Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Thashetheme revolucionare
E hene, 28.08.2023, 06:55 PM
THASHETHEME REVOLUCIONARE
Nga
Kalosh Çeliku
Politikanët,
lindin dhe vdesin me fushata të dalldisura parazgjedhore revolucionare nga
barku i partive politike, që i pjellin
si këpurdhat pas shiut Njerkat e tyre për të ardhur në pushtet me premtime, se:
do të na shpien në Kopështin me lule. Krah për krahu me hoxhallarët majë
minareve të xhamive me “Allahu Akbar”, në “Xhehnet”. Parajsë, sipas
pritftërinjëve. Diell me rreze. “Shqipëri të Madhe”?! Dy shqiptar, tri parti
politike. Ose, siç kanë thënë italjajanët në Luftën e Dytë Botërore: Touto
albanezi, touto komandanti. Unë, them ndryshe: gjithë shqiptarët, kryetarë të
partive politike shqiptare. Ëndërra, dhe luftë për pushtet. Poste partiake,
pasuri personale, familjare dhe miqësore. Thashetheme, partiake
revolucionare me përfitime personale
materiale, familjare e partiake.
Kohën
e fundit edhe: me themelimin e partive të reja politike me thasë të grisur
kanapi, arnë përmbi arnë, në “Bit- Pazar”. Propagandë partiake - politike.
Pakgjë, deri më Sot, kanë realizuar si politikanë shqiptar të partive politike.
Përveçëse, thashethemeve dhe premtimeve partiake revolucionare për Ditën e
Nesërme. Hajdutërisë. Dalldisjeve politike pas
“vëllezërve” të Njerkës. Shqiptarëve, Sot, pës Sot: nuk u duhen parti të
reja politike, por Tru në Kokë! As politikanë dhe hoxhallarë me këmbët dhe
trutë në legen.
Edhe,
Sot: Rrugën Tetovë - Prizren për të ardhë në pushtet, që dikur e “hapi” Serbia
e Madhe, si: “Rruga e serbit” për t’i pushtuar dhe nështruar e sunduar
kryengritësit shqiptar. Pushtimin e Trojeve Etnike Shqiptare. Dje, pas “Serbisë
Madhe e “hapi” edhe Partia politike e BDI -së, dhe e la me vite nëpër këmbë.
Sot, përpiqet ta ringjallë politika shqiptare e dalldisur me Albin Kurtin dhe
Bilall Kasamin: përmes, Shkupit me vizitën turistike të emërtimit të një rruge
lokale në Shkupin Historik “Adem Demaçi”. Dhe, hapjen e një rruge historike të
zvarritur me shekuj, në Tetovën e tollumbave partiake me ndihmën e kopilave të
BDI -së me “BESË” e pa BESË në prehërin e Njerkës?!
Haptas,
para syve tanë si shqiptarë, i përdhosin personalitet tona historike me
emërtimin e partizanëve të tyre si komisione në Institucionet e shtetit të
“përbashkët”. Rrugëve qorre lokale, kur ata e kanë vendin në institucionet
arsimore dhe kulturore, në shtetine “përbashkët”. Shkupin Historik.
Emërtimi i rrugëve qorre. Shkollave
shqiptare, me themele që nga koha e Minsitrit të arsimit Ernest Koliqi. Dhe,
Librat e këndimit të asaj kohe në “Liri”. Fatkeqësisht, kur historikisht dihet,
se: në politikë, nuk ka Besë! As, sinqeritet, sipas disa kryetarëve të partive
politike shqiptare. Po, në politikë, ka mashtrime: rrena, vrasje, vjedhje dhe
tradhëti kombëtare.
Thashetheme
revolucionare, me “Besë”. E, pa Besë?!...