E shtune, 05.10.2024, 02:12 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: 'Armiku i padukshëm'

E shtune, 27.05.2023, 07:55 PM


“ARMIKU I PADUKSHËM“

NGA KALOSH ?ELIKU

“Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 5.604 testime janë regjistruar 1.424 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja 790 janë në Shkup, Manastir 92, Strumicë 48, Kumanovë 57, Kavadar 45, Shtip 43, Prilep 37, Ohër 36, Tetovë 35, Gjevgjeli 33, Gostivar 31, Kërçovë 27, Veles 24, Resnjë 20, Negotinë 18, Koçani dhe Sveti Nikole 13, Kriva Pallanka 10, Strugë 8, Vinicë 7, Radovish, Bogdanci dhe Makedonski Brod 5, Dellçevë, Berovë dhe Demir Hisar 3, Kratovë dhe Demir Kapi 2 dhe nga 1 në Dojran, Dibër, Vallandovë dhe Krushevë.

Nga 1.424 raste të reja, 214 janë infektime. Po ashtu ka pasur edhe 1.083 pacientë të shëruar dhe 20 të tjerë kanë humbur jetën.

Kujtojmë se në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 256.281 raste, ndërsa prej tyre 227.492 janë shëruar dhe 8.218 kanë humbur jetën. Momentalisht Maqedonia ka 20.571 raste active”.

INA – Iliria News Agency

Nanën e Nanës, shaj vetëmevete, bëj jetë lugati! Nuk kanë faj “miqtë” e mi, që më shajnë në Facebook nateditë. Dhe, portale elektronike. Vërtetë, iku “armiku i padukshëm” Koronavirusi Plak, por na erdhi Koronavirus Riu, “armiku i dukshëm” me gjithë herdhe mes këmbëve përmejdani, në Maqedoninë e Veriut. Nesër, me siguri do na vijë edhe Pandemia e Re, Nuse me duvak zbresë në Lëmë me dajre, këngë dhe valle. Partitë politike e ringjallën Koronavirusin, armën e re “demokratike” për të dalë në dyluftim me popullin në fushëbetejë gjatë fushatave parazgjedhore në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Mezi, e shpëtova veten nga Koronavirusi Plak. Pandemia Nuse. Rakia e rrushit, dhe dëllinjave. Xhadia, qafëpërqafe nateditë me Njerkën. Përpak, desh e vrava veten me raki rrushi dhe atë: të  dëllinjave te “Parku i grave’. Edhe, Dy shtamat me verë Laydi Di. Nuk e di, kush më shpëtoi nga Zonja Vdekje, rakia e rrushit, apo Laydi Di me Dy shtama verë?!

E, si do t’ia dal Sot, në krye me Koronavirusin e Ri politik, krah për krahu me masat e reja qeveritare?! Mos them, Nesër me Pandeminë e Re politike Nuse me duvak, krushqit kur ta ma zbresin si Grua besnike  me dajre, këngë e valle nga koçia, në Lëmë?! Nuk kam, ku të ik më larg se nga Shkupi, dhe Kërçova.

Masakra të ashpëra politike qeveritare, i mbyllën me dry krijuesit shqiptarë të padëgjueshëm brenda katër muereve, në Karantinë politike. Edhe, jugosllave: shkolla arsimore -kulturore Neokoministe. Universitete shtetërore në shtetin e “përbashkët”. Dhe, Restorante. Taverna, publike nën Rrap. Kufinj politik partiak, të cilët nuk mund të kaloheshin pa vaksinë ruse. Ose,  Propagandë politike qeveritre, që lulëzonte në mejetet e informacionit para kamerave televizive qeveritare: vaksinë, kineze, amerikane, ruse. Biznesit politik familjarë, klaneve të tyre partiake trusakate, Neokomuniste, dhe “humanitare” me “Din e Iman”. Dhe, të partive politke “maqedonase - serbe”, edhe “shqiptare”?! Në këtë shkrim publicistik, që: përpiet të hyjë edhe pakica bullgare (?!) në, Mqedoninë e Veriut me dyer e të “hapura” krah më krah nga shqiptarët?!

Nuk ka problem: edhe pse: Herët, kemi Marrëveshje Shqiptaro - bullgare Historike (1908 - 1915). Sot, e kërkoj “pakicën shqiptare” në Maqedonunë e Veriut (20 % -in). Edhe, pse: Maqedonia e Veriut, na i ka mbyllur dyert me hekura dhe dry: mos dilni në rrugë pa maska, (vetëm politikanët, hajdutët dhe kriminelët, mund të dalin pa maska), dy metra larg rrini gruas besnike, familjes, miqëve. Edhe, lani duart me sapun dhe alkool.

Unë, si Poet rebel: nga të gjitha këto masa qeveritare, në vend të duarve t’i laj me sapun, e lava shpirtin me alkool. Përinatë, nuk mora vaksinë ruse. As kineze. As amerikane. Dhe, përçudi: e kalova Koronavirusin dhe Pandeminë në gjirin e mikeve besnike te “Parku i Grave”. Edhe, gjatë masave qeveritare, i nxorra në dritë tre libra me poezi: Rrugaçja (2019), Koronavirusi (2020), dhe Burri Grave (2021).

Vërtetë, dorën në zemër, ia pash hajrin Koronavirusit Plak. Edhe, Pandemisë. "Po, këtij të Riut, dhe “Pazarit Grave”, siç duket pak më shumë si shkrimtar?! I përfitova shkrimet e mia gratis, dhe librat me puplicistikë letrare: Xhadia (2011), Rrufjani (2012), LAVDI “heronjëve” të Xhadisë (2014), PYKË shelgu (2019), “Kali Shemës” pas porte (2021), Jeta është luftë (2022) dhe Kamaleoni (2023).

Mezi, vendosa të ik nga Shkupi Historik: Qyteti i qyqeve, dal në mal. Pak më vonë e marr Djalin e madh Arbërin në telefon, i cili rri me shtëpi në Katund, rrëzë malit “?uka, edhe në Shkup, falë pasurisë të Babait. Larg pushtetit, larg rrëmetit dhe Dovletit!

-Tungjatjeta! Hë, i them: si jeni, atje në Katund?  Moti, kohë: nuk kam qenë rrëzë “?uke , në Katundin e Xha Derallës?! Koronavirusi, dhe Pandemia na ndau edhe me familjen. Farefisin. Miqtë. Dhe, gratë besnike.

-Mirë jemi, përgjigjet djali. Jam kthyer në Katund. Po, të duash, ecë rri në Katund: një javë, një muaj, sa të duash. Mund të dalim edhe te tavernat e Liqenit të Kërçovës.

-Jo, i them: faleminderit, më pëlqen Qyteti i qyqeve, ku i kalova vitet më të bujshme të rinisë gjatë Shkollës Mesme Normale, te “Parku i Grave”! Pas dhjetë viteve me gjithë studime dhe pune në Prishtinë (Kosovë”). Tashti, në pleqëri: po i kthehem Shkupit Historik Shqiptar. Sot, nuk mund të rri në Kërçovë (vendlindje) më shumë se tri ditë. Mos e thashtë Zoti pesë ditë. Shkaku, se: mund të çmendem. Fëmijërinë e kam kaluar në atë Katund dhe Qytet, por Zonjën Vdekje do ta pres me poezi erotike, raki rrushi dhe Dy shtama verë Laydi Di nën Rrap, në Shkup. Ende ëndrrat i shoh në vendlindje, rrëzë ”?uke”, te “Guri Zi”. Ndoshta, do të përpiqem të vij më vonë me shtëpi në Kërçovë pranë një lumi, liqeni. Ose mali me lisa. Kutadi, unë?! Nuk i dihet, mund ta kaloj edhe kufirin politik, ik nga mali në ndonjë katund pranë detit, në Shqipëri.

Dhe, në fund të bisedës telefonike, asesi: nuk e kuptova, kush e do më shumë njëri - tjetrin si farefis dhe miqë familjarë: Koronavirusi, ose Pandemia.  Apo, Ai dhe Ajo mua si Poet i arratisur librave, mes Grave besnike te “Parku i Grave”, në Shkup?!

Edhe, më kishte zënë gjumi me programin e  muzikës të RTV shqiptar. E kisha lënë televizorin hapur natën. Edhe,  gjithë ditën. Shkaku, se: Sot, e morra lajmin, se: kishte ikur nga kjo botë adhurusja ime e RocknRolla Tina Tuner. Rebelja, me të cilën i kisha kaluar ditët dhe netët diskoklubeve të natës te “Parku i grave” në Shkup. Krah për krahu me The Beatles, The Rolling Stones dhe Led Zeppelin, gjatë studimeve në Hotel “Bozhur” të Prishtinës. Krah për krahu me këngën popullore “Elbasan i bukur, Elbasan”, të cilën asaj kohe komuniste e këndonte një këngëtare kosovare Ajsha. E, ne dy-tri veta studentë, që e kalonim Natën: Aziz Purellku, Gani Azemi dhe Unë, pasi pinim shampanj nga kusia me akull, i vidhnim bokallat për në banesë. Edhe, pse: kamarierët na shihnin, se: vegët e bokallave u mbeteshin përjashta xhepave të setreve. Nuk bënin zë, asaj kohe të varfër studentore.

Pasmesnate, në Shkup: ora 2.52 minuta ma prishi gjumin një këngë me tekst në gjuhën shqipe e me muzikë maxhupe e RTV shqiptar, të cilin e kisha lënë hapur ta kaloj natën. Dhe, lindi ky shkrim publicistik për Ditën e Nesërme. Edhe, pse: unë si nxënës i dëgjoja këngët e Esma Rexhepovës, një këngëtare rome. Sidomos, atë këngën e mirënjohur: ?aje Shukarie.

Thashë me vete: futua K... -rin me  Dy tyta mes librave në Bibliokën Universitare!...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora