E shtune, 09.11.2024, 05:27 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Kukullat partiake

E marte, 02.05.2023, 06:48 PM


KUKULLAT PARTIAKE

NGA KALOSH ?ELIKU

Partitë politike, kur merren me arsim dhe kulturë, krahëpërkrahu me partizanët e tyre të arsimit dhe artistët e arratisur me politikë “madhore”, dihet: nuk ka arsim, as kulturë. Këtë, nuk e them unë, e thotë politika e tyre Donkishotiane, përderisa janë me vite në pushtet. Kokëmëkokë, nëpër institucionet e shtetit “përbashkët”.

Realiteti, që na i ka mbyllur edhe sytë: e shohim halën, por nuk e shohim trungun. Namin e bëjnë me premtime partiake dhe propagandë politike para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. I ndërrojnë ngjyrat partiake “kuqezi” për çdo katër vjet me tirqi e xhamadanë. ?ifteli. Edhe, posa hipin në pushtet: i shpërblejnë me poste partiake nëpër institucionet e shtetiti të “përbashkët” shërbetorët e tyre besnik kukulla: zv/ministra, ministra, drejtorë, këshilltarë të alldisur e arratisur nëpër instiucionet arsimore dhe kulturore. Punemadhe, që ato nuk kanë tituj shkencorë, diploma unievrsitare, mjafton që kanë libreza partiake. “Shkencëtarë”, dhe “artistë” janë të partive politike. Sot, ato merren me arsim dhe kulturë. Nuk ka problem, që nuk i njeh as nëna e vet, e ku më Katundi Madh. Nuk kanë libër për farë në shtëpi, e merren me arsim e kulturë sipas arshinit të partive politike në pushtetin e “vëllazërim-bashkimit”.

Mëkot, në takimet e rastit i pyes: çka je ti për nga profesioni? Përgjigjen: doktor shkence, profesor universitar, shkencëtar, artist, shkrimtar, analist politik. Mirë, ore: a, keni në Katundin e Madh: bujqër, barinj, zanatëçi, tollumbaxhi... E dini ju, se: me punëtorë krahu dhe tollumbaxhi në sistemin komunist, e pushtuam Jugosllavinë?! Sot, me gjithë këto politikanë me poste partiake, nuk mund të arrimë as nivelin e sistemit komunist?!

I rrudhin krahët. Nuk kanë përgjigje. Fajin e kanë partitë politike, që i shpërblyen me  poste partiake qeveritare: tituj shkencorë dhe diploma universitare. I bëri shkencëtarë, profesorë universitar, artistë, shkrimtarë, analistë politik... Edhe, atë: Dihet, pasi u bënë politikanë, u bënë edhe shknecëtarë dhe artistë partiak. Burrat e grave me brekët mbi pantollona. Që, nuk janë shkencëtarë, as artistë. Përveçse, kukulla politike, që ua tërheqin penjtë politikanët e arratisur dhe dalldisur nëpër institucionet qeveritare në shtetin e “përbashkët”.

Bythekrye, në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”...



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora