Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Ndarja e lugëve dhe enëve
E enjte, 29.06.2023, 06:55 PM
NDARJA E LUGËVE
DHE
ENËVE
Nga
Kalosh Çeliku
Po.
Edhe, Kosova dhe Serbia një Ditë, duhet të ndahen si “motra”, të kenë një kufi
politik përsëgjalli në shtetin e “përbashkët” ish jugosllav. Martohen, dhe
gjejnë burra. Ose, gra. Edhe, pse: serbët dhe shqiptarët me shekuj kanë jetuar
bashkë si “vëllezër” me dhenë e dhi në një Shtëpi me plotë probleme politike,
si vëllai me vëlla. Historikisht, kanë marrë dhe kanë dhënë gra e burra. Shekuj
me radhë nga martesat e tyre politike, kanë lindur edhe fëmijë kopila. Që, një
ditë ta vrasin Babain. Ose, Nënën. Historikisht, ne shqiptarëve: nuk na kanë
vrarë serbët, por fëmijët tanë kopila që i lindëm me gra serbe. Përshkak, të
Shtëpisë dhe pasurisë, që e kemi ndarë edhe me luftë. Dëshmi historike, Lufta e
fundit në Kosovë (1998 – 1999).
Ligje
Natyrore, vjen Dita kur vëllezërit martohen dhe ndahen nga njëri – tjetri. E
ndajnë edhe Shtëpinë dhe pasurinë. Pse, ende nuk mund të ndahen shqiptarët dhe
serbët si “vëllezër”?! Mos, vallë e kanë
përzi gjakun?! Apo, aq shumë e duan njëri - tjetrin si “vëllezër”?! Kutadi.
Vëllezër janë të një gjaku, Nëne dhe Babai. Vetëmse, vjen Dita edhe kur ndahen
si vëllezër nga bashkëjetesa. E ndajnë Shtëpinë dhe pasurinë. Vetëm serbët dhe
shqiptarët, nuk mund të ndahen si “vëllezër”?! Gjithë jetën, merren me ndarjen
e lugëve dhe enëve. E, jo me ndarjen e Shtëpisë dhe pasurisë: arave, livadheve
dhe maleve.
Përkundër
ligjeve të Natyrës, me shekuj e urrejnë njëri – tjetrin si “vëllezër” me idetë
e tyre të dikurshme komuniste e neokomuniste, dhe fushatat e tyre partiake
propagandistike politike të “vëllazërim-bashkimit” për pushtet, pasuri dhe
poste politike qeveritare: Serbi të Madhe. Asociacione të komunave serbe në
Mitrovicën e Veriut. Targat e mjeteve të komunikacionit. Kryetarët e komunave
serbe. Protesta të dhunshme me Banda kriminalistike. Martesat e tyre politike
historike brez pas brezi, duke i dhënë njëri - tjetrit dhe marrë gra me shkuesë
ndërkombëtarë për marrëveshje historike. Pazare tregtie ekonomike, dhe lidhje
“miqësore” bashkëshortore. Shumëzimin e kopilave, që përsëri ta vrasin “vëllai
- vëllain”. Edhe, atë: përshkak, të ndarjes të lugëve dhe enëve gjithë jetën.
E,
jo të Shtëpisë dhe pasurisë: arave, livadheve dhe maleve...