E marte, 18.06.2024, 11:04 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Thesi i grisur arnë mbi arnë

E merkure, 07.06.2023, 07:10 PM


THESI I GRISUR

ARNË MBI ARNË

NGA KALOSH ?ELIKU

Partitë Politike Shqiptare me vite, zhvillojnë bisedime për një listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare. E kënaqën, ato të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare, e sidomor me oto vendore (2023), në Shqipëri. Tashti, radha u ka mbetur edhe partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Arsyeja, dihet: BDI -inë ta përcjellin në opozitë.

Mjaftë i ka njëzetë vite në pushtet. Pavetëdije, se:  vetë politika e opozitës pakrye shqiptare, ia zgjatë jetën në pushtetin e “ vëllazërim-bashkimt”. Edhe atë, dihet: me politikën “madhore” në qeveri.

Shqiptarëve, në përgjithësi të Trojeve Etnike Shqiptare: si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, dhe Mal të Zi, moti kohë u duhet një gjak i ri partiak - politik. Edhe, pse në jetën politike i lindi dhe i përkundi në djep druri një Nënë me emër e mbiemër PPD -ja. Që, në fillim ka qenë Lëvizje politike atdhetare. Dihet, në gjirin e saj edhe me rrufjanë dhe partizanë komunistë.  Parti Politike Shqiptare, që i dihej Nëna, por jo edhe Baba. E cila, gjatë jetës politike lindi PDSH -ën dhe BDI -në. E, BDI -ja dhe PDSH -ja i lindi: Alencën për Shqiptarët, dhe Partinë Politike “Lëvizja BESA”. “Lëvizja “BESA”, Partinë Politike “Alternativa”.  BDI -ja, kohën e fundit edhe “Grupin e Zjarrit”.

Tridhjetë vite me radhë në skenën politike shqiptare, dhe Qeverinë e “vëllazërim - bashkimit” rrokullisen bythekrye nëpër kabinete e ministri të njëjtit partizanë të pulave me poste partiake. Vetëmse, çdo katër vite me moton partiake: për “Ndryshime politike”, i ndërrojnë partitë, ministritë, dhe vendet e punës.

Nuk shtihen në thesin e grisur arnë mbi arnë: banane, patate, domate, speca, e kastraveca...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora