën e mbuloi gjaku… “Kalin e Trojës’ e shalove nëpër ‘Bit-Pazar’…

HARUSHA E MALIT: Havë, merr dajren dhe dil në dritare! Sot kemi Dasmë të Madhe. Nxirre flamurin kuqezi nga arka!… Këndoma atë këngën: “Firdes, Firdes…” Himnin e Tetovës sime me të cilin do të nisem në luftë…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Imzot, po ku e ke ushtrinë?!… Komandantin?…

HARUSHA E MALIT: Në barkun e “Kalit të Trojës”… Po deshe t’i shohësh Havë, ngreja bishtin “Kalit të Trojës”!…

HAVA E “BIT-PAZARIT”

(Ngadalë i afrohet kalit dhe ia ngre bishtin.) O Imzot, sa trima që duken në  barkun e “Kalit Trojës”!… Me këta “komandantë” pas lufte, dhe luftëtarë do ta fitosh luftën… Do të na e sjellësh Nusen me pashterkë të kuqe në Shtëpi…

HARUSHA E MALIT: Havë, një ditë mu në mes të “Bit-Pazarit” do ta sjellë Nusen me pashterkë të kuqe… Hape dritaren dhe ma kendo atë këngën: “Burri im - Harusha e Malit…”

HAVA E “BIT-PAZARIT”: (E nxjerr dajren, e hap dritaren dhe e përcjell me këngë):

Burri im, o Harusha e Malit

Natë e ditë, o i turret Krajlit

Me komitat, o në bark të kalit

Flakë më flakë, mes të ”Bit-Pazarit”.

E skuqi Vardarin - dridhet sengjini:

O bini armikut, o burra -  bini!…

HARUSHA E MALIT: Urraaa!… O bini burra armikut!… Bini ( Eshalon “Kalin e Trojës” me shpatë në dorë dhe del nga skena.)

HAVA E ” BIT-PAZARIT”: (Pasi e mbyll dritaren, u drejtohet grave besnike.) Eh, moj motra, sa i bukur e sa trim dukej mbi shpinën e “Kalit të Trojës”! Dëm i madh, që nuk më mori edhe mua në Stadium. Krah për krah të bënim luftë me shpatën e Skënderbeut. Tym e mjegull ta shalonim kalin e bardhë me një këmbë të thyer…

ZONJA E DALLDISUR: Vërtet është i bukur e trim ky kreshnik, motër. Po, shihe njëherë shpatën e Skënderbeut si e ka ngritur lart mbi kalë. Vret e pret koka në ajër… Kalorësit e këtill shumë zonja i lënë pa gjumë…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Oh, moj motër, ta dish ti, kalorësi im fle me gjithë shpatë  në shtrat… Edhe, nën jastëk... Merre me mend, kur e nxjerr pasmesnate…

ZONJA E DALLDISUR: Si the, motër?! E nxjerr pas mesnate?!…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: E nxjerr… Edhe  atë e valëvit nëpër errësirë… Vret e pret armikun e pabesë  deri në agim…

ZONJA E DALLDISUR: Qyqja, unë… Vërtet, qenka i tmerrshëm në luftë…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Madje, lëmsh shkon nëpër shtrat me gjithë shpatë… Dikur, çohet dhe e hap dritaren. E thërret Nusen me pashterkë të kuqe nëpër natë…

ZONJA E DALLDISUR: Obobooo, e lumja ti çfarë fati paske!… Me siguri dikur kah mëngjesi, para se të dalë drita e rrok edhe njëherë në dorë shpatën e Skënderbeut…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: E rrok, oj motër! E rrok. Atëherë, kur sheh se nuk i vjen Nusja me pashterkë të kuqe, e shalon “Kalin e bardhë me një këmbëtë thyeme” nëpër dhomë… E nxjerrë shpatën… Tymeflakë deri në Agim...

ZONJA E DALLDISUR: Qyqja, unë… Qyqja unë, po të kisha një hero të till në shtrat!… Kurrë nuk do ta dërgoja në luftë, po do ta mbaja natë e ditë në shtëpi…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Budallaqja. Po, a di moj ti, se një burrë i tillë nëpër shtëpi bën tërmete… E rrafshon shtëpinë me themele… Me shpatë në dorë, kërkon beteja të përgjakshme…

ZONJA E DALLDISUR: Megjithatë, unë do ta lidhja për këmbë e duar për shtratit… Kurrë, nuk do ta dërgoja në luftë… Liri...

HAVA E “BIT-PAZARIT”: E krisura. Po, a lidhet, moj Harusha e Malit për këmbë të shtratit?!… Shpata e tij në brez… Burrat si Harusha e Malit janë lindur për luftë… Vetëm ato do na e sjellin Nusen me pashterkë të kuqe në Shtëpi…

ZONJA E DALLDISUR: Budallaqja. Po, a i zihet, moj besë Harushës së Malit se, do ta sjellë në “Bit-Pazar” Nusen me pashterkë të kuqe?…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Edhe, pyet? Harusha e Malit, oj motër, ka besë. Vetëm ai do ta sjellë Nusen me pashterkë të kuqe në lëmë…

ZONJA E DALLDISUR: Hi-hi-hiii… Po, pasi t’ia ngrejë këmbët në hava, pas ndonjë ferre…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: E poshtra… Kujton se nuk e njoh unë Harushën e Malit. Po, a e di ti, moj, çfarë burri është ai? Nuk e ka shoqin në shtatë krali…

ZONJA E DALLDISUR: E di, motër. E di. Po,  nuk e di: a, e di Harusha e Malit?…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: ?kado të dijë Harusha e Malit?! Me rendësi është t’i hipë “Kalit bardhë me  një këmbë të thyeme” . Shpatën ta nxjerrë  nga brezi…

ZONJA E DALLDISUR: Hi-hi-hiii… Shpatën, po e nxore nga brezi, të pret lufta…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Pse, Harusha e Malit nuk hyn në luftë?!…

ZONJA E DALLDISUR: Hyn. Hyn, vetëm varet me cilën bën luftë në shtrat…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Budallaqja. Po, unë nuk ta mbush syrin?! Apo, nuk di si t’i pres goditjet në shtrat?…

ZONJA E DALLDISUR: E di, oj motër, qenke e krisur. E shoh se i do betejat e përgjakshme nëpër shtrat… Po, hape njëherë dritaren, mos u kthye nga lufta Harusha e Malit?…

HAVA E “BIT-PAZARI” (Vrik ngrihet dhe e hapë dritaren.) Oh, motër, ç’më shohin sytë! Tatën e Madhe me gjithë shkop në dorë… Shpejt, mbylle dritaren!… Portën…

ZONJA E DALLDISUR: Qyqet, ne!… U ndal para dritares… Shkopin e ka në dorë…

TATA E MADHE: Hapni dritaret!… Portat… Zgjidhni brekët!… Mjaft më ata burra i fshehët nëpër dimi!… Lufta kërkon gjak e jo rrokullisje nëpër shtrat… Mi nxirrni jashtë kalorësit e arratisur… Palaçot e oborrit që shkruajnë me porosi “analiza” politike… Kalemxhinjtë që plasojnë në opinion dezinformata…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Motër, mos e hap dritaren! Derës, vëri shulin! Tata e Madhe kur çmendet rrugëve është e rrezikshme. Shkopin e saj e kam frikë… Frikë… Frikë...

TATA E MADHE: Hapni dritaret! krahmëkrah… Portat… Burrat që i keni ju në Shtëpi, vetëm unë di t’i dërgoj në luftë…

ZONJA E DALLDISUR: Motër, mos bëzaj! Vërtet, qenka e tmerrshme. Burrat me zor do të na i dërgojë në luftë. Qyqet, ne: mendon edhe t’i tredhë…

TATA E MADHE: Hapni dritaret!… Portat… Mjaft lindët vetëm kopila… Skllevër… Puthadorë… Kuislingë… Tradhtarë… (Gjuan me shkop dhe bën xhamin copë-copë).

HAVA E “BIT-PAZARIT”: (Pasi shtrihen të dyja kokë më kokë, përgjon për disa minuta). Motër, afrohu ngadalë te dritarja, shih: a, shkoi Tata e Madhe?!

ZONJA E DALLDISUR: Motër, kam frikë. Shkopin e ka në dorë…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Afrohu, kur të them! Mos u tremb!

ZONJA E DALLDISUR: (Afrohet ngadalë te dritarja). U afrova.

HAVA E “BIT-PAZARIT”: E, a e sheh Tatën e Madhe?

ZONJA E DALLDISUR: Jo.

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Me siguri paska shkuar në tjetër shtëpi…

ZONJA E DALLDISUR: Ndoshta…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Motër, ecë t’i heqim këta xhama! (E marrin një kovë dhe i mbledhim xhamat.)

KUKULLA FEMËR; Stop!… Stop!… Stop!… Këtu hyn Xhuxhmaxhuxhi me gjithë daulle, kthen bythën kah publiku dhe i fut një pordhë… Sidoqoftë, prova gjenerale qe e suksesshme. Nesër, do të keni ditë pushimi, që natën e premierës të jeni në formë… Natën e mirë!… (Muzikë)

(Dritat shuhen në skenë)

IV. DUARTROKITJE PORDHËS

Dekori

Përsëri skena e teatrit. Një dhomë me tri dritare. Në çdo dritare duket nga një fotografi: e Skënderbeut, Isamil Qemalit dhe Isë Boletinit. Një kolltuk, një tavolinë dhe disa karrige. Dritat ndizen dhe përqendrohen mbi fytyrat e dy grave që bisedojnë kokë më kokë.

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Frikë kam mos i ka cofur “Kali i Trojës” në rrugë… Frikë… E ka humbur betejën e përgjakshme në mes të “Bit-Pazarit”…

ZONJA E DALLDISUR: Ndodhë… Lufta është luftë… “Bit-Pazari”, nuk ka besë… Rrugëve të tij sillen zaptitë e Parisë… Zagarët…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: E, Harusha e Malit si zakonisht “Kalin e Trojës”, e ka lidhë para Vetëshërbimit të kukullave?!…

ZONJA E DALLDISUR: Natën do të thuash se e kalon në han… Ngre dolli me orrospitë… Kalorësit e arratisur…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Po, motër. Ndonjërën e merr edhe në shtrat.

ZONJA E DALLDISUR: E nuk e ka frikë Dr. Lugatin me shokë?!…

HAVA E “BIT-PAZARIT” Jo. Është trim mbi trima…

ZONJA E DALLDISUR: Megjithatë, edhe Dr. Lugati është trim…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: E di, oj motër. E di, vetëm Harusha e Malit e rroku mashën e nxehtë në zjarreflakë mes oxhakut me xixa mbi ?ati

ZONJA E DALLDISUR: E, të tjerët?

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Të tjerët u binin duarve… I këndonin këngë me çifteli… E hipnin, dhe e zbritnin mbi Kalin e bardhe me këmbë të thyeme...

ZONJA E DALLDISUR: Motër, vërtetë Harusha e Malit natën rroket fytas me Skënderbeun?… Ismail Qemalin… Isë Boletinin… Shotë Galicën... Sulltanën e Qafës?!...

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Nuk e di. Vetëm, ashtu e trumbeton Palaçoja i Oborrit në “komedinë” e tij “artistike” me dy tela…

ZONJA E DALLDISUR: E ti, nuk e ke dëgjuar natën se si rroket fytas me ata burra historik?…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Jo, motër.

ZONJA E DALLDISUR: Ata thonë: edhe, se është i çmendur… I është shtruar shërimit në një spital rehabilitimi jashtë vendit…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: E qysh kanë lejuar një i çmendur t’u prijë katër vjet me radhë në luftën politike për Liri?!…

ZONJA E DALLDISUR: Vërtet, kjo është e çuditshme…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Jo, motër. Jo. Po, këtu vepron grupi i spiunëve… Interesat e tyre personale… Familjare… Partiake…

ZONJA E DALLDISUR: E kam ditur. Brez pas brezi kanë qenë spiunë… Erdhën, kur e humbi betejën antishqiptare Rankoviqi në Kosovë… Dorëzimin e armëve…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: E aspak nuk të vjen çudi se Qeveria gjatë komunizmit pati më shumë besim në ata, se në vetë burrat e lindur të këtyre trojeve…

ZONJA E DALLDISUR: Hajde dje, po edhe sot në demokraci… Po, të njëjtit individë erdhën në pushtet… Vetëm i ndërruan maskat… Metodat politike…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Dhe ndiqen,po të njëjtit individë “ncionalistë” dhe ‘irredentistë”,që ndiqeshin dje edhe sot nga sitemi i N          eokomunizmit….

ZONJA E DALLDISUR: E kam të qartë, edhe pse përsëri po e humbim betejën… Palaçoja i Oborrit edhe këtë vepër e bëri me porosi…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Ta merr mendja… Janë mashat e pushtetit… E shitën veten për një post partiak… Karrige… Për një vend pune… Për një banesë… Po, qite edhe njëherë kokën mos po vjen Harusha e Malit!…

ZONJA E DALLDISUR: (E qet kryet nëpër dritare.) O imzot, ç’më shohin sytë! “Kalin e bardhë” e shalon Dr. Lugati me shokë… (Në skenë shuhen dritat.)

KUKULLA FEMËR: (Hyn me një qiri në dorë.) Nuk kemi  drita. Shfaqjen do ta vazhdojmë edhe pa drita, me qirinj… (Në skenë hyjnë edhe dy-tri veta aktorë, duke ndezur nga një qiri nëpër disa tavolina,  vende në skenë.)

ZONJA E DALLDISUR; (Pasi dalin të pranishmit, vazhdon me rolin.) Shpatën e ka ngritur lart në dorë… Vret e pret koka… Ulërin si egërsira, nëpëe skenë.

HAVA E “BIT-PAZARIT”: (Ngrihet, dhe afrohet te dritarja. E qetë kokën për dritaare): Qentë, e paskan tradhtuar… E paskan zbritur nga Kali bardhë me një këmbë të thyeme…

ZONJA E DALLDISUR: Motër, mos ka rënë në luftë si burrat? E ka dhënë jetën për liri…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Jo, oj motër! Jo. E njoh unë mirë Harushën e Malit… E kanë zbritur nga “Kali i Trojës”, që t’i hipin vetë të na prijnë me shpatën e Skënderbeut…

ZONJA E DALLDISUR: Qentë… Gjysmëanalfabetët… puthadorët… Hesht, shih matanë rrugës po vjen më këmbë Harusha e Malit! Motër, dil hapja derën, se e ka lodhur lufta… E ka mbuluar gjaku deri në gju nëpër beteja…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: (Turrevrap e hap Derën e Madhe). O Zoti im i madh! Të qofsha falë që ma solle në Shtëpi!…

HARUSHA E MALIT: (Hyn me gjithë shpatë në dorë.) Tradhtarët e shitën Atdheun… Spiunët… Puthadorët… Kuislingët… Kokat do t’ua pres me këtë shpatë…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Oh. Imzot! Po, a të thashë unë, merrëm edhe mua në luftë!… Jo, Havë e “Bit-Pazarit”! Ndoshta, e  kisha marrë Shotë Galicën... Ose, Sulltanë Qafën...

HARUSHA E MALIT: E kotë, Havë. Puthadorët janë të rrezikshëm… E kanë me vete edhe Qeverinë… Policinë Letrare…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: E kam ditur se, do të na hedhin me dredhi, qyshkur të hipën në        ”Kalin e bardhë me një këmbë të thyer”…

HARUSHA E MALIT: Havë, asgjë nuk është “Kali i bardhë i Shemës” me një këmbë të thyer… Plaçkitja e popullit… Janë në pyetje miliona euro që i keqpërdorën… Edhe afera e armëve nuk është kurgjë, përveçse larje e parave…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: O Imzot! Edhe, ushtria e Iliridës?!…

HARUSHA E MALIT: Po, Havë. Edhe ushtria e Iliridës… Tradhtarët po na i shpallin patriotë…

HAVA E “BIT PAZARIT”: O, Imzot! Ç’po ndodh me ne të pagjumët?!…

HARUSHA E MALIT: Tradhtia… Havë, “Kalin e Trojës e kanë shaluar nëpër “Bit-Pazar”… Historia po na përsëritet…  Gjithmonë jemi zgjuar vonë, të fundit…

HAVA E “BIT-PAZARIT”

Ashtu duket. Turqia, kur e humbi luftën në Ballkan, ne e kërkonim Baba Dovletin… Gjermania në Berlin, ne ende luftonim maleve të Zajazit… Komunistët në Moskë, ne u prinim demostratave të studentëve në Prishtinë me fotografinë e shokut Tito…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Vërtetë, o Imzot: ne, jemi mësuar dhe e duam robërinë… Okupatorin… Nuk e duam Lirinë…

HARUSHA E MALIT: Havë, të thashë njëherë, se: historia, u përsëritet shqiptarëve… Vetëm kujtoj njëherë vargjet e Nolit të madh:

“Ti dhe të tjerët pleq do të ngelni,

Tokën e shenjtë kurrë s’e shkelni

Skllevë, bij-skllevësh, s’e meritoni

Se liri s’doni!”

ZONJA E DALLDISUR: Imzot, dikush po troket në derë!

HARUSHA E MALIT: Zonjë, shko e hapja derën!

ZONJA E DALLDISUR: (Pasi kthehet me mysafirin.) Imzot, ja, erdhi mysafiri!

ORROSPIA MASHKULL: (Hyn pas zonjës brenda). O Harusha e Malit, tungjatjeta!

HARUSHA E MALIT: Tungjatjeta! Ç’e mirë të solli në kullë?

ORROSPIA MASHKULL: Erdha të bëj një intervistë për në gazetën e “Vëllazrim-bashkimit”…

HARUSHA E MALIT: Shporru nga dera mos të t’i shoh sytë!… Masha shqiptare… Spiunë… Tradhtarë, brez pas brezi…

ORROSPIA MASHKULL: Më falni, zotëri, po unë erdha në emër të redaksisë që ta bëj me ju një intervistë. Vendosëm publikisht të të falënderohemi që na prive katër vjet me radhë nga “fitorja në fitore”, në “demokraci”…

HARUSHA E MALIT: U kam prirë tradhtarëve… Spiunëve… Kuislingëve… Puthadorëve… Intervistën, shko bëje me Dr. Lugatin… Balluken e Ballit… “Abazin” e fushës… Ai, që tashti, e ke në pushtet edhe “Kalin  Shemës”…

ORROSPIA MASHKULL: Më falni, zotëri. Plotësisht, paskan pasur të drejtë: Partia, që të shpallën të çmendur…

HARUSHA E MALIT: Hiqmu sysh, tradhtar!… Ti ende nuk e di çka je: i çmendur, apo i  mençur?!… Kokën e huaj e ke në qafë… E këndej, do të merresh me politikë…  Art… Letërsi…

ORROSPIA MASHKULL: Më falni, zotëri! Veten e paç në qafë… Ditën e mirë! (Del.)

HARUSHA E MALIT: Thyej qafën, qen!… Mashë shqiptare…

HAVA E “BIT-PAZARIT”: Pse, ore, Imzot u solle në kët mënyrë me shërbëtorin e Oborrtarëve të partive “demokratike” politike?!…

HARUSHA E MALIT: Havë, shërbëtori brez pas brezi është shërbëtor, e jo zotëri…

ZONJA E DALLDISUR: (Afrohet…) O Imzot, vjen Dr. Lugati me shokë!…

HARUSHA E MALIT: Zonjë, hape derën!… Erdhi koha t’ua përplasë të gjitha në fytyrë…

DR. LUGATI: (Hyn me gjithë “Kalin e Trojës”.) Tungjatjeta, o Harusha e Malit!

HARUSHA E MALIT: Tungjatjeta, tradhtarë!…

DR. LUGATI: Erdhëm për bashkëpunim. E pamë të udhës të të shpallim kryetar nderi…

HARUSHA E MALIT: Bashkpunim më s’ka me tradhtarët... Spiunët… Kuislingët… Puthadorët e shtetit të “përbashkët“…

DR. LUGATI: Ama, zotëri ne nuk jemi tradhtarë… Spiunë…

HARUSHA E MALIT: E di. E di, katër vjet u kam prirë me shpatën e Skënderbeut…

DR. LUGATI: Koha është të na dalësh zot. E kemi në rrezik Partinë nga rryma tjetër joformale… Radikale…

HARUSHA E MALIT: Edhe ajo është pjellë e juaja, së cilës i dihet nëna, po jo edhe baba… Thyeni qafën!… Bërlloku është bërllok, dihet ku e ka vendin…

DR. LUGATI: Kryesorja, ne të dolëm borxhit… Veten e paç në qafë… Xhuxhmaxhuxh, bjeri burisë për luftë!

XHUXHMAXHUXHI: (Kthen bythën nga publiku dhe i fut një pordhë… Në skenë një pjesë e publikut i duartrokit pordhës… Diku kah mesi dëgjohen zëra.) Ku e keni Nusen me pashterkë të kuqe?… Tri univerisitete… Flamurin… Iliridën…

TATA E MADHE: (Hyn në skenë me një shkop në dorë dhe trastën përqafe.) Hi-hi-hiii… Ja, unë jam Nusja me pashterkë të kuqe… (Fillon t’u bjerë e t’i ndjekë nëpër skenë me shkop.)

XHUXHMAXHUXHI: Dum-dum-duuum… O, bjeru Tata e Madhe! Bjeru, puthadorëve!… Argatëve të qeverisë “vëllazërim - bashkimit”…

TATA E MADHE: Qen, bir qeni… Ne nuk marrim vesh nga politika… Arti… Ne, nuk e duam lirinë… (Dritat shuhen në skenë. Për disa sekonda dëgjohet piskamë… Pordhë… Rrëmujë… Dritat përsëri ndizen në skenë…)

TATA E MADHE: Ku u fshehën qentë me zgjebe?… M’i sillni këtu në skenë ta përfundojë premierën!… “Flijimet e tyre artistike”… Artin e tyre mes kantave të bërllokut para Vetëshërbimit të kukullave, në “Bit-Pazar”….

XHUXHMAXHUXHI: Zotërinjtë i dërguam në spital, ngase qenë vetëm një zorrë qorre e politikës, arsimit dhe kulturës shqiptare… Zoti u ndihmoftë!…

TATA E MADHE: (E ngre shkopin dhe u bie karrigeve, mureve nëpër skenë.) Zgjohuni! Zgjohuni, mjaft fjetët nën këtë Kala Dardane! Dielli po lind mbi majë të Çelëvjollcës… E, ju ende jeni në gjumë. Kokën e huaj e keni në qafë… U prin para Dr. Lugati me shokë… Ballukja e Ballit… Komunisti i arratisur e ka shaluar “Kalin e Trojës” nëpër “Bit-Pazar”… Zgjohuni, sa nuk ju kanë futur edhe juve në barkun e “Kalit Trojës”… Zgjohuni!…

(Errësira lëshohet në skenë. Përsëri ndizen dritat, ku shihet Xhuxhmaxhuxhi duke i rënë daulles për luftë në Fushëbetejë…)

(Fund)

Nga Libri: Një vit frikë (Dy drama, Shkup - 1994).



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora