Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Hajdutëria
E enjte, 17.08.2023, 07:52 PM
HAJDUTËRIA
Nga
Kalosh Çeliku
Brumi
i gatuar me krunde të Partive Politike Shqiptare në ?erep nga dheu me Saç e shpuzë në oxhak, nuk e pjek bukën e
misërit. Aqmëpak, atë të thekërit. Mos them, të grurit përzier me egjër. Edhe,
atë: nga drithërat e mbjellur dhe korrur me shekuj Arave Shqiptare. Drithërat:
misëri, gruri, thekri dhe egjëri. Dje, Komunist. Sot, Neokomunist.
Krunde,
që politikanët e Partisë Komuniste moniste të Djeshme, Sot: duan të na i fusin
në maxhe si bukë misëri Neokomuniste pluraliste politike me premtime dhe
parulla komunsite?! Emërime të rrugëve, shkollave dhe hapjen e kufinjëve
shqiptaro - shqiptar. Haptas, para syve tanë i përdhosin edhe fytyrat historike
me duartrokitje frenetike e koncerte muzikore nëpër sheshe të qyteteve pa
rrugë, ujë dhe institucione arsimore e kulturore, që i ka mbulur bërlloku.
Parqet e komunave i kanë mbjellë me pallate biznesi në vend të pemëve. I kanë
rrethuar si prona personale me ferra dhe tela me gjemba. Vetëm e vetëm për ta
mbajtur veten gjallë në pushtet edhe ndonjë ditë mes mbeturinave të partive
politike.
Jo,
pse aq shumë e duan popullin shqiptar, por pushtetin dhe pasurinë.
Hajdutërinë...