Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Dalldisja e popullit me këngë dhe valle
E merkure, 26.07.2023, 08:26 PM
DALLDISJA E POPULLIT
ME
KËNGË DHE VALLE
Nga
Kalosh Çeliku
Kohën
e fundit, partitë politike shqiptare fushatat e tyre parazgjedhore lokale dhe
parlamentare, nuk i bëjnë me mitingje parazgjdhore politike nëpër sheshe, por
me festivale folkloristike, këngë e valle në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e
Vriut. Armën e fundit politike, për t’i fituar zgjedhjet lokale dhe
parlamentare sa më gjatë deri në vdekje. Nuk e përdorin poezinë, shkaku se: ajo
është armë me dy tyta, nuk është besnike për politikanët. Në rregull: e gjithë
Lufta e tyre politike bëhet për pushtet, poste politike, dhe pasuri. Edhe pse,
gjatë pushtetit të tyre e shkatrruan arsimin dhe kulturën shqiptare. Themelet e
një shoqërie dhe shteti. E sollën, nën nivelin e sistemit komunist.
Analistë
të partive politike Fcebooku, Instagrami dhe portaleve elektronike me këmbët
dhe trutë në legen, Daljen nga kriza politike e shohin me dorëheqjen e Edi Ramës
si kryeministër i Shqipërisë, Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, dhe Ali
Ahmetit si kryetar i BDI -së në pushtet në Maqedoninë e Veriut. Nuk ka problem
pajtohem me kërkesat e tyre gazetareske partiake për rrëmbimin e pushtetit, por
nuk pajtohem me parashikemet e tyre politike trusakate me plotë politikanë, dhe
“analistë” politik. Parashikimin e Ditës Nesërme. Shkaku, se: nuk është ky
problem i shqiptarërve në Ballkan. Po, i politikanëve të arratisur dhe
dalldisur pas posteve politike dhe pasurisë në kurriz të popullit shqiptar.
Koha është, të ikin nga pushteti i madh dhe i vogël, që me vite i hipin gomarit
në shpinë si Nastradini dhe Nastradinica. Herë njëri, e herë tjetri rrugës për
në “Pazarin e Grave”. Nastradini me peshë 50 kg. me gjithë tesha, e Nastradinica
me 120 kg. E cofën gomarin, o burra dhe gra! Vetëmse, a keni liderë politik,
pyes unë: që, mund t’i zëvendsojë vendet e tyre politike qeveritare në shtetin
e “përbashkët”?!
Jo,
përsëri përgjigjem vetë unë autori i këtij shkrimi publicistik. Ende, nuk keni
në sipërfaqe politikanë shqiptar për ta udhëhequr Shtetin. Përveçse, disa
pjellave partiake të sojit njëjtë me poste politike dhe pasuri, që sot
themelojnë parti të reja politike shqiptare. Qofshin, ato me dy gishtat e Sali
Berishës, apo Ilir Metës me Partinë e “Lirisë”. Mos them për Kosovën dhe
Maqedoninë e Veriut me “Besë” e pabesë me “Din e Iman”. Nuk e kam thënë unë, e
kanë thënë italjanët: “Touto albanezi, touto komandanti”.
Pavetëdije,
se e keni dhe u ka mbetur edhe një Birë e burrave pas shpine. Po, Bira tjetër?!
Është para, pronë e grave. Mos them për atë, “Birën e miut” të Fadil Hoxhës”.
Nuk keni Birë tjetër me vete në politikë për pushtet të përjetshëm, ku do të
fshiheshit dhe do t’i shtini ato dy gishta përpjetë për “fitore”, kur në Birë
ka vend vetëm për një gisht. Shkaku, që nuk pajtohem me idetë e juaja
Neokomunsite - politike të dalldisura shqiptare. Hë, për hë me vite: i keni të
njëjtit politikanë, që përsëri me këmbëngulje doni përsëri t’i ktheni në
pushtet. O burra dhe gra: Nuk keni gjak të ri politikanësh shqiptar, si: në
Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoninë e Veriut. Ende, bëni luftë për pushtet dhe
pasuri. Dhe, jo për Shtet Shqiptar. Populli shqiptar, Sot: nuk, ka nevojë nga
shiu të bie në breshër. Dhe, stuhi.
Aspak,
nuk e shihni veten se, në çfarë hendeku partiak politik keni rënë këmbekrye me
vite si politikanë në pushtet?! Politikanë dhe artistë, që përdridhni bythët
dhe sisat para kamerave televizive, vetëm gjatë një nate, dy tri ditëve dhe
netëve. Dhe, jo rastësisht e dalldisni popullin me “festivale kulturore -
artiske”: këngë e valle, dhe çifteli me dy tela. Ende, pa një Lidhje të
shkrimtarëve në Shqipëri. Që, në sistemin komunist të Enver Hoxhës e kishte
edhe shtëpinë e vet në Tiranë. Kosovë, e kishit Lidhjen e shkrimtarëve të
Kosovës, poashtu me shtëpi në sistemin komunist jugosllav, dhe sot në
“demokraci” pa shtëpi. Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë
(Prishtinë). Në Maqedoninë e Veriut, në prag të “ndryshimeve” demokratike
Lidhjen e shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë, me shtëpi me qera dhe
sekretare, që Dje: ia paguante Ministria e Kulturës, sistemi komunist (Shkup).
Sot, me shtëpi dhe shpenzime materiale ka mbetur në mëshirën e kryetarit të
LSHSHM -së me pak shpirt gjallë. Organizimin e manifestimeve kulturore
tradicionale: “Ditëve Të Naimit” (1997), në Tetovë. TAKIME NËN RRAP XXIX, në
Shkup. E para që e futi vargun erotik shqip në Shkup në gjendje lufte (2001),
poezi lexoi pranë tankeve me poetë nga të gjitha Trojet etnike shqiptare dhe bota.
Ditëve të humorit dhe satirës “XHA DERALLA” VII, në Kërçovë. Revistën letrare
“STILI ‘97” nr. 61, 2021. Lidhje tradicionale të shkrimtarëve me vite, që Sot:
jeni duke i mbytur me dënime partiake, plaçkitje dhe mospërkrahje finiansiare,
duke themeluar shoqata partiake të shkrimtarëve me partizanë partiak
gjysmëanalfabetë, revista letrare dhe antologji poetike edhe nëpër katunde me
prodhimin e artistëve serik të fabrikave partiake me distancë artistike mes
katundeve. Larg, Ditës Nesërme Shqiptare. Pavetëdije, se: partitë politike
vijnë dhe ikin në theqafje. Arsimi dhe kultura, nuk ikin: janë themelet e një
populli, shteti.
Përmëkeq,
mjetet finansiare nga Qeveria e “përbashkët e vëllazërim-bashkimit” me para të
popullit, i keqpërdorni për fushata parazgjedhore lokale dhe parlamentare.
Mashtrimin e popullit shqiptar. Edhe, atë: vetëm e vetëm për pushtet. Poste
politike. Pasuri personale, familjare, klanore dhe partiake. Arratiseni, në
prehërin e partive politike me këngë dhe valle. Gjumë shekullor. I ndërroni
partitë politike, si kurva burrat. Edhe, pse: Kurvës i ka hije, por jo edhe
juve si politikanë. Jo, me vargjet e Rilindasëve shqiptarë: Naimit, Asdrenit,
Fishtës, ?ajupit, Ndre Mjedes, Luigj Gurakuqit, Fan Nolit... Po, me
reklama partiake nateditë nëpër sheshe duke e dalldisur popullin edhe me
anegdotat e Nastradin Hoxhës.
Populli
shqiptar, në kohën e Enver Hoxhës e kishte Lidhjen e shkrimtarëve dhe artistëve
shqiptar. Aktivitetete kulturore dhe artistike në Shqipëri dhe nëpër botë.
Tavernën e artistëve. Revistën letrare “DRITA”, si organ i Lidhjes së
Shkrimtareve dhe Artistëve të Shqipërisë. Librin, poezinë. Dhe, Penën: armën,
më të fuqishme të popullit shqiptar. Fatkeqësisht, Sot: nuk i ka si armë
luftarake. I ka festivalet kulturo - artistike me “tallava” të politizuara:
këngë dhe valle. Përndridhjen e bythëve, dhe sisave artificiale përmejdani para
kamerave televizive.
E
gjithë kjo fushatë arsimore, kulturore, propaganduese, partiake, në prag të
fushatave parazgjdhore lokale dhe paralamentare, ndihmohet me paratë e popullit
shqiptar. E, ai si kope e deleve nënkryeme u shkon përmbrapa politikanëve në
gojë Ujkut Delengrënës?!
Popullin
shqiptar, Sot: nuk e dalldisin me poezi, dhe libra... Por, me “tallava”
partiake...