Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Partivirusi
E hene, 24.04.2023, 07:54 PM
PARTIVIRUSI
NGA
KALOSH ?ELIKU
Rreptësisht, pas arratisjes nga kjo
botë e krundeve mes partive politike me thasë kanapi të arnuar arnë përmbi arnë
nëpër katunde dhe qytete, që lindin pas shiut si këpurdhat, e lë një porosi për
familjen dhe lexuesin tim besnik shqiptar. Personalitetet e arsimit dhe
kulturës shqiptare. Politikanët, që i kemi me qerre dhe poste politike e pasuri
marramendëse, që na vrasin natën dhe na qajnë ditën, mos na përcjellin me
fjalime patetike, kurora të luleve plastike, dhe qajnë mbi varr! Derdhin, lotë
krokodili si “patriotë” shqiptar kuqezi para kamerave televizive. Politikanë,
që e duan marrëzisht popullin vetëm para fushatave parazgjedhore lokale dhe
parlamentare. Edhe, atë: duke u turrur me të katra pas pushtetit, posteve
partiake dhe pasurisë. E ndryshojnë kushtetutën, sipas shembujve ish komuniste jugosllave?!
Ligjet. Përditë, sjellin vendime dhe ligje partiake. Dorë “heqin”, edhe nga
njëzetë përqindëshi popullit shqiptar, që vetë e sollën dhe e votuan njëzëri në
parlament. Hapin shkolla. Universitete shtetërore e private. “Institucione”
arsimore e kulturore: pa nxënës, studentë dhe artistë. Përçudi, nëpër mitingje
partiake na lindin edhe fëmijë për në shkollë?! E “zyrtarizuan” Gjuhën Shqipe.
Vite me radhë ndërtojnë rrugë, shtinë themele për korridore para kamerave
televizive. E, i zvarrisin me vite nëpër kabinetet e ministrive qeveritare për
t’i përuruar para kamerave televizive gjatë fushatave parazgjedhore të ardhshme
lokale dhe parlamentare.
Edhe, pasi hipin në pushtet e
harrojnë popullin. I nxjerrin armët, plumbat partiak dum-dum: korrin nxënës,
studentë, intelektualë dhe artistë të padëgjuashëm me ushtrinë e tyre partiake
nëpër insitucionet e shtetit të “përbashkët”. I përzënë nga Atdheu. Hanxharin,
e nxjerrin nga kabinetet qeveritare, dhe kosat për ta kositur barin, që e kanë
mbjellë vetë si politikanë të arratisur në qeverinë e “vëllazërim-bashkimit” me
poste partiake. Dhentë e nënkryeme të Bariut Maleve, i lëshojnë hamllave. Jo,
maleve te “Mrizi i Zanave” të Fishtës. Gunën e tij me “kashikara serbi”, nëpër
xhepa, varë te koliba e vathës për mbrojtjen familjare dhe të dhenëve nga
ujqërit delengrënës me dy këmbë. Deshëve brirëpërdredhur rreth veshëve. Që,
Bariu i ka nxjerrë t’i shesë në “Bit - Pazar” për “Bajram”, se: nuk është i
zoti më për to. Edhe, do të loz pak me Miken -o! Vetëmse, dhentë e tia të
nënkryeme, Sot: askush, nuk i do në vathë?! Përsëgjalli, me të katra turren pas
posteve partiake dhe pasurive. Kripës, te “Përroni i dëllinjave” mes dardhave
gorrice, në Qeverinë e “vëllazërim - bashkimit”.
Unë, nuk pajtohem me Delengrënësit,
por me qentë e Sharrit të Bariut që i dalin zot te vatha Kopesë nënkryeme.
Shkaku, se: Bariu ka qenë pronarë i atyre dhenëve, që i kulloti fushave dhe
maleve. Sot, i kullotë shkurreve, partive politike dhe qeveritare. Aqmëpak,
arave dhe livadheve të shokut Tito. Shkak, që partizanëve të partive politike
me Partivirus, duhet t’u ndalohet me ligj shënimi i përvejtoreve të lindjeve
dhe vdekjeve të personaliteteve shqiptare gjatë fushatave parazgjedhore
politike - lokale dhe parlamentare. Dje, Sot e Neser, të cilën e bëjnë vetëm me
një qëllim “patriotik” për fushata parazgjedhore për të ardhë në pushtet.
Propagandës tyre politike, ende në emër të popullit shqiptar me parullën
komuniste të “vëllazërim-bahkimit”, duhet dhënë Fund. Koalicioneve politike për
interesa personale, familjare, klanore dhe partriake në dëm të popullit
shqiptar. Qofshin, ato politike, apo fetare.
Sot, “demokracia” ua ka hapur dyert
krah më krah. Edhe, atë: në disa “shtete” shqiptare. Edhe, nëpër botë me
politikë “madhore”. Përderisa, komandantë Lufte u derxhen burxheve. Publikisht,
e them: mos më qajnë mbi varr me lotë krokodili, lule plastike vënë mbi kokë!
Shkaku, se: mund të çohem nga varri dhe t’i përzë me shqelma nga mesi i
varreve, rrëzë “?uke”. Unë, me poezi dhe
libra u kam hyrë moti, herët për oxhaku. Kutadi, u dal nga varri në
fushëbetejë. Jo, me armë: “kallashnikov”. As, me “kashikara” serbi, po me një
Ibrik raki rrushi. Dhe, Dy shtama me verë Laydi Di. Vargje erotike. Poezi.
Libra, në bibliotekë.
Mund, të më përkujtojnë për
Ditëlindje dhe shtinë në Varr para Ringjalljes, vetëm anëtarët e familjes
ngushtë ?eliku.
Edhe, pse: Vetë, kam qenë dhe hyrë moti kohë në Varr. Vdiqa në Voskopojë, dhe u
Ringjalla në Korçë, prehërin e Cucës Boheme (2000). Rrugës, duke u ngutur për
në spital me shoferin e shkrimtarëve Dritëro Agolli dhe Moikom Zeqo, pas një
aksidenti komunikacioni u ringjalla, dhe bërtita: Luftë! E paralajmërova Luftën
e vitit 2001. Luftë, e cila edhe ndodhi pas një viti në Maqedoni.
Vite më parë me një pjesë teatrore
për fëmijë “Revolucioni i luleve” (1980), pas shpalljes të rezultateve
të konkursit letrar në revistën letrare “Pionieri”, edhe demonstratat e
studentëve në Prishtinë (1981). Dhe, dihet ceremonia e varrimit pas këtyre
ngjarjeve historike: Tri Cuca Boheme me dajre, poezi dhe këngë popullore të
grave. Raki rrushi. Dy shtama me verë të Mikes Laydi Di. Dhe, raki të
Dëllinjave. Nuk, ka problem, edhe me hitet e grupeve Rokenroll: Beatles,
Rolling Stones, Jimi Hendrix, Led Zeppelin, Janis Joplin’s, Johnny Hallyday,
Tina Terner, Serenatat Korçare, Chansons Françaises...
Dhe, Unë Kalosh ?eliku, pas “armikut të
padukshëm” Koronavirusit, Pandemisë politike. Masave qeveritare... Izolimit,
nga gratë besnike, familja, miqtë... Vaksinës, që m’i ndaloi tavernat, kalimin
e kufinjëve politik. Liri, më dha vetëm te “Parku i Grave”. Përditë, duke më
bombarduar përmes kanaleve televizive me lajme propagandistike partiake. E kam
edhe një armik të pabesë: Partivirusin. Aspak, nuk kishte qenë i rrezikshëm
“armiku i padukshëm” Koronavirusi. As, Pandemia qeveritare. Vaksina e rusit.
Po, shumë herë më vdekjeprurës për arsimin dhe kulturën shqiptare është
Partivirusi.
Edhe, një herë u ringjalla përsëri te
“Parku i Grave”, në Shkup. Publikisht, e them: Unë, nuk ju dua si partiazanë
komunistë të nënkryem partiak e fetarë hurdhave të bretkosave me pasuri dhe
poste partiake qeveritare. Por, u dua si shqiptarë me këmbë në tokë, dhe tru në
kokë! Asesi, këmbekokë në legen. Duartrokitje, ndryshimit të kushtetutës. Edhe,
me 20 % -in e popullit shqiptar, që për së dyti herë vetë do ta votoni në
parlament?! Hyrjes të “pakicës” bullgare me kushtetutë si popull në R. e
Maqedonisë Veriut. Moti kohë, “pakica” bullgare është dashur të jetë si popull
në Maqedoninë komuniste jugosllave. Gjatë “ndryshimeve demokratike” në IRJ të
Maqedonisë. Zoti, siç duket për “Ramazan”, apo Natyra: e solli “pakica
bullgare” të jetojë me kushtetutë në Maqedoninë e Veriut. Ndoshta, pas
“Bajramit”. Edhe, pse: populli që jeton në Maqedoninë Lindore, janë bullgarë.
Fatkeqësisht, për politikën komuniste jugosllave, Sotpërsot: popuj shumicë në
Maqedonin e Veriut janë shqiptarët dhe bullgarët. Nuk duhet të tremben nga ky
paralajmërim politik shqiptarët si popull shumicë, por “maqedonasit” si shtet i
“përbashkët” me “pakicën” shqiptare e 20 % -in si popull. Jo, faji politikës
“madhore” të partive politike shqiptare, por politikës këmbëngulëse
ndërkombëtare. Aktivistëve të tyre politik në teren, që e dinë edhe sa pula
kemi në shtëpi, e nuk e dinë sa shqiptarë dhe bullgarë jetojnë në R. e
Maqedonisë Veriut. Edhe, nuk është çudi: vitet e ardhshme ka gjasa, që
Maqedonia e Veriut, nuk do të jetë shtet i një populli artificial, por edhe i
“pakicave” tjera kombëtare, që lindin, jetojnë dhe vdesin në këtë shtet ish
jugosllav.
Vështirë e ka Sot, shkrimtari të
krijojë dhe jetojë në një shtet të “përbashkët” me Partivirus. Institucione
arsimore dhe kulturore të mbushur me gjysëmanalfabetë të partive politike, ku
për të arriturat arsimore – shkencore dhe vlerat artistike letrare, vendosin
politikanët dhe kulturofagët. Rrufjanë, që ndërsehen pas shpine me “zbulimin”,
dhe përndjekjen e “armiqëve” të shtetit “përbashkët” edhe më zi se në sistemin
komunist. Sot, me arsim dhe kulturë, nuk merren intelektualët dhe krijuesit,
por politikanët dhe dudumët e dëgjueshëm besnik të partive politike.
Rrezik, vitet e fundit: nuk kemi nga
Koronavirusi. Pandemia. Po, nga Partivirusi...