Mendime » Çeliku
Kalosh ?eliku: Pandemia
E shtune, 12.11.2022, 08:55 PM
PANDEMIA
(Tragjikomedi)
NGA
KALOSH ?ELIKU
Vetat:
SHKRIMTARI, DJEMNUSHA, DOKTORZIU, XHADIA, KËLYSHI XHADISË, PASHTERKËKUQJA, KANDARI ?AJUPIT, HOJDODOLJA, TRUDËKA?I, INSPEKTORI POLICOR, SULLTANI STAMBOLLIT, PLAKU I ZAJAZIT, KOMANDANT “MJEKRA”, KOMANDANT “ASKERI”, PLAKA E MARSIT dhe KA?AKËT E ZAJAZIT.
Koha e ngjarjes
Vitet e krizës politike dhe ekonomike, kur politikanët gjysëmanalfabetë, si
ujqërit iu sulën shoqërisë dhe Shtetit “përbashkët demokratik”, dhe as me të
mirat, as me të këqijat nuk i lëshonin postet partiake. Lufta kinebertike në
Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi… Dëbimi i Ambasadës Iraniane nga Tirana;
Vendi i ngjarjes
Qytet antik rrëzë Kalasë Dardane. Vardari e ndan në dy pjesë, anët e të
cilit i lidh vetëm një Urë guri dhe pesë të tjera nga betoni me luaj dhe
skulptura partiake - fetare neokomuniste. Mbi çati të shtëpive atykëtu lëshojnë
shtat minaretë e xhamive… Këmbanat e kishave… E në përiferi tymtarët e lartë të
fabrikave ish komuniste. Kryqi i madh në malin “Vodno”. Qyteti, që shekuj me
radhë është robëruar dhe është çliruar nga pushtuesit;
Burimet e autorit
Selitë e partive poliltike maqedono-shqiptare. Qeveria e rrethuar me
hekura. Institucionet e shtetit të “përbashkët”. Zyra e redaksisë “Zekthi”...
Kafenet e Qytetit... Takimet poetike letrare... Tavernat e “Bit-Pazarit”...
Kabinetet e Unevirsiteteve... “Pazari i Grave”...
Ndarja e roleve:
Skena është e errët. Tavolinë pune me
libra, llambë tavoline mbi kokë të Shkrimtarit, dy-tri palë zyze leximi
dhe dielli. Në ekran shihet në fotografi Këlyshi me zgjebe me një asht në gojë
(karikaturë e Dhimitër Ligorit). Dikur hyn autori i dramës, dhe e ndez llambën
e tavolinës punës. Në dorë e ka dorëshkrimin: "Kopeja me zgjebe ndjek
Autorin"; ulet në karrige, merr thellë frymë dhe i drejtohet publikut:
SHKRIMTARI: Natë,
të mbarë publik i nderuar, para se të fillojmë lojën skenike, dua t'ju them se
për ta shkruar këtë tregjikomedi, miqësi besnike lidha me personazhet e kësaj
tragjikomedie. Trutë i shtrydha me dorë natë e ditë. Dhe, për çudi, edhe sot e
kësaj dite habitem sesi më kanë mbetur në kokë, nuk më kanë fluturuar në Qiell.
Ose, nuk m'i shtinë me dhunë në një palë hebe të arnuara krahëve, t'i shkelin
mirë e mirë me të dyja këmbët pamëshirë, dhe të m'i varnin në një degë te
Rrapi, në Shkup... Kam qenë i sharë dhe i lëvduar... I nderuar dhe i
poshtëruar...
E kam dashur më
shumë Veten, prandaj ju kam dashur edhe ju të tjerëve. Kjo nuk më ka varfëruar,
nuk më ka mjeruar si shkrimtar, nuk më ka dobësuar... Por, aq më tepër, më ka
gatuar, më ka pasuruar, më ka bërë shkrimtar. Mu për këtë, askush deri më sot
nuk më hipi në qerre, as me dy rrota, e as me katër rrota, nuk më këndoi këngë
me çifteli, dhe: as më duartrokiti, nuk ma shtroi rrugën me lule. Për të qenë ky
që jam Sot, i dashur dhe i urryer, është dashur të eci rrugëve të jetës përtej
ditëve me dy e katër këmbë. I etshëm dhe i urtë, i leckosur dhe i lodhur... I
dashur, sharë, i pështyrë dhe i urryer... I dënuar dhe i mbyllur në dhomën time
me libra.
Ditët, që i kam
kaluar rrugëve, dhe netët pa gjumë mbi libra, më kanë tërhequr drejtë dhiareve
nga majat me borë: Baba Tomorri i ?ajupit. Malin e
Perëndive, ku pihet vera, shkruhet poezia, dhe bëhet dashuri...
E di, mund të ma
merrni për të madhe, pse ngjarjen nuk e kam vendosur në ndonjë kohë e vend të
caktuar. Ndonjëri nga ju ndodhë të shkojë edhe më larg, të më shpallë të marrë
(çmendur). Po, mos t'i fryjë shumë kosit, unë kam arsye. Shkrimtari nuk e di as
vetë se cilës kohë i takon me Librin për Nesër. Xhadia me Këlyshin me
zgjebe përdore, mund t'i takojë së kaluarës, së tashmes, por edhe të ardhmes.
Djemnusha, kohës së Omar Khajamit. Doktorziu, të gjitha kohërave, por, më së
shumti, kohës të Sotshme. Pashterkëkuqja, fatkeqësisht Shtëpisë Publike.
Kandarin e ?ajupit, me qëllim nuk e hudh në asnjë
kohë, mund ta caktoni fare lehtë ju vetë, nuk e keni të vështirë. Plaka e
Marsit, pasi u ka takuar të tjera kohëve, mund të vendoset edhe në kohën e
tashme. Trudëkaçi le t'u takojë të gjitha kohërave, vetëm të ardhmes jo, se do
të më nxjerrë punë në libra. Hojdodolja, botës së luleve... Inspektori Policor,
kohës të “vëllazërim-bashkimit”. Liria, kohës të luftës (2001 -shit). Sulltani
Stambollit i takon kohës të Perandorisë Osmane, shpëtona Zot! Plaku i Zajazit,
kohës të Baba Dovletit. Kaçakët e Zajazit me armë përqafe e në brez, kohës të
turqizimit. Xhindi i Parë dhe Xhindi i Dytë, kohës Djeshme dhe të Sotshme. (Ngadalë
ngrihet në këmbë, dorëshkrimin e tragjikomedisë e hap në faqen e parë, e shuan
llambën e tavolinës dhe hynë në skenë.)
PAMJA E PARË
Skena: Gjysmë e
errësuar të cilën e ndriçon vetëm një llambë mbi tavolinën e punës nga druri i
arrës . Ndërsa, mureve mezi shihen raftet plot me libra. Diku në mur, mbi
shtrat, edhe dytri piktura. Në njërën, Gjeli Kryengritës, dhuratë e Piktorit
Koci nga Poradeci. Tjetrën, Ferexhezeza. Pranë dritares në tavolinën e punës,
dritën e së cilës duket Poeti, të cilin e ka zënë një gjumë i thellë mbi
laptop. Pranë tij janë edhe një ibrik me raki rrushi dhe dy shtama të zbrazura
verë. Një bokall me verë të kuqe dhe disa libra. Matanë dritares në terr
dëgjohet zëri i Zogkeqit. Pak më vonë, njëra pas tjetrës edhe dy krisma pushke,
që si me sëpatë çajnë terrin. Ushtima e tyre si dy rrufe para ardhjes së shiut
dhe rrufesë humbet nëpër natë. Kënga e Zogkeqit tashmë nuk dëgjohet, me siguri
i trembur pushon në tra të çatisë Shtëpisë. Përsëri, heshtje e rëndë si natën e
varrit. E pak më vonë edhe lehja e qenëve... Ham-haam -haaam... Errësirën,
dikur ngadalë e dëbon nga skena drita e reflektorit, duke e ndriçuar paksa
fytyrën e Shkrimtarit. Mjekrën e bardhë, Dje të zezë shihet se: e ka lëshuar
kaherë mbi fytyrë, po edhe flokët e thinjura e të drejtë ia kanë mbuluar
veshët. Vetullat e zeza, përpak nuk ia kanë mbyllur sytë. Në trup ka të veshur
tesha të vjetra me arna nga teksasi dhe një këmishë pa mëngë të grisura me arna
. Në dritare, papritmas shfaqet një hije gruaje. E cila hynë edhe në skenë.
DJEMNUSHA: Këlyshi
me zgjebe i Doktorziut me një asht në gojë, natën leh në Iriq...
SHKRIMTARI:
Përmëkeq, edhe nuk i del zot Shtëpisë. Ndërsehet pas shpine sa herë që
Doktorziu ia bënë me gisht. Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup, e lanë pa
asnjë projekt në vitin 2022. Edhe, duan të shkojnë në Evropë?!
DJEMNUSHA: E
kuptoj, Doktorziu ia fluk nga një copë buke pas dere. Ose, asht. Po, nuk e
kuptoj sesi, ky Këlysh me zgjebe i Doktorziut me dy dhëmbë në gojë, merr
guximin t’i ndërsehet Ujkut të maleve. Edhe atë, tinës pas shpine nga pusia. E
ndjek Ujkun e maleve, ky Këlysh me zgjebe besnik i Doktorziut deri te autobusi
urban, në stacion rrëzë Kalasë Dardane.
SHKRIMTARI: (E
sheh zgjebanin, që edhe ai është duke
pritur në stacion autobusin. I hudh një vështrim të egër duke ia bërë me dije
se të pashë, po nuk e kam mendjen të përshëndetem me ty si këlysh me zgjebe,
Vetmevete): Shkaku, se: ne jemi fis ujqërish, vijmë nga malet dhe nuk
trembemi nga ndjekjet dhe lehjet e sojit të juaj pas shpine. E di, se jeni fis
i yni nga gjaku, jeni “vëllezërit” tanë, po fatkeqësisht jeni kopila melezë. Një
Zot e di se me kë jeni kryqzuar pas ndonjë mullari me bar. (Autobusi
improvizuar vjen në stacion, hipë si të gjithë udhëtarët që prisnin në peron.
Shkrimtari pasi hip në autobus, stacionohet më këmbë pranë një gruaje, pasi nuk
ka vend të lirë për t’u ulur në karrike. Në ndërkohë, më këmbë edhe e shfleton
gazetën e “pavarur të vëllazërim - bashkimit”, në të cilën Këlyshi me zgjebe
shkruan kolumne politike. I shpërthen gazi): - Hi-hii-hiii… “U bë Shkupi
Kaçanik!” Qesharake, ë?! Shkupi me gjithë këta heronj bullgarë, misionarë grek,
luanë, kisha ortodokse, xhami e hoxhallarë në minare, kurrë nuk mund të bëhet
Kaçanik. Shkaku, se Kaçaniku është Kaçanik si te ajo kënga popullore shqiptare:
ku, në një betejë kryengritëse shqiptare flakë më flakë me pushtuesit osmanë,
është derdhur gjaku deri në gju, sa që është mbytyr edhe kali. Nëntë sahat
është therë me thika. E ka nemur turku popullin shqiptar, thotë këngëtari
popullor: “Kaçanikut i raftë pika/
Nuk e di se çka asht frika/ Nantë sahat u therë me thika…”
DJEMNUSHA: (Hip
edhe ajo në autobusin e improvizuar). E, në atë luftë dihet, nuk ka luftuar
vetëm Kaçaniku, por e gjithë Shqiptaria. Edhe: ku është ajo e mirë, që Shkupi
të bëhet Kaçanik. Këlyshi me zgjebe, nuk e ka gajlen e Shkupit, po gajlen e
Kaçanikut shqiptar, që ia rrezikon thirrjen e ezanit në minare. Nëma e
shqiptarit për Atdhe, është edhe më e rëndë, se: e turkut. Hoxhën me çallmë
turku në kokë e ka mbuluar “harami”.
KËLYSHI XHADISË:
(Hipë, edhe ai në autobus me një asht në gojë. Që, nuk e njeh Nëna
e vet, e ku më populli shqiptar. Papritmas, leh me zë të lartë pas
shpine që ta dëgjojnë edhe udhëtarët, në autobus): Ham, haam haaam...
Marre, duhet të të vij që më ke sharë në gazetë!
SHKRIMTARI: (E
shikon duke i buzqeshur mjeranit trim me dimia turku. Asganin, që para
pak kohe në stacion nuk e kishte atë guxim, e shi tashti pasi hipi në autobus i
erdhi fuqia si te ato këngët kreshnike, kur Mujit e Halilit u japin gji Tri
Zanat e maleve, fuqi për luftë. Vetëmse, këtij “kreshniku” të “Bit -
Pazarit”, tashti kush i dha tambël, me siguri ndonjë ferexhezezë Anadolli. E
shkundi me habi kokën.) Dëgjo ti Këlyshi me zgjebe i Doktorziut, jemi në
autobus - vend publik se, po të ishim në tjetër vend, ndryshe me ty do t’i
qëronim hesapet. Nuk është problemi im si shkrimtar, është problemi yt si
këlysh partiak. Punësimit tënd në gazetën e “vëllazërim-bashkimit”, entit për
punësime dhe institutin e gjuhës shqipe. Prandaj, të them ikë matanë karrikeve
partiake, mos të të shqyej me gjithë arna edhe këtu mes udhëtarëve! Unë vërtetë
jam i kulturuar, po edhe kultura ka kufi në disa raste mes Kryeqytetit të
Dardanisë. E sidomos, kur Halldupi shqiptar imponon me dhunë rrugë turko-arabe
dhe ruso-sllave. Asnjë shteg shqiptar. Edhe, me halldupët, që e kanë rrokur me
të dyja duart Shkupin historik për fyti, ia kanë zënë frymën me “flijime
kulturore - artistike” teknefese, nganjëherë më detyrojnë t’i përzi kësulat
edhe në mes të “Bit-Pazarit”, para syve të kalimtarëve.
KËLYSHI XHADISË: (Kur
e sheh sa është sahati, ikë struket mes udhëtarëve në fund të autobusit. Dhe,
në stacionin tjetër të radhës, zbret me bishtin nën këmbë. Ikë me të katërta me
gjithë zgjebe matanë rrrugës, drejtë e te “Xhamia e Isa Beut”… Përmes
valëve të Radio Shkupit dëgjohet një këngë antologjike popullore shqiptare e
Irini ?irjazit: “Dhentë e mia kush i do,/ se nuk jam i zoti më për to,/ e do loz me
Miken -o” ?!...)
SHKRIMTARI: (Pasi
zbretë nga autobusi, në redaksinë e revistës për humor dhe satirë “Zekthi”, që del kur t’i teket:). “Dele”
të zeza, që me të katra u arratisën në vathën e
“vëllezërve” të Njerkës. Hiç më pak se, gjysma e Kopesë me “plisa të
bardhë” në kokë. Përpiqen në Ditën e Sotshme ta shpëtojnë veten si “komandatë”
lufte, e harrojnë se shumica deri dje, kanë qenë dele të nënkryeme në vathën e
Bariut, si “analistë” politik me kokën në grazhdin e partive politike me bythën na, palare mesdite
me honorare të majme si këshilltarë e
“analistë” politik në “Shtëpinë Publike” të Njerkës, që mezi i kanë “mësuar”
shenjat e pikësimit gjatë shkollimit të tyre në Universitetet shqiptare, por
ende nuk e dinë se ku në cilin vend vëndohet pika, dhe kur përdoren ato shenja
të pikësimit: në fillim të fjalisë, në mes rrjeshtit, apo në fund të fjalisë?!
DJEMNUSHA: Ende,
vazhdojnë t’i presin me ato gërshërët neokomuniste vlerat artistike, arsimin
dhe kulturën shqiptare deri në palcë. Trusakati, që ka kryer edhe fakultet. Nuk
e di, a ka doktoruar në ndonjë Universitet Shtetëror, ose privat, por me siguri
me këtë “bagazh” arsimor professional partiak, nesër me siguri edhe do të
doktorojë, punojë në ndonjë Universitet, ose Institucion shtetëror në qeveri.
SHKRIMTARI: Fatkeqësisht, deri dje, mu këto “kryengritës” të Nënës
Parti ishin ato dele ruda “topalle” qafërjepura, që kullosnin “sallmadi” kokë
më kokë livadheve të partive tona politike shqiptare. Njëri pas tjetrit pa
merita, blenin diploma universitare e tituj shkecor. Radhë - radhë, pritnin në
rend përpara dyerve të Partive Politike për vende pune. Përditë, shëtitnin me
porosi partiake nëpër vende pune e poste politike. E, Bariu i maleve: sot,
“delet” e nënkryeme dhe “deshët” shyta, nuk i do më në vathë. Kope me zgjebe,
t’i kullosë livadheve e maleve të Sharrit Plak. Patjetër, sot, në mes të Vapës
Madhe i ka nxjerrë në tregun e “Bit - Pazarit”), jo t’i shesë si kafshë të buta
shtëpiake, po t’ua japë falas disa çehave “vëllezër” në Shkup. Shkaku, se: “do
të loz fushave e brigjeve me Miken -o”!
DJEMNUSHA: “Dele”
të nënkryeme, që sipas “analistëve” politik me këmbët dhe trutë në legen, sot
për sot, gjithësecili do t’i shti në vathë dhe mjelë si bari i deleve partiake,
përveç “vëllezërve” të Njerkës, që ende i kullosin nëpër livadhe e lëndina të
partive politike dhe shoqatave të “pavarura” e të varura joqeveritare me një
torbë taxhi përqafe, por asnjëri nuk i do në vathën e tyre partiake t’i mallojë
fushave e maleve si Kope e nënkryeme.
SHKRIMTARI:
Kotnasikoti, edhe nuk e thotë populli: Delen, që ndahet nga kopeja e hanë ujku.
Mëkot, i kërkojmë gjurmët e Ujkut matanë porte. Delengrënësi, një rrunzë e ka
marrë në qafë te “Përroni i Thanës”. Tjerat, i shkojnë vetë përmbrapa.
KËLYSHI XHADISË:
(Hynë në skenë me gomarin përdore të ngarkuar me dy kosha dardha turke):
Hajde dardha turke! Hajde dardha turke! Hajde dradha turke!
DJEMNUSHA: I delë
para me vargjet e këngës popullore: Po vjen dardhaxhia, dardha me na
shit./ Dardha jena vetë/ të bukura jena vetë/ ik o dardhaxhi, mos na i luaj
mendtë e kresë!…
SHKRIMTARI: Amani,
le t’i hipë në shpinë kush të dojë gomarit: Dexhalli e Shejtani i “Allahut”.
Vetëmse, jo edhe Dardhaxhiu! Shekuj me radhë i kanë hipur “vëllezërit” e
halldupët. Paknevojë, ka t’i hipë mbi samarë si cung shelgu, shalojë me të
katra edhe Trusakati. Kalorësi i arratisur, që brez pas brezi bënë luftë për
Xhadinë. Edhe, siç thotë Fishta i Madh:
Jo pse ju Shqipninë doni.
Jo pse ju ndo‘ send kuptoni
Shka asht Atdheu e shka është Lirija.
Shka asht Vllaznija e Parasija
Përpraimi e Qytetnia.
Por, veç pse ende der më sot
Një tyran s’po e gjeni dot.
Nën këmbë t’cilit ju me u shtrue.
Filip Shiroka shkon edhe më larg si poet:
Nji natë, n’javën, rash në shtrat me fjetë,
Zembra, m’ish helmue, gjumi m’kishte tretë,
Mejtoshe ç’po vuejnë tash burrat e Shqypnisë
Prej disa halldupve n’sherbim t’qeverisë.
.
DJEMNUSHA:
Atëherë, o dardhaxhi dudum me hebet e arnuara arnë përmbi arnë në krah, a nuk
është më së miri ta mbyllish gojën në Ditën e Sotshme Historike?!... Shkaku,
se: Dardha jena vetë,/ të bukura jena vetë/ ik o dradhaxhi, thyej qafën
në Qeveri! Ngriti këmbët përpjetë mbi tavolinë! Edhe, mos na shitë shumë mend
për Shqipëri!...
SHKRIMTARI: I kemi
provuar gati të gjitha armët luftarake: penën, pushkën, protestat paqësore në
rrugë. Edhe luftën. Përçudi, ende deri më sot nuk arritëm te qëllimi historik i
Rilindasëve Shqiptar. Shkaku, se: gjithë kohën jemi duke dëgjuar “analiza
politike” njëpartiake të kalorësve të arratisur me zorrët nëpër këmbë.
“Politikanë”, që këtij populli i kanë hipur në shpinë me shekuj duke e shaluar
me të katra livadheve. “Intelektualë, analistë, gazetarë e kakademikë”, që nuk
shohin më larg se, në Lëmë. Shoqata të varura e “pavarura” joqeveritare, që e
thirrin popullin në protesta “paqësore” në rrugë, me këmbëngulje kërkojnë të
ndërpritet lustrimi i gazetarëve. Dukuri e rrallë kjo në shtetet demokratike,
kur gati e gjithë bota e di se, në sistemet komuniste, nuk ke mundur të punosh
si gazetar nëse nuk ke qenë bashkëpuntor besnik i policisë sekrete. E të mos
flasim për redaktor, kryeredaktor e drejtor i mjeteve të informacionit.
DJEMNUSHA:
Atëherë, pse tremben gazetarët nga lustrimi, frikë kanë se shoqatat e tyre të
“pavarura” e varura joqeveritare do të
mbeten me pak anëtarë?!
SHKRIMTARI:
Ndoshta, po. Vetëmse, edhe një shoqërie demokratike për të ecur në hap me botën
përparimtare, nuk i duhet soji këtill i gazetarit “kryengritës”. Nateditë të
merren me skandalin e përgjimeve. Sytë i kanë mbyllur nëpër poste partiake,
kabinete e vende të punës me një pagë mujore. Kalorës të arratisur, që moti e
kanë shitur veten një torbë taxhi, vend pune, poste partiake në Qeveri. Koha
është, shoqëria demokratike shqiptare të zhvishet nga soji i këtyre palaçove me
palarenë përmejdani në polici e kokën në mjetet e informacionit në shtetin e
tyre të “përbashkët”, nateditë duke lehur në dritare.
KËLYSHI XHADISË: (Hynë
në skenë, kësaj radhe jo me një asht në gojë, po me trumbetë zëri): Nëna
parti është në rrezik, duhet t’i dalim zot, o sot o kurrë! Rrokni armët!
Parullat, dilni në protesta! Ja vdekje, ja liri! Shembull i freskët teknefes:
Gjenerali i “Branitellave”, që në çdo emision telaviziv të “pavarur” i jepet
hapsirë debative një “komandanti” lufte. “Vëllait”, i cili Dje luftoi kundër
UÇK -ës, sot i thirrë të luftojnë së “bashku” kundër “kriminelëve” ende pa u
shëruar plagët e luftës (2001). Thirrje, u bënë shqiptarëve krah për krahu të
dalin në protesta “paqësore” në rrëzimin e Qeverisë. Një miljon euro i afron
shpërblim prokurorit (sherifit) që e burgos “Kaubojin” e Shkupit?!...
SHKRIMTARI: Haptas
kërkon në emision debativ para kamerave televizive edhe një Sanço Panço
shqiptar. Mendja e rren se, ende shqiptarët hanë bar, do t’i besoj njeri këtij
kalorësi të arratisur. Përpiqet ta dalldisë popullin shqiptar, përsëri ta
nxjerrë në rrugë (luftë). Gomarit, përsëri duhet t’i hipë mbi samar
Nastradinica në shpinë me gjithë rraçe. Nastradinin duhet ta hudhim bythekrye
në përrua. Veten e dalldisin me ëndrra partizane, flasin jerm pasmesante.
DJEMNUSHA:
Pavetëdije, i zbulojnë rraçet e dardhave të qullta gorrice para syve të
popullit. Palarenë e nxjerrin në diell. Bukën duan t’ia hanë Xhadisë në
“Shtëpinë Publike”. Kukullës të vitrinave në Qendrën tregtare, që hë për hë
edhe ajo mund të hudhë në opinion një mendim “Ndryshe” për dalje nga skandali i
përgjimeve. “Bombave” politike. Popullin ta nxjerrin në rrugë, “protesta” për
Liri.
SHKRIMTARI:
Komunistët e arratisur, dje këtë popull e morën në qafë: pollën shtete
artificiale. Sot, e dalldisin me parulla neokomuniste ta “nxjerrin” nga kriza
politike. Përmëtepër, t’i dëgjojnë “këshillat” e ndërkombëtarëve, e kurrë
Vetëveten si faktor kryesor politik shqiptar në rajon: a duhet të qëndrojnë në
Qeveri, apo duhet të dalin në rrugë?! Ose, deklarata teknefese e Doktorziut,
se: shqiptarët nuk mund të kyçen në dialogun politik në Bruksel pa iu
bashkangjitur “bombave” politike të “Shpëtimtarit” të shqiptarëve?!
DJEMNUSHA: Kohë,
kur zjarr na digjet mbi krye, ato turren në themelimin e partive të reja
politike?! Përçarjen e faktorit politik shqiptar nëpër parti politike, e jo në
bashkimin e atyre forcave të dalldisura partiake për zgjidhjen e Çështjes
shqiptare në Ballkan?!
DJEMNUSHA: Halli
është i popullit shqiptar, apo i posteve politike?! Pasurisë personale,
familjare, miqësore, klanore dhe partiake.
SHKRIMTARI:
Duartrokitje për vargjet e ?ajupit: “Kandari”. Gabim i madh politik
- historik. Nevojë sot, nuk kemi për hudhjen e gjithë atyre “bombave” politike në rrugë
para kamerave televizive, por në Kuvend, Instuticionet e Shtetit të
“përbashkët”. Zgjidhja e Çështjes shqiptare duhet të nxirret në rend dite në
Kuvend. Lumi nuk kalohet matanë me gomarë të cofur partizanë, që përqafe sot u
ka mbetur si “stoli ari” vetëm kërpeshi komunist dhe samari. Dallgët, pas çdo
shiu, stuhie t’ia bartin bishtin në sipërfaqe rrënjëve të shelgjeve Lumit. Koka
u ka mbetur mbi ujë si kunguj të kalbur Stambolli. Këmbët, moti ua ka marrë
rryma e ujit përrockave nëpër Katund.
KANDARI ?AJUPIT: Dhashtë Zoti, përsëri të ndodhë
ajo anekdota e Nastradin Hoxhës: Dy vetë kur zihen në mes të pazarit, luftën e
fiton i treti. Nastradinit, kur ia vjedhin jorganin në hyrje të pazarit Kërçovës.
Pakujdesia, ai kur i sheh duke u zënë me grushta në mes të rrugës “belaxhinjtë”
kacafytas, turret t’i ndajë nga dyluftmi. Jorganin e lë anësh në trotuar. Pasi
i ndanë kacafytësit, kthehet ta marrë jorganin. Përçudi, jorganin ia kishin
vjedhur hajdutët. Nastradini, atëherë tha me vete: Dy vetë kur zihen me grushta
në rrugë, luftën e fiton i treti. E gjithë puna kishte qenë për jorganin tim me
pupëla.
DJEMNUSHA: Lumi i
tërbuar, që zbret nga malet me rrëmbim, sot kalohet me kalë shale e jo me
gomarë samari, coftina asht e lëkurë. Edhe atë, patjetër t’i shalojnë
kreshnikët e Baba Tomorrit. Zanat e Malit t’u japin gji (tambël) me nga
dy shtama nën hije. Shtatë sahat larg, matanë maleve ta flukin gurin… (Papritmas,
në skenë shuhen dritat. Errësirë).
SHKRIMTARI: Ndizni
dritat! Dritat. (Vrik, në skenë, ndizen dritat. Tavernë “Bit-Pazari”. Kokë
më kokë Shkrimtari me Hojdodolen).
HOJDODOLJA: U
lodha më me çaj rusi “hallall” nëpër “Bit-Pazar”. Tollumba “hallall”. Raki
rrushi “haram”. Ferexhezeza. Dhe, rrufjanë. E kërkoj një gotë raki rrushi
“hallall”! (Dhe, i afrohet tavolinës). Urdhëroni, zotëri?
SHKRIMTARI: Një
raki rrushi “hallall”, se vështirë sot e gjej nëpër “Çarshi”?! Në çdo qoshk,
çajtore. Dyqane vetëm “hallall”, që u shkruan në ballë… “Sulltan” e Hamam…
HOJDODOLJA:
Fatkeqësisht, as ne nuk e kemi momentalisht “ilaçin” tënd, raki rrushi
“hallall”. Por, kemi çaj rusi “haram”.
SHKRIMTARI: Nuk e
pi çajin e rusit “haramin”, po rakinë e rrushit “hallallin”. Mundet, edhe atë
të dëllinjave. Ose, Dy shtama me verë… Halli?!
HOJDODOLJA: Halla,
do burrë!
SHKRIMTARI: E, ku
t’i gjejmë burrë hallës në Ditën e sotshme?! Zjarr, kur na digjet mbi krye.
HOJDODOLJA:
Problem i yti është, he burrë i penës me dy tyta.
SHKRIMTARI: Atëherë,
çka keni ju sot në sofër? Hë për hë, a keni birrë “hallall” Rrapi. (Përpak,
plasi nga inati.)
HOJDODOLJA: Zotëri, nuk kemi birrë “Rrapi”. Sot, kemi
vetëm “Skopsko”.
SHKRIMTARI: Ani,
ma sillë një birrë “Skopsko”! (Hojdodolja ende pa ikur pas porosisë, veshët
ia vretë biseda e tre-katër “turqve”, matanë në tjetrën tavolinë: Këlyshi
Xhadisë, “turk” nga Shkupi, e tre të tjerët biznesmenë “arnautë” nga Turqia.
“Biznes” bënin për blerjen e një objekti tregtar, në Shkup. Herë pas here,
“turku” në gjuhën zyrtare komunikonte përmes telefonit me një “biznismen maqedonas”. Gjatë gjithë kohës i shanin
“arnautët”.
KËLYSHI XHADISË: “Arnautët”
janë fajtorë. Armiq të këtij Shteti të “përbashkët” dhe Turqisë mike. Banditë,
që e granatonin Qeverinë e “përbashkët” maqedonase. Dorën nuk ia zgjasin
“Shpëtimtarit” të shqiptarëve në hudhjen e “bombave” politike para kamerave
televizive. Përndryshe, po të mos ishin “arnautët”, Turqia “muslimane” ende
edhe sot do ta kishte Shkupin e Rumelinë nën sjetulla.
SHKRIMTARI: (Vetëmevete).
Me siguri është ai “turku” i Shkupit, që mu paraqitë me një koment
teknefes nën shkrimin tim publicistik?!
HOJDODOLJA: (Pasi
i erdhi më te hunda me “biznismenët turq”, që gjithë kohën i shanin shqiptarët.
E, në këtë takim pune dhe pinin vetëm ujë dhe çaj rusi. Aty për aty, ua
përplasi në sy në gjuhën shqipe): “Kardash”, këtu i thonë Shqipëri!... (Fjalën
turke e theksoi zëshëm në dy pjesë): “kar” dhe “dash”… Nuk jetohet gjithë
kohën me ujë çeshme dhe çaj rusi. Skënderbeu, “tradhtari” juaj historik, nuk ka
pi çaj rusi dhe ujë çeshme, po e ka pasur si ushqim kryesor në sofër:
përsheshin me mish qengji. (“Turqit” me habi, pasi u shikuan sy më sy mes
vete, përsëri vazhduan me të veten se, fajin ua kishin “arnautët”. Skënderbeu,
që i kishte lënë në baltë, dhe papritmas i “tradhtoi në luftë” kundër shkaut.
Rilindasët shqiptarë, që me vjersha e kishin sharë Turqinë, thirrë popullin
shqiptar në kryengritje kundër Baba Dovletit. Çajupi, që e kishte shkruar një
poemë kundër lartëmadhërisë të Perandorisë Osmane: “Sulltani”. Përmëkeq,
“arnautët” tashti u ishin ulur edhe këmbëkryq në “Bit - Pazar”. Rrezik, për
Turqinë.
SHKRIMTARI: (I
drejtohet Këlyshit Xhadisë): Ndalë, o burrë! E gjithë kjo, nuk është
ëndërr. Zgjohu! Matanë maleve lindi dielli. Skënderbeu u ringjall si Krishti me
kalë me shalë edhe në “Bit - Pazar”. Azreti Isai fluturoi nga minarja e xhamisë
në qiell. Poeti, që vdiq në Voskopojë u ringjall po të njëtën ditë në Korçë. (E
shkund veten nga mendimet. Historitë. Xhindet, që nateditë e hudhnin dorë më
dorë majë lisave mbi çati. I hap sytë)…
HOJDODOLJA: (I
rrinte me gjinjtë hakaret mbi kokë. Iu dukën si Dy shtama me verë. Përpak, t’u
sulet. Përlaj me të të dy duart). Zotëri, merre kusurin!
SHKRIMTARI: (Tashti,
i kujtohet borxhi i tavolinës. Dhe, ia kthen prapa përgjigjen
Hojdodoles): Kurrë, mos u merr me histori, humbë kot kohë me këto halldupë
“Bit-Pazari”! Dudumë, që shqiptarët pesqind vjet i mbajtën gjallë në këto troje
me tru dhe forca ushtarake. U dhamë: dijetarë, agallarë, bejlerë, pashallarë e
kryetarë shteti. Sami Frashëri, u krijoi gjuhë letrare turke. Ataturku i bëri
shtet demokratik. Shpërblimi, i asaj kohe: Edhe, në Ditën e sotshme
“vëllezërit” turq përpiqen të na e kthejnë borxhin me gra dhe Fe Islame,
asimilim si në Perandorinë e dikurshme osmane…
HOJDODOLJA:
Mendjen, sot për sot nuk e kemi t’ua zgjasim as dorën. Qafën le ta thejnë
“hallallët” në përrua!... Histori… Dita e Nesërme u takon shqiptarëve. Shkaku,
se: shqiptarët të gjithë popujt i bënë shtete, e veten e lanë pas dore
copë-copë në pesë shtete me shekuj…
SHKRIMTARI: Koha
është: sot o kurrë, shqiptarët ta shpallin Shqipërinë Etnike…
PAMJA E DYTË
Skena: Redaksia e “Zekthit”. Një tavolinë pune me një laptop dhe llambë tavoline mbi kokë. Disa
numra të revistës “Zekthi” mbi tavolinë. Mureve dy - tri piktura. Një
karikaturë e Dhimitër Ligorit, ku shihet Doktorziu me Këlyshin e Xhadisë.
Shkrimtari, duke përgaditur numrin më të ri të revistës për humor dhe satirë
“Zekthi”, që del kur t’i teket. Përkarshi tij në tavolinë shihet Djemnusha duke
shfletuar revisën “Zekthi”.
DJEMNUSHA: Mirë do të ishte këto misionarë të “Allahut”
e Dexhallit, sot mos merren me “politikë madhore” në xhami. Partive politike
shqiptare me vite t’u ngatërrohen nëpër këmbë. Zotin (Allahun) ta fusin me të
dy këmbët në politikë. Përmëtepër, t’i rrasin hundët në politikën shqiptare.
Arsye, se: ende i kanë trutë dhe këmbët në legenin pa ujë në Qeverinë e
“Vëllazërim - bashkimit”. Mjafton që, “xhematin” sot për sot e kanë në xhami
dhe ta udhëzojnë drejtë rrugës së Zotit (Allahut) dhe “Vatanit”.
SHKRIMTARI:
Porosinë e Madhe e kanë nga Rilindasët shqiptar. Unë vetëm e kam përsëritur me
qindra herë nëpër shkrimet e mia publicistike dhe libra.
DJEMNUSHA:
Hi-hii-hiii… Përpiqem nateditë me mish e shpirt t’i besoj deri diku Zotit Madh
(“Allahut”). Politikës “madhore” shqiptare. Dihet, jo kësaj që e propagandojnë
para kamerave televizive me trumbetat e Dexhallit hoxhallarët e rrejshëm dhe
partizanët e Partisë Politike Neokomuniste, po asaj të Ditës Nesërme...
XHADIA: (Hynë
në në skenë me Këlyshin përdore dhe dajre duke i përdredhur bythët, u jep fuqi
për luftë me këngën popullore: Kur e përcolla Dylberin):
Kur e përcolla dylberin
Ktheva hyra n’odë
Kur ia pash manzerrën varun
Ja lava me lot…
SHKRIMTARI: (?ohet nga tavolina, duke iu pëgjigjur
dhe vardisur me vargjet e këngës popullore): Bjeri dahires çiko edhe pak!…)
KANDARI ?AJUPIT: (Hynë në skenë edhe ai duke
i përdredhur bythët.) Vërtetë, nuk u bëra shkrimtar, por mund të bëhem
profesor universitar. Doktor akademik. Shkencëtar me famë, në Katund.
Universitetet tona shtetërore e private kanë nevojë për profesorë të këtij
kalibri arsimor. (E nisë ligjëratën):
“I nderuari
auditor!
Më lejoni që
fillimisht të falënderoj organizatorin e kësaj tryeze - revistën për humor dhe
satirë “Zekthi”, që më afroi mundësinë për të thënë dy fjalë lidhur me
letërsinë shqipe në Maqedoninë e Veriut, dhe me shkaqet e kumonikimit të
munguar brendakulturor shqiptar, që shpresoj do të tejkalohet me ardhjen në
skenën kulturore të një gjenerate krijuesish… të cilët letërsinë shqipe e
shohin si një të tërë, pavarësisht hapësirave gjeografike ku është krijuar e
krijohet aktualisht.”
SHKRIMTARI:
Duartrokitje! (U bie durve shuplakë). Vallë, ende nuk i shihni papagllët
komunistë?! Ende i rren mendja se, edhe sot si dje do të plasojnë në opinionin
kulturor e arsimor shqiptar dezinformata kulturore - artistike. Popullit
shqiptar do t’i servojnë shkrimtarë të Oborrit. Partizanë të partive politike
dhe miq të tyre kalemxhi, që mezi ecin fushës e ku më të ngjiten majave malore
me borë, kërcime të bëjnë në letërsi nga mali në mal. Posa hipin në foltore dhe
e rrëmbejnë mikrofonin, thonë se do të flasin vetëm dy fjalë, e këndej harrohen
dhe dalldisen me orë me “analiza” të arnuara kulturore, nuk zbresin nga
foltorja.
KANDARI ?AJUPIT: Po, të dalim në temën bosht të
tryezës së sotme, për të dhënë një pasqyrë modeste, sa për t’jua freskuar
kujtesën dhe për t’hapur mundësinë e një debati ku do të kyçemi barabarësisht
të gjithë ne edhe nëpër opinione të portaleve elektronike.
SHKRIMTARI: O
Tunbatun, nuk ka “ligjëratë modeste”! E, as “letërsi modeste”. Përmëtepër, t’u
kërkosh ndjesë krijuesve seriozë. Bota nuk i njeh këto parulla të thata
neokomuniste. Ose, është ligjëratë shkencore, ose nuk është si teori shkencore!
Porosia ime si shkrimtar: hipe në Kandarin e Çajupit! Ose, është letërsi
artistike, ose nuk është fare mes këtij bërlloku arsimor e kulturor, që përditë
na e zë frymën. Dorën në zemër, e ke thënë një të vërtetë: “as ka mundësi të
zbresë vlerat e dikujt, as të shtojë vlerat e paqena të dikujt tjetër”.
Vetëmese kujdes, këtu ka një të vërtetë tjetër për mejdani: ti nuk ke kapacitet
arsimor e kulturor që t’i zbresësh vlerat e dikujt, por i ke rritur vlerat e
paqena të dikujt tjetër, Policisë letrare.
HOJDODOLJA: Amani,
na shpëto o Zot nga ky soj “artisti”! “Doktori” i Letërsisë Shqipe e nis
ligjëratën në këtë nivel “shkencor”. Fundekrye me fjali të thata arnë përmbi
arnë. Rrenë e madhe. Parulla neokomuniste në Ditën e sotshme, kur zjarr na
digjet mbi krye.
SHKRIMTARI: Mëkot
i përplas fletët, oj pulë qyteti që këndon si gjel mbi gardh! Nëna ime po të
ishte gjallë, moti do të ta priste kokën mbi cung në mes të “Bit-Pazarit”, në
Shkup. Zemërohet: Shtëpisë tonë nuk i duhet pula që këndon si gjel. Thoshte:
Bir, asaj duhet prerë kokën për “kurban”, në vend të dashit për kaçakët e
maleve. Arsye, se: ndjell kob. Lëmën tonë me shekuj e ka zgjuar me këngë gjeli
nga gjumi në gardh, dhe jo pula qafërejpur majë plehu.
DJEMNUSHA:
Pashterkëkuqe piskat, çirru sa të duash në kupë të qiellit! Rrufjani nuk ka
punë tjetër përveçse të shpif dhe etiketojë shqiptarët me “zbulime polico -
fetare” në rolin e hoxhës për Shkrimtarin si “armik” i Shtetit, Kuranit dhe
shqiptarisë. Përveshi duart deri në bërryla, edhe këmbët mbi gjunj, që të
hipësh në minare në ndonjë xhami turko-arabe. Vend nuk të mbeti më, në asnjë
Xhami shqiptare, Parti politike shiptare. Trurin, ende e ke në legen. Trurin e
halldupes. E, sa di unë, vetëm truri kaçakut hipë në minare të Xhamisë
shqiptare. Minare në të cilën valon flamuri kuqezi kombëtar shqiptar. Mal i
perëndive, ku ti nuk ke as këmbë e as tru që të ngjtesh në atë majë me kokën në
qiell Verë e Dimër. E, ku me fletë të fluturosh si Azreti Isai nga minarja e
xhamisë. Ose, ndodhë edhe ti do të fluturosh kokëteposhtë në livadh, mu si ai
Hoxha i Xha Derallës, që e vizitonte shpesh tinëz katundarëve një vejushkë në
Katund. Përderisa, djali i saj nuk ia ngriti këmbët në hava nga minarja e
xhamisë, bythekrye në tokë.
XHADIA: (Hynë
në skenë me Këlyshin e saj përdore). A, të thashë bre bir se, hoxha do ta
gjej belanë nga “Allahu”?!
KANDARI ?AJUPIT: Po, oj nënë. Vetëmse, edhe unë
pak i ndihmova “Allahut”. Hoxhës ia ngrita këmbët nga minarja e xhamisë
bythekrye në livadh.
SHKRIMTARI:
Hi-hii-hiii, sa keq më vjen për këtë dudum “shqiptar”! Hoxha i “Allahut”, që
nuk di shkrim lexim në gjuhën shqipe. Mësimet e para i ka ndjek te hoxha i
mëhallës, në “Bit - Pazar”. Përgaditje misionare ”fetare” për ta përcjellur
“haxhi” në Shtetet arabe. Përcjellje me trumbetat e Dexhallit asaj kohe, përmes
Çarshisë. Që, nesër, me shpresë të na kthehet si “çlirimtar” i Shkupit me grada
policore halldupi. Gjuhën shqipe e ka përzi lëmsh me atë arabe. Pavetëdije,
harron se rrugës nga kemi ecur me vite, gjurmët i kemi lënë aq të thella, saqë:
nuk i fshin dot asnjë stuhi. Borë e madhe.
DJEMNUSHA: “Vëllezërit” e Njerkës, ende mund të të
besojnë si hoxhë halldupi. Shtegtojnë në Shqipëri, Kosovë, Londër e nëpër botë
në dëm të zgjidhjes së Çështjes shqiptare. Ndërsejnë pas Shkrimtarit me të
katra si këlysh me zgjebe nga kontejnierët e bërllokut para Vetëshërbimit në
“Bit - Pazar”, sa herë që të kenë nevojë, po unë nuk kam kohë më të merrem me
një bub të zgjebosur “Bit - Pazari”. Kokën ta kthej prapa ndaj lehjeve të tij
në Iriq kopështi, te Sheshi “Skënderbeu”. Bub sokaku, që sa herë pi çaj rusi në
“Çarshi”, vetja të duket “luan antik” para këmbëve të Aleksandrit Madh.
Nateditë, përpiqesh të vjellësh gjiriz të kanalizimeve të Shkupit, e kur e sheh
ujkun e lëshon në brekë.
SHKRIMTARI: Hoxhë
i “Allahut”, mos u mërzitë shumë për Kryeqytetin shqiptar, Shkupi, historikisht
ka qenë, është dhe do të jetë i shqiptarëve. Herët të është kujtuar si
“patriot” “Bit - Pazari” për “vendlindjen”. Faj, unë nuk të kam si shkrimtar, e
kanë të parët e mi kaçakë, që krah për krahu me Dervish Carën hynë në Shkup si
çlirimtarë (1844). Kohë qorre, kur të parët e tu ikën si “turq ehamdurila” nga
Kosova, erdhën në Shkup ta presin trenin për në Turqi.
DJEMNUSHA: Sa herë
që kanë nevojë për dudumë të sojit tënd “vëllezërit” e Njerkës, na ndërsehesh
me shokë pas shpine si “patriot musliman
shqiptar”. Qesharake, ë?!
SHKRIMTARI:
Hi-hii-hiii… Moti të kam vrarë si dududum me penë. Përçudi, ende je gjallë me
pak shpirt në “Bit - Pazar”. Përkarshi meje me trutë dhe këmbët në legen, pi
çaj rusi me truproje. “Kauboji” Shkupit, kur hanë qebapë (qofte) me familje
pa asnjë komit në “Çarshi”. Mos u tremb,
nuk të vras me armë! Hë për hë, unë vras me Penë…
KËLYSHI XHADISË: (E
hap derën dhe hynë në skenë.) “Ju duhet të merrni dhe të mësoni nga Ivo
Andriqi i madh. Unë asgjë s’bëj pa u kosultuar me projektin e njeriut i cili të
gjithëve na e ndriti fytyrën. Ai na mësoi se si duhet dhe çka duhet të bëjmë.
Kështu pra, dhe vetëm kështu i krijojmë vetes mundësinë që t’i lagim këmbët në
ujërat e Adriatikut. Përse nuk arritëm qëllimin tonë? Ja ju them unë: së pari
janë fajtorë austriakët e tani amerikanët”!
SHKRIMTARI:
Përndjekjet e papara që i janë bërë krijuesit shqiptar për ta shndërruar në
bashkëpunëtor të sigurimit, nuk kanë të ndalur edhe sot e kësaj dite. Edhe atë,
duke u shitur shumë lirë si mall tregu vetëm për një përdorim: një post
politik, një vend pune, banesë, anëtar akedemie, gazetar në redaksi, imam në
xhami…
KËLYSHI XHADISË:
Hej mik, Si tha ajo vogëlushja e Nënës Parti?
SHKRIMTARI: Cila
vogëlushe?!
KËLYSHI XHADISË: Bëhesh
sikur s’të kujtohet?! Ti me shumë vëmendje përcjell gati çdo regjistrim! Unë
mendoj se Ti je shumë i ngarkuar me regjistrimet. Mos po na shkruan diçka në
shkrimet publicistike dhe libra?! (Qesh, duke e shikuar drejt në sy).
SHKRIMTARI: Po.
Një libër me trima pas lufte… Fytyra publike: politikanë, shkrimtarë, gazetarë,
publicistë, analistë politik… Madje, dhe redaksi të “vëllazërim-bashkimit”.
Dhe, sa i përket asaj pyetjes për vogëlushen nuk më kujtohet se, unë kam shumë
personazhe të arratisur nëpër libra, dhe koka më është mbushur si hambar drithi
me egjër në Katund.
KËLYSHI XHADISË:
Për atë, që thotë: “vijnë vrasësit”! Mbase, unë nuk ia mbaj mend emrin. Ka një
emër të çuditshëm. Unë se kam dëgjuar ndonjëherë, madje as që kam pyetur.
SHKRIMTARI: Aha,
po koleg. Ajo që i thoshte nënës së vetë; “po vijnë vrasësit”. Emrin e ka Liri.
Nuk e di përse e përsërit shpesh, “po vijnë vrasësit”.
KËLYSHI XHADISË:
Hahahahaaa (qesh). Edhe unë e kam dëgjuar, bile edhe atëherë kam qeshur
edhe me bark.
SHKRIMTARI: Kur
është fjala te heqja nga kjo botë, ti mendon se është lehtë ta heqim qafe?
KËLYSHI XHADISË:
Po, ne vetëm bëjmë plane siç tha dhe Doktorziu, se e heqin Ata vetë.
SHKRIMTARI: Nuk të
kuptova. Kush janë Ata?! Kush?
KËLYSHI XHADISË:
Po, Ata të vetit. A sheh se si e largojnë, sesi flasin për të, si e izolojnë?
Ata e llogarisin për kundërshtarë, madje edhe si armik të tyre. Shtetit, të
“përbashkët”.
SHKRIMTARI: Eh,
koleg! Ti më duket se e tepron tani me këto “zbulime” dhe dyshime. Ne jemi duke
punuar në sektorin më sekret të sigurisë kombëtare. Po më thuaj ti, ç’interes
ka Doktorziu që kërcen, përtej kufirit dhe na detyron të gjithëve të jemi të
përpiktë në projektet policore, që ai i harton me “vëllezërit” e Njerkës?! Unë
si shkrimtar dua t’i kryej punët me nder, dua t’i zbatoj urdhërat pikë për pikë
që vijnë nga lartë, Qielli. Është çështje sigurie kombëtare.
KËLYSHI XHADISË:
Po mirë. Sikur të vijë urdhëri nga lartë Nëntoka, dhe thonë: dil në rrugë dhe
ekzekutoje Djemnushën, apo shkrimtarin. Ç’do bëje?!!
SHKRIMTARI: Nuk do
ta kryeja urdhërin, o Këlysh i Xhadisë. Emri yt më duket i dyshimtë, nga ishe
ti me prejardhje?
KËLYSHI I XHADISË:
(qesh). Edhe emri yt, nuk ka ndonjë ndryshim nga imi. Më duket që të dy
jemi nga një rajon tejet i dyshimtë. Por, jemi nën betim sigurie kombëtare. Unë
jam nga Kukuja e Qyqes, matanë Vardarit, e ti nga ishe?
SHKRIMTARI: Unë
jam nga ?elvjollca. Mali Kaçakëve. E, sa për
Doktoziun nuk e kam idenë se, përse shprehet aq entuziast në realizimin e projekteve
“madhore”.
KËLYSHI XHADISË:
Ti miku im, si duket dyshon në prejardhjen tonë fisnore?
SHKRIMTARI: Ti
vetë e the, nuk e thash unë. Ne, nuk dijmë prejardhjen tonë dy apo tre breza,
pastaj ata që e dijnë e fshehin për arsye të ndryshme. Pastaj, si do ta dijmë
ne se kemi prejardhje antike edhe atë, nga Aleksandri i Maqedhonisë?
KËLYSHI XHADISË:
Si the? Nga “Francuska 7”?!
SHKRIMTARI: Po.
Përse, ti nuk e ke ditur?!
KËLYSHI XHADISË:
Jo. As që më ka shkuar ndërmend. Po ti nga e di?
SHKRIMTARI: Eh,
miku im kalemxhi, unë e di. Më ka treguar Xhadia. Ti ishe disa metra larg kur
ndodhi tentimi për vrasje. Ti i ke parë ato fytyra “intelektuale” në Shkollën
Fillore “Liria”, të cilët bënë një krim të paparë antikulturor. Trego, a ishin
këto që janë sot me vende pune dhe poste partiake nëpër institucione?! Me çfarë
armësh gjuajtën? Me çfarë makine partiake ikën?
KËLYSHI XHADISË:
Zotëri, ju e keni gabim. Nuk jam unë ai që mendoni. Unë s’kam parë asgjë. Unë
çdo ditë jam në punë, në redaksinë e “vëllazërim-bashkimit”. Ju mund të pyetni
cilin të doni. Fundi i fundit, edhe Rrufjanin, asaj kohe si ministër i
informative, i cili nxirrte edhe shkumë nga goja para atentatit.
SHKRIMTARI: Unë e
di, kush je: Këlyshi Xhadisë. Nuk kam nevojë të pyes. Nëse pranon është mirë
për ty, nëse jo përsëri do pranosh nesër. E mira është që të thuash atë që them
unë, e të mbash mend mirë e mirë se rrugë tjetër s’ka në letërsi.
KËLYSHI XHADISË: U
betohem se unë, s’kam parë asgjë me sy.
SHKRIMTARI: Mirë
pra, ta dëgjojmë ngjarjen.
KËLYSHI XHADISË:
Mua, më thua?
SHKRIMTARI: Po,
ty.
KËLYSHI XHADISË:
Jo, unë s’mundem!
SHKRIMTARI: Përse,
nuk mundesh?
KËLYSHI XHADISË:
Nuk mundem as të eci, as të ulem. As, të shkruaj porosi partiake…
SHKRIMTARI: Të
pyeta, përse?
KËLYSHI XHADISË:
Sepse, ashti i Doktorziut më ka mbetur në fyt...
XHADIA: (Me
Këlyshin e saj përdore). Eh, zoti Shkrimtar, a të thash se ka rrëshqit nga
mendja.
KËLYSHI XHADISË:
Që atje te redaksia e “ vëllazërim-bashkimit”, fola jerm me xhindet.
Pashterkëkuqja më mori në prehër. Edhe më dha gji. Përkundi në djep.
SHKRIMTARI: Po ju
zonjë, përse nuk e dërguat të pastrohet në Shtëpinë Publike?!
XHADIA: (Me
Këlyshin e saj përdore). Po ne na thanë, më mirë kështu të shërohet
natyrshëm nga virusi i Pandemisë te Njerka, sesa te “Parku i Grave”...
SHKRIMTARI:
Idiote! Grua llafazane. Kurvë.
KËLYSHI XHADISË:
Hahahahaaaa. (Qesh me të madhe). Dy i kam në shtëpi. Edhe kjo e treta më
vë në gjumë me ninulla politike…
SHKRIMTARI: Nuk të
thashë ty, legen. A, e di ku je, në redaksinë e revistës “Zekthi”? Mos u
përgjigj pa të pyetur njeri. Ashtin e Doktorziut, ende e ke në gojë.
XHADIA: (Me
këlysh përdore). Çka ndodhi me ty?
SHKRIMTARI: Kur?
XHADIA: Sot çka
ndodhi? Ku ishe?
SHKRIMTARI: Aha,
po. Unë kërceja dhe këndoja me gratë besnike. Dikur u lodha dhe u ula, nën një
dëllinjë te “Parku i Grave”. Gratë erdhën që të gjitha dhe më puthën. Nga
puthja e Pashterkëkuqes më ra të fikët.
XHADIA: Ku ndodhi
kjo?!
SHKRIMTARI:
Thashë. Atje, te “Parku i Grave”. Përballë Kuvendit. Nuk i ke dëgjuar ti
trumbetat e Dexhallit? Thirrjen e Pashterkëkuqes për ndihmë…
XHADIA: Jo. E,
mirë nuk i ke frikë se të kafshojnë, rrahin xhindet? Pashterkëkuqja.
SHKRIMTARI: Jo.
Ato më duan marrëzisht...
XHADIA: Më thuaj
për atë Djemnushën, atje te Liqeni. A e njeh atë nëse e sheh përsëri?
SHKRIMTARI: Jo,
moti e keni dërguar në Parajsë. Ajo ndodhi në det, e jo te liqeni. Djemnushës,
kur ti i ishe rrëfyer se ke qenë Mikja ime besnike.
XHADIA: Te cili
det? Ku e ka parë ti detin. E, si e arsyetove veten para Djemnushës?
SHKRIMTARI:
Ndoshta, i thashë: kam qenë i dehur. Mund ta kem q… (Ajo, qeshi). Po,
unë isha atje u lava mes maleve të Dibrës, veç me ujë të ftohtë. Djemnusha, u
çmendë nga inati. Volli. Përpak, desh e lash pasmesnate mes maleve. Shkupin e
pushtuam në gjumë.
XHADIA: Mirë,
përse i do gratë e çmendura, e jo të mençurat? Dhe, pasi ato i lanë me verë, në
fund ua pëzen xhindet me shkop thane…
SHKRIMTARI:
Hi-hii-hiii… (Qesh. Dhe u bie duarve si pehlivan nëpër skenë). Ato e
lëpijnë kryengritësin, unë i laj me verë dhe i shtrydh dy bokallat që t’i lëpij
pasmesnate. Ato e mbushin dhomën e hotelit me piskamë për ndihmë. ?menden, këndojnë dhe kërcejnë në
shtrat.
XHADIA: Po zogu
im, nuk këndon? Nuk fluturon nga kafazi?!...
SHKRIMTARI: Zogu
yt, qanë me lotë...
XHADIA: Oh, ooh,
oooh… U çmenda… Zogut, i shpërthyen lotët…
SHKRIMTARI: Mos u
tremb, i fshij unë me Kryengritësin…
XHADIA: Dy shtamat
me verë shtrydhi fortë! Rrokullisi në shtrat!...
SHKRIMTARI: (Bërtet).
Djemnushë, merre dërgoje të pastrohet dhe hidhe në “Xhenem”! Mund të jetë e
dobishme vetëm për një përdorim profesional. Duhet disa ditë të qëndroj në
vetmi. Nëse, edhe pas tri ditësh është me të njëjtat simptome çmendurie, mirë
është të dërgohet drejtë e në Shtëpi Publike, se nuk mbanë mend asgjë. Rasti të
paraqitet si rehabilitim. Kaq.
DJEMNUSHA: Çka u
bë me Xhadinë?
SHKRIMTARI:
Dështuam në dashuri. Shfaqja u përgatit shumë para kohe, dhe si të thuash nuk e
mbajti fjalën. U rrëfye në kishë te prifti. Xhadia, rrëshqiti. Mori me vete
edhe ca idiotë nga tanët “muslimanë”. Ajo të paktën jeton në gjendje të dehur
me çaj rusi.
PAMJA E TRETË
Skena: Tavernë te
Këmbët e Urës Gurit. Përreth Olimbisë në Shkup: luanët,
kuajt e hazdisur dhe Filipi i Maqedonisë, së paku kanë ujë me shtama.
Mitropilitët e Beogradit: Shën Klimenti dhe Naum Ohëri përkrah Shën Klimentit
dhe Metodit me kryqa e Bibla në duar, i pushojnë sytë tek gjinjtë e hazdisur
plot jetë të Olimbisë. Përderisa, heronjtë tjerë “maqedonas” më këmbë e mbi
shpinë të kuajve me shalë me thika e armë në dorë bëjnë thirrje për luftë,
Olimbia bënë thirrje për paqe, jetë në Shkup. Mitropolitët e Beogradit me kryqa
e Bibla në duar, e thirrin popullin e krishterë t’i luten Zotit në Kishën
Ortodokse: Shën Dhimitri, rrëzë Kalasë Dardane, Shën Nikolla, në “Bit-Pazar”
dhe Kishës Ortodokse Shqiptare(?!), përkarshi Akademisë maqedonase. Hoxhallarët
e rrejshëm (“turqit” e Shkupit, nateditë i thirrin shqiptarët në xhami turko-arabe,
por jo në Xhaminë Shqiptare. Minareve, ende nuk valon flamuri kuqezi shqiptar.
Vetëm Gruaja Historike me fëmijë në bark, gji dhe prehër këto ditë vere me
vapë, edhe pse pa pikë uji në breg të Vardarit, e thirrë popullin pa dallime
nacionaliteti e feje për paqe.
XHADIA: (Ulet
në Tavernë. Kamarieri ia sjell pijet e porositura “haram” mbi tavolinë). E
nxjerrë nga çanta telefonin celular). Alo…
SHKRIMTARI: (Ndër
kohë vjen nga matanë Vardarit,“Parku i Grave”). Mirëdita! (Ulet).
XHADIA: Si je i
dashur?
SHKRIMTARI: Mirë.
Në punë. Ti si je?
XHADIA: Mirë. Jam
nisur se, dua të të takoj në redaksi.
SHKRIMTARI: Nuk
bën. Ja, u takuam në tavernë.
XHADIA: Jo. Jam
nisur për në rrdaksi.
SHKRIMTARI: Të
lutem. Unë jam në punë. Lekturë i bëj një libri me vjersha e simbole.
XHADIA: S’ka
rëndësi vetëm pesë minuta. Edhe unë jam libër me vjersha… Dy shtama me verë,
gati po më derdhen rrugës në Qytetin e qyqeve…
SHKRIMTARI: Nuk
bënë. Dije, se nuk do dal as te dera e as te dritarja.
XHADIA: S’ka rëndësi,
a do dalësh apo jo?! Me rëndësi është, që unë kam vendosur një jetë si herët
tjera me pasurinë e tundshme. Apo, don t’ia lësh shkaut? Kam diçka për të
thënë. Pastaj dua vetëm të t’i shohë
sytë brenda katër mureve!
SHKRIMTARI:
Dëgjomë! Ne, nuk duhet dhe nuk do shihemi. Shkaku, se je rrëfyer për mëkate
para Djemnushës si te prifti…
XHADIA: Ç’thua?!
Asnjëherë!
SHKRIMTARI: Po,
dje!
XHADIA: E kuptoj
se në këtë mes është e treta që ka ndikim. Kjo s’është lojë. Ka diçka. Dikush
ka hyrë në mes nesh.
SHKRIMTARI: Përse?
Ka ndonjë arsye.
XHADIA: Jo. Por,
unë kam vendosur.
SHKRIMTARI: Nuk ka
mundësi.
XHADIA: Unë do vi
te ti, dhe ma thuaj aty përballë.
SHKRIMTARI: Ti nuk
bënë të vish. Është më mirë për ty, por edhe për mua. Të gjithë na kanë marr në
sy. Të lutem!
XHADIA: Do të
thotë se nuk më dashuron. Pasurinë e tundshme do t’ia lësh shkaut?!
SHKRIMTARI:
Shkaut, kurrë.
XHADIA: Atëherë,
dil në mejdan! Nxirri armët nga brezi! Ma thuaj edhe në sy, se s’më do jo vetëm
me gojë dhe libra.
SHKRIMTARI: Ndalu,
rrimë edhe pak në tavernë! Ndalu, se nuk bënë në redaksi!
XHADIA: Po s’më
thua arsyen nuk ndalem. Shkakun.
SHKRIMTARI: Je, në
rrezik. Kjo është arsyeja.
XHADIA: Çfarë
rreziku?! Ç’thua?
SHKRIMTARI: Të
thash. Po të shihesh me mua dikush ka për të të vrarë si tradhtare. Ishte një
gabim i imi artistik. Fund.
XHADIA: Kush do më
vrasë me gjithë këtë pasuri të tundshme, shkau?! (I rrok dhe i shkund gjinjt
e mëdha me të dyja duart).
SHKRIMTARI: Shkau,
kurrë! (Përderisa, e hap derën. Hapat e parë i bën në lëmë. E kalon gardhin
dhe delë në livadh. Rrëzë Çukës ik me të katra te “Mulliri i Arapit”. Shelgut
pranë lumit i ngjitet në majë. I bërtet Qiellit me yje): Ehu, Hënë! Sonte
vetë i dyti më ke për darkë. Shkaut, kurrë nuk ia lë pasurinë e tundshme… (Dritat
shuhen, ndizen në skenë. Djemnusha shihet qafëpërqafe me Shkrimtarin në shtrat
me dy shtama verë).
DJEMNUSHA:
Shtrati, do burrë. Nata se duron vetminë. Ne, s’kemi rrënjë, miku im.
SHKRIMTARI: Edhe,
grua. Të kam thënë moti, se jemi të humbur.
DJEMNUSHA: Ajo
është e vogël, ti mund ta kthesh, por unë, a do të mundem ta fal Xhadinë?!
SHKRIMTARI: As
unë, e as ti s’kemi forcë që të ndryshojmë. Nuk ka kthim prapa. Ti vetë me the
se jemi mëkatarë. E kemi vra veten tonë më keq se të tjerët në dyluftim.
DJEMNUSHA: Hesht.
Sinjali i linjës pasmesnate. Ora 03:45. Ditë e re.
LIRIA: (Përgjumshëm,
hynë e trembur në skenë). Mami. Mami zgjohu. Ikim. Vijnë vrasësit.
DJEMNUSHA: Ç’thua,
Liri?! Je, në gjumë. Merre vëllain! Zgjoje!
LIRIA: Ikim, unë
jam gati. Shpejt mami, shpejto! Ja, dhe vëllai u zgjua. Eja te motra. Eja ikim!
SHKRIMTARI: Ku
shkuat. Pritmëni, erdha!
LIRIA: Ja, ja.
Shkojmë pas mamit!
DJEMUNUSHA: Oh, më
çmende!
SHKRIMTARI: Po
vinë vrasësit, por ne s’do na gjejnë dot në shtëpi! Ikim.
DJEMNUSHA: Ja mami
arritëm. Këtu s’na gjejnë dot vrasësit.
SHKRIMTARI: Si ka
mundësi?! Si mund të komunikojë i gjalli me të vdekurin. Tash na humbi krejtë
lidhja: Zgjohuni të vdekur, se na mbytën të gjallët!...
KOMANDANT
“MJEKRA”: Kemi hyrë pa përgatitje. Kam frikë se, do dështojmë në luftë.
KOMANDANT
“ASKERI”: Këta na humbën, por atje i kemi të gjitha informacionet.
KOMANDANT
“MJEKRA”: Po! Edhe dhjetë minuta, dhe fillon Lufta.
KOMANDANT
“ASKERI”: Saktësisht do merren shumë viktima. Do prangosin çdo njërin që
kundërshton dorëzimin. Pastaj, na duhen vetëm pesë irredentistë. Armiq të
shtetit “përbashkët”.
KOMANDANT
‘MJEKRA”: Nuk besoj të pranojnë bashkëpunimin.
KOMNDANT “ASKERI”:
S’ka rëndësi kjo, mjaftojnë deklaratat zyrtare të Xhadisë. Kjo është e rëndësishme.
Dhe, ajo që na duhet neve është aksioni. Aksioni që do krijojë tmerr. Frikë.
KOMANDANT
“MJEKRA”: Ata do reagojnë me dënime.
KOMANDANT
“ASKERI”: Mos u shqetëso, se ende s’kanë bërë reagim për aktivitetin tonë para
dhjetë vitesh. Ata kanë krijuar besim se ne nuk dinë gjë për veprimet tona në
treshe ilegale. Pastaj, e di ti siç e di edhe unë, pse nuk do të reagojnë para
syve të botës.
KOMANDANT
“MJEKRA”: Hesht! (Në skenë bie një heshtje. Më e goditura nga ky rast dukej
Djemnusha. E dyta, Xhadia me Këlyshin me një asht në gojë).
XHADIA: Shkrimtarin e dua të vdekur, edhe pse
Djemnusha nuk më do mua të gjallë. Cili është këtu dallimi? Kush na ka hyrë në
mes si PYKË shelgu? Djemnusha thotë, gjaku, era e gjakut! E çuditshme, kjo
luftë. O zot! E çfarë zoti, kur kam besuar unë në zot. Ai që beson në zot nuk
bënë vepra të tilla artistike. Unë do të ndryshoj strategjinë luftarake.
S’mundem më në këtë fushëbetejë. Patjetër, do bëjë të pamundurën që ta heq nga
vetja erën e gjakut. Të gjitha do i nxjerri jashtë nga barku. Sa të mbetem vetë
skelet. Të gjitha. Pastaj, Djemnusha do më shohë në ëndërr pa gjak. Kjo do
mjaftojë që unë të ulem njëherë bashkë me familje në tryezën e shtëpisë.
Nateditë, do të dhuroj shumë dashuri. Vetë do i them Djemnushës, le të shoqërohet
me Shkrimtarin, bile le të vijë edhe në shtëpinë tonë mysafire. Nuk do e
lëndojmë. Tradhtinë do ta përzëmë nga shtëpia. Pasurinë e tundshme, nuk do t’ia
lëmë shkaut…
KËLYSHI XHADISË:
Eh, miku im si thua tani ditën?
SHKRIMTARI: Nuk
them asgjë, e ruaj për natën. Më mirë jetojnë ata që ne i sulmojmë me libra në
gjumë. Më shumë dashuri ka në mesin e tyre. Ne jetojmë me kurthe. E hamë njëri
- tjetrin…
KËLYSHI XHADISË:
Ashtu është. Unë në punë, e gruas sime Rrufjani ia zbret brekët.
SHKRIMTARI: Mos u
ngut! Ndoshta, nuk ishte gruaja jote besnike.
KËLYSHI XHADISË:
Ndoshta! Ndoshta! Ndoshta, ishte gruaja e kojshisë…
SHKRIMTARI: Ne si
lëmë rehat të gjallët, ata i duan marrëzisht të vdekurit. I vdekuri strehon të
gjallët. A, e di përse ndodhë kjo dukuri strategjike?
KËLYSHI XHADISË:
Jo, ma thuaj! Nuk e di.
SHKRIMTARI:
Shkaku, se: nuk mbjellin urretje, jetojmë të lirë si zogjtë shtegtar. (Bisedën
e tyre e ndërpret linja telefonike. Mëngjes me diell).
DJMNUSHA: (Zëri,
përmes telefonit:) A dëgjove çka ndodhi?
SHKRIMTARI: Po, e
dëgjova. Pasurinë e tundshme, nuk ia lash shkaut…
DJEMNUSHA: Si ka
mundësi?!
KOMANDANT
“MJEKRA”: (Ndërhyn përmes valëve të telefonit). Është përzier leshi
deles me të dhisë. Lesh arapi…
SHKRIMTARI: Ishte
mrekulli livadhi mes luleve...
DJEMNUSHA: Shumë
faleminderit për dhuratat. E, posaçërisht për brekët e kuqe.
SHKRIMTARI: S’janë
gjë ato shpërblime. Ti meriton më shumë. Tashti, do të vijë kabineti
dhe detyra e re
për Ty si shefe. Shihemi. Kujdes!
XHADIA: (E
shtyn me duar Shkrimtarin). Ikë nga unë! Të vjen era gjak. Nuk të dua.
DJEMNUSHA:
Qesharak është dialogu i dy burrave, kur i marrin si shmebuj popujt tjerë sesi
për të krijuar shtet i kanë vënë në shërbim të Atdheut edhe gratë e tyre
besnike. Ironia e arrin kulminacionin, kur ato me keqardhje thonë, se: ne nuk
kemi edhe gra besnike për Atdheun. Burra kemi me qerre, por ato që i kemi, nuk
janë të gjakut tonë antik: janë bullgarë, vlleh, serb, turq, ose shqiptarë
ortodokës. Nuk kemi gra…
DOKTORZIU: Nuk dua
të dëgjojë më shumë. Me gjithë ato plumba, a mundet ai të jetë ende gjallë. Po
të jetë gjallë ne ia bëjmë disi, por nëse është i vdekur e paraqitet si i
gjallë, të mjerët ne si rrufjanë. I vdekuri që ngrihet nga varri e di se kush
çka i ka bërë për të hyrë në varr. Kjo e tmerron armikun. Shoqërimi i Xhadisë
me Djemnushën, ka ndonjë arsye të thellë. Ndoshta vjen nga përtej varrit. Është
ndonjë paralajmërim.
SHKRIMTARI:
Përndjekjeve, dhe rasteve të montuara antishqiptare, sot u kanë mbetur si zorrë
lope nëpër këmbë edhe “vëllezërve” të Njerkës para syve të ndërkombëtarëve. Nuk
dinë çka të bëjnë me to, dhe si të dalin nga qorrsokaku. Semafor nuk kanë në
rrugë. Ngjyra e kuqe u delë në “Bit - Pazar”. Drita të ndezura në qorrsokak.
Nateditë, sillen në rreth qarkullimi, mu si ajo pula pa kokë në mes të lëmës. E
presin Maxhatoren me dy shami lidhur për brezi me ferexhenë e zezë hedhur
krahëve. Zonjën Amerikë, të cilën e shanin dje dhe ia digjnin publikisht
flamurin përpara Ambasadës, sot t’i ndjek në fund të Lëmës, e mendon t’i zë
Nesër te Pulaniku…
PASHTERKËKUQJA:
Imzot, a lihet në Ditën e sotshme Olimbia shtatzanë pa pikë uji, që i jepë
gjallëri, jetë dhe ardhmëri Shkupit, Shtetit “përbashkët” Shqiptaro -
“maqedonas”?! Gruaja, që në këtë vapë të madhe verës politike i jep frymë,
shpirt Qytetit Shkupit, e zbukuron me fëmijë në bark, gji dhe prehër. Punë
tjetër është ajo se, me cilin e ka kopilin?!...
DJEMNUSHA: Luanët dhe kuajt e tyre me heronjtë mbi
shpinë, e lënë Olimbinë sot pa pikë uji tek këmbët e Urës Gurit. Malli më mori,
ta them të drejtën ta shoh edhe Sanço Pançon Shqiptar mbi gomar. Ose, “Kalin e
Shemës” pas porte. Pajtohem, prapë një punë fati, kur Opozita nuk i sulet me
shishe ngjyre edhe Olimbisë. Filipit të Maqedonisë me grushtin te koka si xhaxhi
Enver. Mitropolitëve të Beogradit. Skënderbeut, Pjetër Bogdanit te “Parku Grave”, Goce Dellçevit e Nikolla Karevit.
Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.
SHKRIMTARI:
Vetëm Unë kam mbetur i rrethuar nga të katër anët mes zjarreve nën Rrap me dy
“kashikara” rrushi mbi tavolinë. I percjell nga veranda dalldisjet e tyre
politike nëpër shkrimet e mia publicistike. Libra. Them me vete: Popull, i
dalldisur dhe i papunë. Kafenetë dhe rrugët plot njerëz. Deputetët e zgjedhur
të popullit me vite nuk shkojnë në Kuvend, e marrin pagesa të majme mujore, kur
populli përditë u vdes në rrugë pa bukë.
DJEMNUSHA:
Përgëzime, Olimbia! Erdhi më në fund tek ti uji. Ose, siç thoshte Muhamedi
a.s.: Nëse, bregu nuk vjen te Muhamedi,
Muhamedi shkon te bregu. E, nëse më pyet mua çka përfitoi Shkrimtari?! Asgjë.
Bregu nuk erdhi tek Ai, e as Ai shkoi te bregu. Ehu, përpak e harrova
faleminderimin: Edhe unë e përfitova një rol në këtë dramë tragjikomike...
PAMJA E KATËRT
Skena: Rrugë e
Kryeqndrës kulturore. Në “’xhip” -in kabriolet” të ndaluar anësh, me dritaren e
hapur të shoferit shihet duke pritur Shkrimtari.
TRUDËKAQI*:
(I afrohet te dritarja, dhe pasi e përshëndet). Mirëdita! ?ka pret në rrugë?
SHKRIMTARI:
Ja, po e pres “Abazin” e Malit dhe Taçi
“Vojvodën”.
TRUDËKA?I: Po, ato nuk i lënë
takimet zyrtare në rrugë?!
SHKRIMTARI:
E di, me ju i lënë në shpellat partiake… Por, me mua në rrugë.
TRUDËKA?I: I kam thënë edhe djalit
tënd, pse ti ngucesh me mua nëpër shkrime publicistike?!
SHKRIMTARI:
Nuk e di për çka e ke fjalën?! E di, ma ka përcjellur djali porosinë. Ndoshta,
rastësisht e ke gjetur veten nëpër shkrimet e mia publicistike. Libra. Mendja
nuk ma merr se, unë në ndonjë shkrim timin publicistik e kam përmend emrin dhe
mbiemrin tënd si personazh në fushën e letrave. Vetëmse, nuk të garantoj në të
ardhmen se, nuk do ta fshikulloj me emër e mbiemër, nëse vetë ke vendosur të
hysh si “hero” në shkrimet e mia publicistike dhe libra. Arsye, unë nuk merrem
me individë, grupacione politike, klanore, familjare e miqësore, por me
fenomene shoqërore e shtetërore.
TRUDËKA?I: Jo, e ke përmend emrin: Edhe atë,
Trudëkaçi.
SHKRIMTARI:
E, si e ke ti emrin, ore burrë?! A ke kartë indentiteti me vete në xhep?
TRUDËKA?I: Po, kam. Edhe emër, edhe mbiemër.
SHKRIMTARI:
Nxirre, atëherë ta shohim në sipërfaqe! Dhe, indentifikohu me emër e mbiemër!
TRUDËKA?I: (E nxjerr kartën e indentitetit dhe ia
përpals para syve). Ja, merre!
SHKRIMTARI:
(Qeshë, me ironi). Më fal “profesor - doktor”, por ti nuk qenke
Trudëkaçi. Përmëtepër, edhe kërcnohesh si profesor unievrsitar, me cilën bandë:
atë policore të tollumbave, apo të Nënës Parti?
TRUDËKA?I: Jo, unë jam Trudëkaçi.
“Profesor - doktor” universiteti.
SHKRIMTARI:
E, atëherë pasi ti qenke Trudëkaçi, e bajtsh me shëndet samarin mbi shpinë! Mos
je ti ai Trudëkaçi me shokë, që diplomat universitare dhe titujt shkencor i
keni blerë në “Qafë - Thanë” e Jazhincë në kufi me Kosovën si taksistë të
profesorëve? Anëtar komisioni, që ulesh në një tavolinë ballë për ballë me
palën “maqedonase” në përpilimin e plangromave të teksteve mësimore dhe listave
të lektyrave shkollore në gjuhën shqipe, duke ia futur pa mëshirë gërshërët
deri në palcë Letërsisë Shqiptare?! Krah për krahu me Poetin e Oborrit dhe
Hojdodolen shqiptare me “vëllezërit” duke e mbajtur “gjallë” poezinë shqipe në
Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut?!
Këlyshi me zgjebe i DoktorZiut, i yshtur me poste politike e kulturore duke
trumbetuar në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut se, kush janë shkrimtarët
me vlera të arrira artistike në Trojet Etnike Shqiptare?!
1/. Tru
i deformuar nga sistemi komunist e neokomunist me bark të madh (tinar - fuçi
lakrash kopshti turshi, pas derës madhe te pragu i shtëpisë). Këlysh me zgjebe
i Doktorziut. Bythën na, si palare për mejdani në mes Ditës Madhe Shqiptare...
TRUDËKA?I: Po, unë jam ore burrë
Trudëkaçi! (Përsëri, ngulë këmbë “profesori” univeritar). Nuk më njeh,
apo siç duket ke shkalluar fare?! Xhindet, siç duket ende të hudhin si dikur në
fëmijëri dorë më dorë majë çative, lisave edhe në Ditën e Sotshme?!
SHKRIMTARI:
E vërtetë, po më hudhin gjithë natën edhe sot e kësaj dite dorë më dorë mbi
çatitë e shtëpive në Katund. Majë lisave. Përmëtepër, edhe më rrahin çotek
(dajak) nateditë. E, në mëngjes, ende pa dalë drita përsëri më kthejnë mes
Nënës e Babait. Nuk e di pse e zgjas bisedën me ty “profesor” Trudëkaçi.
Kotnasikoti, humb kohë mes këtyre shkrimeve publicistike për Ditën e Nesërme
Shqiptare. Fjalën e burrit ta jap se, që nga kjo traxhikomedi, nuk do të humb
më kohë, merrem me ty si fenomen i çuditshëm shqiptar. E, as me Poetin e
Oborrit krah për krahu me Hojdodolen shqiptare, që e prezentoni poezinë shqipe
pa marre nëpër manifestimet kulturore - poetike. Duartrokitje, meriton Ismail
Qemali i Shkupit, që e shpalosi flamurin kombëtar para poetëve në Korçë.
Flamurin kombëtar shqiptar, që Xhaxhi Kuqezi dikur moti kohë e shpalosi në
Kuvendin e IRJ të Maqedonisë, edhe u tha deputetëve maqedonas: mos u trembëni
se nuk ju hanë!... Lufta ende vazhdon flakë më flakë me penë. Gjaku - lumë
arriti deri në brez, sa që po mbytet edhe “Kali i Shemës” pas porte.
Mezi shpëtoi gjallë Gomari me shalë i Poetit të Oborrit. Hojdodolja, veç më
kishte rënë dëshmore e poezisë në Shtëpinë Publike. Nesër, me siguri Poeti i
Oborrit do t’i ngrejë përmendore, shpalli si heroinë të pizisë patriotike -
erotike, hyjë si burrëneshat në letërsi. Nipi i Xha Derallës doli kaçak në
Voskopojë, vendin e shenjtë ku Tri Zanat e Malit i dhanë gji me dy shtama.
Dervish Hima sharronte shelgje në Livadh për Dimër. Përgëzime, emrin artistik:
Trudëkaçi i Letërsisë Shqiptare!...
(Papritmas, shuhen dritat. Ndizen. Në një tryezë bëhet se gjoja lexon
gazetën me zë Hojdodolja. Zëri i t’im Ati përmes altoparlantit): Për
një plesht e djeg jorganin...
SHKRIMTARI: Asaj kohe si fëmij, nuk ia vura veshin kësaj
thënie filozofike. Këmbekokë isha dalldisur pas lojërave fëmijërore dhe
vjershave të Rilindasëve shqiptar në Librat e Këndimit të kohës Ernest Koliqit
si Ministër i Arsimit, nën hijen e Lisit midis livadhit. Kurrë, nuk më shkoi
ndër mend ta pyes veten: Pse im Atë, për një plesht e digjte jorganin?!
Aqmëpak se, një ditë edhe unë sugari i tij, për një plesht do ta djeg
jorganin.
DJEMNUSHA: O
burrë, ti nuk e djeg jorganin, as qilimin!
SHKRIMTARI: Koha
erdhi sot, që edhe unë për një plesht ta djeg jorganin. Fajin nuk
e ke ti si mike besnike, e kam unë që me ty si e përndjekur politike dhe shokët
“patriotë kuqezi”, krah për krahu hyra si çlirimtar në “Bit - Pazar” të
Shkupit. Edhe, u rroka fytas me kopilat e Baba Dovletit. Dhe, askerët e
DoktorZiut. Sanço Pançon e tij “shqiptar”, hipur mbi gomar. “Miqtë” e mi të
penës të cilët i kam ndihmuar në botimin e librave me honorare e çmime letrare.
Mashat shqiptare, që sot tinëz m’u sulën pas shpine. Edhe, e mashtrojnë veten
se, nuk i di kush janë me emër e mbiemër. Esull, ma kujtojnë anekdotën e
Nastradin Hoxhës, kur i kanë dërguar porosi që të ruhet, se do ta vrasin në
pusi. Hoxha u përgjigjet me një buzëqeshje ironike: E di, por pyetni ato që
duan të më vrasin, a u kam bërë mirë, apo keq?! Nëse, u kam bërë mirë, vërtetë
do të më vrasin pas shpine, e nëse u kam bërë keq, nuk do të më vrasin kurrë si
“armik”.
DJEMNUSHA: Edhe,
çka fitove ti si shkrimtar?!
SHKRIMTARI: Ja, po
të përgjigjem: Asgjë. Hoxha i “Allahut” me Dudumin e Shkupit, Këlyshin me
zgjebe, që nuk kanë “haber” nga kultura e as nga letërsia shqiptare me kokën
tek Partitë Politike Shqiptare dhe “maqedonase”, trupin në xhami, shpirtin në
Serbi e bythën në polici dhe Qeverinë “maqedonase. “Turqit”: e Arabisë Saudike,
edhe sot e kësaj dite vendosin për kulturën dhe letërsinë shqiptare në
Maqedoninë e Veriut?!
DJEMNUSHA: Edhe
dudumët, sot organizojnë zhurma kulturore nëpër qytetet shqiptare që i ka
mbuluar bërlloku deri në fyt, ua ka zënë frymën. Kohën e fundit edhe përmbytja.
Merreni me mend, nuk i do as Natyra. Zoti jo se jo, deri në këtë ditë. Edhe
pse, i falin të pesë “vaktet” në xhami. Larg janë me qindra kilometra të
“verave kultutore” dhe manifestimeve kulturore letrare të “vëllezërve” në
Kryeqytetin e shqiptarëve, në Shkup?! Qytetin historik, nga i cili gjatë
“ndryshimeve demokratike”, dikur vullnetarisht si Parti Politike Shqiptare
hoqën dorë nga Qeveria e “vëllazërim – bashkimit”.
SHKRIMTARI: Unë,
autori i kësaj tragjokomedie, e kam thënë moti kohë në librin tim publicistik
me satira Trumbetat e Tallallit (1992, botuar nga SHGB “ASDRENI”). Libër
“problematik” - politik i asaj kohe, i cili me ndihmën e “patriotëve kuqezi” të
djeshëm dhe të sotshëm me “Din e Iman” në Qeveri, më ka përcjellur edhe në një
bisedë informative në polici si “armik i rrezikshëm” i shtetit “përbashkët” me
njëzetë nënshkrime (firma) shqiptare.
DJEMNUSHA: Merreni
me mend, në Ditën e Sotshme duan t’ia
hedhin mbi kurriz e përqafe si hebe kali popullit shqiptar, se: këto rraçe
kopështi - partiake, qenkan poetë “elitar” të Atdheut?! Jo, o kalemxhinj
katundi, populli shqiptar historikisht i ka njohur dhe respektuar poetët e tij
nëpër shekuj edhe para grykave të armëve: është rritur me vjershat e tyre në
Librat e Këndimit, që nga koha e Ministrit Shqiptar të Arsimit, Ernest Koliqi.
I di edhe sot përmendësh porositë dhe vjershat e tyre patriotike, kur është në
rrezik populli shqiptar.
SHKRIMTARI: Vallë,
mos është kjo ndonjë marrëveshje e re historike mes Beogradit dhe Stambollit
për t’u shpërngulur shqiptarët si “turq ehamdurila” në Turqi?!
DJEMNUSHA;
Kutadish?!
SHKRIMTARI: Hi -
hii - hiii... Unë ende, jo! Kurrën e kurrës për së gjalli! Përpara mejdanin, e
pastaj dorëzimin e armëve. Im Atë, në mes të pazarit Kërçovës e zdepi çotek një
xhandar serb. Vetëm e vetëm, pse e provokoi me fjalë: Çka pret ti që nuk shkon
në Turqi? Përinatë, o trusakatë me këmbët dhe trutë në legen, sot e kam nxjerr
për mejdani Kandarin Kryengritës të Çajupit. Kaçakun e maleve i rrethuar nga të
katër anët pas shpine nga Policia Letrare, i cili ende nuk e dorëzon “nagëntin”
me dy tyta, luftën ballë për ballë me penë, dhe kërkon “viktima” (rrunza
shterpa azgane) edhe në Ditën e Sotshme Historike nën Rrap, rrëzë Kalasë
Dardane. Kandarin e Çajupit, atij Poeti të Madh shqiptar që një dudum i sojit
të juaj e shpalli “idiot”:
Kërkon belushka të ngrohta
Shijon shalushka të plota
Dhe me to sa guduliset
Fillon çelet kapardiset
Buçkoset e i qesh nuri
Edhe merr pamje prej burri
Pastaj fillon nga zanati
Si e ka bërë dhe i jati.
Dhe rrëshqet vrull si ngjalë
Drejtë vendlindjes nga ka dalë...
Shkak, që sot e
them publikisht: E di, mua dje nuk më kanë dashur komunistët. Sot, nuk më duan
neokomunistët (“demokratët kuqezi”). Dje, më kanë shpallur edhe
përndjekur si ballist, sot më sulen me të gjitha forcat Policore Letrare duke
më etiketuar si komunist. Herët, kundër meje i keni montuar disa shpifje e goditje policore pas shpine se, jam
i dërguar nga Kosova për të vepruar në këto anë (Malësinë e Shkupit): zjarrin
në banesë, vdekjen klinike në Voskopojë, aksidentin e komunikacionit në “Qafë –
Thanë”. Sulmin fizik në rrugë, gjoja se e kam ofenduar Muhamedin a. s. para
xhamisë “Jahja Pasha” (“Çairçankë”), djegëjen e “xhipit” para dritareve të
banesës... Dhunshëm, fshirjen e SHGB “ASDRENI” nga Regjistri Qëndror duke ia
mbyllur pa paralajmërim ligjor, edhe plaçkitur llogarinë rrjedhëse në bankë.
Dhe, dënimi i fundit nga Këlyshi Xhadisë si anëtar komisioni për botime, duke e
lënë Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup, nga dhjetë projektet e konkursit
vjetor nga Ministria e Kulturës, pa asnjë projekt. Shkaku, edhe: Unë, nuk ju
dua si shkrimtar.
DJEMNUSHA: Edhe,
çka?!
SHKRIMTARI: Si
edhe çka?! Përgjigja ime e kaçakut të maleve: U pres në çdo kohë i armatosur me
dy “kashikara” raki rrushi te pragu i derës Shtëpisë, gjoksin hapur me sulme të
tjera të Policisë Letrare. Dudumë të tërbuar, që ende merrni guximin të më
ngatërroheni edhe sot e kësaj dite nëpër këmbë. Ende, nuk e dini se nga kemi
ecur rrugës me vite, kemi lënë gjurmë aq të thella, saqë nuk i fshin dot asnjë
stuhi, borë e madhe. Padyshim, kam më shumë “miq”, sesa armiq. Heroikishtë, sot
Kryengritësin e Çajupit e kam nxjerr nga brekët e kanapit me një kordhë përqafe
vetëm me një birë te pragu i derës shtëpisë, mu si dikur duke e hedhur shurrën
përpjetë sa më larg, edhe sot më trim se dje me armë në dorë për Liri t’u bie
me të gjitha forcat artilerike ushtarake Sarajeve të Krajlit e Pashait.
Krushqëve para koçisë me Nuse u pri me pushkë, lodra e këngën popullore: Hajdeni
bini djemtë e Shalës, përmes Sarajeve të Pashës! Punë të mbarë, Zonja Xhadi
me Policinë Letrare!...
DJEMNUSHA: Mirë do
të ishte, sojit të këtyre partizanëve t’ua hapim nga një varr për së gjalli,
pasi aq shumë i duan varret. Nuk them, t’u ngrisim përmendore, kotnasikoti
bëjmë harxhime. Lule mbi kokë. Fjalime të zjarrta patriotike. Nateditë le të
rrinë mes varreve. Krah për krahu le t’ia thonë këngës e heqin valle deri në
Natën e gjykimit. Dhe, nga varret t’i ringjallim heronjt dhe dëshmorët e
Lirisë...
SHKRIMTARI: Koha
erdhi gomarit t’i zbresë Nastradini e t’i hipë Nastradinica. “Analistë” plitik
me këmbët dhe trutë në legen bëjnë thirrje në mjetet e informacionit: Opozitë,
bashkohuni nëse doni fitore! “Këshilli Opozitar” mbanë takime me “liderë” të
partive opozitare për “vëllazërim - bashkim”.
DJEMNUSHA:
Padashtas, përsëri ma kujtuan anekdotën e Nastradin Hoxhës. Urtakun e hipur mbi
gomar, të cilin e tërhiqte për kërpeshi Nastradinica për në pazar. Rrugës, e
takoi kalimtari i parë dhe i tha: O, Nastradin, a nuk e sheh se e cofe gomarin?
Zbriti o burrë, le t’i hipë pak në shpinë edhe Nastradinica! Nastradini, vetëm
e shikoi me buzëqeshje, nuk ia vuri veshin, e vazhdoi rrugën. Kalimtari dytë,
përsëri e ngacmoi Nastradinin: O Hoxhë, a nuk e sheh se e cofe gomarin? Zbriti
më nga samari, le t’i hipë një copë udhë Nastradinica! Përsëri, Nastradini nuk
e dëgjoi pazarxhiun, vazhdoi rrugën duke ia thënë një kënge me fishkëllimë
bariu.
SHKRIMTARI: Dhe, kalimtari i tretë që e takoi rrugës dhe
i uroi rrugë të mbarë për në pazar me të njëjtën përshëndetje, e nervozoi
Nastradin Hoxhën. Nuk pati durim edhe pa i dhënë një përgjigje: O burrë, nuk e cofë unë gomarin që
me gjithë petka (tesha) e opinga i kam 60 kg, por gruaja ime Nastradinca me 120
kg mbi samarë, në shpinë.
DJEMNUSHA:
Anekdotë antologjike popullore, të cilën në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme
parlamentare, populli shqiptar duhet ta ketë parasysh si fushatë parazgjedhore,
se: cilit duhet t’ia japë votën e lirë demokratike. Partia politike fituese
shqiptare, cilit “vëlla” t’i besoj për kualicion politik në Qeveri.
SHKRIMTARI:
Ironike, ë?! Siç duket këto kalorës të arratisur të politikës dhe “kalemit”,
nuk kanë “haber” nga ngjarjet politike pas “ndryshimeve demokratike”: edhe, pas
Titos - Tito. Mjerisht, në Maqedonisë e Veriut vazhdon fryma ideologjike e
Partisë Komuniste.
DJEMNUSHA:
Dallimi, në ditën e sotshme është se, ato janë shndërruar në Parti
Neokomuniste. Përjashtim, nuk bëjnë as Partitë Politike Shqiptare. Brumi i
këtyre partive politike, që lindën pas “ndryshimeve demokratike”, fundekrye
janë të gatuara nga brumi komunist. Fatkeqësi kombëtare, që populli edhe sot e
kësaj dite këtë barrë politike, nuk mund ta heq qafe.
SHKRIMTARI: Vite e
vite i ka samarë mbi shpinë fundërrinat komuniste. E, pak më vonë edhe ato
“demokratike”. Vetëm, hidhni një sy partisë së parë politike shqiptare
(Lëvizjes), brumit të saj në çerep, nën saçin me shpuzë! Batak i përzier: me
grurë, misër, thekër e egjër. Brumë nga i cili duhej të piqet kulaçi dhe të
shtrohej në sofrën shqiptare.
DJEMNUSHA: Kunguj
Stambolli, kastraveca, speca, patate, domate, lakra e banane. Gabim politik, të
cilin kjo parti politike e pagoi më vonë me kokë.
SHKRIMTARI: Lufta
e 2001 -shit u përpoq që të lëvizi ndonjë hap para në politikën shqiptare.
Gabimin historik, e përsëriti “Abazi” i Malit (“miku” e “armiku” i Patriotit të
Vonuar), dhe i Fushës me themelimin e
Nënës Parti, duke i futur në të njëtin thes me arna gjithë zarzavatet e
Kopështit me afat të skaduar politik. Hapsirë nuk u lanë forcave individuale të
të rinjve me përgaditje arsimore unievrsitare të shkolluara tek ne dhe nëpër
botë. E ngulfatën arsimin dhe kulturën shqiptare me gjysëmanalfabetë e punësime
partiake. Ardhmërinë dhe themelet e një shoqërie përparimtare dhe Shteti
demokratik.
DJEMNUSHA:
Përgjigja, sot na del vetë në sipërfaqe: Partitë e reja politike shqiptare
përditë lindin si këpurdhat pas shiut. Përçudia, mu nga brumi i Nënave të tyre
politike. Funksionarët e tyre para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
turren me të katra për themelimin e partive politike. Ndonjëra, edhe me
ferexhenë e zezë hedhur krahëve.
SHKRIMTARI:
Fatkeqësisht, shqiptarëve vazhdon në bukën me miell t’u përziehet me shumicë e
pakicë edhe egjëra. Ende vazhdojnë të votojnë për parti politike, e jo për
individë. Partia, nëse në zgjedhje parlamentare ua nxjerrë për deputet një
gomar me samarë, ato votën do t’ia japin gomarit të “Babatasit” Fishtës.
DJEMNUSHA:
“Burrat” e këtij soji, që me vite turren nga partia në parti, mu si kurva burrë
më burrë (edhe pse, kurvës i ka hije), nuk sjellin ndryshime politike. Aqmëpak,
historike.
SHKRIMTARI: Larg
janë me qindra kilometra. Tërbimi dhe zhurma e tyre patetike-demagogjike
parazgjedhore, ujë dërgon në tjetër mulli. Rrakashtrake, që nesër do të
vazhdojë të na i shurdhojë veshët e bluaj drithin me egjër mes dy gurëve te
“Mulliri Arapit”. Lëmën do të na e mbushin përsëri me kopila trusakatë.
Familjarisht, miqësisht e klanor do të na mbajnë në shtetrrethim me vite,
përderisa nuk e hudhim vetë samarin nga shpina.
DJEMNUSHA:
Shpëtimin historik, e shoh krejtë në një tjetër shteg malor, dhiare pas ?uke: Dalja në skenë e një gjaku të ri
politik shqiptar, parashikues i Ditës Nesërme. Burrë Nëne, që nuk e ka pjellë
kopil pas porte dhe nuk i ka dhënë gji, asnjë Kurvë Politike...
SHKRIMTARI:
E pabesueshme, çdo gjë dinin për mua si shkrimtar: në Kërçovë, Shkup,
Prishtitnë dhe Paris. Jetën time private familjare. Edhe, shpifjeve... (Dritat,
përsëri shuhen në skenë. Terr).
SHKRIMTARI:
Ndizni dritat! (Ndizen. Skena ndriçohet, ku shihen ballë për ballë Inspekori
Policor dhe Shkrimtari).
INSPEKTORI
POLICOR: Ti, “Çështjen Shqiptare do ta zgjidhëdh me luftë?!” Përmëkeq, ti: “je
edhe ai kryesori i dërguar nga Kosova të veprosh në këto anë të Malësisë
Shkupit. Dhjetëra mijëra marka i ke dërguar Partisë Socaliste në Shqipëri. Disa
takime të fshehta ke pasur në Bullgari. Dëshmi denoncimi i ke mbi tavolinë edhe
njëzetë nënshkrime (firma) të bashkëpuntorëve tanë shqiptarë nga tereni. Ti, ke
marrë pjesë edhe në një “Takim Kulturor” në Tetovë. Listë, të cilën si
pjesmarrës e ke nënshkruar vetë, dhe të nesërmen ajo është dorëzuar në polici?!
Poashtu, në restornatin “Menada” në Shkup, ke pi kafe me një “armik të
rrezikshëm” nga Kosova, i cili na ka ikur nga burgu me këmbë të thyer në
arrati.
SHKRIMTARI:
(Qesh). Faleminderit, për informatën policore. Unë dua të jem ai
kryesori, por fatkeqsisht nuk jam. Vërtetë, nuk e paskam ditur deri më sot, se
kisha pi kafe me një “arrmik të rrezikshëm” të Shtetit “përbashkët”. Nuk mund
t’u them kalimtarëve të rastit në rastorant, nëse më pyesin: a, është tavolina
e lirë, dhe a mund të ulen me mua në rstorant publik.
INSPEKTORI
POLICOR: (Doli edhe te qëllimi kryesor policor): Libri, “Trumbetat e
Tellallit” (1992). Libër, i cili ka ngjallë polemika të papara në mjetet e
informacionit (“Flaka e vëllazërimit”). Edhe interesim të madh tek
lexuesit, librarive nëpër disa qytete, dhe shitet edhe nga një shitës i
gazetave nëpër “Bit-Pazar”, të cilit një “patriot” shkrimtar shqiptar me disa
poste politike partiake dhe çmime shtetërore i ka thënë shitësit, se: “Këtë
libër e ka finansuar policia”?! A, do t’i shohësh, kush janë ato “burra”
mejdani?
SHKRIMTARI:
Jo. Nuk dua t’i shoh as me sy, e di se kush janë me emër e mbiemër denoncuesit
e Shtetit “përbashkët”. Gëzohem, dhe fati im, që në atë listë denoncimi nuk
është me emër e mbiemër, asnjë grua besnike.
INSPEKTORI
POLICOR: (Vazhdon me rrëfimin): A, e di ti se Librin “Trumbetat e
Tellallit” e kemi të përkthyer edhe në gjuhën maqedonase? Dhe, është thikë
me dy teha.
SHKRIMTARI:
Po, e di. I njoh edhe ato përkthyesë shqiptar. Vetëmse, ai Libër është
fshikullim i Partive Politike dhe disa politikanëve të arratisur e dalldisur
pas posteve partiake. Pasurisë personale. Asgjë, nuk ka në atë Libër kundër
Shtetit të “përbashkët” dhe shoqërisë. Njerëzimit.
INSPEKTORI
POLICOR: Në rregull. (Ndërhyri Inspektori). Por, mos harro se, ato Parti
Politike, që ti i fshikullon me penë,
janë në shërbim tonin si Shtet i “përbashkët”. Tashti, je i lirë. Mund të
shkosh. Vetëm, askujt mos i tregosh për këtë bisedë informative.
SHKRIMTARI:
(Qesh, me vete). Edhe, këtë e di moti si shkrimtar. Në rregull. Por,
edhe ju më mos më thirrni në “biseda informative”. (Dola, nga zyra e
policisë. Asaj kohe, në atë “bisedë informative”, nuk kisha edhe
makinë udhëtimi. Mora Veten në duar lyrek, këmbët dhe ika në rrugë për
ta pritur autobusin urban. Një makinë, u ndal para këmbëve të mia duke çuar
plot pluhur. U hapë dera).
INSPEKTORI
POLICOR: Për ku shkon, (më pyeti shoferi)?
SHKRIMTARI:
Deri në “Bit-Pazar”.
INSPEKTORI
POLICOR: Ecë hipë me mua, edhe unë shkoj asaj rruge.
SHKRIMTARI:
Faleminderit. (Hipi. Tek tashti, e pa se ishte Inspektori i policisë që e
mori para pak kohe në “bisedë informative”).
INSPEKTORI
I POLICISË: (Pasi, arrinë në “Bit-Pazar”, gjatë rrugës e pyet): Ku do
zbresësh të të lë si udhëtar “rasti”?
SHKRIMTARI:
(përgjigjigjet). Lemë ku të duash ti, në “Bit-Pazar”! Vetëm, mos më dërgo
përsëri në polici për “bisedë informative”!
INSPEKTORI
I POLICISË; (E ndalë makinën në mes të “Bit-Pazrit”, dhe përsëri e provokon):
Ato tutë, kur do të të shohin se ti zbret nga makina e policisë, do të mendojnë
se ti je bashkëpuntor i yni?
SHKRIMTARI:
(Qesh. Dhe, i përgjigjet): Punemadhe. Nuk, ka problem. Ashtu edhe ashtu,
ato mendojnë se unë jam bashkëpunëtor i juaji, spiun. Hoxha i “Allahut”, ka
shkuar edhe më larg në mjetet e informacionit: “Kalosh Çeliku, është spiun rus
dhe pi “Skopsko”, nën Rrap. Por, këtë e di vetëm Unë si shkrimtar me vite: në
shi, breshër, akull dhe borë. Autorë i mbi shtatëdhjetë librave në poezi e
prozë. I përkthyer edhe në disa gjuhë botërore, spiun i kujt shteti jam si
Shkrimtar shqiptar. Faleminderit, shoku Inspektor. Dhe, ditën e mirë! (Zbret
nga makina e policisë, në “Bit-Pazar”).
DJEMNUSHA:
(E pret në redaksinë e revistës “Zekthi”). Erdhe, o burrë i botës me
Penën me Dy tyta nga fushëbeteja?!
SHKRIMTARI:
Po. Qesha me Inspektorin, që më mori në pyetje. Dhe i thashë: Unë dua të jem ai
“Kryesori”, në të cilin ju dyshoni si “armik” i shtetit të “përbashkët”,
Çështjen Shqiptare ta zgjidh me luftë! Por fatkeqësisht, sotpërsot, nuk jam ai
“Kryesori”. As edhe, që jam i “dërguar” nga Kosova të veproj në këto anë
shqiptare. Aqmëpak, i kam dërguar “dhjetëra mijëra marka Partisë Socialiste, në
Shqipëri”. E, as kam pasur “takime të fshehta”, në Bullgari. Dhe, më mos më
thirrni në këto “Biseda informative” policore!
DJEMNUSHA:
Domethënë, Sigurimi Shtetëror që në atë kohë (1992) kishte informata të
sigurta, se: Në vitin 2001 do të kemi konflikte ndëretnike, Luftë. I dinte
“armiqtë” e Shtetit të “përbashkët”, “nacionalistët”, “irredentistët” dhe
“patriotët” kuqezi.
SHKRIMTARI:
Po. Ashtu, edhe ndodhi: 2001 -shi na trokiti në derë. Rrufjanët e asaj kohe
krize lufte “i rrokën” armët. Dje si partizanë të Partisë Politike Komuniste,
sot si “komandantë”, opionistë dhe “profesorë” Universitar duke i shëtitur me
poste politike, gati të gjitha Partitë Politike Neokomuniste në pushtet.
DJEMNUSHA:
Edhe, përfundimi?!
SHKRIMTARI:
Dorën, në zemër e kanë mbajtur fjalën si policë, në Shtetin e “përbashkët”. Nuk
më thirrën më në “biseda informative”. Edhe, pse: unë, edhe Sot e kësaj dite
nuk mund t’u besoj atyre si “vëllezër” të Njerkës. E kryejnë punën e tyre si
policë, nga ku edhe marrin rrogë. E, unë e kryej punën e Shkrimtarit, edhe pa
pagesë deri më sot, edhe pas gjithë atyre librave publicistik, ku i kam
fshikulluar si “patritotë” në Shtetin e “përbashkët”. Kurrë, deri më sot nuk më
kanë thirrë në “biseda informative”. As, edhe njeri i gjallë rrugëve, nuk më ka
kërkuar kartë indentiteti, në Shkup. Sotpërsot, ende jam gjallë si Shkrimtar
shqiptar, në Atdhe. Mëmëdheun e Çajupit me Kandarin në dorë në luftë për Liri.
Ende, mbeta me një “bisedë informative” në polici sot për sot. Nuk e di, për
Nesër?!...
PAMJA E PESTË
Skena: Përsëri dhoma
e punës, në të cilën kësaj radhe librat janë hedhur andejkëndej mbi qilima. Çdo
gjë duket se ka rënë në gjumë: orenditë, fotografitë, laptopi, librat... Vetëm
terri mundohet ta sundoj, ta gjunjëzojë dhomën me libra, ta hedhë në errësirë,
po nuk e lë llamba e tavolinës. Ende, bën dritë. Heshtja, që do të lëshojë
rrënjë mes këtyre mureve si një rrap shekullor, dikur zgjohet nga drita që paralajmëron
agimin. Shkrimtari, i thelluar në mendime e hap laptopin, vazhdon të shkruaj
Librin për Nesër. Djerës i shkojnë çurg ballit, dikur papritmas hidhërohet dhe e mbyll kapakun. Nervozohet. I zemëruar e
çon bokallin me verë. Pi. Matanë dritareve dëgjohen të lehurat e qenve... Në
skenë, hynë papritmas Djemnusha.
DJEMNUSHA: Mjerimi
shqiptar e ka arritur kulminacionin politik. Turma trusakate u pri në ballë
Institucioneve shtetërore. Guxim merr të dalë në krye, udhëheq me Çështjen
Shqiptare?! Arsimin shqiptar. Kulurën shqiptare. Politikën shqiptare. Përderisa
dje, bënim luftë pë shkolla shqipe fillore, të mesme e universitete, sot nuk
kemi nxënës dhe studentë?! Presim të na i lindin fëmijët partitë politike.
SHKRIMTARI: Erdhi
koha, sot të çohemi vetë kundër shkollave në gjuhën shqipe?! Përderisa dje,
“Vëllai” Madh i Njerkës nuk na i jepte, ne turr me protesta “paqësore” në
rrugë. E ngrisnim zërin për shkolla shqipe, aqsa na mori vesh edhe Evropa.
DJEMNUSHA: Sot
“Vëllai” Madh i Njerkës e ndryshoi veprimin politik me mantalitetin shqiptar. E
ka studiuar mirë e mirë nëpër institucione të shtetit të “përbashkët”. E kemi
pasur gabim me shqiptarët, atyre duhet lejuar çdo kërkesë politike: duan liri,
jepnu liri, duan flamur kuqezi kombëtar, jepnu flamur kuqezi, duan shkolla
shqipe, jepnu shkolla shqipe, duan universitete, jepnu universitete...
SHKRIMTARI:
Fitorja një ditë, është në anën tonë politike, Vetë vjen dita, që shqiptarët do
t’i shqelmojnë këto dhurata të partive të tyre politike. Shqiptarëve, po ua
ndalove diçka nacionale, ato turr e bëjnë namin për ato të drejta kombëtare.
Koha, sot është ndryshe me metodat e vjetra politike: shqiptarëve duhet
plotësuar çdo kërkesë politike. Vetë ato, kur t’u plotësohen këto kërkesa
politike kombëtare, një ditë do të çohen i madh e i vogël kundër lirisë,
shkollave shqipe, flamurit kombëtar kuqezi, universiteteve...
DJEMNUSHA: Turqit,
herët e kanë studiuar mentalitetin shqiptar. Jo rastësisht, këtë popull edhe e
kanë mbajtur pesqind vjet në robëri. Radhën, tashti ua kanë lënë politikanëve.
Metodat e tyre politike për ta asimiluar një popull historik.
SHKRIMTARI: Një
lagje në Zajaz nuk ka dashur ta pranojë Fenë Islame. I gjithë fshati janë bërë
myslimanë, por një lagje kurrësesi nuk e pranon Fenë e Sulltanit. I pari i
fshatit me kërkesë të Sulltanit një ditë shkon në Stamboll.
SULLTANI
STAMBOLLIT: (E pyet, Plakun e Zajazit): O plak, çfarë burrash janë ato
që nuk e pranojnë Fenë Islame?!
PLAKU I ZAJAZIT:
Lëre, mos pyet fare! Kaçakë mali, vrasës, hajdutë, belaxhi... E gjtihë Kërçova
dhe katundi ka probleme me këtë lagje.
SULLTANI
STAMBOLLIT: (E porositë të Parin e fshatit Zajaz): Atyre, me urdhërin e
Sulltanit, rreptësisht u ndalohet hyrja në xhami!
KA?AKËT E ZAJAZIT: (Një javë më vonë
pasi Plaku i Zajazit këthehet në katund, Burrat e kësaj lagje kryengritëse i
dalin para me mauzerrët përqafe e koburet në brez): Hë, çka tha për ne
Sulltani Stambollit?
PLAKU I ZAJAZIT:
Burra, lëreni mos pyetni fare: me urdhër të Sulltanit, juve rreptësisht u
ndalohet hyrja në xhami!
KA?AKËT E ZAJAZIT: (I hudhën struket
nga krahu dhe rrokën mauzerret në dorë): kush është ai të na ndalojë ne mos
hyjmë në Xhami? (Dhe, njëri pas tjetrit me mauzerret në duar me gjithë
opinga hynë në xhami. Kështu, edhe familja e kaçakëve të Zajazit, që kurrësesi
nuk e pranonte me dhunë Fenë Islame, më në fund vetë vullnetarisht u bënë
“muslimanë”).
SHKRIMTARI:
Ndaluni, o burra! Çështja Shqiptare, nuk është zgjidhje katundi, po problem historik.
Kujtiteket, hudhë një bajgë në mjetet e informacionit. Përmëkeq, ato që i blenë
diplomat universitare dhe titujt shkencor në “Qafë - Thanë” dhe Jazhincë, në
kufi me Kosovën. Gurë e dru, sot hudhin mbi universitet shqiptare. Dudumët që
janë edhe prodhim serial ekonomik i këtyre institucioneve arsimore. Problemin e
arsimit shqiptar, nuk e zgjidhi serbi, nuk e zgjidhi turku, e as sot e kësaj
dite “maqedonasi”. Sotpërsot, do ta
zgjidhin vetë shqiptarët.
DJEMUSHA: Edhe
them, besoj se do ta zgjidhim këtë problem historik. Vetëmse, duhet durim! Nuk
e kam thënë këtë unë e para, e ka thënë Ibrahim Rugova. Populli shqiptar e ka
një thënie historike: Mazi nuk duhet të dalë para pelës azgane!
Atëherë, mazi ynë pse duhet të dalë me bishtin mbi shpinë plot hingëllimë t’i
pri para pelës azgane?!
SHKRIMTARI:
Padashtas, erdhëm tek problemi kryesor i kësaj drame tragjikomike. Përderisa,
mazi do t’i pri para pelës azgane, ky popull kurrën e kurrës nuk do të ketë
ardhmëri historike t’i hipë Kalit me
shalë të Skënderbeut...
DJEMNUSHA:
Përgëzime, Çmimet politike: “arsimore e kulturore” të merituara nga shteti
“përbashkët i vëllazërim - bashkimit” në çdo përvjetor historik “maqedonas”!
Asnjëri, deri më sot me vulë shqiptare. Frikë kam, se: Nesër, nuk do të kemi
kandidatë për këto Çmime politiko - letrare, që sot na i japin me të dyja duart
“vëllazërit” e Njerkës. Shkaku, se: do të na harxhohen eksponentët e
“vëllazërim - bashkimit”. Nuk, do të kemi kandidatë.
SHKRIMTARI:
Vërtetë, o “burra” mejdani i keni merituar me duartrokitje frenetike nga
“populli” shqiptar këto çmime shtetërore “maqedonase”, ashtu siç doni ju të
dukeni me maska politike para popullit shqiptar dhe botës në këto manifestime
“kulturore - artistike” të reklamuara para kamerave televizive në Ditën e
Sotshme Historike. Poashtu, meritoni përgëzime edhe për botimet publicistike
serike shtetërore në emër të “vëllazërim - bashkimit” me para edhe të popullit
shqiptar si “shkrimtarë” dhe “shkecëtarë” universitar.
DJEMNUSHA: Turp,
si nuk keni fare?! Publikisht, ju pyes: me çka do ta pushtoni ju botën?! Uolt
Uitmani, një sharraxhi kur e publikoi me para të veta veprën e tij letrare Fije
bari, kritika e asaj kohe e futi në gërshërë. Uolt Uitmani i madh
shpertheu: oj Amerikë, Unë jam Uolt Uitmani i madh”! Kritikët e tij mediokër
asj kohe thanë: është i marrë. Pas njëqind vjetëve të vdekjes, Uolt Uitmani i
madh e pushtoi botën.
SHKRIMTARI:
Tekefundit, këtyre “studjuesve dhe kritikëve letrar” me emra e mbiemra dhe
pseudonime, që nesër do të përfundojnë në bërllokun historik, duhet pak t’u
skuqet fytyra para popullit shqiptar. Imzot, po deri kur ju, o trusakatë do të
na e prezentoni Letërsinë Shqipe përmes Trudëkaçit, Këlyshit Xhadisë, dhe
Doktorziut?!
DJEMNUSHA: Përçudia,
si nuk doli deri më sot nga soji juaj “patriotik” shqiptar një artist t’i
refuzojë këto Çmime Shtetërore të “vëllazërim - bashkimit?! Vendin e “merituar”
në Letërsinë Shqipe në shtetin e “përbashkët”, sipas “arshinit” të trusaktëve
nga sistemi Neokomunist?!
SHKRIMTARI: E dimë
karrierën e juaj të bujshme “artistike”, brez pas brezi. Mos i përmendim këtu
emërat familjar se, na zënë disa faqe. Frikë kam edhe, mos më zë goja qelb.
DJEMNUSHA:
“Haram”, u qoftë tambëli i Nanës! Ditën e Nesërme, pres të dalë një Burrë Nëne,
artist shqiptar me vulë e ”nishan” në ballë,
botërisht t’i refuzojë këto Çmime të rrejshme “artistike” -
propagandistike politike shtetërore, që s’kanë asgjë të përbashkët me politikën
e “vëllazërim-bashkimit”, arsimin dhe kulturën shqiptare. Letërsinë Shqiptare,
sipas “arshinit” të Doktorziut, Këlyshit Xhadisë, dhe Trudëkaçit. Përveçëse:
vlerave të papara deri më sot korruptive materiale politike personale e
familjare në emër të Shtetit “përbashkët demokraritk” shqiptaro - “maqedonas”, vetëm
para syve të botës.
SHKRIMTARI: Jeta
vazhdon, qoftë Verë, apo Dimër. Ne, e kemi dashur edhe Vjeshtën me dardha turke
e gorrice te “Jasakët e Tikeve”, ama mbi të gjitha e kemi dashur Pranverën.
Dimrin e Madh. Vite me borë ato, kur me strajcat e kanapit plot libra, herët në
mëngjes ende pa lindur dielli dilnim nga porta dhe ktheheshim me natë në
shtëpi. Kohë, kur në pritë na dilte sistemi komunist, por edhe Natyra me shi e
borë.
DJEMNUSHA: Zoti e
shikonte punën e vet në xhami. Hoxha i Çelëvjollcës nuk na joshte me ilahi e as
nuk na detyronte t’i falim të pesë “vaktet” në ditë. Kurrë, nuk përziheshte në
punë të shkollës shqiptare. Përmëtepër, ai nuk na kërcnoheshte me “Xhenem” e as
me Xhenet. “Xhuma për xhuma”, komunikonte me ne në gjuhën shqipe. “Qerbelanë”
e Naim Frashërit e mbante nën sjetull. Kësulën e bardhë të Bajram Currit
mbështjellur me “çefin” në vend të “çallmës” turke, në kokë. Aspak, nuk i
gjasonte hoxhës të sotshëm të Filip Papajanit me një kësulë leckë “partall” të bardhë, ose të zezë: “Njeri i sotshëm
me tru të moçëm”. Shumica, thonin: edhe se, është hoxhë rumunie. Byrek
kishte hëngër me Asdrenin në Bukuresht. Përçudi, vetë Asdreni në atë kohë
bashkë me Hoxhën kishin ardhë edhe si mysafirë në Kërçovë me një thes plot me
abetare ngarkuar në shpinë për nxënësit dhe shkollat shqipe.
SHKRIMTARI:
Përroni i Garanës, që vjeshtë e dimër tërbohej dhe zbriste nga mali me egërsi,
na sulej si shkollarë. Rrugën na e priste Verë e Dimër. Urën na e rrëmbente me
vete me gjithë dërrasa si një anije pa udhëtarë mes shelgjeve. Edhe, ato pak
libra, që na mbetën nga “Shqipëria e Madhe”, të ministrit arsimit të asaj kohe
Ernest Koliqi, na i rrëmbenin nga duart dhe na rrasnin në burg si “nacionalistë
e irredentistë” shqiptar.
DJEMNUSHA: Dorën
në zemër, vërtet më ka marrë malli për mësuesit e Ernest Koliqit, e jo këto të
sotshmit të Ministrisë Arsimit e partive politike, që kurrë nuk kanë kapur
ditar në dorë. E sot emërohen drejtorë shkolle e ministra të arsimit pa fije
turpi. Mësuesë të politizuar deri në palcë me trumbetime partiake dhe me pak
aftësi arsimore - edukative, plot patetikë patriotike - arsimore. Partizanë, që
ditarin e arsimit e kanë shndërruar në libreza partiake.
SHKRIMTARI: Fat i
yni ishte ky historik, që kishim në ballë ato mësuesë të rritur me poezitë e
Rilindasëve Shqiptar.
DJEMNUSHA: Kohë
komuniste, kur shqiptarët e vegjël, që nga bangat shkollore përgaditeshin për
duhanvjelës, e jo për mësuesë, shkrimtarë, mjekë, inxhinierë e shkencëtarë.
Ose, siç e ka thënë moti që në kohën komuniste poeti i madh Esad Mekuli: O
vëlla, me sharrë në krah.
SHKRIMTARI: Dhe,
ajo ditë erdhi me struken krahëve. Tregimin e Pemës me fruta të atyre librave
të këndimit që e kishim asaj kohe mes atyre faqeve mbi bangë: Mbollën
të tjerët hëngra unë… Dhe, tash mbjellë unë, të hanë të tjerët. Petjetër,
dha fruta.
DJEMNUSHA: Mësuesi
im i atëhershën i artit figurativ, Ramadan Ramadani - Ballazhi, i cili në atë
kohë të egër hynte në klasë me vjershën e Çajupit: Sulltani, sot në
historinë artistike shqiptare arsimore po lë gjurmë edhe më të thella, përveçse
si mësues edhe si piktor. Përderisa, dikur vargjet e Çajupit e dridhnin klasën,
sot brusha e tij shkundi nga pluhuri historinë edhe përtej varrit nëpër botë.
SHKRIMTARI: Mëkat historik, edhe patriotik - erotik, që nuk
e ka ndezur me vite në Qytetin e Qyqeve me zjarr Mikja Di nën Rrap me dy shtama
verë e dy-tri shamia lidhur për brezi?! E, shi sot e ndezi Xhypka* azgane tek
“Parku i Grave” me dajre, së cilës atë natë i kishte vdekur papritmas burri
pranë Lumit në breg të Vardarit. E bëri pazar Plakën me dy shtëllunga leshi që
t’ia ruaj kufomën, përderisa: ajo si Nuse do të merrte pjesë në dasmën e
kojshive, përdredhë bythët në valle me dajre. Edhe, me një këngë patriotike -
erotike - zjarr e flakë. Përderisa, e hiqte vallen me shami dhe dajre, iu
përgjigjë me këngën antologjike Plakës Marsit të shtëllungave leshit në Prag të
Pranverës Shqiptare:
PLAKA E MARSIT:
Nuse, a do të m’i japësh shtëllungat e leshit?
Din-ka-kaaa. Din-kaa-kanka. Dajret e cucave.
PASHTERKËKUQJA:
(duke hequr vallen me shami pa e ndalur këngën, i përgjigjet me zë
përmes dajreve din-ka-ka-kanka):
Në t’i jap -e, moj Nane, si s’ti jape -jo!...
Unë, nuk jam Parti politike shqiptare me “besë”
E mbaj premtimin e dhënë, dhe besën -o...
PLAKA E MARSIT: (Duke
e ruajtur “xhenazen” (kufomën) atë natë, dikur i ikën sytë në tavan, ku ishte e
varur një copë pastërma për Dimër. E mer një shkam dhe hip të pres me thikën e
brezit një kafshatë. Papritmas, i rrëshqitë këmba dhe rrëzohet nga shkami me
tri këmbë mbi “xhenaze” (kufomë). Tëëërrt, pordh “xhenazja”. Plaka trembet dhe
shkon në kojshi ta pyes përsëri Nusen me pashterkë të kuqe, që në krye të grave
e hiqte vallen me shami. Ngadalë, i afrohet dhe i pëshpëritë në vesh):
Nuse, a pordhë xhenazja?
PASHTERKËKUQJA: (Duke
hequr vallen pa e ndalur këngën popullore):
Pordhë moj nane, si nuk pordhe -o
Din-ka-kaa-kanka. Dajret e cucave…
Fund
Shkup, 2022
1. Cucë bjonde e hazdisur rome. Boheme,
arratisur tek “Parku i Grave”, në Shkup...