Mendime » Çeliku
Kalosh ?eliku: Me një ka zgjedhe nuk lërohet ara e Babait
E merkure, 30.11.2022, 07:50 PM
ME NJË KA ZGJEDHE NUK
LËROHET ARA E BABAIT
NGA KALOSH ?ELIKU
(Armët historike)
Unë, nuk ika. U
arratisa në Shkup
Pas grave. E, as
pas partive politike:
U dalldisa
librave. Poezisë. Lirisë
Dëllinjave,
strukur te “Parku i grave.
Unë, nuk u
arratisa: as në Prishtinë
Pas Grave besnike.
Vendeve punës:
Po, pas librave.
Poezisë. Dashurisë.
Unë, nuk u
arratisa pas grave. Xhadive
Po, pas librave.
Dijes. Armëve historike...
(Burri grave)
E di, do të thoni:
shumë gra besnike
Dhe, sa pak burra.
Mike. Poezi.
Po. Dihet, pata
edhe xhadi në jetë
Shterpa, që nuk
lindin dot poezi.
Por vetëm:
Urrejtje. Thashetheme.
Vërtetë, sa shumë
gra besnike. Xhadi
E, sa pak burra
mejdani. Mike. Poezi.
Nuk e përplas më
kokën për muri
Nuk i trembem
Koronavirusit.
Pandemisë me
pashterkë të kuqe
Aqmëpak, Vaksinës
politike rusit...
(Derrat e egër)
Deti më sulet me
dallgë
Unë, dal në breg.
Diell.
Edhe, shtrihem në
rërë
Gratë fshehin
bereqetin:
Derrat e egër mos
i hanë.
Dardhat, presin
Vjeshtën
Unë, gati për
Dimër.
Dardhat e egra.
Buta:
I ha me raki
rrushi. Verë.
Eh, Lumi. Deti.
Oqeani
Sikur, të ishin
raki rrushi.
Shkaku, se: nuk më
ngiu:
Lumi. Deti. As,
Oqeani...
(Gjuhë gjumi)
Politikanët dalin
në ekran
Dhe, flasin gjuhën
e gjumit.
Nuk shohin ëndrra.
Lule
Natën flasin jerm
Xhindet.
I hudhin karrige
më karrige
Pak para agimit.
Diellit:
I strukin nëpër
kabinete.
Dhe, shohin ëndërr
Lirinë
Qafë për qafe me
Xhadinë...
(Hutini)
E la çerdhen majë
lisi. Qytetin
Dhe, iku nga Katundi:
Larg rrëmujës.
Rrëmetit.
Pulat e pritën me
duartrokitje
Gjelat hipën mbi
gardh.
Gjeli, përderisa
këndon këngë
Hutini heq valle
me pulat...
(Shuhen e ndizen)
Një llambë
tavoline. Drite
Përnatë, shuhet.
Dhe, ndizet.
Pasmesnate, i delë
gjumi
Lugat. Që,
rrokullis kusi
Dhe, hanë tinarët
me tlynë.
Ah, sikur të ishte
Nana gjallë
Vërtetë, do
përmbyste tinarë.
Vetëmse: Unë, nuk
kam lopë
Dhenë. Kusi, ti
mjel nën hije
Dardha
gorrice.”Përrua Thane”...
(Ehë – ehë)
Ehë. Ehë, mbeta
fillkat vetëm
Me Kryengritësin.
Raki Rrushin:
Dhe, Poezinë. Ikën
gratë. Miket
U dalldisën
librave, në bibliotekë.
Kutadi, Unë.
Ndoshta gjetën burra
U martuan me
lexuesit e mi besnik:
Gratë besnike, që
ikën nga Poeti...
(Me një ka zgjedhe nuk
lërohet ara e Babait)
Im Bir vjen. Dhe,
do të më qerasë
E di, ai: Unë,
moti rri nën Rrap:
Hije. Mike me Dy
shtama verë
Matanë, tavolinës
një i marrë.
Im Bir, thotë:
porosite një teke
Jo! Ara, nuk
lërohet me një ka:
Po, dy qe zgjedhe.
Para, një kalë.
Arat e Babait, nuk
lërohen me një ka
Po, me dy qe
zgjedhe. Dhe, një kalë...
(Në bregdet përcjell
e pres anije)
Në bregdet
përcjell udhëtarë
E pres anije nga
Larg. Larg.
Mëkat. Nuk zbret
Ti Mike
Deti me dallgë.
Unë, gjallë.
Anija mes Deti.
Unë, në breg
Larg. Larg. Ditë.
Muaj. Vite.
Nuk zbret Ti. I
bie not Detit...
(Stolisje me bukuri)
Mike, Ti po
plakesh përditë
Përnatë. Veten
sheh në pasqyrë.
E pyet me zë si te
Epërhitura:
Pasqyrë, kush
është më e bukura?
E, ajo të
përgjigjet: Laydi Di
Zemrohesh. E thyen
copë-copë.
Mike, nuk ka faj
pasqyra
As, Laydi Di. Po,
ne të Dy.
Plakemi. Stolisemi
me Bukuri...
(Tomi i Riu)
Dalldiset. Kërcen
nëpër dhomë
Luan me top. Dhe, gris librat.
Lapsat m’i derdh
nëpër dhomë
Kakë. Cil, edhe
shtratin tim.
Tom, i them: Rri,
në Kopësht
Kakës, je. Cilko.
Rrugaç:
Qanë, pas dere: E
hap, hynë.
Shshsht! Jashtë,
erdhi Daci Zi...
(Hajdutja Di)
Vite e vite ma
vodhi Dashurinë
Lirë e shita
Veten. Poezinë
Librave, në
Bibliotekë. Librari:
Dy shtama verë. Dy
qe. Një kalë.
Arat e Babait
lëroj. Mbjell farë.
E mashtruam njëri
– tjetrin
Me poezi. Libra.
Dashuri:
Bregliqe. Det.
Dhe, male.
Përderisa, nuk
the: Muzë jeTi
E Unë, Poezi Nate
me Hënë...
(Poezia xheloze)
Barkas më hyri në
dhomë
E, u struk në
shtrat. Natën.
Tha: Sonte, flej
me Mike!
Jo! Poezia është
xheloze
Qeshi. Po, unë jam
Poezia.
Atëherë, nuk ka problem
Zhvishu! Hiqi
simbolet:
Alegorinë.
Ironinë. Stilin.
Lakuriq e shtriva
mbi tavolinë...