Mendime » Çeliku
Kalosh ?eliku: 'Analisti' politik
E shtune, 05.11.2022, 08:51 PM
“ANALISTI” POLITIK
NGA
KALOSH ?ELIKU
Armiqtë
tanë historik të popullit shqiptar në Facebook dhe instagram, nuk luftojnë më
me shpatë, pushkë e as me topa. Në ditën e sotshme e kanë ndryshuar strategjinë
e luftës. Luftë, na knë shpallur publikisht si popull shqiptar në mjetet e
informacionit: gazeta, portale elektronike, Facebook dhe Instagram. Nga të
katër anët i luftojnë shqiptarët me “analistë” politik - dele të nënkryeme. Që,
merren me ngjarje rasti aksedintale, që armiku ua hudhë nga instikamet si
provokime politike. E, jo me fenomene historike shqiptare. Aqmëpak, “patriotë
kuqezi” në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimti”, që edhe sot: mund të gjenden në
mesin e shqiptarëve të dalldisur dhe “sëmurë” me thasë. Ose, të droguar dhe e
shesin veten edhe për pesëdhjetë euro, në “Bit-Pazar”?!
Nëna
ime plakë, shumë probleme ka pasur në jetë me armikun historik të shqiptarëve,
kur “armiku i padukshëm” ia hudhte virusin e tërbimit mes deleve në vathë. Ose,
në kullosat e “Përronit të Thanës”. Delja e tërbuar, mesdite nga mrizet e
dardhave gorrice, e tërhiqte Kopenë e deleve në përqafim të ujkut delengrënës
te Lumi i Zajazit nën shelgje.
Edhe,
sot: sa i përngjan ai virus tërbimi i hudhur mes “analistëve” politik,
“politikës madhore” të partive politike shqiptare. “Armiku i padukshëm” e hudhë
virusin në vathën e deleve partiake shqiptare. “Analistët”, turr në mjetet e
informacionit të merren me atë “bombë” politike. E, aspak me fenomene
shqiptare?!
Nateditë,
merren me “bombat” e hudhura të armikut para kamerave televizive në
fushëbetejat luftarake shqiptare politike për pushtet. E shumë pak me
shpërthimet e “bombave“ katrosofale në mesin e shqiptarëve.
“Shpëtimtarin”
e shqiptarëve, që ato “bomba” politike i shpërthyen në dorë...