Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Hajdutëria

| E enjte, 17.08.2023, 07:52 PM |


HAJDUTËRIA

Nga Kalosh Çeliku

Brumi i gatuar me krunde të Partive Politike Shqiptare në ?erep nga dheu me Saç e shpuzë në oxhak, nuk e pjek bukën e misërit. Aqmëpak, atë të thekërit. Mos them, të grurit përzier me egjër. Edhe, atë: nga drithërat e mbjellur dhe korrur me shekuj Arave Shqiptare. Drithërat: misëri, gruri, thekri dhe egjëri. Dje, Komunist. Sot, Neokomunist.

Krunde, që politikanët e Partisë Komuniste moniste të Djeshme, Sot: duan të na i fusin në maxhe si bukë misëri Neokomuniste pluraliste politike me premtime dhe parulla komunsite?! Emërime të rrugëve, shkollave dhe hapjen e kufinjëve shqiptaro - shqiptar. Haptas, para syve tanë i përdhosin edhe fytyrat historike me duartrokitje frenetike e koncerte muzikore nëpër sheshe të qyteteve pa rrugë, ujë dhe institucione arsimore e kulturore, që i ka mbulur bërlloku. Parqet e komunave i kanë mbjellë me pallate biznesi në vend të pemëve. I kanë rrethuar si prona personale me ferra dhe tela me gjemba. Vetëm e vetëm për ta mbajtur veten gjallë në pushtet edhe ndonjë ditë mes mbeturinave të partive politike.

Jo, pse aq shumë e duan popullin shqiptar, por pushtetin dhe pasurinë. Hajdutërinë...