Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Edhe unë i ndihmova ''Allahut'' në minare
E hene, 05.12.2022, 08:59 PM
EDHE UNË I NDIHMOVA
“ALLAHUT” NË MINARE
NGA
KALOSH ?ELIKU
Populli shqiptar ka krijuar me mijëra
anekdota për Hoxhën e “Allahut”. Ndoshta, dhe letërsia popullore shqiptare
është më e pasura në këtë zhanër. Ku ta dish?! Mundet. Filip Papajani një
shkritmtar rilindas shqiptar ka thënë për hoxhën: Njeri i soçëm me tru të
moçëm. Vaso Pasha: ka shkuar edhe më larg: Feja e shqiptarit është
shqiptaria… Xha Deralla satirist i madh shqiptar i fshatit Cërvicë nga
Kërçova, me anekdotat e tija të përcjelluara gojë më gojë, e ka ndjekur këmba -
këmbës edhe në minare.
Një ditë hoxha i katundit e takon
përpara portës dhe që ta trembë satiristin i thotë plakut:
- O Xha Derallë, pse bre burrë nuk vjen
në xhami t’i lutesh për mëkate “Allahut”?! A e di se një ditë, në atë dynja do
të digjesh në zjarr të Xhehnemit?!
- Jo, o hoxhë! E ke gabim. Shkaku se,
përderisa të vij unë në Xhehnem, ti do të shkosh atje bythekrye përpara meje,
dhe do ta kesh shuar më zjarrin…
- “Estagpirullah”!... “Estagpirullah”,
ti në Xhehnem do të përfundosh arnë kazani, i kërcnohet përsëri Hoxha i
“Aallahut”.
- E ti o hoxhë, mendon se gjithmonë do
të jetë verë?! Po, çka do të bësh në dimër, do të vish të më kërkosh pak zjarr!
Jo, nuk do të të jap, rri do të të them, mërdhihu në Xhehnet!...
- Xha Derallë, më në fund u binda se ti
je vetë Shejtani!
- Hi-hii-hiii, qeshi Xha Deralla… Jo, o
hoxhë! Shejtan më të madh se ti nuk ka as në këtë dynja, e as në atë dynja…
- “Estagpirullah”! “Estagpirullah”, iku
hoxha me të katra nga porta e Xha Mazllëmit, dhe u mbyllë me çelës në xhami.
Dhe, plot anekdota të tjera që i ka
krjuar gojë më gojë nëpër vite e shekuj populli shqiptar për hoxhën e
“Allahut”. Tashti, e shoh edhe shkakun e gjithë këtyre anekdotave. Hoxhës,
populli shqiptar më së shumti ia kishte parë dhe ia sheh ende sherrin. Hoxha,
përveçse që i është kërcnuar popullit shqiptar me zjarrin e Xhehnemit, i është
kërcnuar edhe me hyqymetin. E ka spiunuar, dhe e spiunon edhe sot e kësaj dite
te pushteti.
Im Atë, shpeshëherë ma përsëriste një
thënie të një neriu të mençur Mahmut Dumani, që e kishte thënë në kohën e
Luftës së dytë botërore: Këtë popull gjithmonë e kanë shitur njerëzit e
“ditur”, hoxhallarët dhe intelektualët e shitur. Herët a vonë, përsëri do të vijë
koha kur këtë popull do ta shesin toptan si dhenë në pazar njerëzit e “ditur”
dhe hoxhallarët.
Dhe, ja për çudi erdhi ajo kohë.
Popullin shqiptar me ndihmën e hoxhallarëve, serbët e përzunë në Turqi.
Hoxhallarët kishin qenë ata, që kishin dhënë e mbledhur nënshkrime pas Luftës
Dytë Botërore, se: ky popull dëshiron të jetojë në Jugosllavi, nuk do të
bashkohet me Shqipërinë. Shkurt, ky popull, gjithmonë ia kishte parë sherrin
hoxhës, njeriut të “Allahut”. Shembull: si puna e zogut që i besoi njeriut të “Allahut”
me çallmë, po ai ia theu krahun me gur. Dhe, në gjygj nuk ka kërkuar asnjëfarë
dënimi. Vetëm, hoxhës t’i hiqet çallma! Shkaku se, do të marrë edhe shumë zogjë
të tjerë më qafë.
Im Atë, shpeshëherë ma rrëfente edhe
këtë anekdotë për hoxhën: Një hoxhë, pas faljes së teravisë e kishte vizituar
si shpesh një vejushë. Vetëmse, një ditë e dikton i biri i vejushës. Djali nga
zemërimi i thotë plot inatë të ëmës:
- Nënë, do ta vras hoxhën!...
- Mos, bre bir, përmbaje veten e lutë e
ëma! Fakirin, mos e merr më qafë! Hoxhën një ditë do ta dënojë vetë Allahu…
Djali më në fund, pas lutjeve të së
ëmës hoqi dorë, vendosi ta dëgjoj të ëmën. E priste “Allahun” që ta dënojë
hoxhën. Prit një ditë, një javë, një muaj… po, “Allahu” nuk e dënonte hoxhën.
Edhe më keq, hoxha tashti e vizitonte edhe më shpesh të ëmën e djalit,
vejushën.
Një ditë prej ditësh, djalit më i erdhi
te hunda. Vendosi t’i hakmerret hoxhës, të mos e pres më “Allahun”. E priti të
hipë hoxhën në minare ta thirrë mesditën. Tinës xhematit, u përvodh shkallëve
të minares dhe ia ngriti hopa, në hava këmbët në livadh…
Në mbrëmje, kur u kthye i lodhur në
shtëpi, nëna ia priti:
- A, të thashë bre biri nënës, se:
hoxha një ditë do ta gjejë belanë nga vetë “Allahu”?!...
- Po, oj nënë! E vërtetë. Vetëm se,
edhe unë pak në minare i ndihmova “Allahut”…