Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Mjekërbardhi Xha Deralla
E diele, 03.09.2023, 08:00 PM
MJEKËRBARDHI
XHA
DERALLA
Nga
Kalosh Çeliku
Xha Deralla lindi
në vitin 1842, dhe sipas amanetit që e la përsëgjalli: mos ta përcjellin rrugës
pranë xhamisë ku e priste Xhebrahili ta fus në “Xhehnem”, por rrugës pas “?uke” t’i futet tinës në “Xhehnet”. Dhe, iku nga kjo botë në vitin 1950. Një vit
para lindjes time në Katund?! Pasardhësit të humorit dhe satirës. Autorit të
librave: Trumbetat e Tellallit (1992), “Kali Trojës” nëpër “Bita –
Pazar”(1994), Si u ndava me Gruan time
(satira, 2001), Kur bërtet “vojvoda” e pjellë Kurvë Partia (satira,
2008), Xhadia (piblicistikë letrare, 2011), Rrufjani (publicistikë
letrare (2012), Lavdi “heronjve” të Xhadisë (publicistikë
letrare, 2014) etj.
Kontribut të madh,
humoristi dhe satiristi Xha Deralla dha në fushën e humorit dhe satirës mes
shqiptarëve në Kërçovë. Edhe, në qytetet e tjerë përreth. Poashtu, edhe në atë
të valleve dhe këngëve popullore. Në fushën e humorit dhe anekdotave, qe një
legjendë e shekullit. Përderisa, për Nastradin Hoxhën thuhet se ka qenë një
legjendë e krijuar nga populli, Xha Deralla ka qenë një humorist dhe satirist i
vërtetë shqiptar, që lindi dhe u rritë nga gjiri i popullit. Shakatë e tia të kripura me humor,
u bartën braz pas brezi nga gjenerata në gjeneratë. Anekdotat për xhandarët e
serbit, dhe hoxhën e “Allahut”, si dhe shumë të tjera vlera artistike të
humorit dhe satirës, ende janë gjallë gojë më gojë të popullit, që së shpejti
pritet ta shohin dritën edhe si libër. Pse, jo: edhe në përmendore te sheshi
“Ureja”, para portës të Xha Mazllëmit. Shkam, ku e kalonte edhe më së shumti
kohën në pusi të personazheve të anekdotave. Shkak, që shumica e udhëtarëve të
katundeve përreth, frikë kishin të kalojnë nëpër katundin Cërvicë për të shkuar
te fshatrat: Përtejzalli, Kolibare dhe Zajaz.
Xha Deralla
interpretoi dhe krijoi një numër të madh të këngëve dhe valleve popullore.
Këngë të cilat vlen të përmenden: Kënga e Rumelisë (dëshmi historike),
autor vetë Xha Deralla. Dhe, këngët tjera popullore: Kur boni hëna për me
dalë, Kënga e Elifes, Vjeshta moj virone, Kënga e Hasimes,
Vijnë pampurrat, Kënga e Gjylefajës, Kënga e askerëve etj.
Vite
me radhë, jemi përpjekur të organizojmë një manifestim kulturor tradicional:
Ditët e Humorit dhe Satirës, në Kërçovë. Po, nuk e deshi Zoti deri në vitin
2003 t’ia hedhim themelet. Vendimin e morëm si Lidhje e Shkrimtarëve Shqiptar
që në vitin 1999, në Shkup. Pse, e zgjodhëm si qytet mu Kërçovën? E zgjodhëm
se, në Cërvicë të Kërçovës ka jetuar dhe vepruar njëri ndër humoristët dhe
satiristët më të mëdhenj shqiptar në “Serbinë e Madhe”: Xha Deralla. Nastradin
Hoxha, nuk dihet me siguri, a ka jetuar dhe n’çvend, dyshohet se është
personalitet i trilluar nga populli. Edhe, pse: anegdotat e tia qarkullojnë
gojë më gojë. Xha Deralla ka vendlindje dhe krijime humoristike e satirike në
gjirin e popullit shqiptar. Dy: në Kërçovë më shumë se në çdo qytet tjetër ka
ende shkrimtarë, që janë marrë dhe merren me humor dhe satirë.
Në
vitin 1989 shpërtheu edhe Lufta në Kosovë. Probleme kombëtare, politike dhe
vështirësi ekonomike, të cilat i përballonte në atë kohë me vështirësi Lidhja e
Shkrimtarëve Shqiptar në IRJ të Maqedonisë. Përveçse me organizimin e jetës
kulturore në IRJ të Maqedonisë, duheshte të merret edhe me strehimin e
shqiptarëve kosovarë të dëbuar nga trojet e tyre etnike në lokalet e saj edhe
pa kushte minimale humanitare jetese, as për vete. Reagimeve me anë të
kumtesave kundër dhunës ndaj shqiptarëve në mjetet e informacionit, dhe deri
tek organizatat e ndryshme botërore. Përkrahjen, që i dha vite me radhë hapjes
të Universitetit të Tetovës. Organizimin e manifestimit kulturor tradicional
ndërkombëtar: “Ditët e Naimit për Kosovën” në Kampin e të dëbuarve kosovarë në ?egran (1999), dhe “Takime nën Rrap” (1997), që i
kishte mbi shpinë. Vite më vonë, edhe Ditët e Humorit dhe Satirës: “XHA
DERALLA”, në Kërçovë. Edhe atë dihet, në mes të dy zjarreve: nga njëra anë e
maqedonasve, dhe ana tjetër e mashave politike shqiptare në pushtet, që i
ngatërroheshin me vite nëpër këmbë.
Megjithatë,
qëllimi dihej: Rruga për në Baba Tomor. Malin e Perëndive, ku pihej vera,
lindëte Poezia. Dhe, bëheshte dashuri me Zanat e Malit. Patjetër, duhej hip në
Baba Tomor. Dhe, kështu nga viti në vit shtyhej ky manifestim i veçantë
kulturor – artistik të jetë tradicional. Nuk e donte edhe Zoti të hipin
shqiptarët në Baba Tomor.
Në
vitin 2001 plasi lufta edhe në IRJ të Maqedonisë. Edhe një vit humbje. Dhunë.
Flakë. Frikë. Varfëri. Viti 2002, me probleme edhe më të mëdha politike dhe
ekonomike. Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar, përsëri ballafaqohej me vështirësi
të mëdha ekonimike e politike. E vazhdonte jetën mes dy zjarreve, si Lidhje e
Shkrimtarëve Shqiptar gjoja si “paralele” në IRJ të Maqedonisë, (maqedonasëve
dhe shqiptarëve), ku gati për çdo vit konkuronte në Ministrinë e Kulturës sipas
konkursit të hapur me programin e vet vjetor. Në mes të tjerave edhe me këtë
manifestim kulturor, Ditët e Humorit dhe Satirës: “XHA DERALLA”, në Kërçovë.
Po, fatkeqësisht nuk ndihmohej ky manifstim kulturor i vetëm në IRJ të
Maqedonisë, ku vetë një manifestim të këtillë nuk e kishin maqedonasit. E shi,
sipas tyre donin ta organizonin shqiptarët.
Vite
me radhë u shpeshtuan sulmet politike partiake ndaj Lidhjes së Shkrimtarëve
Shqiptar. U angazhuan edhe mashat shqiptare të partive politike partiake të
strukura në Ministrinë e Kulturës me vende pune partiake dhe honorare
marramendëse. Programet e Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar, edhe pse:
ndihmoheshin me shuma materiale qesharake, përsëri paguheshin të cunguara dhe
me vonesa të mëdha disa vjeçare. Ose, nuk paguheshin fare.
Në
fund, i përveshëm vetë mëngët deri në bërryla, dhe në vitin 2003 për herë të
parë i shtimë themelet e Manifestimit të parë Kulturor: Ditët e Humorit dhe
Satirës: “XHA DERALLA”, në Kërçovë. Erdhën satiristë nga të katër anët e
Atdheut. Edhe, Bota. Kërçova ato ditë kishte festë poetike. Pasardhësit, e Xha
Derallës në mes të fshatit e shtruan edhe Sofrën poetike – satirike: “XHA
DERALLA”. Poezitë e tyre i lexuan penat më të njohura të humorit dhe satirës
mbarëkombëtare. Artisti i popullit, Him Koça për disa çaste në mesin e
fshatarëve i solli për herë të parë edhe vargjet satirike të Ali Asllanit: “Hani,
pini dhe rrëmbeni!...”
Dhe,
ja pas kaq vitesh lufte me poezi për kulturë shqiptare, me forcat tona, ndihmën
e miqëve poetë, Klubit të Shkrimtarëve “Mugullimi”, në Kërçovë dhe mbështetjen
minimale materiale të Ministrisë së Kulturës, pronarit të Hotelit “Kërçova”, z.
Vllado Toleski dhe Xhemës, pronarit të Restorantit “Roma”, ky manifestim
kulturor arriti të mbahet për herë të dytë dhe të shtatë në Kërçovë. Dhashtë
Zoti, Nesër të jetë Tradicional Ndëkombëtar. Njëherit, të tubojë penat më të
njohura të humorit dhe satirës nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe
Diaspora, me të vetmin qëllim: të bëhet
tradicional dhe ndërkombëtar, të ketë jetë të gjatë, sa vetë humoristi dhe
satiristi Xha Deralla, brez pas brezi në gjirin e popullit shqiptar. Edhe,
Ringjallje te “Çifligu i Xha Derallës”, te “Përroni i Thanës”, ku zogjtë i kanë
ndërtuar çerdhet shekullore pranë Burimeve malore, dhe për çdo pranverë ia
thonë këngës mes atyre maleve.
Dhashtë
Zoti, vitin tjetër që vjen (2024), në fshatin Cërvicë, vendlindjen e Xha
Derallës e përurojmë edhe librin e tij me anekdota “XHA DERALLA”. Dhe, e
zbulojmë përmendoren e tij te “Ureja”, në vendlindje. Vendin, e preferuar gjatë
verës dhe Dimrit madh, para Portës të “Xha Mazllëmit” në Katund, ku rrinte para
porte Plaku mjekërbardhë njëqindvjeçarë, dhe u kishte vënë pusi me anekdota
xhandarëve të serbit, dhe Hoxhës “Allahut”, rrëzë maleve të Çelvjollcës, në
Katund, me Dy shtama verë të Zanave Malit...
Poetët para Muzeut
të Luftës Dytë Botërore, rrëzë Kalasë historike në Kërçovë (2014)...