Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Burri mbetet pa bukë, por jo edhe pa armë
E merkure, 30.08.2023, 07:09 PM
BURRI MBETET PA BUKË
POR
JO EDHE PA ARMË
Nga
Kalosh Çeliku
Pasmesnate,
me Hënë mbi malin, “?elvjollca”, më paraqitet
Mikja Di:
-
Hë, si e ke Natën e Madhe në Qiellin e Hapur me yje mbi kokë? Dhe, stuhi.
Shkrepje rrufeje. Shi rrebesh me shtama. Breshër. A, të mungon ndonjë Ibrik
raki rrushi me dy çepa? Apo, një veksh me dy vegë birrë “Rrapi”. Ose, Dy shtama
me verë? Lek…
-
Jo, i përgjigjem. I kam të gjitha, në dhomën e punës me llambën e tavolinës
arrës mbi kokë. Sonte, do t’i rrokullis të gjitha bythekrye në shtrat mes
librave para syve të maceve mia besnike - dinake. Edhe, pse: përpiqet të m’i
rrëmbejë Nëna Parti.
Burri,
mund të mbesë pa bukë. Raki rrushi, Dy shtama verë, birrë “Rrapi”. Dhe, Gra
besnike azgane. Por, jo: edhe pa armë në brez.
Penën,
me Dy tyta…